25.04.2013 Views

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E diel, 11 mars 2012

Krkic promovon

Luis Enriquen

Sulmuesi i Romës, Bojan Krkic ka

përkrahur trajnerin Luis Enrique

të udhëheqë Barcelonën në

rast se Pep Guardiola vendos

të largohet nga pankina e

gjigantit katalan. “Luis mund

të jetë zëvendësim i mirë për

Guardiolën nëse ai nuk vazhdon

ZONIT

vitit të kaluar, për ta marrë atë përfundimisht

gjatë verës. Por, siç dihet,

elita e futbollit gjerman dallon

nga ajo e futbollit zviceran, kështu

që 25-vjeçari ka mbetur nën hije të

futbollistëve të tjerë, duke përfunduar

jo rrallë në bankën e rezervistëve.

Me këtë, sezon, i cili po shkon

drejt fundit, përfaqësuesi zviceran

shpreson në një eksperiencë më të

mirë, sezonin e ardhshëm.

Debatik C urri

Pasi kaloi disa vite në Ukrainë,

me Vorskla Poltavën, konsideroi

se kishte ardhur koha që ta bënte

hapin e radhës në karrierë. Debatik

Curri iu bashkua Gençlerbirligit

parvjet, por një lëndim i rëndë

ia prishi të gjitha planet. Futbollisti

kosovar qëndroi për një kohë

të gjatë jashtë fushës së blertë,

ndërsa do t’i nevojitet kohë për

t’u rikthyer në kohërat më të mira.

Prandaj, ky sezon shkoi si shkoi

për ish futbollistin e Prishtinës.

27-vjeçari duhet të shpresojë të

mos i përsëriten më lëndimet,

për ta parë Currin më të mirë, si

në Gençlerbirligi, ashtu edhe në

Kombëtaren shqiptare.

Të tjerët

Ndër lojtarët tjerë që kanë pasur

sezon negativ janë edhe Xhulian

Rudho, Shqipron Skeraj, Andis

Shala, Shqipron Bekteshi etj.

detyrën”, tha Krkic, ish-anëtar i

Barcelonës, aktualisht i huazuar

në Romë. Enrique ishe trajner

i Barcelonës B, para marrjes së

postit të kryetrajnerit të Romës

në verën e vitit të kaluar. Kurse,

Guardiola ka kontratë në Nou

Camp deri në fund të këtij sezoni.

Van Persie, marrëveshje

me Man Cityn

Befasi nga Manchester City. Sipas

Sunday Times, lideri i Premierligës

ka arritur marrëveshje me

vlerë prej 13 milionë eurosh në

vit për transferimin e sulmuesit

kryesor të Arsenalit, Robin van

Persie. Në rast të fi nalizimit të

kalimit të tij në Itihad, ylli holan-

dez do të bëhet futbollisti më

i paguar i Cityt (me përjashtim

të sulmuesit të rebeluar Carlos

Tevez). Ardhja e Van Persiet në

City, do të përcillej me largimin e

sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko,

për të cilin interesim kanë shprehur

Juventus dhe Milan.

Ecin përpara

Trep a ’89 e ka tuar derbin përballë kampionit në fuqi, Hysit, duke iu afruar

Prishtinës në vetëm tri pikë. Në po aq pikë liderit të Superligës i është afruar

edhe Vëllaznimi, i cili e ka përcjellë Lepencin për në Ka anik me tre gola.

Trepça ’89 e Vëllaznimi

Express

Trepça ’89 e ka nisur mirë sezonin

pranveror. Skuadra mitrovicase të dielën

ka shënuar fi tore në derbin e xhiros së

tetëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës

në futboll ndaj Hysit, me rezultat minimal,

1:0.

Hero i mitrovicasve ishte mesfushori

Sylvester Ambe, goli i të cilit ia dhuroi

Trepçës ’89 tri shumë të rëndësishme në

luftën e saj për titull të kampionit. Golin

e vetëm dhe të fi tores për vendasit afrikani

e ka realizuar me kokë nga afërsia,

në minutën e 47-të të takimit, pas një harkimi

të Ilir Nallbanit. Ishte kjo një fi tore e

merituar e ‘Xehetarëve’, të cilët dominuan

karshi kampionit në fuqi dhe pati më shumë

raste të mira shënimi sesa Hysi, i cili

për herë të parë u udhëhoq nga trajneri i

njohur, Afrim Tovërlani.

Në këtë mënyrë, Trepça ’89 tani është

ngjitur në kuotën e 32 pikëve dhe pozicionohet

në vendin e tretë të renditjes

tabelore, me pikë të njëjta sikurse Drita

që gjendet në vendin e dytë. Të dyja këto

kanë vetëm nga tri pikë më pak sesa lideri,

Prishtina, e cila bashkë me Dritën e kanë

nisur dobët sezonin pranveror. Ndërsa,

pretendenti tjetër për titull të kampionit,

Hysi pozicionohet në vendin e pestë të

renditjes tabelore me 27 pikë.

