31.05.2013 Views

Qershor 2009 - Gazeta rrenjet

Qershor 2009 - Gazeta rrenjet

Qershor 2009 - Gazeta rrenjet

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pagina 11 . Anno 7 . n. 5 . Ottobre 2009 .

Në vitet e para tranzitive të stërgjatura,dhe në

vazhdën e tyre, shqiptarët, veçanrisht moshat e

reja u turrën nëpër rrugët e botës për të kërkuar

rrugët e jetës. Vendi ynë i mbylluar kishte dëgjuar e

lexuar nga mediat e shkruar dhe ajo pamore; për drogën,

korrupsionin e prostitucionin, por nuk i kishte njohur,

ishte i virgjur, nuk ishte i prekur nga këto sëmundje

të rënda të shekullit. Ikanakët e rinj, në emigracion u

ndeshën, madje u joshën lehtësisht edhe me tregun e

etur të drogës, tregun e majmë të prostitucionit, etj.

TË MARRËT NGRITËN URËN,

DO PAGUJMË TAKSËN…

Shumëkush vrapoi “në kërkim të “kohës së humbur”.

Përmes dy sistemeve ishte një Lum ndarës,

Këllirmadh që duhej kaluar matan. Shumë të mënçur

qëndronin buzë këtij lumi për të kaluar matan. Bënin

kalkulime të shumta, llogarinë e Kokës; Po të hidheshin

në dallgët rrëmbyese, a mund të dilnin matan, në “Bregun

e Parajsës”?! Rezultantja u rezultonte; të humbnin

edhe kokën, nëse do të do të ndërrmerrnin inkursionin.

Përballë tyre dhe shumë të marrë, mjaftë të etur. Ndryshe

nga të mençurit, kjo kategori nuk i hynte shumë

përllogaritjeve të rastit. Vetëm ata ëndërronin: “Bregun

e Parajsës”, pa Koston! Shumice e kësaj sëre u hodhën

në “Lumin Këllirë”. Bilanci nëpër tabelat e publikuara

dhe në shumicën e tabelave të pa publikuara, të marra

me rezervë rezulton se: 90 përqind e trimoshave që u

hodhën në Lum, u mbytën, ndërsa 10 përqind e tyre

dualën matan! Pra, këta 10 përqind që shpëtuan, sakrifikuan,

investuan, ngritën edhe Urën mbi Lumin

Ogurzi, për të kaluar gjithë ne kalimtarët! Madje ata

pan, mësuan dhe në dy anët e urës ngritën edhe Arkat

për të vjelë taksën për kalimtarët e mjetet… Jemi të

detyruar të pagujamë me një Këmbë, këtë Taks, Kosto

të rrugëas! Ata investuan, ne do të taksohemi! Por edhe

ata duhet të paguajnë Taksën, e mëkatit, ata që kanë

dhe aq sa kanë mbi shpinë, dhe mbi shpirtëra të Shqiptarëve!

