11.10.2019 Views

Forum A+P 05

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

numrin e parë të revistës ‘Domus’ më

15 Janar 1928, Gio Ponti si drejtor i

saj shkruan: Shtëpia italiane, nuk është

një rifuxhio e veshur dhe e zbukuruar nga

banorët për të duruar kushtet klimatike... Pra

kjo shtëpi nuk është vetëm një “machine

a habiter”... por në të mishërohen

përmasat e mendimeve tona, si dhe sensi

i një jete të sigurt (projekti i Gio Pontit,

salloni) 5 .

Në mobiljet e vëzhguara në Tiranë

ndeshim vëllime paralelopipedi, kënde të

rrumbullakosura apo me trajtë cilindrike

etj. Ato qëndrojnë mbi xokola apo mbi

këmbë të trasha. Shpesh afishojnë një

dekor të kujdesshëm e të rafinuar të

repertorit floreal të stilizuar. Motivet

dekorative përsëriten rregullisht, duke

krijuar ritme të ngjashme me ‘muzikën’

e lehtë të epokës. Parapëlqehen linjat e

drejta dhe konforti si sinonim i luksit,

duke evokuar trenat ‘pulman’ e anijet

transatlantike. Krahas fabrikimit në seri

vërehet një përkujdesje e punës artizanale

me dorë, sepse siç thotë V.Sgarbi ”Kur

mjeshtri është një artist, edhe artizanati

kthehet në art” 6 . Në fakt kjo frymë bëri

që format klasike, si ato të Luigjit XIV

dhe të Direktoratit të zhduken nën

presionin kubist duke i thjeshtëzuar ato

në maksimum. Ky ishte një kapërcim i

madh psikologjik.

Le të ndalemi në disa shembuj

ekzemplare në atë që quhet “fauteuills

club” i Tiranës. Ky kolltuk, babai i të cilit

është Ruhlmani, gjendet në Tiranë me

format më të mira të tij. Veshja e tyre

bëhet më e velur me damask e lekurë.

Emërtimi i tij ka ardhur nga klubet

franceze e angleze të kolonive. Ndryshe

nga format klasike, ky kolltuk ka një

zgjidhje antropometrike të rehatshme,

duke krijuar ambient për të pirë një kafe

në qetësi, e në mënyrë shumë delikate.

Këmbët e holla të kolltukëve klasikë, janë

zevëndësuar me xokola e këmbë solide.

Format e rrumbullakosura që ngjallin

një ndjenjë qetësie, kthehen në silueta të

referencës së “fauteille club”.

Krijim tjetër i epokës është divani

i emërtuar “cosy corner”, që paraqet

tapicerinë e bashkangjitur me një mobilje

druri, e cila shërben si bar vitrinë apo

mbështetëse tavllash. Cosy corner i vrojtuar

në Tiranë, paraqet një sofa me tapiceri

veluri të gjelbër, ku fundi i tij harkohet

ëmbël. Anës së kundërt i bashkëngjitet

një vitrinë si dhe një bar në trajtë gjysmë

cilindrike. Shohim edhe përdorimin e

hekurit të nikeluar në suporte e doreza.

Deri në këtë kohë ky përdorim shfaqet i

limituar, por shënon një premtim për të

ardhmen.

Bari bëhet një orendi e rëndësishme

e sallonit të pritjes. Nga disa bare të

marra në konsideratë në mobilimet e

vilave të Tiranës, vërejmë se veshjet e tyre

të brendshme janë pasqyrat. Përdorimi

i drurit të rallë, materialeve të rafinuara

si dhe zgjidhja komode e praktike, flasin

për bashkëpunimin e arkitektëve me

dekoratorët si një prelud i formave të

gjeometrizuara e moderniste. Këto forma

janë derivat i arkitekturës të realizuar me

betonarme. Në këtë etapë, modernizmi

kërkonte që teknikat e artit të ishin të

pandashme, përsosja e të cilave sjell trajta

të artit neoplastik.

Pra, nënkuptimi është i qartë: ”Ai

(arktekti, dezajneri - shënimi im), duhet të

39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!