25.04.2013 Views

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E hënë, 12 mars 2012

arté

R : F R

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Vizitorët në sajtin e Sinead

përballen me mesazhin:

“Ky sajt përmban tema për

të rritur dhe është për moshën

mbi 18 vjeç” dhe një

foto të këngëtares. Ajo aty është

tërësisht e zhveshur dhe pjesët

intime të saj mbulohen vetëm

nga një kitarë akustike. Në fakt

nuk mund të presësh gjë tjetër nga

një artiste ekstravagante e përmasave

të Sinead. Ajo i ka kaluar 25

vitet e fundit duke kërkuar brenda

vetes. Nuk ka kërkuar kurrë që të

tërheqë vëmendjen me asgjë të

sajën, ndërkohë i ka lejuar vetes

kapriçio që mund t’i kenë kushtuar

shumë shtrenjtë dhe sot ajo

e di mirë koston e tyre.

Së fundi ajo ka shprehur dhe

treguar një forcë dhe guxim të

madh ndërkohë që disa mund ta

quajnë edhe kapriçio. Ajo është

duke publikuar dhe promovuar albumin

e saj të parë në këto 5 vitet

e fundit: “How about I be me (and

you be you)?” Por ndërkohë kjo

ngjarje është nisur nga ndodhitë e

jetës së saj personale. Që nga vera

e kaluar jeta e saj ka shkuar pak a

shumë kështu: në gusht ajo doli në

internet duke deklaruar se ishte në

kërkim të një të dashuri. Shumë

shpejt e gjeti një dhe vendosi që

të martohej me të, por menjëherë

pas ceremonisë u nda dhe u ribashkua

brenda një kohe shumë të

shkurtër. Më pas pati një tentativë

vetëvrasjeje, u shtrua në spital nga

depresioni bipolar. Ky është pak a

shumë përshkrimi i jetës së saj të

6 muajve të fundit. Një jetë e ngjeshur

me shumë ngjarje kulmore

herë tragjike dhe herë të gëzuara,

por shumë intensive. Dhe jo vetëm

për të, por edhe për bashkëshortin

e saj të ri, Barry Herridge, një

terapist të punësuar nga qeveria

britanike për të këshilluar të rinjtë

në lidhje me pasojat e përdorimit

të substancave abuzive. Por a ja

ka thënë ndokush këngëtares se

ajo është e guximshme? Se është

e guximshme deri në çmenduri?

Këtë ndjenjë ajo e ka shprehur

edhe në këngën e saj të re

që përfshihet në album: “Ujku

po martohet”. Kësaj pyetjeje

ajo i përgjigjet që përgjithësisht

gjatë gjithë karrierës dhe jetës

së saj ajo është paragjykuar dhe

keqkuptuar nga media, por edhe

njerëzit në përgjithësi. Së fundi,

ajo ka përdorur sajtin e saj për

të shprehur ndjenjat e vërteta

dhe shpesh komentet janë të çuditshme.

Shpesh e trajtojnë si “të

çmendur”. Kjo e hidhëron jo pak.

Por ndërkohë, kur është e lumtur

ajo shkruan si një rreze dielli, plot

dritë e ndriçim. Në një artikull të

fundit për shembull të shkruar

në një gazetë irlandeze: “The

irish independent”, ajo rrëfen se

çfarë pret nga një burrë. Janë momente

sinqeriteti, të cilat rrëfejnë

thellësinë dhe problematikën e

shpirtit të kësaj këngëtareje që ka

prekur lavdinë më të madhe dhe

vuajtjen më të madhe në të njëjtën

kohë. Ajo është një qenie që ka nevojë

në mënyrë të vazhdueshme

të shprehë vetveten. Ta bëjë këtë

në mënyra nga më të ndryshmet

dhe me mjete të ndryshme. Është

tashmë shumë e qartë që ajo merr

shumë fuqi pikërisht nga paraqitja

e ndjenjave të saj në publik, dhe

kjo pavarësisht se çfarë ndjenjash

janë dhe cilat mund të jenë pasojat

e tyre. Në këtë moment ajo është

në mesin e një sherri me një revistë

amerikane në lidhje me një intervistë

që i është keqkuptuar dhe

keqinterpretuar dhe keqshkruar.