Etja, kjo pangopsia për të kapërcyer ende Lumin

Këllirë, për të përfituar pa mund e djersë, Mëkati

më i Madh në jetë, ka ende në bregun e tij, kontigjente

të shumtë, nga ata që nuk din as tabelën e shumzimit,

shetisin me Kabrioleta me timon nga krahu i djathtë,

dhe bukuroshet përpara, por dhe nga ata të kollarisurit,

që sodisin në breg edhe në ditët e sotme. Pronari një

lokali të thjeshtë, i mësuar dhe me kulturën e europiane

këkonte të zbatonte ato parametra qytetare, civile

që ekzistojnë në botën e qytetruar, për të punësuar një

Kamariere. Kamarieria simpatike u prezantua vet, dhe

zotronte moshë dhe aftësi, në mardhëne me pronarin,

duke dakorduar për kontratën e punës. Mirpo…Pas saj

nuk ishte vetja, por padrinoja që dikotonte, menaxhonte

dhe zotëronte krijesën, e cila kishte humbur Pavarsinë

dhe i mungonte Liria! Madje donte të diktonte zotësinë

e tij dhe ku Zot ishte pronari, i Lokalit! Thuhet se të

marrit duhet hapur rrugë, por kjo thëne e lashtë, është

zvëndësuar me aksiomën e sotme, të qytetarisë:Të marrëve

duhet tu presim Udhët! Kanë kaluar mëse 5 vjet

kur bisdonim e pijmë kafen e rastit me ish Ambasadorin

Bashkim Zeneli, në Athinë kur përmënda, shtetin

e Qytetarëve! “Është e parakohëshme”, më thot i

nderuari gazetari i njohur, Zeneli, për ne Shqiptarët, të

sapo futur në këtë sistem! Ky është vullnet dhe mbetet

aspiratë qytetare dhe mbarëshqiptare…

PASUNARËT ORDINER

Rezultatet e këtij “sprindi” e renditën vendin tonë

në shifra më të larta si ”modelin” e drogës, prostitucionit,

dhe të korrupsionit! Atë kohë nuk ishte i formuluar

me ligj droga, prostitucioni e korrupsioni, etj. Gjithkush

është koshient se më “të shkathëtit” e kohës i shfrytëzuan

këto “resurse”, vakumin ligjor në kapërcim të tranicionit

shoqëror e politik të vendit, vunë një grusht

para, bënë goxha e“prokopi”. Një shprehje e mënçur

thot: “Sa të matet i mënçuri, është sosur i marri”. “Të

shkathëtit” e kishin spundon, doemos edhe nga politika

e ditës dhe komunikimin me celular me ta. Nga

kontigjenti i “pasunarëve të pa shkollë”, fluturues, e

pa me nder b…, radhiten edhe pasanikët e kullarisur,

dinak të politikës dhe të pushtetit të lidhur mes tyre. Të

dytët akuzohen edhe nga vet brënda radhëve të veta për

lidhje me të parët, si “baron të drogës”, shfrytëzimin e

deri në sakrifikimin e tyre. S’më shqiten nga kujtesa

fjalët e asaj nënë labe, përpara 15 vjetëve, kur i treguan

disa udhëtarë që udhëtonin me trenin e shkatërruar, të

“fakir fukaras”me gisht vilat e ngritura ndan rrugës :

I shikon nëno si i ngritën vilat djemtë e nënave: “Po

more bir! Po pyesni se ato vila e kanë nga një arkivol

brënda”!

Nëpër rrugët e kurbetit jemi ndeshur, me vajza

shqiptare edhe nëpër rrugët e Athinës, të Romës, në

qëndër të Athinës, përballë hotelin “Paron”, etj, të

cilat ja bëjnë “muh”, ruahen si “djalli nga temiami”

nga policia, kamerat, nga “bravot”, padronët e tyre, e

bashkëqytetarët. Nuk mund të flasin shqip. Një hall

dhe një tmerr i ka zhytur! Kemi ndjekur kronikat policore

dhe filmimet e orgjive në hotelet, vendase të

Athinës,e më pas prangosjen e tyre nga policia. Përballë

Hotelit “Paron” në Athinë, është i hapur përditë

tregu, ose Lajqia e mishit të bardhë në gjuhën vendore!

Do të shohësh madje të joshesh nga rraca të ndryshme.

Ka me bollëk edhe shqiptare, që ja bëjnë Muh dhe kan

nga mbrapa Bravot e tyre, shesin shpirtin e trupin për të

nxjerrë kafshitën e bukës, për të majmur bravot që janë

prapa tyre. Përballë tyre ka kaluar edhe ish Kryeministri,

Ilir Meta në takim me emigrantët, në “Parnon”, ku

bëm dhe fotën bashkë, por as ai që vlerësohet si më i

ndjeshmi, nuk ka hapur gojë për këtë plagë të madhe që

NAttualitàM

Tregu i mishit të bardh plaga që rrjedh dhe politika që hesht

rrjedh përditë në trupin e drobitur të shqiptarëve…

NGJARJA E TRISHT

Sapo kishte rënë një muzg i butë vjeshte bashkë me

gjethet e pemëve. Ne po ecnim permes pyllit të dendur

të dritave, me vështrimin e tendosur në xhamat e autobuzit.

