09.09.2021 Views

Procedurat Standarte të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 17 x 24

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ZYRA E KRYEMINISTRIT

1.2.Qëllimi

Qëllimi i PSV është krijimi i një sistem të koordinuar të institucioneve të Kosovës, të cilat reagojnë

në formë të menjëherëshme dhe të vazhdueshme në rastetet e dhunës në familje me qëllim të ofrimit

të ndihmës cilësore dhe mbrojtjes së viktimës së dhunës në familje.

Me hartimin dhe zbatimin e këtyre procedurave standarde të veprimit, mekanizmat institucionalshtetëror

dhe partnerët tjerë, do të harmonizojnë dhe koordinojnë bashkëpunimin dhe

bashkërendimin, në fazat e aktiviteteve të identifikimit, referimit, mbrotjes, rehabilitimit dhe riintegrimit

të viktimave të dhunës në familje dhe trajtimin e kryesëve të dhunës në familje.

Këto procedura janë konfrom dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve dhe aktet

nënligjore në fuqi, standardeve ndërkombëtare dhe politikave institucionale.

Ky dokument ka për qëllim të qartësojë rolin dhe përgjegjësitë e instititucioneve kompetente në

mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje përmes identifikimit, referimit, mbrojtjes dhe rehabilitimit

dhe reintegrimit.

Me masa aktive dhe reaktive ligjore mbrohet viktima e dhunës në familje dhe kryhet ndëshkimi ligjor

i kryesit të dhunës në familje. Me këto masa përfshihet mbrojtja e pjesëtarëve të familjes, të cilët janë

viktima të dhunës në familje dhe në veçanti fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe personave

të moshuar.

Realizimi i qëllimeve të PSV arrihet përmes:

Përmbushjes së obligimeve të akterëve përgjegjës për trajtimin e dhunës në familje në

ndërmarrjen e masave ligjore në zbatimin e procedurave të identifikimit, referimit, mbrojtjes,

rehabilitimit dhe reintegrimit të viktimës së dhunës në familje.

Bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet akterëve institucional për reagimin ndaj rasteve te

dhunës në familje.

Zbatimin e masave të nevojshme të trajtimit në institucionet gjegjëse si dhe masat me procedurat

e rehabilitimit dhe reintegrimit të viktimave dhe kryesëve të dhunës në familje.

Monitorimin, raportimin, vlerësimin dhe zbatimin të mbrojtjes nga dhuna në familje nga

akterët përgjegjës.

AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!