09.09.2021 Views

Procedurat Standarte të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 17 x 24

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ZYRA E KRYEMINISTRIT

e saj, të afërmit dhe miqtë, dhe personelin e strehimores. Kur viktimat me rrezikshmëri të lartë

kontaktojnë me familjarë duhet të monitorohen nga personeli i strehimores, ndërsa takimet me

familjarë duhet të bëhen në përcjellje policore.

Gjatë qëndrimit në strehimore në rast se stafi i strehimores identifikon, vlerëson kërcënimin e sigurisë

se viktimës, stafit dhe të tjerëve menjëherë kontakton Policinë dhe organet tjera përkatëse.

Për çdo viktimë, Strehimorja hap dosjen për rastin e pranuar dhe informon atë për rregullat e

strehimores, shërbimet e ofruara, orarin dhe masat e sigurisë gjatë qëndrimit në strehimore.

Strehimoret obligohen të sigurojnë që identiteti dhe të dhënat e viktimës, nuk do të zbulohen pa

pëlqimin e saj . Nëse viktima nuk pranon ndihmën dhe akomodimin në strehimore i shpjegohen

pasojat dhe rreziqet nga qëndrimi jashtë strehimores dhe me tutje udhëzohet për veprimet

parandaluese. Viktima duhet të informohet lidhur me organet dhe numrat kontaktues të tyre në rast

rreziku. Nëse viktima e refuzon ndihmën duhet që viktimës t’i bëhet me dije se ajo mund të kërkojë

ndihmë edhe në të ardhmen kurdo që ka nevojë.

Kur është e nevojshme, strehimoret ofrojnë shërbime të ndryshme për viktimat. Strehimoret janë

të obliguar të ofrojnë mbështetje psikosociale nëse ekziston nevoja , përmes sesioneve individuale

dhe grupore të trajtimit psikologjik. Strehimoret janë të obliguara t’i ofrojnë viktimës shërbimet

shëndetsore primare, sipas mundësive të tyre. Nëse viktima e strehuar ka nevojë për shërbime

shëndetësore, strehimoret jane të obliguara që rastet t’i dërgojë në institucionet shëndetsore, duke

zbatuar sistemin e referimit.

Strehimoret duhet të kordinojnë aktivitetet për ofrimin e shërbimeve me intitucionet dhe akterët

tjerë. Strehimoret janë të obliguara të ftojnë MV për ofrimin e shërbimet për mbrojtje ligjore dhe

këshillime ligjore për procedurën gjyqesore si përpilimi i kërkesave për urdhër mbrojtje, urdhër

mbrojtje emergjente, përcjelljen dhe përfaqësimin e viktimës në procese gjyqësore , shoqërimin e

viktimës në polici, në spital apo në mjekësi ligjore.

Për të gjitha viktimat dhe fëmijët e tyre duhet të përgatitet plani për shkollim/edukim të mëtutjeshëm

bazuar në nevojat e identifikuara. Ky plan duhet të përgatitet në marrëveshje në mes të MASHT-it,

Strehimoreve, Punëtorëve Social nga QPS-të dhe Viktimave.

Koordinimi me QPS është i domosdoshëm. Nëse viktima e strehuar është fëmijë , dhe ka nevojë për

shërbime shëndetësore, Strehimoret janë të obliguara që rastet t’i dërgojë në institucionet shëndtësore

në prezenc të Menaxherit të rastit nga QPS, duke zbatuar sistemin e referimit.

Strehimoret obligohen të referojnë në QPS rastet kur viktimat e strehuara kanë nevojë për shërbime

administrative apo nxjerrjet e dokumenteve personale.

Viktima mund të transferohet nga një Strehimore në një tjetër sipas marrëveshjeve në mes

Strehimoreve dhe nevojave që paraqiten, në këtë rast miratimin e kerkesës e merr Departamenti

përkatës në MPMS.

Vendimi i lëshimit të viktimës nga Strehimorja bëhet me pëlqimin e viktimës nga punonjësit e

Strehimores, Menaxheri i rastit dhe QPS-ja. Më këtë rast duhet të njoftohet policia apo MV varësisht

nga rasti. Policia, Mbrojtësit e Viktimave dhe QPS duhet të njoftohen me rastin e lëshimit të viktimës

nga strehimorja, ashtu që të vazhdohen ofrimi i shërbimeve nëse është e nevojshme. Familjarët e

viktimës do të njoftohen për lëshimin e viktimës nëse është e duhur apo kërkohet nga viktima.

Instrumenti 1: Përgjegjësitë e strehimoreve (Shtojca 2)

Instrumenti 2: Lista e kontrollit për strehimoret (Shtojca 15)

Instrumenti 3: Lista e kontrollit për periudhën e reflektimit (Shtojca 15)

AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE

47

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!