31.05.2013 Views

Qershor 2009 - Gazeta rrenjet

Qershor 2009 - Gazeta rrenjet

Qershor 2009 - Gazeta rrenjet

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pagina 5 . Anno 7 . n. 5 . Ottobre 2009 .

Dr.jur.Emid Tedeschini lindi në Durrës në vitin

1909 në nji familje të vjeter durrsake të parët

e së cilës kane qenë mjekë dhe farmacista dhe

në të njajtën kohe edhe me funksione diplomatike si

konsuj të përgjitheshëm të Republikes së Venedikut

qyshë nga vitit 1766 dhe mbas vitit 1800 si konsuj të

përgjithshëm të perandorisë austro-hungareze në territorin

shqiptar të perandorisë turke.

I mbetun jetim në vitin 1915 u dergue në Vjene ku

mbaroi shkollen fillore. Mbas saj u dergue në Goricie

dhe në Trieste ku në vitin 1929 perfundoj gjimnazin

klasik. Fill mbrapa shkoi për studime në Mynhen në

Gjermani ku në vitin 1935 mbaroi fakultetin juridik me

“Magna cum laude”. U kthye në Shqipni ku si vendbanim

zgjodhi Shkodrën si nji qytet me rrajë të kulturës

europrendimore. Deri në shtator 1943 punoi gjyqtar per

çështje civile dhe penale ordinere. Gjatë okupimit të

Shqipnisë nga trupat gjermane, qëndroi i papunë në

shtëpi. Qysh nga viti 1945 ushtroi profesionin e avokatit

në Shkoder derisa në vitin 1967 e hoqen për shkak

te bindjeve te tija. U dërgue në Ndermarrjen Ushqimore

dhe mandej në Uzinen e Telave si përkthyes i gjuhve të

hueja deri sa doli në pension.

Krijimtaria e tij intelktuale:

Në moshën 30 vjeçare ngarkohet me përkthimin

në gjuhen italiane të “Kodit Civil

te Mbretnise se Shqipnise” (360 faqe),

botue në vitin 1939. Po ashtu

ngarkohet me përkthimin në italisht

edhe të “Kodit të Tregtisë së Mbretnisë

së Shqipnisë” (222 faqe), botue

në vitin 1941. Fill mbas, merret

me studimin e së “Drejtës Dokësore

(zakonore) shqiptare” respektivisht

“Kanunit të Lek Dukagjinit”, kryeveprës

së patriotit martir kosovar,

At Shtjefën Gjeçovit. Simbas dr.jur.

Emid Tedeschinit botimi i Kanuni

në vitin 1933 kishte dy të meta:

-Nuk ishte sistemue simbas

kritereve juridike si dhe I mungonte

pjesa e dorëshkrimeve te Gjeçovit sa nji e

treta e landës, kurr të publikuem.

Në marrëveshtje me françeskanët në Shkodër,

dr.jur. Emid Tedeschini ndërthuri dorëshkrimin e ri të

Gjeçovit dhe bani kodifikimin e landës simbas kritereve

juridike bashkëkohore. Botimi u ndërprè në vitin

1944 kur mbas “Çlirimit”, shtypshkroja, biblioteka dhe

NFìgura tè shquaraM

Anthoni Athanas, ky patriot i mirë!

Kur e takova për herë të parë, në prag të nëntëdhjetave,

Anthoni Athanas vazhdonte ende ta

menaxhonte vetë restorantin më të dashur dhe

më të famshëm ndër pesë restorantet e tij, “Anthony’s

pier 4”. Ishte një ditë dhjetori e vitit 1999, në prag të

mijëvjeçarit të ri, kur parkuam makinën përballë restorantit

të tij, dhe kur unë u mundova të kujtoja se

ç’kishte qenë ajo gjë që e kishte bërë këtë restorant të

famshëm dhe ndër më të njohurit në Boston. Ishte ende

herët, por Anthoni 89-vjeçar kishte mbërritur. I veshur

shik, si çdo mëngjes ai kishte ndezur zjarrin dhe kishte

filluar të drejtonte stafin e tij, një pjesë e madhe e të

cilëve qenë emigrantë shqiptarë të pas 1990. Në më

shumë se tre orë, ngjiti dhe zbriti disa herë shkallët nga

zyra e tij e vogël në katin e tretë, mbushur me foto dhe

suvenire të shumë viteve dhe me vështrim të merakosur

kërkonte që gjithçka të ndodhej në vend për drekën

që po afronte. Dukej se jeta e tij ishte e lidhur pazgjidhshmërisht

me këtë restorant, ngritur 40 vjet më pare,

aty ku nuk e besonte askush se do të kishte sukses.