Nuk i njihnim mirë rrugët e Athinës, ndërsa

gjuhën pothuaj s’e zotëronim fare.Udhëtarët hipnin e

zbrisnin. Një çift i veshur mirë dhe të pashëm, mërmëritën

me zë te ulët, përpara këmbëve të mia.

-Ulu- i foli shqip vajzës, duke i treguar sediljen qe

ishte bosh ngjitur me mua.

-Mund te uleni dhe ju këtu –i thashë djalit dhe u

ngrita ne këmbë, për të zënë vendin bosh, përballë.

Ai falenderoi dhe u ul ngjitur me vajzën. Te dy

të rinjtë dukeshin të sapomartuar. Djali i qethur dhe i

rruar me një kostum pis të zi, që llamburiste si luspat

e peshkut nën rrezet e diellit. Vajza kishte veshur një

mini, fare të shkurtër, lart mbi kokat e gjurit. Makiazhin

e kishte vënë të rëndë, saqë edhe qepallat dukeshin të

barrosura rëndë. Bënte, ç’bënte dhe shpesh përpiqej të

zgjaste minin për të mbuluar kofshët e lëmuara. Përpara

mbante një çantë, si per t’u bërë pritë “ dylbive

” të ndonjë qejfliu a ziliqari. Djali ishte në moshë shumë

prapa meje, megjithatë sikur më shëmbellente. Ku

mund ta kem parë? Vazhduam rrugën. Edhe ata nuk

shiheshin në sy. Po i afroheshim qendrës se qytetit. Vajza

u bë gati per të zbritur, duke bërë këmbë për te dera

e autobusit. Ndërsa djali s’e lëvizi vendin. Mu duk se,

e përcolli fare ftohtë vajzën e sapomartuar. E shoqëroi

me një vështrim të stisur, sikur të mos ishin bashkë

dhe sikur nuk ishin të njohur fare. Vajza po ecte serbes

ndanë trotuarit, paralel me autobusin e stopuar, përballë

semaforit. Befas, i hodhi nje vështrim vjedhurazi

dhe po të tillë, me ngritje të vetullave, ju përgjigj dhe

djali mbështetur faqen e tij në xhamin e autobusit…

Rrugëtim është dhe kushedi. Nëse deri ne ato çaste

mendimi ishte i përfillshem, i justifikuar për atë çift “të

martuar nga të parët”, nuk e di se si, sikur me vërshoi

një rryme e ftohtë ajri dhe me bëri të tërin kallkan. Nën

xhamat e syzeve, mundohesha të shihja vajzën, që lamë

pas dhe djalin që kisha përballë, për te fiksuar mbase

portretin e tyre. Vajza me minin ecte vetëm, si për të

bërë autopsinë e mendimeve të mia. Po shikoja vjedhurazi

djalin e pispillosur. Eshtë dhëndër, që e nderova,

apo kodosh dhe përsëri s’u turpërova?!

NDODH QË TË NGATËRROHEMI

Edhe ndodh, që ndonjëherë të ngatërrojme vetveten.

Ndodh, që jeta me “kapriçiot” e veta, të të drejtojë

në rrjedhën trishtuese. Dhe trishtimi, që për ne është

bërë bashkëudhëtar në jetë, të të servirë trampolinën e

ferrit. I gjori njëri, duke kërkuar shtigje për të dalë nga

terri, fantazia, e shtyn në arsyetime të realizueshme dhe

të parealizueshme. Madje arsyetimi në të tilla raste, bën

të vështirën të thjeshtë dhe të thjeshtën të vështirë. Pas

pak minutave, me në fund, u gjendëm në derën e apartamentit

të Paulinit. Mendova se, nuk do të më linte

shije të hidhur, udhëtimi me trolin e parë. Megjithëse

nga Agim Jazaj-Athinë

ne, shqiptarët jetojmë gjatë me të keqen. Dhe e keqja

shpesh sjell të keqën në portë. Megjithatë në këtë rast,

asgjë e keqe nuk ishte shfaqur. I ramë ziles së shtëpisë

dhe prapa saj u dëgjua greqisht pyetja:

-Kush është?

