09.09.2021 Views

Procedurat Standarte të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 17 x 24

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

4. Parimet udhëzuese

Ky dokument i përshkruan hollësishëm proceset e punës së përditshme që kryhen dhe përcjellen

gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje. Njëkohësisht se si duhen zhvilluar aktivitetet me qëllim

të mundësimit të pajtueshmërisë në mes kushteve teknike dhe kualitative dhe ofrimit të shërbimeve

kualitative. Ky dokument do t’i ndihmojë ofruesit e shërbimeve në ruajtjen e kualitetit të shërbimeve

të tyre .

Kopjet e PSV-të duhet të jenë lehtësisht të arritshme për referim në vendet e punës të atyre individëve

që aktualisht kryejnë këtë veprimtari.

Këto PSV do t’i minimizojnë dallimet dhe do të promovojnë cilësinë përmes implementimin

konsistent të proceseve dhe procedurave. Ato mund të përdoren si pjesë e programit trajnues të

personelit ngase ofrojnë udhëzime të hollësishme për punë. Këto PSV minimizojnë mundësinë e

komunikimit të gabuar dhe adreson shqetësimet lidhur me sigurinë. Ato duhet të përdoren si

lista të kontrollit dhe do të zvogëlojnë mundin e tepërt në punë duke i përmirësuar krahasimet,

besueshmërinë dhe mbrojtje ligjore.

Poshtë është një listë e parimeve udhëzuese mbi të cilat duhet të bazohen ofruesit e shërbimeve gjatë

fazave të identifikimit, referimit, mbrojtjes, rehabilitimit dhe reintegrimit të viktimave dhe kryerësit

të dhunës në familje:

1. Dhuna në familje trajtohet si shkelje e të drejtave të njeriut. Mbrojtja e të drejtave dhe lirive

themelore të viktimave të dhunës në familje do të jenë gjithmonë në qendër të te gjitha përpjekjeve

për të parandaluar, luftuar dhunën dhe për të mbrojtur, reintegruar dhe kompensuar viktimat

e dhunës në familje.

2. Asnjë veprim kundër dhunës në familje nuk do të cënojë të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, në

veçanti të drejtat e viktimave të dhunës në familje por duke respektuar edhe të drejtat e kryerësit

të dhunës në familje.

3. Identifikimi dhe referimi për ndihmë viktimave të dhunës në familje bëhet në bashkërendim

dhe bashkëpunim të plotë të të gjithë akterëve dhe strukturave shtetërore ose joshtetërore.

4. Identifikimi i viktimave të dhunës në familje do të bëhet me qëllim për t’i ndihmuar dhe

mbrojtur ata/ato e jo si qëllim në vetvete.

5. Çdo person që supozohet se është viktimë e dhunës në familje do të trajtohet si viktimë. Nëse

nga aplikimi i procedurave gjendet se ai /ajo nuk është viktimë e dhunës në familje, por gjithsesi

është viktimë e një vepre tjetër penale apo është një person në nevojë për ndihmë, nevojat e tij/

saj nuk duhet të injorohen. Këtyre personave do t’u jepet ndihma e duhur dhe do të referohen

tek shërbimet që plotësojnë nevojat e tyre.

6. Ndihma dhe mbrojtja për viktimat e dhunës në familje nuk do të kushtëzohet nga bashkëpunimi

i tyre me drejtësinë.

AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!