09.09.2021 Views

Procedurat Standarte të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 17 x 24

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ZYRA E KRYEMINISTRIT

Policia e Kosovës ka për obligim t’i përgjigjet secilit njoftim për veprat ose kërcënimet e dhunës

në familje ose shkeljes së urdhërit për mbrojtje apo të urdhërit për mbrojtje emergjente pa marrë

parasysh se kush e bën njoftimin.

Nëse ekzistojnë faktet të cilat i mbështesin dyshimet e arsyeshme se është kryer një vepër penale,

posaçërsisht që ka të bëjë me dhunën në familje, Policia e Kosovës e arreston kryerësin e supozuar

në pajtim me ligjin.

Si pjesë e procesit fillestar, Policia e Kosovës përdor mjete të arsyeshme për të mbrojtur viktimën dhe

për të parandaluar dhunën, përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në:

Vlerësimin e herëshëm të rrezikut .

Hartimin e formës bazike për vlerësimin.

Sigurimin e kësaj forme edhe akterëve tjerë në procedurë.

Pasi të sigurohet se viktima dhe të tjerët janë të sigurtë, Policia e ka për detyrë të informojë viktimën,

përfaqësuesin e autorizuar ose mbrojtësin e viktimës për të drejtat e tij/saj në përputhje me ligjin

ne fuqi. Këto të drejta përfshijnë por nuk janë të kufizuar në të drejtën për të kërkuar urdhërin për

mbrojtje të përkohshme emergjente, e drejta për ndihmë ligjore, psikologjike dhe ndihmave të tjera

në dispozicion nga institucionet qeveritare si dhe prej rrjetit të autorizuar të organizatave joqeveritare

të cilat ofrojnë shërbime për viktimat.

Policia ka obligime speciale kur viktima nuk ka zotësi të veprimit për shkak të moshës apo faktorëve

tjerë. Nëse viktima është e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjet ose, apo kur veprat e dhunës në

familje janë aq të rënda sa ndikojnë në qetësinë a sigurinë e personit të moshës nën tetëmbëdhjetë

(18) vjet, ose që nuk ka aftësi të plotë të veprimit dhe jeton në banesën e njëjtë, Policia e Kosovës

duhet të raportojë për rastin menjëherë në Qendrën për Punë Sociale të Komunës ku ai person ka

vendbanimin ose vendqëndrimin Policia nuk mund t’i intervistojë personat nën moshën 18 vjet pa

prezencën e Punëtorit Social.

Pas këshillimit të viktimës për të drejtat e saj/tij, Policia është e obliguar të informojë ofruesit përkatës

të shërbimeve të përmendura më lartë lidhur me ndonjë rast të dhunës në familje. Policia duhet të

mundësojë kontaktin në mes ofruesit të shërbimit dhe viktimës me kërkesën e viktimës 6 ; Si pjesë e

obligimit për të mundësuar kontaktin e viktimës me ofruesit e shërbimeve, policia ka për detyrë të

ofrojë transport ose të bëjë sigurimin e transportimit të viktimës dhe vartësve të saj deri në objektin

e duhur mjekësor për trajtim ose kontrollim mjekësor.

Policia poashtu e bën transportimin apo sigurimin e transportimit të viktimës, sipas nevojës edhe

vartësve të saj deri në një vendstrehim apo vendqëndrim tjetër të përshtatshëm dhe të sigurt, me

kërkesën e viktimës.

Policia do të përcaktojë nëse paraqitet nevoja, sigurimin e mbrojtjes për atë që ka lajmëruar dhunën

në përputhje me obligimet përkatëse ligjore lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe më pas siguron

mbrojtje të nevojshme. Për më tepër, është obligim i Policisë të largojë të pandehurin/kryesin nga

banesa ku kryesi e ka vendbanimin ose vendqëndrimin 7 apo të sigurojë vendosjen e viktimës/ palës

6 Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Nr.03/L-182, Neni 24, paragrafi 3.4

7 Neni 7 i Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje

AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE

35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!