09.09.2021 Views

Procedurat Standarte të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 17 x 24

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ZYRA E KRYEMINISTRIT

Fëmijët Viktima

Qendra për Punë Sociale- kur është i përshirë

fëmija

Organi i

kujdestarisë

cakton zyrtar

për

menagjimin

e rastit

Vlerësimi i

nevojave

Caktohet

kujdestari

ligjor nga

Organi i

kujdestarisë

Organi i

kujdestarisë

prezent në

intervistë

Menagjeri i

rastit konsulton

Kujdestarin

ligjor për

vendimet lidhur

me fëmijën

Largohet

fëmija nga

familja nëse

ekziston

rreziku

QPS mund

të paraqes

kerkesën

për urdhër

mbrojtje

Fëmijës nën moshën 18 vjeqare, përveç një Zyrtarit për menaxhimin e rastit Organi i Kujdestarisë

ia cakton Kujdestarin Ligjor. Kujdestari ligjor e përfaqëson interesin ligjor të viktimave nën moshën

18 vjet.

Organi i kujdestarisë i përcakton Kujdestarin ligjor edhe personave pa zotësi të veprimit të cilit

zotësia i është marrë me vendim gjykate. Në rastet kur viktima e dhunës në familje është prind me

fëmijë apo kur viktima është fëmijë, Organi i Kujdestarisë është i obliguar t’i përgjigjet thirrjes së

policisë për të prezantuar gjatë marrjes së deklaratës së tyre.

Kur viktima është fëmijë, përfaqësuesi i qendrës për punë sociale mund ta paraqes kërkesën për

urdhër mbrojtje ose urdhër mbrojtje emergjente në komunën ku viktima ka vendbanim.

Në rast të rrezikut për fëmijën, Organi i kujdestarisë ka të drejtë të largojë fëmijën nga familja pa

vendimin e gjykatës dhe ta marrë nga kujdesi prindëror deri në 72 orë me kusht që brenda këtij afati

ta inicoj pranë gjykatës procedurën për sigurimin e vendimit gjyqësor.

Zyrtari i caktuar për rastin (menagjeri i rastit) kur viktima është fëmijë kur ofron format e mbrojtjes

për vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me shëndetin, edukimin, pasurinë konsulton edhe

kujdestarin ligjor të caktuar për rastin.

Në rastet kur viktima është fëmijë zyrtari i rastit për vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me

shëndetin, edukimin dhe pasurinë është i obliguar ta marrë mendimin e kujdestarit ligjor dhe

vendimi i tij nuk mund të jetë në kundërshtim me mendimin e kujdestarit ligjor.

Nëse viktima e strehuar në strehimore është fëmijë dhe ka nevojë për shërbime shëndetësore, Organi

i kujdestarisë obligohet t’i përgjigjet ftesës së strehimores për ta dërguar viktimën në institucionet

shëndetësore, duke zbatuar sistemin e referimit.

AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE

43

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!