09.09.2021 Views

Procedurat Standarte të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 17 x 24

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ZYRA E KRYEMINISTRIT

Operatorët e linjës ndihmëse janë pjesë e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave. Linja ndihmëse

falas mundëson identifikimin e viktimave të dhunës në familje si dhe ndihmon në referimin e tyre

në institucionet e duhura.

Operatorët e linjës ndihmëse ofrojnë informata dhe këshillime.

3.1.4. Prokurori i Shtetit

Bashkëveprimi në mes të Prokurorit dhe viktimës së dhunës në familje zakonisht vjen në shprehje në

procesin e mëvonshëm të raportimit. Prokurorët i vlerësojnë rastet e dhunës në familje dhe shkeljet e

urdhërave mbrojtës për të përcaktuar nëse ka prova të mjaftueshme për t’i ndjekur kryesit e dhunës

në familje. Viktima e dhunës në familje është palë në procedurë dhe njëkohësisht dëshmitari kryesor

i prezentuar në gjykatë nga ana e prokurorit.

Prokurori ka për obligim që të informojë viktimën lidhur me statusin e rastit të saj/tij.

3.1.5. Gjykatat

Gjykatat i shqyrtojnë me prioritet rastet e dhunës në familje. Këto raste trajtohen nga gjykata në

procedurë civile apo penale varësisht nga natyra e rastit. Në raste të rralla gjykatat janë ofruesit e

parë të shërbimeve që ballafaqohen me viktimën e dhunës në falmije. Edhepse gjykata nuk inicon

procedurat lidhur me rastet e dhunës në familje, gjykata nuk është pasive në obligimet e saj ndaj

rasteve të dhunës në familje. Gjykatat, kanë përgjegjësinë e trajtimit të palëve dhe individëve që

shfaqen para tyre, në mënyrë të paanshme, dinjëtoze dhe respekt, duke siguruar mbrojtje adekuate

për të gjitha palët e përfshira në procedurë.

Në procedurë civile, gjykatat shqyrtojnë kërkesën për urdhër mbrojtje ose urdhër mbrojtje emergjente

dhe shqiptojnë masat mbrojtëse të parapara me ligj.

Në procedurë penale, Organet hetuese janë kompetente të vendosin për rastet e ndjekjes penale të

kryerësve të dhunës në familje, të cilët kanë shkelur urdhërin për mbrojte, ose personat që kanë kryer

vepër penale në marrëdhënie familjare. Gjykatat kanë për obligim që t’i njoftojnë të gjitha palët në

procedurë për të drejtat që i përkasin atyre, si dhe pasojat e mosveprimit të tyre.

3.1.6. Departamenti i Mjëkësisë Ligjore/Ministria e Drejtësisë

Viktimat e dhunës në familje takohen me personelin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në bazë

të urdhresës nga organet e hetuesisë dhe gjyqësisë. Qëllimi i ekzaminimit është të sigurojë prova dhe

të vërtetojë nëse ndaj personit është ushtruar ndonjë formë e dhunës. Departamenti i Mjekësosë

ligjore mund të bëjë ekzaminimin e një viktime vetëm me pëlqimin e viktimës. Idealisht ekzaminimi

duhet të bëhet në kohën që do të mundësonte një përshkrim të saktë të lëndimeve të viktimës. Këto

ekzaminime duhet të bëhen me kujdes dhe respekt ndaj gjendjes së viktimës.

3.1.7. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ka mandat hartimin e politikave, programeve,

infrastruktures ligjore si dhe bën monitorimin e kualitetit te sherbimeve sociale

AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!