Atë ditë dhe në disa biseda gjatë vitit në vazhdim,

Anthoni Athanas kishte dëshirë të kujtonte se kur ai

bleu atë copë tokë, në një zonë magazinash pranë portit,

ku vështirë se mund të kalonte edhe një kalimtar

i humbur, shumë vetë besuan se ky ishte edhe fundi.

Ai rrëfente se një miku i tij i vjetër, Kristo Thanasi, i

merakosur për fatin e shokut kishte sjellë një mbasdite

në atë zonë të harruar Fan Nolin. Kjo është toka që

ka blerë Anthoni, i kishte thënë, jo pa dhimbje, por

akoma më e dhimbshme kishte qenë përgjigjja e Fan

Nolit: Anthoni nuk i ka mendtë në vend, ja kishte kthyer

peshkopi i nderuar. - Ai do të humbasë por do të

humbasim edhe ne.

Kjo shaka që Athanasi ma tregoi në të gjitha takimet,

pa menduar që ma kishte thënë herën e parë, ishte

vetëm njëra anë. Atë ditë të parë, duke më shëtitur

në të gjithë restorantin, më tregoi se ditën që vendosi

ndërtimin e restorantit dhe bleu truallin në atë kalatë

të portit thirri gruan mënjanë. I kërkoi asaj të vendoste

disa dollarë në një anë dhe i tregoi se për investimin

kishte vënë peng në bankë gjithë pasurinë, përfshi edhe

shtëpinë.

- Nëse humbisja, nuk do të më mbetej më asgjë,

foli ai, pa e fshehur krenarinë për triumfin, tashmë, 40

vjet më pas. - Por unë isha mësuar të rrezikoja dhe nuk

më pëlqen të humbas kurrë, shtoi ai. Madje suksesi i

restorantit qëndronte pikërisht tek ajo që shihej si pika

e dobët e tij: një autostradë që po i ndërtohej përbri.

Athanasi kujtoi se si çoi aty vëllain, me të cilin punonin

prej shumë vitesh. U përpoq ta bindte se do të kishte

sukses dhe një moment i kishte thënë me një gjuhë prej

profetësh: ajo rrugë që po ndërtohet aty do të na sjellë

mjaft klientë. Dhe në fakt ndodhi kështu. Një rrugë që

kalon pranë restorantit është edhe gjetja e artë që e bëri

atë mjaft të frekuentueshëm. Ishte një ditë e ftohtë, por

me diell dhe nuk e di pse plakut të fisëm po i pëlqente

të kujtonte atë kohë. Ai ecte dhe ndalonte në hollin e

restorantit gjigand dhe dhjetëra fotografi e shohin nga

muret e tij. Suvenire të katër dhjetëvjeçarëve që fare

mirë mund të konsideroheshin edhe suvenire të viteve

të trazuara të SHBA. Një koleksion fantastik artistësh

të Hollivudit dhe politikanësh nga e gjithë bota. Një

paradë e shtatë presidentëve të fundit të SHBA, nga

Xhon Kenedi, me lukun e tij të qeshur e rinor, klient i

vjetër i restorantit, e deri tek Bushi e Klintoni. Nga Perandori

i Japonisë Aki Hito e deri te Kancelari Gjerman

Helmut Kohl.

Pa harruar njerëzit më të rëndësishëm të atdheut të

tij. Një album në faqet e zverdhura të të cilit qëndronin

Fan Noli dhe Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Mei-

dani dhe Pandeli Majko. Nuk e di sa ndenja atë ditë,

por në ikje, ai më dhuroi një libër të botuar nga “Nju

York Times” dhe që titullohej “Mrekullia amerikane”.

Një libër në të cilin tregoheshin fatet e emigrantëve që

kishin mbërritur nga vendet e tyre vetëm me plaçkat e

trupit dhe në pak vite qenë shndërruar në milionerë.

Disa muaj më vonë e takova sërish, tashmë në Shqipëri.

