23.10.2013 Aufrufe

Liebe Mama, lieber Papa, E dashur nënë, i dashur ... - frauennrw.de

Liebe Mama, lieber Papa, E dashur nënë, i dashur ... - frauennrw.de

Liebe Mama, lieber Papa, E dashur nënë, i dashur ... - frauennrw.de

MEHR ANZEIGEN
WENIGER ANZEIGEN

Erfolgreiche ePaper selbst erstellen

Machen Sie aus Ihren PDF Publikationen ein blätterbares Flipbook mit unserer einzigartigen Google optimierten e-Paper Software.

vetëm me këtë djalin.

Kam vuajtur shumë! Do të kishte qenë e gjithë aq kollaj, po të

më kishit pyetur se kush ka qenë ai djalosh. Atëherë do të

kishit kuptuar, se nuk do të kishit pasur fare nevojë të

brengoseshit për mua.

Djaloshi në fjalë ishte Kemali, për të cilin dëshiroj të ju rrëfej

sot. Kemali ishte një ish shok shkolle, i cili në ndërkohë po

vijonte gjimnazin.

Neve të dytë kishim thjeshtë marrëdhënje shoqërore. Ne

takoheshim herë pas herë dhe shetisnim, uleshim herë pas here

në ndonjë kafene, pinim çokollatë të nxehtë, bisedonim për

ëndrrat tona dhe për të ardhmën, si dhe për atë se çfarë do të

bënim në jetën që kemi para nesh. Ai në atë kohë ishte

shembull për mua!

Kemali është nga Irani. 13 vjet më parë, ai ishte arratisur

bashkë me axhën e tij nga Irani. Prindërit e tij ende jetojnë atje.

Tani ai studjon në Hamburg dhe paralelisht punon në një

agjenci reklamash. Pasi të diplomojë në vitin e ardhshëm, ai do

të punësohet drejtëpërsëdrejti aty.

Atëherë Kemali ka qenë vetëm një shok. Ai ishte njeriu, me të

cilin mund të flisja, i cili edhe më dëgjonte. Tani e dashuroj

atë.

Ka një vit që Kemali është vendosur këtu. Jo, ne nuk jetojmë

bashkë. Banojmë në banesa të ndara, secili vetëm, por me një

ardhmëri të përbashkët para syve. Atëbotë, para 4 vitesh, kur

unë ika, Kemali deshi të vinte me mua. Unë refuzova. Unë doja

të trasoja vetë rrugën time.

Që t´ju shkruaj rreth arratisjes sime, edhe tani e kam të

vështirë. Më besoni, nënë dhe babë, nuk është e lehtë për një

fëmijë, thjeshtë të ikë nga shtëpia. Kjo vlen edhe për

Gjermaninë.

Kjo qe tri ditë para se të niseshim për pushime. Gjithçka ishte

gati, biletat e aeroplanit, të gjithat...! Ju e quanit “pushim“. Unë

paramendoja tmerrin, ngase pasaportën nuk e gjeta në sirtar, ku

ruheshin të gjithat. Gjatë kësaj nate, teksa shkoja në kuzhinë

për të pirë diçka, unë ju dëgjova teksa bisedonit në dhomën e

ndejes.

7

Normalisht, në atë kohë, ju zakonisht ishit në gjumë. Kjo më

bëri të dyshoj. Si duket s´ju kishte shkuar ndërmend se unë do

të mund t´ju dëgjoja nga kuzhina.

Dëgjova se si po bisedonit për martesën time, bile kishit

vendosë edhe terminin rreth datës së martesës në Zyrën e

Gjendjës Civile në Turqi! Unë, gjithë këtë s’e merrja dot me

mendë, se ju, nëna dhe babai im donit të më jepnit “për një

njeri, të cilin nuk e doja!“ Më duhej të veproja shpejtë...Në

afatin prej 10 ditësh më duhej të martohesha me atë dikushin,

të cilin nuk e doja, dhe këtë do të duhej ta bëja përmes zyrës së

gjendjes civile. Tërë natën nuk kam fjetur! Baba, unë kam

pritur që ti të shkoje në punë. Mamaja dhe Xhemili vazhdonin

gjumin. Fqinjës, që e takova në kafazin e shkallëve, i thashë se

më duhet t’i kryej ca porosi për mamin. Shkova drejt në

stacionin e trenave, ku me trenin e parë mora rrugën për në

Hamburg. Me të arritur në Hamburg, unë vajta direkt në polici.

Pasi kishte ndodhur kjo, unë isha e lumtur, që ky ishte veprim

krejtësisht i drejtë. Jo, unë nuk ju kam bërë të këqinj. Unë

thjesht kam thënë, se për këtë s’mund të bisedonim nga frika që

të martohem në Turqi kundër vullnetit tim. Më pas ata i kanë

marrë lidhjet me organet përkatëse tek ju, dhe i kanë kërkuar

informacionet dhe të dhënat e nevojshme për dokumentet

zëvendësuese. Pastaj më kanë vendosur në një strehimore

femrash të martuara dhe të pa martuara.

Bashkëpunëtoret e strehimores në fjalë më kanë këshilluar

intensivisht dhe më kanë përkrahur në të gjitha vendimmarrjet

e mia. Pas një viti e mbarova me sukses dhe e futa në xhep

kryerjen e shkollës së mesme reale – Realschulabschluss. Tani

në kuadër të aftësimit profesional, jam duke kryer një praktikë

në një qendër sociale. Një ditë dua të studiojë, ku pas

përfundimit do t’u ndihmoja të rinjëve, të cilët sikur unë do të

kenë nevojë për këshilla dhe ndihmë përkatëse.

Para së gjithash, në këto katër vitet e fundit, kam mësuar që për

atë që më bren, të flasë. Kam mësuar të them “ jo “, dhe kam

mësuar të them atë që dua. Edhe më tepër: në këtë strehimore

kam njoftuar vajza të reja nga vendet e ndryshme, të cilat kanë

qenë në pozitë të ngjajshme sikurse unë, por kishte prej tyre me

pozita edhe më të vështira, meqë, këto të fundit pothuajse kanë

qenë të martuara me njeriun, të cilin nuk e kanë dashur.

Ato ishin shumë të palumtur si kishin përjetuar edhe gjëra të

tmerrshme.

E dashur nënë, i dashuri babë, nuk dua t’ju akuzoj fare e as nuk

Hurra! Ihre Datei wurde hochgeladen und ist bereit für die Veröffentlichung.

Erfolgreich gespeichert!

Leider ist etwas schief gelaufen!