07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PËRDITË NË VEPËR

167

167.PEHLIVANA

Lojë sportive e karakterit garues që radhitet në

sportet e mundjes. Luhet në Opojë, Gorë, e Lumë.

Ka karakter eliminues dhe është e kategorizuar

sipas rangimit. Lojtarët, pos petkut sportiv në

mes, pjesën e tjetër të trupit të zhveshur e lyejnë

me yndyrë dhe para fillimit të mundjes bëjnë një

paraqitje ritual në mjedise pelegrinazhesh. Garat

mbahen në festat e majit. Kjo garë ka fituar karakter

ndërkombëtar, pasi aty marrin pjesë mundës edhe

nga Turqia e Bullgaria e më gjerë.

168.VRAPIMI ME KUAJ

Ka qenë sport i përhapur në rajonin e Gorës. Te

dasmat e familjeve të pasura mbaheshin edhe

garat me vrapime me kuaj. Tri vendet e para

shpërbleheshin me dhurata. Vendi i parë shpërblehej

me një ka, dash ose dele. I zoti i dasmës, te brirët e

kaut dhe të dashit lidhte një shirit me një monedhë

ari osmane.

169.KAPUÇA

Luhet me raste dasmave dhe festave tradicionale,

por kryesisht ndejave, netëve të gjata të dimrit.

E luajnë dy grupe prej 6 e më shumë veta, deri

në 12. Përdoren mestet ose çorapët e burrave,

në mungesë të tyre edhe dorëzat (10 sosh), që

emërtohen kapuça. Para shortit, dy nga mjeshtrit

zgjedhin ekipet. Pikët gjatë lojës quhen dhi. Ekipi i

parë që i bën dhitë, 101, del fitues. Fituesit ngrihen

në këmbë dhe iu këndojnë humbësve me lloj-lloj

këngësh, që tradita i njeh si këngë kapuçash.

LUAJ ME TRADITËN

93

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!