07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E KALUARA NË ZË

1.GUVA E VLASHNJES

Me një jetëgjatësi 6500 vjeçare, prej Neolitit të

Hershëm deri në Antikitetin e Vonë, ky vendbanim

ka një material të pasur arkeologjik; objekte kulti

(figurina antropomorfe dhe zoomorfe, kapakë

kulti, ritone), enë të përdorimit të përditshëm;

monedha e argjendtë e Vlashnjes e shtypur

në vitin 55 p.e.s. që ishte vënë në qarkullim

për nder të Edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.

1

TRASHËGIMI NË GUR

2.VENDBANIMI PREHISTORIK I VASHNJES

Me një jetëgjatësi 6500 vjeçare, prej Neolitit të Hershëm

deri në Antikitetin e Vonë, ky vendbanim ka një material

të pasur arkeologjik; objekte kulti (figurina antropomorfe

dhe zoomorfe, kapakë kulti, ritone), enë të përdorimit të

përditshëm; monedha e argjendtë e Vlashnjes e shtypur në

vitin 55 p.e.s. që ishte vënë në qarkullim për nder të Edilit të

Kretës, Gnaeus Plancius.

3.VENDBANIMI NEOLITIK I RESHTANIT

Ka 3 horizonte banimi (Neoliti i Mesëm dhe i Vonë), në

një shtresë kulturore prej 2.00 – 2.50 m. Banesa gjysmë

të nëndheshme, mbitokësore, zakonisht katërkëndëshe,

ndonjëherë me planimetri dykthinëshe të shtruara me

dysheme prej gurësh dhe balte, muret të ndërtuara prej

thuprave të lyera me baltë. Materiali arkeologjik përbëhet nga

qeramika; veglat e punës dhe objektet e kultit të dominuara

nga ritonet. Në Neolitin e Vonë, kemi bashkëjetesën e dy

grupeve të mëdha kulturore të Ballkanit, kulturës së Ballkanit

Qendror (Vinça) dhe kulturës Adriatikase (Danilo).

4.VENDBANIMI NEOLITIK I NISHORIT

Vendbanimi, me një perimetër 0.5 – 0.7 ha, i takon periudhës

së Neolitit të Vonë të Ballkanit Qendror, të kulturës vinçiake,

por me ndikim edhe të asaj Adriatikase të danilos, siç ndodh

edhe në vendbanimet e afërta të Reshtanit dhe Hisarit.

Kultura materiale e Nishorit përbëhet nga qeramika, si

përbërësi kryesor i materies, por nuk mungojnë as veglat e

punës si dhe objektet e kultit.

8

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!