25.04.2013 Views

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E hënë, 12 mars 2012

Në vend se Qeveria e Kosovës t’i shtojë përpjekjet

për t’i zbutur dallimet evidente në vlerësimin e

Marrëveshjes së Brukselit, ajo ka vendosë që mos ta

bëjë hesap fare opozitën, dhe çka është më e keqja,

as qytetarët e Kosovës.

S’na bëjnë

hesap. Fare.

Blerim Shala

Në vjeshtën e 2009-shit, Komisioni (Evropian,

vër.ime), do të prezantojë studimin e fi zibilitetit,

duke i vlerësuar mjetet për zhvillimin e mëtejshëm

politik dhe socio-ekonomik të Kosovës, dhe duke

kërkuar se si mund Kosova të përparojë më së miri,

si pjesë e rajonit, drejt integrimeve të mëtejme në

rajon dhe në Bashkimin Evropian.

Është kjo fjalia kyç e një Komunikate për media të

Komisionit Evropian për Kosovën, që mban datën

e 5 nëntorit, 2008.

Lexoni edhe një herë: 5 nëntor, 2008!

Pra, këtu i referohemi qëndrimeve të BE-së të

nëntorit të vitit 2008, të cilat paralajmërojnë inicimin

e procesit të studimit të fi zibilitetit për Kosovën

(ky është zaten edhe titulli i Komunikatës së Zyrës

Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë), i

cili, do të na vijë në Kosovë, sipas paralajmërimeve

të fundit, këto javë, pasi që në ndërkohë Kosova dhe

Serbia, apo, thënë më mirë, përfaqësuesit e tyre, u

dakorduan me 24 shkurt, në Bruksel për mënyrën

se si do të prezantohet Kosova në takimet rajonale

dhe në ato që përkojnë me BE-në.

E pabesueshme, por e vërtetë.

Kështu disi, ju kujtohen, reklamohen gjërat a

produktet që shquhen me një lloj të mrekulli-bërje

sa i përket efekteve të tyre pozitive, apo kështu paraqiten

dukuri që janë shumë befasuese në natyrë

a në shoqëri.

Çfarë ka ndodhë që Brukseli, në nëntorin e vitit

2008, atëherë kur Kosovën e kishin njohur 22 shtete

anëtare të BE-së (në këtë aspekt, siç dihet, asgjë nuk

ka ndryshuar në ndërkohë), kishte bërë këtë zotim

për ta braktisur pastaj në tërësi, kjo mbase do të duhej

të ishte pjesë e një hulumtimi gjithëpërfshirës.

Pyetja kryesore këtu në fakt na adresohet neve.

Pse Qeveria e Kosovës, pse liderët institucionalë të

vendit, nuk janë marrë me këtë çështje sa dhe si

duhet, kur kanë pasur argumente të bollshme për

të ndërmarrë iniciativë karshi autoriteteve më të

larta të Brukselit, ashtu që ato t’i dalin zot përkushtimit

të shfaqur dhe të shpallur në këtë mënyrë

eksplicite.

Diçka pra që ka mundur të bëhet qysh në vitin

2009, do të bëhet, nëse në ndërkohë nuk do të ketë

befasi të reja, në vitin 2012.

Më e pakta pra që këtu mund të thuhet është

që Qeveria e Kosovës e Kryeministrit Thaçi dhe

e koalicionit të atëhershëm PDK-LDK, kanë lënë

anash këtë temë shumë të rëndësishme për proceset

integruese të Kosovës në BE.

Prandaj, kemi ardhur në situatë kur në dimrin e

këtij viti, tre vjet e pak më shumë prej kësaj komunikate,

qytetarët e Kosovës e marrin lajmin për një

sukses a një arritje e cila është dashtë të ndodhë

gati tre vjet më parë.

