30.04.2013 Views

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

11 ARBËRI

KARRIERA PRILL 2012

Shkëlqimi i

Shqiptarët, kur duan ti rikthehen

historisë së tyre, tradicionalisht

mbështeten në dy pika në linjen

historike. Në atë antike, ku në

gadishullin Ballkanik mbizotronin

fiset e lashta Ilire, të cilët

shqiptarët identifikojnë lineazhin

e tyre dhe së dyti mesjeten

heroike të princit dhe

udhëheqësit të tyre legjendar

Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Këto dy pika çdo shqiptar i njeh,

por janë të pakët ata që njohin

zanafillen e shtetit të parë

shqiptarë, ai i Principatës së

Arbërit.

Principata e Arbërit filloj ngjizjen

e saj në shekullin e XI – XII pas

Krishtit. Kohë kur përplasjet

midis Normanëve të Italisë dhe

Perandorisë Bizantine ishin në

kulmin e tyre. Fiset shqiptare

përsëri u gjenden ne mesin e

luftave për shkak të pozitës

gjeografike. Arbërit u bënë një

faktor i rëndësishëm dhe një

mburojë për Bizantin. Bizanti u

mundua ti mbante në anën të

titujve dhe ofiçeve në ushtrinë

dhe politikën bizantine. Që nga

fillimi i shekullit të XI fillojnë të

përmenden emra të familjeve të

mëdha të arbërit. Familje si

Skurra, Arianiti, Muzaka, Topia,

Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti,

Kamona, familje këto që

mbajten tituj të lartë në

perandorinë bizantine.

Në shekullin e XII perandori i

bizantit Manueli I Komneni, u

dha shumë fisnikëve arbër titullin

e sebasit, një nga titujt më të lartë

në perandorinë bizantine.

Manueli i përdori fisnikët e

Arbërisë për luftërat që zhvilloj

në Itali dhe sidomos në ballkan

kundër serbëve të Rashës.

Fisnikët i shfrytëzuan më

shpejtësi dhe efektshmëri titujt

e fituara nga perandoria dhe e

përhapën pushtetin e tyre

kryesisht në shqipërinë qendrore,

zonë kjo shumë e rëndësishme

Që nga fillimi i

shekullit të XI

fillojnë të

përmenden emra të

familjeve të mëdha

të arbërit. Familje

si Skurra, Arianiti,

Muzaka, Topia,

Meksha, Jonima,

Pliti, Blinishti,

Kamona, familje

këto që mbajten

tituj të lartë në

perandorinë

bizantine.

ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Në gjysmen e dytë të shekullit

të XII u përqëndrua pushteti në

tokat e arbërit. Në vitin 1166

përmendet në dokumentet e

bizantit përmendet një prior

Arbanensis (Princ i Arbërit).

Bashkë me disa klerikë të lartë,

ky princ mori pjesë në përurimin

e kishës së re të Shën Trifonit

në Kotorr. Në ktë ceremoni

merrte pjesë edhe ‘Doka dhe

komandanti’ për Dalmacinë,

Dioklenë dhe Arbërinë, Isaku.

Kjo tregonte se princi i Arbërit,

Andrea, e njihte ende formalisht

sovranitetin që kishte bizanti në

tokat e Arbërisë. Megjithatë në

këtë kohë sovraniteti i arbërit

ishte rritur shumë, gjë që duket

në lëshimet që bënte Manueli I

Komneni për kryeqendrën e

Arbërisë, Krujën. Manueli I

ishte tolerant ndaj fesë dhe

praktikimit të saj dhe për shkak

të mardhënieve të mira që

vendosi me Papatin, praktikimi i

fesë katolike njohu një përhapje

të madhe jo vetëm në Arbërinë

veriore por edhe në atë

qëndrore.

Me procesin e feudalizimit të

perandorisë Bizantine dhe me

dobësimin e pushtetit qendrorë

dhe decentralizimin e tij, në

fundin e shekullit XII u duk çartë

se në trevat po krijohej një

strukturë me tipare shtetërore në

trevat e Arbërit dhe zanafilla e

një dinastie vendase filloj të

lulëzojë. Titulli Princ (principes)

iu dha nga Papa Inocenti III një

fisniku arbëror të quajtur Dhititër

Principatës

së Arbërit

në vitin 1208, strukturë e quajtur

në historiografi si “Principata e

Arbërit”.

