25.04.2013 Views

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

KERKOJNE REFORMA - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

EDMOND TUPJA

E hënë, 12 mars 2012 25

Fjalët e Botës

E dimë se është

bërë çdo gjë që

ka qenë e mundur.

E majta shqiptare, sot për sot

të paktën, po lundron në detin

e stuhishëm të politikës me

qëllimin e vetëm për të peshkuar

(rroftë sebepi i quajtur krizë

botërore!) në ujëra të turbullta

me tërë grepat dhe rrjetën e saj.

Në gjirin e së djathtës shqiptare,

disa “peshq” po u bien këtyre

grepave e po i drejtohen rrjetës

në fjalë; gjithsesi, do t’u afrohen

karremave për t’i gëlltitur apo do

të hidhen qorrazi drejt e në rrjetë,

kjo mbetet për t’u soditur: çfarë

nuk do të na shohin sytë e çfarë

nuk do të na dëgjojnë veshët në

hapësirën kohore nga zgjedhja e

Presidentit të ri deri në zgjedhjet

parlamentare të vitit 2013!

Përshtypja është se jo të paktë në

numër do të jenë mjaft politikanë

të të gjitha ngjyrave, të cilët, nga

bregu, do të kundrojnë spektaklin

që ka nisur të shpaloset para tyre.

Do ta kundrojnë, veçse jo thjesht

për t’u zbavitur duke vënë baste

si shumëkush tjetër. Jo, përkundrazi,

do ta kundrojnë për të bërë

llogaritë e tyre se kush do të dalë

fitimtar, e majta apo e djathta,

para se të hidhen edhe ata në det

për t’u kacavjerrë, kush e kush më

parë, në anijen e fi timtarit. Me sa

duket, nga kjo garë askush nuk do

të dalë pa u lagur: as e majta e as

e djathta. Po kush do të laget më

shumë, e majta opozitare apo e

djathta qeveritare? Askush nuk

mund ta parashikojë me saktësi,

sepse, në këtë kohë krize, gjithçka

mund të ndodhë, aq më tepër

që në Shqipëri rregullat e lojës

rrallëherë respektohen. Po kush

dreqin e ka fajin për këtë? Nuk

e merrni dot me mend? E kush

mund ta ketë tjetër fajin përveçse

pleshtit? “Përveç pleshtit? Po

talleni, zoti Tupja”, – mund të

hidhet e të më thotë, i zhgënjyer,

lexuesi i vëmendshëm e i paanshëm

i kësaj rubrike javore gati

dhjetëvjeçare. Jo, nuk po tallem:

pleshti është futur në jorganin

tonë të përbashkët “made in Albania”

dhe, siç po shihet qartas,

dikush kërkon ta djegë këtë jorgan

për ta hequr qafe pleshtin.

Dhe ky dikush është e majta

shqiptare, e cila, në kundërshtim

me këshillat e rekomandimet e

ndërkombëtarëve për konsensus

dypalësh politik në plotësimin e

kushteve për marrjen e statusit

të kandidatit për t’u anëtarësuar

në BE, ka vendosur të bëjë çmos

që e djathta, pra, qeveria e dalë

prej saj, të dështojë në përpjekjet

e veta për ta kapur pleshtin e për

ta fl akur jashtë jorganit, pra, për

Hop...hapi tjetër?

Bekim Rexhepi

Tashmë nuk është e pa kuptueshme

se Qeveria e Kosovës totalisht

është e varur nga instanca të

tjera faktike, ajo po i nënshtrohet

gjithnjë e më shumë presionit të

faktorëve të jashtëm, dhe pak po

interesohet të mbivendoset në

faktorin e brendshëm.

Tentativa për ta reduktuar

sovranitetin e shtetit nga qeveria

janë provuar disa herë, jo në

mënyrë të vetëdijshme, me akte

politike, por më skandalozi mbetet

akti i zëvendësimit të republikës

me fusnotë.

Qeveria do të duhej qe nga shpallja

e pavarësisë dhe sovranitetit

të vendit, të ndërgjegjësohej moralisht,

dhe jo të bije moralisht, siç

ka ndodhur të dorëzohej para presioneve

dhe veseve të saja egoiste.

Janë treguar të parezistueshme në

të gjitha iniciativat për të rritur sovranitetin

në favor të shtetit.