Ata që e kanë dashur shumë

këngëtaren e famshme 20 vjet

të shkuara nëse do ta dëgjojnë

tani do të kuptojnë se zëri mund

të ketë ndryshuar, por jo timbri

dhe energjia e brendshme me të

cilën ajo këndon, që janë diçka e

jashtëzakonshme dhe të emocionojnë

gjithmonë. Kënga e fundit

e albumit të fundit të saj është një

himn i vërtetë dhe titullohet “Vip”

dhe është një nga këngët më të jashtëzakonshme

që këngëtarja ka

incizuar ndonjëherë. Nëse do të

bëjë, apo jo para me këtë këngë,

O’Connor nuk do t’ia dijë për sa

kohë që është e lumtur dhe ndihet

se ka dhënë më të mirën e

vetvetes. Ajo pësoi një ndryshim

në tërë karrierën e saj kur në një

intervistë televizive në vitin 1992

grisi fotografinë e Papës publikisht.

Ndërsa për këngëtaren ajo

çka është e rëndësishme jo vetëm

në suksesin e muzikës, apo artit,

por mbi të gjitha për sa i përket

suksesit në jetë është “të jesh vetvetja”.

Ajo thotë se nuk ka nevojë

për miliona dollarë për të qenë

e lumtur. Thotë se mund të këndojë

në rrugë dhe të fi tojë sa për

të paguar faturat dhe të jetë mirë

gjithsesi. Kjo sipas saj është arsyeja

se përse e grisi foton e Papës,

sepse në atë kohë ndihej mirë dhe

e lirë. Ndihej se nuk kontrollohej

nga askush, për më tepër nga ndonjë

burrë pasanik dhe me ‘penis

të vogël’, siç thotë ajo që t’i merrte

energjinë dhe t’i kontrollonte

jetën në këmbim të pagesës së

faturave. Në albumin e saj të fundit

meshkujt janë një fi gurë qendrore,

por sipas këndvështrimit

të saj albumi i dedikohet vëllait të

saj shkrimtar, Joseph, dhe ish të

dashurit e babait të fëmijës së saj

Mediat dhe kultura

Qendra Multimedia, me përkrahjen e Heartefact

Fund, ka nisur një seri të debateve

me artistë, gazetarë e njerëz të tjerë aktivë

në fushën e kulturës në Kosovë. Në debatin

e radhës që do të mbahet me datë 12 mars

(e hënë) në ora 16:00, do të diskutohet

për relacionin e mediave ndaj kulturës në

Kosovë. Panelistë të ftuar të debatojnë

më të vogël, Frank Bonadio, me të

cilin duket se ajo ka marrëdhënie

shumë të mira dhe miqësore. Ka

këngë të tjera te të cilat shprehet

se është e dashuruar çmendurisht

duke folur për ekstazën e dashurisë.

Në një këngë tjetër fl et për

përgatitjet e dasmave. Ndërkohë,

jashtë muzikës ajo është duke

janë: Shkëlzen Maliqi, Blerina Rogova –

Gaxha, Imer Mushkolaj dhe Fatos Berisha.

Paneli i së hënës synon të analizojë qasjen

që mediat kosovare kanë ndaj kulturës

në Kosovë dhe anasjelltas. Paneli mbahet

në hapësirën e re të Qendrës Multimedia

(përballë Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa”

në Dardani), me fi llim nga ora 16:00.

E shoh suksesin në mënyrën time

Që nga kërkimi i saj publik për një bashkëshort, te tentativat për të vrarë veten,

shtrimi në spital dhe bëma të tjera…këngëtarja irlandeze ka kaluar vite të turbullta

madje edhe për standardet e saj. Por albumi i saj i ri është një album me

gëzim, me forcë dhe ndër më të suksesshmit që ka nxjerrë që prej shumë vitesh.

drejtuar një fushatë për mbajtjen

e përgjegjësisë nga priftërinjtë

katolikë për abuzimet me të miturit

që kanë bërë në vite. Këtë

qëndrim e ka shprehur edhe në

këngë. E megjithatë duhet thënë

se edhe për këtë këngëtare, pas

një periudhe të vështirë, duket se

dielli ka dalë përsëri dhe se pje-

19

Sinead

O’Connor

sa më e madhe e këngëve janë të

gëzuara dhe plot dashuri dhe janë

pikërisht ato që të mbeten në memorie

dhe jo këngët e trishtuara

në të cilat fl itet për probleme. Kur

i dëgjon ato duket sikur turbullirat

e muajve të shkuar janë zhdukur

për t’ia lënë vendin diellit të pranverës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!