25.04.2013 Views

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E hënë, 12 mars 2012 BOTA 13

Një ushtar amerikan qëllon me armë civilët në Afganistan

Një ushtar amerikan ka tendosur

edhe më shumë marrëdhëniet

tashmë delikate midis Shteteve

të Bashkuara të Amerikës dhe

Afganistanit, pasi qëlloi mbi një

turmë civilësh dhe vrau apo

plagosi rreth 16 persona, në

një sulm të motivuar nga një

moment depresioni.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një

baze ushtarake në Kandahar,

jashtë të cilës ushtari vrasës

ishte duke shëtitur. Më pas, ai

u dorëzua vetë tek autoritetet

ushtarake amerikane.

Në një komunikatë, NATO

deklaroi se është duke hetuar

këtë “incident thellësisht për të

ardhur keq”. Sipas raportimit të

disa medieve vendase, një grua,

një fëmijë dhe një burrë ishin

viktimat e sulmit të çmendur, por

bilanci i qartë nuk është konfi rmuar

ende.

ylit për Fukushimën

ekziston për gjallesat e detit, pasi

që uji i detit është shfrytëzuar për

të ftohur bërthamën”, shton ajo.

Dhe për dallim nga Chernobyli,

ku 157 persona vdiqën si pasojë e

radioaktivitetit dhe me mijëra të

tjerë vazhdojnë të lëngojnë nga

kanceri, në Japoni askush nuk ka

vdekur si rezultat i drejtpërdrejtë

i katastrofës në Fukushima.

Pjesërisht, japonezët për këtë

duhet t’i falënderohen leksioneve

të mësuara nga Chernobyli.

Nuk janë përmasat e një aksidenti

bërthamor ato, të cilat e

shndërrojnë atë në një katastrofë

humanitare, por reagimi pas

katastrofës. Si Chernobyli, ashtu

edhe Fukushima, u cilësuan

si “ngjarje të nivelit 7” nga ana e

Agjencisë për Energji Bërthamore.

Por Japonia ishte më e suksesshme

se Bashkimi Sovjetik, në

reagimin e vet për të parandaluar

që me qindra njerëz të vdesin si

pasojë e katastrofës.

Autoritetet japoneze reaguan

me shpejtësi dhe në mënyrë

efektive për të komunikuar me

banorët lokalë, thotë inxhinieri

bërthamor, Ilgiz Ishkatov.

“Ata nuk trajtuan banorët si

idiotë, siç vepruan atëbotë autoritetet

tona”, shtoi Ishkatov.

Banorët e Fukushimës jo vetëm

që u evakuuan me shpejtësi, por

u furnizuan edhe me ilaçe, për të

parandaluar absorbimin e radioaktivitetit

nga atmosfera.

“Chernobyli vërtetë ishte një

rrëfi m krejt tjetër, pjesërisht për

shkak të vendimit të tmerrshëm

të marrë nga Bashkimi Sovjetik,

për të mbajtur katastrofën

të fshehtë dhe për shkak

të keq-menaxhimit të krizës”,

thotë Matthew Bunn, profesor

në Qendrën Belfer të Harvardit

për Shkencë dhe Çështje Ndërkombëtare.

“Ata nuk evakuuan popullatën

me kohë. Ata mohuan që aksidenti

kishte ndodhur dhe se ka

rrjedhur radioaktivitet. Dhe nuk

ju kanë thënë fëmijëve që mos

të pinë ujin dhe të mos e konsumojnë

ushqimin e kontaminuar”,

shton Bunn.

Popullata lokale ende është

duke e paguar çmimin për këtë

fshehtësi: vlerësohet se rreth 6

mijë raste të kancerit të tiroideve

te fëmijët janë si rezultat i radioaktivitetit,

i cili ka depërtuar në

ushqim.

Në anën tjetër, po aq sa i shpejtë

reagimi i autoriteteve japoneze

pas katastrofës, megjithatë

disa leksione tjera nga katastrofa

në Chernobyl nuk janë mësuar.

“Në rastin tonë, katastrofa ishte

rezultat i gabimit njerëzor,

në rastin e tyre, katastrofa ishte

rezultat i një katastrofe natyrore-në

të dy rastet me pasoja të

ngjashme”, thotë Krasnov.

Megjithatë, edhe përkundër

këtyre katastrofave, Krasnov

ende beson në ardhmërinë e

energjisë bërthamore.

“Nuk ka ndodhur asgjë aq e

rëndë, sa për të bindur njerëzimin

që të heq dorë nga energjia

bërthamore. Ata do të mësojnë të

jetojnë me Fukushimën, pikërisht

ashtu siç jemi mësuar ne të jetojmë

me Chernobylin”, nënvizoi

Krasnov.