Madje kjo qeveri duke mbet e

paaftë në shumë aspekte, përballë

FAMILJA MCMANUS,

Për vdekjen e punëtorit

britanik të ndërtimtarisë,

Chris McManus, i cili u vra

së bashku me një peng nga

Italia nga ana e militantëve

në Nigeri, para se të fillojë

operacioni i kryesuar nga

Britania për shpëtimin e tyre.

shumë problemeve qe i parashtron

realiteti ekzistues në vend,

ka zgjedhur të sakrifikoj sovranitetin

e shtetit dhe jo pushtetin

e vet. Përkatësisht duke mos u

përballë me zgjidhjen e problemeve

ekonomike qe janë më

kruciale në vend, qeveria më parë

po zgjedhë të përballet me lehtë

duke bërë koncesione në dëm të

shtetit dhe ne dobi të pushtetit të

saj. Të sqarojmë, se janë bërë ligje,

por akoma vazhdojmë të jemi të

nënshtruar nga padrejtësia qeverisëse,

madje kjo qeveri nuk kontrollohet

dhe për më keq është

bërë e pakontrollueshme.

Shoqëria duhet reagoi ndaj pakontrollit

të qeverisë, e cila nga

egoizmi i saj ka shfaqur edhe grindjet

qe i ndajnë politikisht aspiratat

për interesin e vërtet të vendit.

Po të mos ishte aspirata dhe interesi

për vendin nuk do të kishim

një shoqëri racionale dhe mbase

nuk do të kishim sepse dikush do

të duhej të qeverisë. Kjo kurdisje

politike nga faktorë të jashtëm dhe

Dëgjuam klithma,

të shtëna, njerëz

duke klithur ‘Fshihuni

dhe qëndroni të shtrirë’.

GREGORY BRANT,

I cili ishte në dhomën e

pritjes, kur një person

i armatosur hapi zjarr

në spitalin e psikiatrisë

në Universitetin e

Pittsburghut.

Beteja e pleshtit

nga një qeveri e papërgjegjshme

i shkakto të këqijat e mundshme

shoqërisë, dhe çdo angazhim

që çon në një reflektim rreth

mundësisë për të krijuar shtetin

e të drejtës dhe të ligjit duket një

aventurë fi ktive. Shoqëria shqiptare

duhet të sfi dohet nga vetja e

saj, në mënyrë që të mos lejohet

aventura politike në kurriz të saj

siç po ndodhë deri më tani.

Qeveria e Kosovës sikur është

përpuqur të trajtojë shumë probleme

në sferën e dialogut teknik

me Serbinë. E në fakt po të ishte

në të vërtetë një trajtim i tillë teknik

i bisedimeve apo të dialogut

teknik, ne në këtë dialog mbase

do të kishim përfaqësues-ekspert

të fushës teknike! Ndonëse, ka

ndodhur e kundërta qe në këtë

dialog të ashtuquajtur teknik

kemi pasur vetëm përfaqësues të

politikës. Pra, justifi kimi për dialog

teknik me Serbinë, ishte më shumë

hedhje e një pluhuri të dendur

para qytetarëve të Kosovës.

Tani kur kemi disa marrëveshje

ta hequr qafe atë pa e djegur këtë

të fundit. Situata shfaqet edhe

komike, edhe tragjike: Ndërsa

pleshti vazhdon të jetë brenda

jorganit, e majta dhe e djathta

luftojnë në detin e stuhishëm të

politikës, ndërkohë që jorgani po

rëndohet nga lagështia e rrezikon

të fundoset me gjithë pleshtin.

Por pleshti di të kërcejë e mund

të futet në njërën prej dy anijeve.

Nëse ai shkon e strehohet në

anijen e së majtës, kjo do të bëjë

të pamundurën për t’i vënë atij

zile në mënyrë që faji t’i vishet së

djathtës për mbytjen e jorganit.