Kosova po merr pak dhe vonë, kur bëhet fjalë për

raportet me BE-në. Dhe këtu nuk ka si të mos kër-

kohet a ngrihet përgjegjësia edhe prej autoriteteve

vendore. Thjeshtë, nuk ka justifi kim.

Aq më pak mund të ketë shpjegim dhe arsyetim

mënyra se si Qeveria e Kosovës po sillet ndaj partive

opozitare, ndaj qytetarëve të vendit dhe ndaj

mediave, në këtë periudhën pas-Fusnotiane, nëse

ajo mund të defi nohet në këtë mënyrë.

Sot e kësaj dite, kosovarët nuk dinë se çfarë në

të vërtetë përmban Marrëveshja e 24 shkurtit në

Bruksel midis Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit.

Tek opinioni kosovar, përmbajtja e saj është zbardhë

nëpërmjet të përkthimit nga gjuha serbe, sepse

Qeveria e Serbisë e ka shpallë në web-siten e saj

këtë Marrëveshje. Kjo është e tëra.

Rendi ka qenë që kjo Marrëveshje të botohet në

të gjitha mediat e Kosovës, pasi që ta kanë marrë

të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për dialogun

e Prishtinës dhe Beogradit, të miratuar në marsin

e vitit të kaluar, madje, pasi që bisedimet kishin

nisë në Bruksel, Qeveria ka marrë zotimin që ta

informojë Kuvendin e Kosovës për rrjedhën e tyre

dhe për rezultatet e tyre.

Zëvendës-Kryeministrja e Kosovës që u prinë

këtyre bisedimeve, Edita Tahiri, e sheh të arsyeshme

dy herë në muaj të shkojë në Tiranë dhe ta

njoftojë Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën

për këto bisedime, por kjo nuk e ka pa të obligueshme

që ta informojë qytetarin e Kosovës dhe aq

më pak, deputetët e Kuvendit të Kosovës për konkluzionet

e bisedimeve treditëshe të shkurtit.

E pabesueshme, por e vërtetë. Kështu del edhe

një herë, apo jo.

Rezultati i këtyre bisedimeve do të testohet së

shpejti në Kuvendin e Kosovës, kur do të duhej

të votohej për anëtarësimin e Kosovës në EBRD

(Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim),

dhe kur duhet të mblidhen 80 vota në favor të këtij

anëtarësimi. Dihet që mundësia për inkuadrim

në EBRD po ashtu ka ekzistuar që prej se Kosova

ishte bërë anëtare e IMF-it (Fondit Monetar Ndërkombëtarë)

dhe Bankës Botërore, por si në këtë rastin

paraprak, duket që edhe këtu, ka pasur dyzim

të paaftësisë së Qeverisë së Kosovës me ngathtësitë

e zakonshme, mbase edhe të shtuara (në rastin e

Kosovës), nga ana e zyrtarëve të BE-së.

S’ka dilemë që po qe se anëtarësimi i Kosovës në

EBRD do të bëhet njëlloj si në IMF dhe në Bankën

Botërore, pra me emrin kushtetues të Kosovës

(Republika e Kosovës), që votimi në Kuvendin e

Kosovës do të jetë një demonstrim i unitetit të

deputetëve në synimin e njohur të Kosovës kah

Brukseli, kah BE-ja. Por e tëra do të jetë ndryshe,

nëse Kosova do të mund të hyjë në EBRD vetëm

përmes të fusnotës së dakorduar para disa javësh

në Bruksel.

Nuk është vështirë të parashihet se çfarë do të

ndodhë në Kuvendin e Kosovës në atë rast. E në

ndërkohë, në vend se Qeveria e Kosovës t’i shtojë

përpjekjet për t’i zbutur disi dallimet evidente midis

saj dhe opozitës në vlerësimin e këtyre proceseve,

ajo ka vendosë që mos ta bëjë hesap fare as opozitën

dhe çka është më e keqja, as qytetarët e Kosovës.

» Autori është

Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës.

Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express

BIG

BROTHER 5

Big Brother 5

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!