Ishte në moshë të thyer, por kishte vizituar dy herë në

gjashtë muaj Shqipërinë dhe Kosovën, ndihej krenar

për këtë dhe i pëlqente të rrëfente. Nuk e di pse herën

e fundit që e pashë kishte një ndjenjë të fortë nostalgjie.

Një nostalgji që ja përforconte respekti i njerëzve dhe

gjuha shqipe që dëgjonte kudo.

- E di, më tha, jeta ime është e pabesueshme. Ai

filloi të më kujtonte me dhimbje dhe me sens humori

atë ditë të largët të vitit 1915, kur mes flakëve të luftës

së parë botërore i hipur mbi një mushkë, së bashku

me familjen dhe disa të afërm kishte lënë Korçën në

drejtim të Pireut. I kujtohej pak ai udhëtim i largët edhe

pse siç tregonte atë ditë, për shumë kohë më vonë ishte

zënë me kushëririn e tij që kishin udhëtuar bashkë. Ai

ende nuk e dinte nëse vërtet kishin hipur në mushka

apo gomarë. Por sidoqoftë, mushka apo gomari qenë

treguar bujarë. I kishin çuar refugjatët e ardhshëm deri

në portin grek prej nga kishin marrë anijen për në Nju

Jork. Anthoni ishte atëherë vetëm pesë vjeç.

Babai i tij kishte emigruar me 1907 në SHBA, por

ishte kthyer përsëri dy vjet më vonë. Tregtar i vogël,

ai kishte arritur ta bënte të suksesshme një kafe që në

Korçë njihet ende si kafja e bilbilave. Por duket se djali

nga Trebicka kishte të tjera ambicie. Dhe nuk e kishte

harruar kurrë Amerikën e magjishme, vendin ku mund

të ndodhte çdo gjë. Ai u martua dhe më 1910 lindi

djalin e parë, që e quajti Anthon. Pesë vjet më vonë

braktisi biznesin e tij në Korçë, për t’u shpërngulur në

Boston të SHBA. Atje ku kishte kaluar dy vjet në vitet

1907-1909.

Atëherë pesë vjeçar, Athanasi kujtonte se si mbërritën

në Ellias Island, një ishull i vogël pranë Nju Jorkut

ku qenë vendosur edhe zyrat e emigracionit të SHBA.

Dhe ku çdo ditë mbërrinin vaporët me mijëra emigrantë,

nga e gjithë Evropa, në kërkim të ëndrrës amerikane.

Familja u vendos përfundimisht në Bedford, një

qytezë pranë Bostonit, ku i ati i tij hapi një dyqan të

vogël ku shiste fruta dhe perime. Athanasi kujtoi se në

vitin 1917 atje ishin 50 familje shqiptare nga Korça

dhe Tepelena dhe shqipja dëgjohej kudo. Për më tepër

gjyshja fliste vetëm shqip dhe fëmijët e ruajtën gjuhën

e prindërve. Ai më rrëfeu se si një dite i ati i dha disa

kuti me luleshtrydhe dhe ai filloi të trokiste derë me

derë për t’i shitur ato. Ditën e parë nuk ja arriti dhe kur

u kthye në shtëpi me pemët e kalbura e kishte mbytur

dëshpërimi. I ati e bindi se biznesi nuk është i lehtë

dhe se mbi të gjitha për të pasur sukses duhej të ishte

këmbëngulës dhe i ndershëm. 80 vjet më vonë ai nuk

kishte harruar asnjë prej këtyre dy parimeve që e patën

ndihmuar aq shumë në jetë.

Të nesërmen doli përsëri me kutitë eluleshtrydheve

dhe kësaj here nuk ktheu në shtëpi asnjë. Që nga ajo

ditë braktisi shkollën dhe filloi biznesin me të atin. Por

dukej se djali i ri kishte plot ambicie të tjera. 15-vjeçar

braktisi dyqanin e të atit dhe filloi të punonte në restorant.

Ndizte zjarrin dhe bënte gjithë punët e tjera që

gjithçka të ishte në rregull për mjeshtrin. Në të vërtetë,

kujtonte ai, mjeshtrat ishin fanatike dhe kur gatuanin

nuk donin që ne t’ju merrnim zanatin. Por ne i shihnim

fshehurazi dhe kur ktheheshim në shtëpi i shkruanim

formulat e tyre. Punonte në një restorant kur në Bedford

nga Blendi Fevziu

mbërriti kriza e viteve ‘30 dhe fabrikat e pambukut u

mbyllën. Atëherë la familjen dhe u vendos në Nju Jork,

ku vijoi të punonte për disa kohë në një restorant. Ishte

në atë kohë, në moshën 18-vjeçare, kur pa Aleksandër

Moisiun, që luante Otellon në një nga teatrot e Brodueit.