(Newsweek)

”Ky është një incident për të cilin

shprehim keqardhjen tonë më

të thellë. I ofrojmë familjeve të

prekura të gjithë ngushëllimet

tona, ndërsa do të hetojmë së

bashku me kolegët tanë afganë

për të zbardhur rrethanat e kësaj

ngjarje të tmerrshme”, shkruhej

në deklaratën e NATO-s.

Sipas disa ushtarëve të tjerë të

bazës së Kandaharit, të cituar nga

mediat amerikane, ushtari vrasës,

emri i të cilit nuk është bërë ende

publik, pati një moment krize

nervore, përpara se të dilte nga

baza së bashku me armën e tij.

Santorum ngadhënjen

në Kansas

Rik Santorum ka fi tuar me shumicë

dërrmuese zgjedhjet republikane

në shtetin e Kansasit.

Kryesuesi i kandidatëve republikanë

për zgjedhjet presidenciale,

Mitt Romney, nuk ka bërë

fushatë në Kansas, ndërsa rivali

tjetër, Newt Gingrich, ka anuluar

udhëtimin e planifikuar në

këtë shtet, për t’u koncentruar

në zgjedhjet e ardhshme në Alabama

dhe Missisipi. Gara e republikanëve

për t’u bërë sfi dues

të presidentit Barack Obama

në zgjedhjet e përgjithshme

të nëntorit, mund të arrijë në

luftën ndërmjet Santorumit

dhe Romneyt. Fitoret eventuale

të Santorumit në Alabama dhe

Missisipi mund të përjashtojnë

Gingrichin, ndërkohë që në garë

vazhdon të jetë edhe Ron Paul.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara

dhe i Ligës Arabe për Sirinë,

Kofi Annan, zhvilloi rrethin e

dytë të bisedimeve me presidentin

sirian, Bashar al-Assad.

Në ditën e parë të takimit, Assadi

ka hedhur poshtë çdo dialog

politik, derisa, siç ka thënë, në

vendin e tij operojnë “grupet e

armatosura terroriste”.

Agjencia shtetërore e lajme-

Zyrtarët e Jemenit thonë

se sulmet ajrore kanë vrarë të

paktën 33 militantë të dyshuar

të Al Qaedës në jug të vendit.

Burimet e cituara nga agjencitë

perëndimore të lajmeve, thonë

se 27 militantë janë vrarë dhe 55

të tjerë janë plagosur nga aeroplanët

luftarakë të SHBA-së, në

provincën Al Bajda.

Përfshirja e aeroplanëve amerikanë

nuk ka mundur të konfi rmohet.

Në valën e dytë të sulmeve,

që ka ndodhur një ditë më

vonë, aeroplanët jemenas kanë

Duke luftuar për Shtëpinë e Bardhë,

tani në Oqeanin Paqësor,

Romney ka mbledhur delegatë

të tjerë gjatë fundjavës.

Ai ka fituar të nëntë delegatët

në territorin Guam dhe nëntë

të tjerë në Ishujt Mariana – afro

13.000 kilometra larg Washingtonit.

Kandidatët duhet të fi tojnë

1.144 delegatë, për të arritur nominimin

presidencial në konventën

kombëtare të partisë, që

do të mbahet në Tampa të Floridës,

në muajin gusht.

Romney, tash për tash, kryeson

me më shumë se 400 delegatë.

Annan vazhdon bisedimet

me Assadin

Vriten 38 militantë të

Al Qaedës në Jemen

ve, SANA, ka cituar Assadin të

ketë thënë se “dialogu politik

nuk mund të jetë i suksesshëm,

“derisa ka grupe terroriste që

shkaktojnë kaos dhe jo-stabilitet”.

Annan, njëherësh ish-sekretar

i përgjithshëm i OKB-së,

nuk ka bërë komente publike

pas takimit. Ai po bën përpjekje

të aranzhojë armëpushimin dhe

qasjen më të madhe të organizatave

humanitare. Në deklaratën

që ka bërë publike OKB-ja

thuhet se Annan “ka shprehur

shqetësim të madh për situatën

në Siri”.

Kjo e fundit është përfshirë nga

protestat antiqeveritare dhe

dhuna që nga marsi i vitit të

kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara,

mbi 7,500 persona janë

vrarë në trazira.

sulmuar pozicionet e Al Qaedës

pranë Jarit, duke vrarë gjashtë militantë.

Sulmet ajrore kanë qenë

të parat prej vrasjes së 185 ushtarëve

më 4 mars, nga pjesëtarë

të Al Qaidës në provincën Abjan.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!