11.10.2019 Views

Forum A+P 05

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ku bashkohen tre lumenjtë dhe tre

liqenet e Tiranës që janë mbi këtë aks.

Për ne ishte e rëndësishme të

studionim pikat e takimit me aksin,

kështu që studiuam pikën ku sheshi

Skënderbej dhe lumi Lana takohen

me aksin. Analiza e paternit të sheshit

Skënderbej, e Lanës dhe hapësirave

përreth tyre ishte e rëndësishme për

të kuptuar kohën e zhvillimit të këtyre

pjesëve. Ne donim të krijonim një

tjetër pikë takimi, që të përfaqësonte

periudhën paskomuniste në ditët tona.

Në një moment e pamë projektin tonë

si një skenar filmi. Virusi i konsumimit

dhe dëshirës për t’u pasuruar edhe

në dëm të natyrës tashmë është një

fenomen. Qyteti ka dërguar ushtarët

e tij për të kaluar një pengesë që ka

gjetur përpara tij, lumin e Tiranës, i cili

ka krijuar një kufi të fortë midis qytetit

dhe natyrës. Një luftë e fortë qytetnatyrë.

Qyteti sulmon me parcelizimin,

ndërtimin dhe densifikimin e zonës.

Por çfarë ndodh? Natyra nuk duron

më, toka nuk po mban më dot peshën

e njerëzimit dhe fillon të çahet, lumi

fillon sulmin drejt qytetit ku futet

përmes kësaj çarjeje.

Pikërisht këtë ka si synim projekti

ynë, vendosjen e një traktati paqeje

mes zhvillimit të mëtejshëm të qytetit

dhe natyrës. Në pjesën e ndërtuar futen

elementë të natyrës, siç është gjelbërimi

dhe uji, kurse në pjesën e natyrës futen

ndërtime dhe vetë njerëzit. Sulmet

kanë ndalur. Qyteti ka kaluar lumin

dhe nuk është më agresiv, kurse natyra

është futur në qytet. Por çfarë realisht

ndodh? Në fillim ishte thjesht natyrë e

pastër, por pas viteve ‘90 filloi uzurpimi

i tokës, kur njerëzit mundoheshin të

zinin sa më shumë tokë të mundeshin.

Papritmas kjo u kthye në fenomen,

filloi migrimi masiv drejt qytetit dhe

periferisë së tij. Filluan problemet e

pronarëve të rinj të tokave midis tyre,

por edhe me ata të vjetrit rreth tokave

të zëna. Disa ranë dakort, duke ndarë

pjesët e duke shtyrë parcelat. Ne akoma

kemi të tilla probleme edhe sot ku të

shumta janë çështjet në gjykatë për

pronësinë e tokës.

Banorët e rinj filluan të jetojnë

në “tokat e tyre” dhe ishte koha që

do ndërtonin shtëpi. Edhe sot kemi

një proces të gjatë dhe të vështirë

legalizimi. Pas shumë vitesh jetese në

mjedise pa plan, pa sisteme rrugësh, uji

dhe elektriciteti legal shumë prej tyre u

legalizuan. Këtu fillon dhe planifikimi i

këtyre zonave, ku filluan të ndërtoheshin

rrugët e para, por me shumë vështirësi.

Rrugët ishte e vështirë të ishin të

drejta, ato vinin rreth ndërtimeve dhe

parcelave. Dëshira për pronë private

që karakterizonte shqiptarët në kohën

paskomuniste manifestohej vetvetiu

shumë qartë në migrimin masiv drejt

qyteteve. Kaloi më shumë se një dekadë

nga konsumizmi dhe përdorimi jo

i drejtë i tokës për qëllime private.

Në fillim njerëzit filluan të “zinin”

sa më shumë të mundeshin tokë për

përdorim vetiak. Në projektin tonë

ne mundohemi të pasqyrojmë këtë

fenomen, por në rastin tonë uzurpimi

tokës është hapësire publike.

Përcaktimi i paternit kompakt

dhe rrjeta në hapësirat e lira lejon

51

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!