Ishin po ato vite kur filloi të lexonte në Nju Jork,

një gazetë të arbëreshëve të Italisë që botohej gjysmë

shqip dhe gjysmë italisht. Nju Jorku duket se kishte

lënë gjurmë në jetën e tij dhe formimin e tij. Kujtonte se

mbrëmjeve ëndërronte gjatë të kishte biznesin e tij.

Dhe nuk do të vononte shumë për ta pasur realisht.

Në mes të viteve ‘30 babai i vdiq në moshën 56-vjeçare

dhe ai, si djali më i madh, u kthye të kujdesej për

familjen në Bedford. Tashmë kishte eksperiencë në fushën

e restoranteve dhe në vitin 1937 hapi restorantin e

parë në qytetin e tij. Midis dokumenteve në bibliotekën

e studios, në katin e sipërm të restorantit te famshëm,

Anthoni Athanas më kishte shfletuar me mburrje edhe

kontratën e blerjes së restorantit të parë. Për një shumë

prej 5 mijë dollarësh, duke vënë kesh vetëm 1800. Në

të vërtetë ende, 50 vjet më pas, duart i dridheshin kur

kujtonte se me ato 1800 dollarë të mbledhur me mjaft

mundim kish nisur një biznes, i cili do t’i sillte miliona

më vonë.

Atëherë kisha vetëm 1800 dollarë shtoi ai, ndërsa

në fillim të viteve ‘90, vetëm nga një gjyq me një firmë

të hebreje humba afro 200 milionë dollarë. Natyrisht

ato u zëvendësuan përsëri më vonë. Por me sa dukej

Restoranti i parë qe me fat për shqiptarin ambicioz. Pak

kohë më vonë ai bleu një ndërtesë pranë që deri atë ditë

kishte qenë kinema dhe e bëri parking. Vendosi ajrin e

kondicionuar ndër të parët në qytet, filloi publicitetin

në gazetë dhe restoranti mori famë për gatimin dhe mikpritjen.

Më 1940, kur dukej se biznesi i tij qe vënë në

vijë, u martua me një vajzë shqiptare nga Stratoberdha,

e lindur në SHBA. Me të pati katër djem dhe asnjeri

prej tyre nuk fliste, së paku deri atë moment shqip.

Kam frikë se atë moment, kur vdekja i qe afruar dhe ai

e ndiente mirë se ishin vitet e fundit të tij, ky ishte edhe

pengu i madh i Athanasit.

- E di, - më tha - ata nuk kanë pasur një baba aq të

mirë sa e kisha unë. Restoranti i bizneseve u bë i pari

për familjen Athanasi. Më 1945 hapi restorantin e dytë

dhe më pas edhe dy të tjerë. Ai kishte katër restorante

më 1960, kur bleu një nga kalatat e portit të dikurshëm

të Bostonit dhe vendosi të ndërtojë aty restorantin që i

dha më shumë famë dhe natyrisht para se kushdo tjetër.

“Anthony’s pier 4” përfundoi me 1962 dhe ai u ndërtua

i gjithi në stilin kolonial. E di se cila është ajo gjë që

më ka motivuar në jetë dhe më ka bërë të ndihem mirë,

më pyeti?

- Biznesi, ju përgjigja pa mendje, i bindur se

mbarëvajtja e tij ka një dimension të rëndësishëm në

jetën e një amerikani.

- Jo djalë, ma ktheu me një toskërishte të vjetër

si të dalë nga kushedi ç’libra të vjetër të rilindasve.

Komuniteti Shqiptar dhe të ndjerit pjesë e tij. Më tregoi

se ishte vetëm dhjetë vjeç kur shqiptarët që banonin në

Bedford, u mblodhën së bashku në kishë për pashkë.

