30.04.2013 Views

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KARRIERA 13 KULTURË

PRILL 2012

Whitney Houston, “vajza e artë” e

industrisë së muzikës kulture

Whitney Houston lindi më 9

Gusht të vitit 1963 në Amerikë.

Karriera e saj nisi në moshën

11 vjeçare në korrin e një kishe

të New Jersey. Më pas filloi të

këndonte së bashku me të ëmën

në klube derisa një mbrëmje e

dëgjoi drejtori i studios

diskografike Arista Rekords

nga ku filloi ëndërra të bëhej

realitet. Karriera e saj ka qënë

nga më brilantet në histori,

madje në rrethin e ngushtë të

industrisë së muzikës ajo quhej

ndryshe “vajza e artë”. Kishte

gjithçka që një artist mund të

ëndërronte, zërin e përsosur,

imazhin, famën, paratë.

Në vitin 1992 ajo u martua me

këngëtarin Bobby Brown dhe

lindi një vajzë, Bobby Kristina

Houston Brown. Për këtë

zgjedhje të Whitney asnjë nga

familjarët apo të shoqërisë së

saj të ngushtë nuk ishte dakord

për shkak se B.Brown ishte i

njohur për shumë probleme

ligjore. Të dy kishin një

marrëdhënie të trazuar, disa prej

të cilave u dokumentuan në

realiti show “Të Bobi Braun”.

Houston fajësonte për

problemet e martesës të shoqin,

i cili u akuzua për dhunë në

familje në vitin 1993 por dhe e

gjithë bota fajësonte Bobi

Brawn për transformimin e

këngëtares dhe shkatërrimin

ekonomik të saj. Varësia e saj

ndaj drogës u bënë ushqim për

faqet e para të revistave që

publikonin vazhdimisht rrënimin

e mbretëreshës sw pop-it. Çifti

u divorcua në vitin 2007 por jeta

e saj tashmë kishte marrë një

tjetër drejtim. Pas disa

përpjekjesh në qendra rehabilitimi

për t’i shpëtuar varësisë

nga droga dhe alkoli, ajo nuk

arriti t’ja dilte dot mbanë. Në

11 shkurt 2012 Whitney Houston

u nda nga jeta duke lënë pas

një thesar për muzikën

botërore. Artistja që fitonte me

lehtwsi çmimet globale. Në

vitin 2009 ajo u shpall nga Libri

Gines si këngëtarja femër më

me shumë çmime në të gjitha

kohërat. Në 415 çmime të

marra gjithsej ajo ka 2 Emmy,

6 Grammy, 30 Billboard Music

Awards dhe 22 American Music

Awards. Ajo realizoi gjithësej

7 cd të përpunuara në studio, 3

sound track dhe nga suksesi i

jashtëzakonshëm i të gjithave u

kthyen në Platin, Flori, dhe në

Diamantë duke shitur mbi 170

milion disqe, cd single dhe

videoklipe.

W.Houston ishte këngëtarja e

vetme që arriti për 7 herë rresht

në majat e Billboard 100 me

këngët “Saving All My Love

for You”, “How Will I Know”,

“Greatest Love of All”, “I

Wanna Dance with Somebody

(who Loves Me)”, “Didn’t We

Almost Have It All”, “So Emo-

Whitney Houston në koncert

tional” dhe “Where Do Broken

Hearts Go”.

Albumi me titull Whitney Houston

i cili doli në treg në vitin 1986

u vlerësua si albumi më i mirë

për atë vit dhe revista Rolling

Stone e renditi atë në vëndin e

254 ndër 500 albumet më të

mira të të gjitha kohërave.

Albumi i dytë me titull Whitney

(1987) albumi i parë për një

këngëtare femër që mbërriti në

vend të parë të klasifikimeve

Whitney Houston

Billboard 200 që javën e parë

të daljes në treg.

Në vitin 1992 luajti në filmin

“The Bodygard” dhe kolona

zanore e këtij filmi. Në ’94 u

shpall Albumi i vitit në Cmimet

Grammy. CD single e saj e parë

me titullin “I Will Always Love

You” ishte albumi më i shitur

në historinë e muzikës. Albumi

shiti mbi 1milion kopje brënda

1jave. Ajo vazhdoi të luante në

filma dhe të këndonte kolonat

zanore të tyre si p.sh:

“Waiting to exhale” dhe

“The Preacher’s Wife”.

Tre vjet pas daljes së albumit

të saj të katërt “My love is your

love” në vitin 1998, ajo rinovoi

kontratën me studion diskografike

Arista Rekords dhe në

vitin 2002 në treg del albumi i

pestë “Just Whitney” dhe një

album Krishlindjesh “One

wish”. Në vitin 2003 del albumi

i saj i gjashtë me titull “The holiday”

ndërkohë që albumi i

fundit i saj “I look to you” doli

në vitin 2009.

Whitney Houston sapo kishte

përfunduar xhirimet e filmit më

të ri “Sparlke” ndërkohë pritej

që ky të ishte rikthimi i saj i

madh. Premiera e këtij filmi

pritet të zhvillohet në gusht të

2012 dhe Whitney nuk do të jetë

aty për të shijuar edhe një herë

duartrokitjet e publikut i cili

kishte vite që priste një lëvizje

në karrierën e saj. Megjithatë,

në kujtesën tonë do kemi

gjithmonë atë zë të mahnitshëm

dhe ëngjëllor që i buronte nga

shpirti.