-Aldua, Aldua –jam, i’u përgjigja.

U hap dera e jashtme dhe tek porta e shtëpisë, kishte

dalë e shoqja e tij, Vali. Koka me ata pak flokë me

ishte lagur nga vesa e hollë e shiut, që nuk dallohej me

lehtësi. U përqafuam të përmalluar dhe zumë vendet.

Perfunduam dhe pyetjet e zakonshme dhe u justifikova

për vonesën e ardhjes. Në rrëzë të qoshit të dhomës,

qëndronte dhe një burrë. Pinte thellë cigaren e duhanit.

Hiri i tij i pa shkundur i kishte shkuar pothuajse tek

gjysma e cigares.

-Eshtë një mik i imi – ma prezantoi, Paulini. Duket,

se nuk e dalloi dhe këtë prezantim, sepse nuk reflektoi

në kohë. Pastaj duke më prezantuar mua tek ai;

“Eshtë një mik po i imi”. I preku gjurin me dorë si për

të “zgjuar” dhe atëherë tjetri reagoi, duke më vështruar

dhe më tundi kokën, lehtë.

-Qoftë shëndosh –iu përgjigj prezantimit. Mendova

se do të ket ardhur për të njëjtin sebep, si dhe unë. I

përfunduam dhe pyetjet e jetës këtu në kurbet.

I panjohuri për mua dukej se nuk e ndiqte fare bisedën,

sikur të mos ndodhej fare në këtë bisedë. Ishte

fare indiferent. Ishte mes atij ambjenti dhe shfaqej se

nuk ishte i pranishëm. Sikur i qenë mbytur gjemitë.

-Është nga Tirana –thotë papritur, Paulini, si për të

thyer qetesinë. Me origjinë është nga…

-Tani këtu në Athinë- është ?

-Jo, jo- është në Tiranë. Ka ardhur ka disa ditë.

Nuk pyeta më sepse po përgjigjej vëtëm i zoti i

shtëpisë dhe kushedi mendova… Burrit s’mund t’i jepje

më shume se të dyzetat. Kishte një vështrim të thellë,

ballin e lartë dhe fytyrën e thatë. Vriste vazhdimimsht

ballin. Vështronte sikur të komunikonte me diçka në

tavanin e dhomës, sikur kërkonte në vështrimin e tij të

përqëndruar.

-Është gazetar, ky miku im –vijoi, Paulini duke iu

drejtuar atij.

Tjetri lëvizi kokën dhe hodhi vështrimin.

-Aldo, Aldo e quajnë…..- Ndoshta kishte qëllim

t’i largonte mikut të tij ngarkesën, që me siguri ja dinte.

E kam lexuar edhe këtu në emigracion, vazhdon të

shkruaj.

-Gazetari edhe mund t’na ndihmojë- tha me gjysëm

zëri, tjetri, ardhur nga Tirana, duke vështruar gjithë sy

nga mua dhe priste të miratoja se po, mund të ndihmoja.

-Kushedi çfarë mund të ketë- thashë me vete.

-Të dëgjojmë pastaj…

Po prisja dhe unë nga ai dhe ai duket se po priste

nga mua, sikur të dija se si e kishte hallin. Mbetëm

në pritje të njëri -tjetrit. Duket se dhe kjo shkëndijë e

hedhur, u shua shpejt në rrjedhën e bisedës. Pas pak,

burri u ngrit në këmbë.

-Po dal njëherë – i thotë të zotit të shtëpisë.

-Kthehu shpejt – i thotë ky. -I dhashë dorën.

Vallja e Osman Takes

Vallja e Osman Takës është në radhë të parë një histori e bukur. Tharmi historik është një nga arsyet e

kujtesës së saj të blertë në kohëra. Të dhënat më të sigurta për të të dërgojnë në Konispol ku mendohet të

ketë lindur kapedani Osman Taka, emrin e të cilit mban kjo valle epiko-lirike. E vetë konispolatët tregojnë

në formën e gojëdhënave të shumta edhe fabulën që e kanë përcjellë në kohëra.