Nëse ai strehohet në anijen e së

djathtës, kjo mund ta kapë atë,

por a ia vlen ta shpëtosh jorganin

prej pleshtit duke e lënë të

fundoset? Edhe sikur e djathta

të arrijë – meqenëse është në

“teknike” dhe jo me pak se një

marrëveshje fare politike, ku Kosova

do të përfaqësohet në disa

nisma ndërkombëtare me një

fusnotë (që në kuptimin politik

është një reduktim i shtetësisë dhe

asgjë më tepër). Pak kujt në Kosovë

do t’i interesonte trilli politik

i qeverisë Thaçi, se koncesioni politik

ishte i domosdoshëm dhe se

humbja e republikës me marrjen e

fusnotës, kinse ka shpëtuar vendin

nga izolimi.

Po në ç’izolim ka qenë Republika

e Kosovës?... A ishte në të

vërtetë ky izolim i Serbisë nga përfaqësimi

i Republikës së Kosovës

dhe në anën tjetër sa e izolonte

Serbin, pjesëmarrja e Kosova në

këto përfaqësime rajonale?

Kjo e fundit duket se e ka

shqetësuar mjaftë Serbinë dhe mu

për këtë ajo është angazhuar tej

mase qe të ndërkombëtarizoi këtë

shqetësim, dhe pa shmangshëm

se këtë problem politik e futi në

agjendë, në dialogun teknik me

Kosovën.

Është turp qe ky dialog me

Serbin të quhet akoma si dialog

teknik, kur në të shumtën e

rasteve ka zhvillime politike, e

përderisa qëndron kryeneç turpi

Ne e shohim vetën si

hartues të rrëfi mit

për të drejtat e njeriut.

JASON RUSSELL,

Bashkëthemelues i

organizatës Invisible

Children, një grup i

aktivistëve, që krijoi

xhirimin "KONY 2012",

për Joseph Konyn dhe

Armatën e Rezistencës së

Zotit në Ugandë. Që nga

postimi i videos javën e

kaluar, ajo është shikuar 50

milionë herë.

pushtet – ta nxjerrë jorganin nga

fundi i detit, e majta do të presë

që ai të thahet, pastaj do të manovrojë

në njëfarë mënyre dhe do

t’ia mbushë mendjen pleshtit të

futet atje dhe kështu gjithçka do

të nisë nga e para, sepse ajo do

të bëjë çmos, pavarësisht këshillave

e rekomandimeve të ndërkombëtarëve,

që t’i vërë flakën

jorganit për të djegur pleshtin,

por duke e organizuar gjithçka në

mënyrë që jorgani të digjet e pleshti

të shpëtojë gjallë për t’u futur

sërish në jorganin e ri që mund të

qepë e djathta. Sidoqoftë, edhe

në rastin më të keq, d.m.th. sikur

pleshti të digjet bashkë me jorganin

e vjetër, e majta shqiptare, falë

përvojës së saj shtatëdhjetëvjeçare,

do ta zëvendësojë pleshtin e

djegur me ndonjë tartabiqe apo

morr kamikaz të devotshëm për

të përmbushur misionin e saj historik

e histerik si jorgandjegëse.

(Panorama)

i një qeverie që vazhdon ta mbaj

ne diskursin e saj si dialog teknik,

më qëllim qe të mos ketë reagime

të forta politike në vend, me çfarë

do të mund të rrezikohej pushteti

i saj përfundimisht.

Fatkeqësisht kështu siç po ecën

do të jemi dëshmitar qe edhe i

një koncesion të ri, për veriun e

Kosovës që pritet të ndodhë nga

kjo qeveri, e cila nuk po tregohet

e vendosur qe të mos ketë të tjera

plan për veriun, nga ai plani

aktual i Ahtisarit. Çfarëdo plani

i ri dhe tjetër për veriun jashtë

planit të Ahtisarit, do të ishte një

fatalitet politik për Kosovën, pasi

që qeveria e Kosovës ka akumuluar

mjaftë kohë dhe hapësirë të

disfavorshme dhe kjo assesi nuk

i përgjigjet klauzolës së një kontrate

me qytetaret e saj, qe vendi

të funksionoi me gjysmë legjislacione

dhe institucione.

Të saktësojmë se çfarëdo implikimi

politik, i justifi kuar si deri më

tani dhe jashtë planit të Ahtisarit

për veriun e Kosovës do ta shpartallonte

qëndrueshmërinë politike

në vend dhe do ta qonte vendin

në një krizë politike e cila vështirë

se do të mund të menaxhohej pa

humbje më të thella...

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!