Rënia e dinastisë së

Komnenëve dhe ardhja në fron

e dinastisë së dobët të

Engjëllorëve, trevat e Arbërit

fituan tiparet e një shteti të

pavarur. Themeluesi i këtij shteti

të ri ishte Progoni ( 1190 – 1198),

pushteti i te cilit u pasua nga të

bijtë e tij, Gjini (1198 – 1206) dhe

Dhimitri (1206 – 1216). Nuk ka

dokument të kohës që të tregojë

se cilit fis të Arbërit i përkiste

kjo familje. Një mundësi e

madhe që sundimtarët e arbërit

në kapërcim nga shekulli i XII

në atë të XIII i përkisnin fisit të

Skurrajve nga Malësia e Tiranës.

Ky emër ndeshet ende në

toponimet në ato zona. Kjo

familje gjendet në shumë

dokumenta të kohës dhe njihet

si një nga familjet më të

rëndësishme të kohës. Për

poziten e lartë të kësaj familje

është mbishkruar edhe në varrin

e sebastit Mihal Skurra në kishën

e Shën Marisë së Brrarit e vitit

1201, apo edhe ajo e fisnikut

tjetër po nga kjo familje, Anton

Skurrës me vendodhje në kishën

e Shën Ndout në Lezhë.

Princërite Arbërit, përveç

posteve të larta që iu dhanë nga

Perandoria Bizantine, ata u

lidhen edhe në krushqi me

familje të larta në perandori,

madje edhe vetë nga familja e

perandorit. Princesha komnena

ishte vetëm 11 vjeç kur ju dha

në martesë princit të Arbërit aty

nga viti 1202. Martesa e e

Dhimitrit të Arbërit me

princeshën Komnena, kishte si

synim edhe normalizimin e

mardhënieve me Krajlin e

Serbisë Stefan Nemanjën, i cili

kishte arritur të pushtonte mjaft

toka në Kosovë dhe në Diokle

(Gentë). Nemanja vazhdoj

pushtimin e tokave deri në

thellësi të Arbërit, duke marrë

kështu edhe treven e Pultit

(malësi kjo që shtrihej në dy anët

e lumit Drin), që ishte pjesë e

principatës së Arbërit. Pas

lidhjes familjare me Njemanët e

Serbisë, Principata e Arbërit e

ruajti shtrirjen e saj në Drin dhe

Shkumbin, ku përfshiheshin,

Lezha, Ohri, Durrësi dhe Dibra.

Shtrirja më e madhe që njohu kjo

principatë ishte nën sundimin e

Dhimitrit. Dhimitri në një traktat

paqeje që nënshkroj me

republiken e Razusës përmende

familje të tjera arbnore si

Jonimet, Plitët, Shtëpanët etj. Ku

i quante këta (homines mei)

njerëzit e mi. Dhimitri kishte

tendenca perendimore, kjo

tregohetqartë në ndërrimin e fesë

Edhe pse Shteti i

Arbërit nuk ishte

jetë gjatë dhe

territorin e kishte

të kufizuar, luajti

një rol të

rëndësishëm në

formulimin e

historisë të

Ballkanit. Ishte

nga gjiri i kësaj

principate nga ku

dolën Kastriotët

dhe Dukagjinasit.

së tij nga ortodokse në atë

katolikenë 1208, gje që e afroj

më shumë me Papën e Romës.

Edhe pse principatat

perendimore patën një ndikim të

fortë në kulturën e principatës

arbërore, tradita e lënë nga

bizantinët ishte ende e fortë.

Vetë Dhimitri preferonte të

përdorte tituj bizantinë si psh

megas arnhond ( kryezot), si

edhe fisnikët e tjrë përdornin tituj

si sebast ose protosebast.

Kryeqendra e Principatës së

Arbërit ishte Kruja, kishte dhe

dalje në det në Bisht të Pallës,

qendra ekonomike më e

rëndësishme e principatës

ndodhej në Nderfandia, në

Mirditën e sotme.

Edhe pse Shteti i Arbërit nuk

ishte jetë gjatë dhe territorin e

kishte të kufizuar, luajti një rol të

rëndësishëm në formulimin e

historisë të Ballkanit. Ishte nga

gjiri i kësaj principate nga ku

dolën Kastriotët dhe

Dukagjinasit. Ishte kjo principata

që bëri të mundur formimin e një

identiteti të përbashkët shqiptarë.

Kelvin Nikolli

stident i vitit te III

Shkenca Komunikimi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!