09.09.2021 Views

Procedurat Standarte të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 17 x 24

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1. Hyrje

Dhunë në familje është një shkelje e të drejtave të njeriut. Shtetet kanë përgjegjësi për t’i mbrojtur

popullsinë e tyre nga shkeljet e të drejtave të njeriut. Shtetet mund të jenë përgjegjës edhe për aktet

private nëse dështojnë të veprojnë me kujdesin e duhur për të parandaluar shkeljet e të drejtave ose

të hetojnë dhe dënojnë aktet e dhunës dhe për të siguruar kompensim.

Republika e Kosovës ka emëruar një Koordinator Kombëtar Kundër Dhunës në Familje.

Nën autoritetin e Koordinatorit Kombëtar dhe udhëheqjen Agjencisë për Barazi Gjinore, institucionet

e Kosovës që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje janë mbledhur së bashku për të

krijuar këto Procedura Standarde të Veprimit për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut të popullatës dhe

për të përmirësuar shërbimet e ofruara për viktimat. Ky grup punues është i përbërë prej anëtarëve

që punojnë në fushën e dhunës në familje. Ata janë ekspertë në fushat e tyre përkatëse. Përvoja e tyre

i lejoi ata të identifikojnë sfidat dhe praktikat më të mira me të cilat ballafaqohet çdo institucion që

punon në ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje.

Grupi punues për hartimin e PSV-ve ka shqyrtuar praktikat aktuale të secilit institucion. Ata

kanë identifikuar mangësitë në shërbimet e ofruara dhe zonat ku ka konfuzion ose mungesë e

bashkëpunimit në mes institucioneve.

Këto PSV, grupi punës i hartoi për qëllim të eliminimit të mangësive dhe zbatimit të mekanizmave

specifike që të qartësohen rolet e çdo ofruesi të shërbimeve, si dhe të hapë linjat e komunikimit

midis tyre. Ofruesit e shërbimeve duhet t’i interpretojnë PSV-të dhe dispozitave ligjore në frymën e

Konventave Ndërkombëtre dhe Praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Problemet e identifikuara gjatë fazës së përgatitjes dhe hartimit të këtyre PSV-ve janë përshirë në 4

kategori :

Rrjedha e procesit;

Ndërgjegjësimi publik;

Rrethanat Personale të Viktimës (gjendja emocionale, arsimimi, aftësia për t’u përballur me

probleme, pozita dhe statusi shoqëror e funksional, etj.) dhe

Burimet (burimet e kufizuara dhe mundësia që nëpërmes PSV-ve të funksionalizohet procesi,

efikasiteti i aktorëve, zbatimi i kompetencave dhe përgjegjësive dhe koordinimi i tyre me akterët

në proces).

Procesi përmes të cilit ofrohen shërbimet shkakton probleme për viktimat, sepse ky proces shpeshherë

mund të jetë i komplikuar. Një viktimë mund të hasë në vështirësi që të identifikojë institucionin se

ku mund të kërkojë ndihmë. Bashkërenditja e ofrimit të shërbimeve në mesin e akterëve të ndryshëm

AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!