Në atë pasuri të madhe gojore

dhe kulturore të kombit

tonë Vallja Çame e Osman

Takës padyshim është një nga majat

më të larta të saj.. Kjo valle është

njëherësh edhe histori dhe legjendë,

edhe ndjenjë e fuqishme njerëzore,

edhe poezi, edhe dramë, edhe fabul

apo simbolikë. Është një valle që në

mënyrë shumë të natyrshme ka lindur

të tjerë motive, ka lindur të tjera

vargje, ka lindur një madhështi tjetër

mbi të. Nuk është e rastit që studiuesët

më të shquar të valles shqiptare

në shekuj si Ramazan Bogdani,

Nexhat Agolli etj, por edhe studiues

të tjerë të Ballkanit, janë marrë posaçërisht

me studimin e kësaj valleje

të jashtëzakonshme si fabul, si

koreografi dhe mbeten ende shumë e

shumë më tepër për të thënë për të.

Nuk është gjithashtu e rastit që jehona

e tingujve dhe e forcës së valleve

të tilla të kalojnë shumë shpejt kufinjtë

krahinorë e të shkojnë shumë,

shumë më larg. Diku në disa zona

të Çamërisë në Shqipërinë e Jugut

ajo është kënduar si vijë melodike.

Edhe vetë studiues grekë e pranojnë

atë si një valle të vjetër Arvanitiko

(shqiptare) ose Çamiko (çame),

ndërkojhë që ka edhe disa prej tyre

qëe kërkojnë të marrin autorësinë

kombëtare të kësaj valleje.

Themelet e lavdisë së këtyre

valleve shumë të njohura e të bu-

nga Namik Selmani

kura kanë qenë e mbeten shumë të

forta dhe si gurë të rëndë të kulturës

sonë kombëtare që nuk shkulen

lehtë nga kujtesa. Janë shumë studiues

të huaj anglezë, francezë që

kanë kaluar në Çamëri dhe e kanë

vlerësuar këtë valle. Në kohën kur

Bajroni vizitoi trojet e Sulit u befasua

nga vallet epikë të kësaj krahinë

dhe thuri vargje shumë të bukura që

do të bëheshin edhe si një burim i

fuqishëm informacioni kulturor të

Çamërisë në botën perëndimore.

Shkroi vargjet më të bukura për të.

Janë të shumta pikturat e piktorëve

të huaj për këto valle. Vallja e

Osman Takës është në radhë të parë

një histori e bukur. Tharmi historik

është një nga arsyet e kujtesës së saj

të blertë në kohëra. Të dhënat më të

sigurta për të të dërgojnë në Konispol

ku mendohet të ketë lindur kapedani

Osman Taka, emrin e të cilit

mban kjo valle epiko-lirike. E vetë

konispolatët tregojnë në formën e

gojëdhënave të shumta edhe fabulën

që e kanë përcjellë në kohëra. Në

atë kohë Osman Taka ishte i burgosur

në burgun e Janinës sepse kishte

kundërshtuar me armë në dorë e më

forcë pushtetin osman. Disa e quajnë

një lloj rebeli dhe kryengritës

popullor kundër pushtuesit otoman.

Disa ditë para se në Janjnë të

bëhej panairi i radhës, i dënuari për

vdekje Osman Taka që priste ditën e

ekzekutimit të tij, na paska kërkuar

që të hedhë një valle para vdekjes.

Para bashkëkombasve të tij të shumtë

që në çdo panair mbushnin sokakët

e qytetit, klubët e shumtë, hanet

ku vinin kuajt e bukur të pazarit.

