07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MË E MIRA, NËN QIELLIN E HAPUR

230.PARKU NACIONAL I SHARRIT

Ka 390km². Biodiversiteti ka karakteristika të Ballkanit dhe Mesdheut duke e bërë atë të pasur në florë e faunë në kuptimin

e llojeve endemike e të rralla. Për shkak të veprimit të akullnajave janë krijuar një numër i madh i të ashtuquajturave

thellime akullnajore ose cirqe, valëve si dhe sasive të mëdha të morenave (materialit akullnajor). Më të njohurat janë

liqenet e Livadicës dhe Jazhincës. Numri më i madh i thellimeve akullnajore ndodhet në rrëzën e majave më të larta,

në pjesën më jugore të territorit të parkut nacional, të Bistrës, Livadicës, Çukës së Liqeve, ndërsa grupi më numerik

është nën majën e Piribregut (2.522m), e njohur me emrin Vrima e Berevcit. Pastaj theksohen thellimet cirkore te Çuka

e liqeneve dhe Livadica.

Nga këto cirqe nisen valët, përkatësisht ultësirat e dikurshme të akullnajave. E një rëndësie të veçantë është vala Demir

Kapija, e cila shkon nga cirku i dikurshëm ku sot është Liqeni i Livadicës. Vala e Demir Kapisë që është me fund të gjerë

dhe anët plotësisht të pjerrëta përfaqëson formën më të njohur fosile të ultësirës akullnajore në Sharr, i gjatë është rreth

1,5 km. Parku Nacional Mali Sharr ka klimë lindore kontinentale.

231.MAJA E ARNENIT

Është rezervat strikt natyror, me një sipërfaqe prej 30 ha, me vlera natyrore dhe shkencore, për shkak të biodiversitetit

të pasur druror rrobullit dhe ahut) dhe atij bimor (stenoendemiti Vrbascum scardicolum gjendet vetëm në rajonin e

Prevallës dhe askund tjetër në botë.

232.OSHLAKU

Karakterizohet me pyje të pastra dhe bimë të shumta endemike. Nga fauna e begatshme veçohet dhia e egër, ndërsa

nga kafshët e egra që kanë përhapje më të madhe janë: ariu i murrmë, ujku, kaprolli, shpendë të ndryshëm grabitqar

etj. Ky rezervat është vënë nën mbrojtje në vitin 1960. Ka një sipërfaqen prej 20 ha.

NJË EKSPOZITË NATYRORE

233.PISHA E MADHE (GOLEM BOR)

Ky Rezervat paraqet kompleksin më të bukur dhe më interesant të Rrobullit në Ballkan. Në rezervat dhe në afërsi

gjenden edhe dukuri e objekte interesante hidrografike. Në anën lindore shtrihet ujëndarësi detar, në mes Detit Egje

dhe Adriatik, përkatësisht pellgut të lumit Lepenc dhe atij të Bistricës së Prizrenit.

234.RUSENICA

Është vendbanim i rrëqebullit ballkanik (Lynx Lynx balcanicus) i cili është lloj i rrallë dhe i rrezikuar. Me qëllim të

mbrojtjes së vendbanimit të rrëqebullit, i cili në vitet e 90 – kanë numëruar rreth 13 copë, Rusenica është rezervati më

i vjetër natyror i shpallur që në vitin 1955 me sipërfaqe të mbrojtur rreth 300 ha. Ky lokalitet është i rëndësishëm edhe

nga aspekti peizazhor dhe floristik, ku veçohet lloji i panjës malore (Acer heldreichii).

128

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!