Vëllaznimi – Lepenci 3:0

Sikurse Trepça ’89, ashtu edhe Vëllaznimi

e ka bërë një hap të madh drejt kreut

të tabelës, duke iu ofruar në vetëm tri pikë

liderit aktual, Prishtinës. Gjakovarët mirë

e kanë shfrytëzuar përparësinë e terrenit

duke e mposhtur Lepencin me rezultat

bindës, 3:0. Kuqezinjtë kanë kaluar në

avantazh prej 1:0 në minutën e 38-të

nëpërmjet Roland Durakut. Vendasit e

dyfi shuan epërsinë në 2:0 në minutën e

55-të me golin e bukur që e ka shënuar

Agron Skeraj. Kurse, goditjen e fundit ekipit

kaçanikas ia ka dhënë Fatih Karahoda

në minutën e 85-të, kur ka shënuar gol

për rezultat përfundimtar 3:0. Me këtë

fi tore Vëllaznimi është ngjitur në kuotën

e 32 pikëve, sa kanë edhe Drita e Trepça

’89 që i ndajnë pozitat dy dhe tre. Kurse,

Lepenci është në vendin e tetë të tabelës

me 22 pikë.

Rezultatet

Prishtina – KEK-u 0:0

Drita – Trepça 1:2

Drenica – Besa 1:2

Liria – Gjilani 4:1

Trepça ’89 – Hysi 1:0

Vëllaznimi – Lepenci 3:0

Tabela Nd Gd Pi

1. Prishtina 18 14 35

2. Drita 18 11 32

3. Trepça’89 18 11 32

4. Vëllaznimi 18 1 32

5. Hysi 18 6 27

6. Besa 18 -2 25

7. Trepça 18 -3 22

8. Lepenci 13 -6 22

9. Liria 18 -6 20

10. Drenica 18 -5 19

11. KEK-u 18 -8 16

12. Gjilani 18 -13 16

FOTO: AGRON BEQIRI

SPORT

Berisha vazhdon me gola

29

Besart Berisha nuk di të

ndalet. Sulmuesi kosovar i

Brisbane Roarit ka vazhduar

me shënimin e golave. Prishtinasi,

të dielën e ka realizuar

golin e 18-të të sezonit, pasi

mori një top të mirë nga Kofi Danningu. Në fakt,

ish-futbollisti i Hamburgut e barazoi rezultatin në

1:1 në minutën e 70-të të ndeshjes, në duel me

Adelaide United, në kampionatin australian të futbollit,

Hyundai A-League. Dy xhiro pa përfunduar

sezoni në Hyundai A-League, Brisbane Roar gjendet

në pozitën e dytë në tabelë me 43 pikë, dy më

pak se lideri Central Coast Mariners (45). Barazimi

ndaj Adelaides ia mohoi mundësinë e barazimit të

pikëve të Roarit me liderin aktual.

Bogdani ‘godet’

ish-skuadrën

Erjon Bogdani po vazhdon

të shkëlqejë me fanellën e

Sienës, të cilën e veshi gjatë

dimrit. Sulmuesi shqiptar e ka

shënuar golin e tretë për këtë

ekip. Madje, reprezentuesi

shqiptar të dielën ka shënuar gol ndaj ish-skuadrës

së tij, Cesenas, të cilën Siena e ka mposhtur

si mysafi re me rezultat 0:2 – në kuadër të xhiros

së 27-të të kampionatit në Serie A. Bogdani është

inkuadruar në lojë në minutën e 72-të, derisa pas

dhjetë minutave ia ka dal të shënoj gol për rezultat

përfundimtar, 0:2. Me këtë fi tore Siena është ngjitur

në vendin e trembëdhjetë të renditjes tabelore me

32 pikë të tubuara.

Nikçi, gol në fitore

Adrian Nikçi ia ka sjellë fi toren

e radhës skuadrës së tij, Zurich.

Mesfushori kosovar e ka

realizuar golin në minutën e

43-të, në fi toren e Zurichut me

rezultat minimal 1:0 në shtëpi

të Lausanne. Futbollisti pejan, i cili luajti gjatë gjithë

ndeshjes, është ndëshkuar me karton të verdhë në

minutën e 55-të. Pas 24 ndeshjesh të zhvilluara në

AXPO Super League zvicerane, Zurichu gjendet në

pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë të grumbulluara,

12 më pak se kryesuesi Basel, i cili ka një ndeshje

më pak.

Bajrami, titullar në humbje

Nijmegen të dielën e ka mposhtur

ekipin e Emir Bajramit,

Twenten, me rezultat 3:1 – në

kuadër të xhiros së 25-të të

kampionatit holandez. Mesfushori

kosovar ishte titullar

në këtë takim dhe ka luajtur deri në minutën e

52-të, kur është zëvendësuar nga Pleti. Kjo humbje

e ka zbritur skuadrën e reprezentuesit suedez në

pozitën e tretë të renditjes tabelore me 48 pikë të

tubuara, dy më pak sesa lideri. Mirëpo, Twente e ka

një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndeshjen e radhës

Twente do ta zhvilloj para tifozëve të vet kundër

Feyenoord Rotterdam.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!