Të hidhte një valle që ai e kishte

mësuar që në fëmijëri e që kjo ditë

ishte në këtë mënyrë përcjellja më

e bukur nga jeta e tij heroike. Kërkesa

na shkoi deri te Valiu i Janinës

që e kishte të drejtën ligjor për të

dhënë një urdhër të tillë. Në pazarin

e madh të Janinës ku kishte aq mallra

të ardhura nga Stambolli e nga

Evropa, nga PIreue nga Athina, nga

Filati,Margëllëçi e nga Preveza, kishte

me qindra e qindra njerëz. Me

kuaj të ngarkuar e me parë me hanet

plot me njerëz, me tregtarë, më

udhëtarë të shumtë, duket se Janina

në atë ditë ishte dekori më i bukur

i një valleje të tillë. Ishte skena më

e madhe ku mund të shfaqej shpirti

kryengritës i këtij valltari që përfaqësonte

jo vetëm një njeri, një krahinë,

por edhe një komb të tërë. Po

shkruante Janina një faqe të bukur

të historisë së jetës së saj. Me duar

të lidhura Osman Takën e sjellin në

sheshin qëndror të qytetit.q në atë

cast do të quhej ndryshe edhe “Sheshi

i Kërcimit”.

segue a pagina 12

I zoti i shtëpisë sipas rastit e përcolli te dera. Diçka

mërmëriti në intimitet. -Mirë u pafshim, zoti gazetar!më

përshendeti.

Pa mësuar kërkësën se për çfarë mund të ndihmoj,

na dha dorën sërishmi dhe hapi derën. Iku nëpër dritat

e shumata, në zymtësinë e mendimeve.

Mbetëm të dy me Paulinin, ndërsa gratë kishin kaluar

në dhomën tjetër dhe bënin muhabetet e tyre.

-Ka një mal me halle, i gjori- tha Paulini. Një zot e

di se ç’heq shpirti i atij njeriu.

Po e shihja në bebe të syrit. Ç’farë kishte miku i

tij nga Tirana. Ç’farë të ket? Bota është e ngarkuar me

halle. Në botë, nuk gjen njeri pa brengë.

VAJZA E ZHDUKUR

Nuk thonë kot: Halli, hallit nuk i ngjan. Para ca kohësh,

i ka ikur vajza nga shtëpia. Ishte në Universitet,

dega e biznesit. Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur,

as të ëmes nuk i kishte thënë gjë. Tundi kokën dhe më

vështronte sikur të dija vendndodhjen e asaj vajze. Dy

gisht letër i kishte lënë sipër tavolinës, vajza: “Unë po

iki”. As poshtë saj “ju puth, as vajza juaj”… Kaq ishte

letra e shkruar, që u ka përvëluar zemrat atyre njerëzve.

Atë copë lëtër i ati, burri që u largua nëpër terrin e

natës, nëpër Athinën e qytetëruar, e mban në xhep. Një

ditë prej ditësh, sikur i shkrepi një rreze drite dhe për

prindërit e gjorë. Një zë nga telefoni i komshiut: “Jam

mirë, mos kini merak”. Kaq ishte. Ishte, apo nuk ishte,

zëri i vërtetë i saj? Kur e kishte pyetur se ku ndodhej,

menjëhërë i ishte mbyllur telefoni. Dhe më shumë ishte

hapur plaga, në atë familje.

Gjithçka kishin kuptuar, se jeta e vajzës, ishte në

duart e të tjerëve, të piratëve të kohës. Nuk kaloi shumë

dhe i ati, i’u drejtua vehtës. Bleu një vizë 4 mujore dhe

ka ardhur këto ditë këtu, nëpër Athinë, kërkon, pyet,

po kë? Ku të drejtohet? Asgjë nuk di, ku të shkojë?

Miku im Paulini, mbaroi rrëfimin për mikun e vet, mu

lut mua, se diçka duhet të bëja, për këtë fatkëq. E çfarë

mund të bëja, çfarë? Sa shumë shkrime bëhen për tema

te tilla! Dhe kjo plagë, nuk po shkon drejt mbylljes,

përkundrazi. Më sëmbuan në shpirt fjalët e Paulinit dhe

burri që iku në mugëtirën e asaj nate për të kërkuar,

atë që i dhëmb shpirti. Tymi i duhanit, kishte rënë si

mjegull deri në dysheme. Mendova se, diçka mund të

cingrisja si dhe për të plotësuar dëshirën e mikut tim,

Paulinit, sidoqoftë, këto janë “krisma në ajër”. Në atë

bisedë e sipër duket se përpara syve më “mbiu” çifti i

lumtur”, që ju lirova vendin në autobuz, gjatë udhëtimit

për këtu. Vajza me mini dhe djali, apo djalli, të pispillosur

dhe përshëndetjen e tyre të stisur, zbritjen e vajzës

në vendin e “ferrit”. Po jetonim të dy në ato çaste me

brengën e këtij njeriu.