Ai u lidh fort me komunitetin shqiptar dhe që nga ajo

ditë e largët e vitit 1920, nuk reshti së punuari për atë

komunitet. Madje gjëja më e vështirë e jetës së tij kishte

qenë gjithnjë që të sqaronte se është shqiptar dhe

vetëm shqiptar. Se emri i tij nuk ka të bëjë me Greqinë

dhe se kisha ortodokse shqiptare është e ndarë nga ajo

greke. Nuk e di a ja kishte arritur kësaj. Shumë vite më

vonë, kur ai nuk ishte më tashmë, ndërsa i kërkova një

taksije të më ndalonte atje, shoferi foli qetë: ah, resto-

studjuesit françeskanë u zhgatrruen.

Per fat Emid Tedeschini kishte nji

kopje të dorëshkrimit të punës së tij

studimore dhe materjali nuk humbi.

Njenën kopje ia kerkoi Universiteti

Tiranes si materjal studimi. Në kuadrin

e nji studimi juridik-historik të

tij mbi të “Drejtën Zakonore Shqiptare”

ka botue gjatë viteve 1963-1965

në revistën juridike “Drejtësia Popullore”

të Ministrisë së Drejtësisë katër

artikuj-studimor, të cilët mandej u

ndërprenë jo per shkak të tij. Keto

artikuj studimor do ti ripublikoj në

të ardhmen.

Mbas nji pune shumëvjeçare

dr.jur. Emid Tedeschini perfundoi ne vitin 1955 të parin

fjalor anglisht-shqip me 25 mij sakje, me mënyrën

e të shqiptuemit, me pjesë shtojce gramatikore gjithsejt

1229 faqe të daktilografueme. Njenën kopje e ka marrë

Universiteti si “materjal studimi”. Pak ma vone Universiteti

botoi fjalorin e parë anglisht-shqip me vetem 18

mijë fjalë, pa mënyren e shqiptimit dhe shtesat grama-

ranti i Anthonit, grekut, po e di, e di.

Kisha ka qenë edhe vendi që na ka lidhur së pari

me komunitetin e sqaronte ai. Aty kishte njohur për

herë të parë një ditë pashke, Fan Nolin. Njeriun që

do ta respektonte dhe nderonte gjithë jetën. Djalë i

ri, ai u lidh shpejt me Vatrën dhe Diellin. U bë mik i

Konicës dhe sidomos i Fan Nolit. I kujtonte të dy me

admirim edhe pse Fan Nolin e kish njohur më mirë.

Konica vdiq shpejt dhe ai kujtonte se si e varrosën në

Boston, kujtonte fjalimin e mrekullueshëm të Fan Nolit

dhe ditët e majit 1995, kur së bashku me disa shqiptarë

të tjerë përcollën eshtrat e tij për në Tiranë. Nuk

e di nëse e kish vuajtur faktin se pavarësisht se ç’kish

bërë për komunitetin shqiptar, atdheu ja kish mbyllur

dyert keq. Që nga ikja e largët e 1915, vetëm në 1989,

plot 74 vjet më pas, qe kthyer në Shqipëri. Në vitin

1968, kur bëheshin festimet për 500 vjetorin e vdekjes

së Skënderbeut pati trokitur për herë të parë në derën e

Ambasadës Shqiptare në Paris. Kërkoi një vizë për në

Shqipëri, por kur mësuan lidhjen e tij me Vatrën nuk i

hapen as derën.

Një herë tjetër i ra gjatë ziles së Ambasadës Shqiptare

në Romë, por nga ana tjetër nuk mori përgjigje,

pasi mësuan se vinte nga diaspora e SHBA. Rasti e solli

të vizitonte Shqipërinë vetëm me 1989, kur linjat e fanatizmit

politik ishin zbutur dhe dukej se në atdhe po

frynte një erë e re. Ai kujtonte se shumë miq të tij ishin

kundër kësaj vizite dhe se kishin frikë për fatin e tij.

Mbërriti në një Shqipëri të qetë dhe gjëja e parë që i

ra në sy qe se njerëzit ishin veçanërisht të kujdesshëm,

flisnin pak dhe ju largoheshin të huajve. Në Hotel Dajti

e pritën mirë dhe njëra nga punonjëset e shërbimit, i

dha me vete një hudhër kur iku. Vizitoi Korçën, por nuk

mundi të shkojë në Trebickë, fshati i lindjes së babait.

Humbi kështu rastin të vizitonte fshatin që nuk e kishte

parë kurrë. Më pas u kthye edhe pesë herë të tjera në

Shqipëri. Ajo që bisedonim bashkë ishte e fundit.

