07.01.2016 Views

BUKUR DHE GJELBËR

Katallogu_Albanian

Katallogu_Albanian

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

HYRJE

Me këtë katalog të Rajonit të Jugut të Kosovës po bëjmë një përpjekje për t’ia ofruar vizitorit të huaj, por

edhe atij vendor, një përmbledhje të thuktë, të pastër dhe të qëndrueshme të historisë, traditës, kulturës

dhe natyrës së kësaj pjese. Natyrisht, duke qenë se katalogu i dedikohet turistit, në radhë të parë është

vënë trashëgimia materiale dhe shpirtërore, e cila, në këtë rast, e afron atë në mënyrën më të lehtë dhe

më të hapur kah njohja e vendit, kah mundësia për t’i vizituar dhe për t’u kënaqur me tërë ato lokalitete

dhe objekte që janë prezantuar këtu. Ndërsa dy kapitujt e tjerë, që trajtojnë artin dhe natyrën, përveç që

përmbajnë aspektin informativ dhe njohës, po ashtu ftojnë në argëtim dhe në shijimin e të gjitha atyre

të mirave që rajoni ofron, duke filluar nga festivalet e shumta kulturore (sidomos me DOKUFEST-in, i

cili tashmë është bërë njëri ndër festivalet e filmit të shkurtër dhe dokumentar më të njohura në botë)

e agrare, për të kaluar pastaj te bukuritë natyrore dhe ekoturizmi, tek i cili vizitori do të gjejë mundësi

të pashtershme aktivitetesh dhe kënaqësish, si: peizazhe të mahnitshme në gjendjen e tyre natyrore,

ecje në male, çiklizëm malor, skijim, etj.

Megjithëse me këtë punë që kemi bërë nuk kemi pretenduar një katalog ambicioz, prapëseprapë për ta

realizuar atë në mënyrën më serioze të mundshme, kemi konsultuar literaturën shkencore, broshura,

intervista, burimet më të besueshme dhe më serioze në terren përkitazi me secilin kapitull në përgjithësi

dhe për secilin zë në veçanti. Për kapitullin e natyrës, sidomos në lidhje me ekoturizmin, ku të dhënat

mund të jenë të ndryshueshme prej vitit në vit, është angazhuar një ekip që ka hulumtuar, konsultuar

dhe mbledhur të dhënat e fundit në terren.

Për kapitulin e fundit e kemi konsideruar të nevojshme të sjellim një bazë informacionesh të

rëndësishme për orientimin dhe lehtësimin e qëndrimit të vizitorit në vend. Që të jetë më praktik dhe

më i konsultueshëm, ne e kemi pajisur këtë katalog edhe me një hartë që bart numrat e zërave.

Për turistin që dëshiron të ketë një udhëzues kulturor të qartë dhe të sigurt për ta vizituar në mënyrën më

të kënaqshme dhe efektive rajonin, pa humbur kohë, ky katalog është adresa më e mirë e deritanishme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!