Koha po mblidhte. U ngritëm të ktheheshim përsëri,

në shtëpinë tonë të refugjatit.

SHKRIMI MË MBETI NË DORË

Të nesërmen në mbasdite, u nisa për në redaksi,

me shkrimin e përgatitur, titulluar “Plagë e hapur”. Po

kontrolloja rrugët, me adresë të shënuar në bllok. Rreth

e rrotull, vëreheshin lëvizje të femrave të disa kombësive

dhe të jepnin përshtypjen e lëvizjeve jo të zakonshme.

Aty, në kthesë, mu duk se, një ditë me parë, më

humbi nga vështrimi vajza me mini…Njihej si zonë e

ushtrimit të prostitucionit, ose shitje e mishit të bardhë.

Përgjatë rrugës lexoheshin në anglisht, dy tre hotele të

vjetër. Semafori jeshil, më urdhëroi udhë kalimin. Bëra

këmbë. Një britmë e fortë më stopoi përsëri në vend. U

hutova i tëri. Mu duk shumë e afërt, rrënqethëse.

O zot –thashë dhe këtu s’po na ndahen klithmat.

Nuk e dallova për momentin, se nga po dilte. Leshërat e

kokës, mu ngritën përpjetë. Gjithë kalimtarët u stopuan

dhe vështronin të çartur. Vështrimi i kalimtarëve drejt

hotelit përballë, saktësoi burimin e atyre klithmave. Pas

pak, ja behën dy a tre policë, në derën e hotelit. Hyjnë

rrëmbimthi drejt shkallëve të tij.

- Ç të ket ngjarë? – pyesnin njerëzit.

Një makinë e vogël e policisë, zuri vend pranë

derës së hotelit. Policët, hapën dyert, rrinin në gadishmëri.

Komunikuan me radio. Policët, që sapo hynë

brenda, dolën duke shoqëruar një vajzë, që mundohej

të shmangej nga vështrimi, me një mini të shkurtër…

Pas saj, një meso burrë dhe ky me të njëtin fat, atë

të shoqërimit nga dy policë të tjerë.Vetëtimthi, i futën

brenda në makinën që priste gjahun me dyer të hapura.

Mos isha në ëndërr!? Fshij sytë! Ç’po ndodh kështu?

Është e vërtetë kjo që më shëmbëllejnë? Ndodhesha

pranë fare. S’po gabonin sytë. Ajo ishte, ajo që kisha

parë një ditë më parë dhe po ai burri, që kisha takuar,

tek Paulini. Ai ishte, ai.. prapa e ngakan kusuret, këtë

kusuremadhin. Edhe këtu, më doli përpara. E vështrova

dhe një hërë në ndënjesën e pasme të veturës, tek

la mbrapa misterin. Harrova krejtësisht, se më priste

redaktori, sipas marëveshjes që kishim bërë. Zemra sa

s’mu shkul nga vendi. Burri i ardhur nga Tirana, ishte

ai që kërkonte vajzën e vet, ai që ishim takuar një natë

më parëtek, Paulini. Ai kërkonte, kërkonte, ku mund të

binte në gjurmë. Atje ku mendonte dhe s’e dëshironte,

në shtëpinë publike e kishte gjetur atë, që i kishte lënë

dy gisht letër. Nuk kishin kaluar, shumë çaste dhe nga

dhoma e qejfit u dëgjuan ulërimat e dy njerëzve, ulërimat

që ngrinë gjithë ata banorë.

/”Një në prag e një në derë”/

/“plasën si qelqja me verë”/.

Veç, jo si Konstandini me Dhoqinën, vëlla e motër!

Ishin babë e bijë! Ç’farë ndodhi? Burri qante me të

madhe, në kor, me të qante dhe e bija. Në një makinë

policie, humbën nga sytë, pas kthesës së rrugës…

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!