Nuk u pamë më asnjëherë. Deri në ditë të vitit

2005, kur erdhi lajmi se kish ndërruar jetë. Ishte 95

vjeç dhe po linte pas një histori suksesi. Nuk e di pse

ndjeva një keqardhje të thellë atë ditë. Besova se mund

ta ndjente çdo shqiptar që do ta njihte historinë e tij

dhe që hallakatjet e pas vitit 1990 i kishin lënë së paku

një emigrant në familje. Shkruajta një artikull që e

titullova: Athanasi, një shqiptar i mirë! A ishte vërtet i

tillë. Sot mund të përgjigjem pa asnjë hezitim, PO. Në

një botë të mbushur me retorikë patriotizmi, ai ishte

nga ata të paktët njerëz që për 90 vjet me radhë kishte

qenë një patriot i mirë. Pa e kuptuar, pa e ditur, pa u

turbulluar nga suksesi i tij amerikan. Kishte qenë një

patriot që atë moment, kur 5 vjeçar, kishte hipur në

një gomar apo mushkë për të udhëtuar nga Korça drejt

Pireut e më pas SHBA. E kish mbartur patriotizmin me

vete. Nuk e kish dashur për votë, për kredo, për karrierë

apo për t’u evidentuar diku. E kish pasur thjesht

një dimension të jetës së tij, një nevojë të atdheut të

munguar. Atdheut që e kish parë vetëm pesë herë në

90 vjet. Më pak se shumë shtete të tjera të botës që

kish vizituar, por që s’e kish harruar kurrë. Më shumë

se kushdo tjetër ai reflektonte atë thënie të Xhon Kenedit,

presidentit që e kish njohur dhe dashur aq shumë:

“Mos pyet kurrë se ç’ka bërë atdheu për ty, por thuaj

se ç’ke bërë ti për atdheun”. Kam bindjen, se nëse në

momentet e fundit të jetës dikush do t’ia kishte bërë

këtë pyetje, ai kish plot për t’i thënë. Kam bindjen se

ai kish bërë gjithçka, duke qenë një nga rastet e fundit,

kur suksesi, largësia, mungesa e kontaktit dhe mëria

politike e atdheut, nuk ja kish zbehur dashurinë për të.

Zoti dhëntë që më shumë njerëz të kenë pasionin dhe

përkushtimin e tij…

Miqtë e Amerikës-Miqtë e Bill Klintonit dhurojnë Gjak në Kosovë

Jetëshkrim i nji juristi shqiptar:

Dr.jur. Emid Tedeschini (1909-1989)

nga Paul Tedeschini

tikore. Mandej dr.jur. Emid Tedeschini shfletoi faqe për

faqe te gjitha volumet e enciklopedive Mayer dhe Treccani

ku mblodhi të gjithë terminologjinë juridike latine

dhe perpiloi të parin “Lexicon te terminologjisë juridike

latine” me 4500 skaje të spjegueme në gjuhen

gjermane (mbeti dorëshkrim). Ka ba nji përkthim nga

gjermanishtja prej 300 faqesh dorëshkrim të së “Drejtes

Romake”, që i ka sherbye fakultetit juridik Tirane.

Ma vonë ka përkthye nga italishtja kryevepren e

Makjavelit “Il pricipe” (mbeti dorëshkrim). Gjatë periudhës

së krijimtarise së tij dr.jur. Emid Tedeschini

ka ba shume studime per Universitetin e Tiranës dhe

si njohës i shumë gjuhve të hueja, perfshi këtu edhe

rusishten, ka ba përkthime për ministrì të ndryshme

edhe materjale mbi të Drejten Nderkombëtare dhe në

veçanti mbi të Drejtën Gjermane dhe te Drejten Krahasuese.

Po ashtu ka ba reçensione rreth studimeve të

studjuesve kosovarë dhe të huej mbi të Drejtën Zakonore

Shqiptare. Mbi vlerat e dr.jur.Emid Tedeschinit ka

shkrue Dr.Prof.Ismet Elezi në librin e tij “Mendimi juridik

shqiptar” -Tiranë 1999, kapitulli XVI - “E Drejta

Zakonore Shqiptare”, faqe 93-95:

«…Emid Tedeschini, mbetet nje shkencëtar i

shquar shqiptar, një erudit i madh, poliglot dhe

punëtor i palodhur i shkencës».

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!