Nuk është e lehtë të shkruash

për të gjitha arritjet e saj, koha i

ka treguar ato. Ajo dhe shumë

artistë të tjerë të mëdhenj të

botës, janë një frymëzim i madh

për artistët e rinj që ëndërrojnë

të ecin në hapat e tyre. Më pas

ato kthehen në një mësim se si

“të jetosh në një ëndërr të

bukur” mund të shuhet kaq

lehtë.

Era Rusi

Studente e vitit te III

Shkenca komunikimi

“JETA” E FILOZOFISË NË SHEKUJ

Të jesh mik i dijes do të thotë

që gjithmonë të arsyetosh në

mënyrë të drejtë. Do të thotë

të shikosh përtej sfondit, do të

thotë gjithashtu të mendosh në

mënyrë skeptike. Gjithë këtë

gamë të përmendur ta bën të

mundur ajo që quhet filozofi.

Asnjëherë më parë nuk ish

zbuluar një shkencë e tillë, kaq

e veshtirë dhe kaq e bukur

njëkohësisht. Ajo ka forcën e

imagjinates, fuqinë e arsyes dhe

thjeshtësinë e ndjenjës. Njerëzit

që lexojnë filozofinë,

dashurojnë më bukur se të

tjerët, kanë një këndvështrim

tjetër mbi aktualitetin dhe nuk

gjykojnë me shkurtpamësi.

Filozofia ka kaluar nëpër

periudha të errëta dhe të

ndritura, ashtu siç është historia,

apo edhe ndonjë shkencë tjetër.

Kishim filozofinë antike greke,

me një mendim të fuqishëm që

u bë baza e mendimit dhe

esenca e çdo filozofi në

vazhdim. Më pas kishim

filozofinë kishtarë, e cila kishte

dhe ruante dhe doktrinat e fesë,

filozofine ne mesjete ku

perfaqesuesi kryesor i kësaj

periudhe ishte Thoma Akuini ,

me “5 provat e ekzistencës së

zotit” dhe kjo një periudhë me

debatet e veta, por që në të

vërtetë ia ka vlejtur, përderisa

shumë shkolla e studiojnë të

sipërpërmendurin. Për më

shumë, ndryshe nga ç’ishte

bërë deri në atë periudhë,

Akuini solli një risi në fiozofi,

sepse ai realizoi një gërshetim

të vlefshëm të fesë me

filozofinë jo teologjike, dhe arriti

të krijonte një bashkëjetesë

simbiotike të tyre për një

periudhë të konsiderueshme.

Më vonë vijmë me disa rryma

të reja ku ja vlen të përmendet

periudha e rilindjes, ku bashkë

me shndërrime artistike dhe

zbulime të reja, u bë i mundur

dhe rizbulimi i dinjitetit të njeriut

dhe futja e tij në një univers të

pafund për të mos e lenë atë të

kufizuar në caqet e një bote të

mbyllyr...

Ja vlejnë padyshim të

përmenden edhe ato periudha

të cilat kanë lenë gjurmë të thella

në historinë e filozofisë ndër

shekuj, ato emra filozofësh të

cilet dëshiruan ti risillnin dritën

arsyes së njerëzimit, ta

shndërronin atë e ta rindërtonin

mbi një terren të sigurtë e një

çati te fortë. Besoj se është

mëse e kuptueshme që i

referohem një emri mjaft të

madh: “Dekarti”! Prej tij dhe

Spinozës, merr padyshim jetë

shekulli i 16-17. Por historia

s’është gjithnjë e ndritur,

periudhë mjaft e veshtirë për

kombet në përgjithësi ka qenë

shekulli i 18-të i karakterizuar

nga konflikte në europë, ndaj

dhe terreni ku u zhvillua filozofia

s’ka qenë fortë i

lehtë.Mgjthëse, kjo s’ishte një

arsye e mjaftueshme për të

penguar mendjet e filozofëve të

cilët e gjejnë gjithmonë terrenin

e tyre. Ato propagandonin

pafund që përvoja njerëzore

mund te çojë drejtë njohjes.

“Guxo njeri, guxo, të njohësh

thelbin tënd”- është e kotë të

zgjatem me fjalë të tepërta për

të analizuar një shenjë të tillë

që u bë parullë e iluminizmit.

Kjo tregon më së miri rëndesinë

e filozofisë dhe ndikimin e saj

madhor në shoqerinë njerëzore.

Megjithatë, po të udhetojmë në

kohë do ndeshemi më shumë

emra filozofesh, por unë do

ndaloja të Niçe që trumbetoi

filozofinë atëistë me veprat

“Antikrishti” dhe “Kështu foli

Zarathustra”.

Filozofia ka kaluar nëpër një

rrjedhe pa kthim, derisa vimë

tek pozitivizmi logjik, apo rryma

të reja që po përpilohen nëpër

studiot e filozofëve, si forma të

reja mendimi në vazhdim. Asgjë

nuk është më si më parë, por

duhet pranuar që baza e gjithë

këtyre filozofive që kanë sjellë

dhe po sjellin forma të reja

mendimi është dhe do mbetet

filozofia antike greke. Dhe kjo

për faktin e thjeshtë se

ndërkohë në çdo shkrim

përmendet qoftë edhe një herë

të vetme kjo lloj filozofie.

Ndoshta qe dhurate e zotave

kjo lloj shkence për grekët, pasi

ata e hodhen në një pjesë toke

të bekuar dhe e zhvilluan aty me

Arsistotelin, Platonin, apo

Sokratin. Ah sikur të kishim dhe

neve shqiptarët një filozofi të

tillë! Filozofia ndryshon njerëzit,

i bën ata të ndjehen vital, i bën

të ndjehen të gatshëm dhe të

vullnetshëm, por jo si në rastin

e Hitlerit, që keqinterpretoi

filozofinë e Niçes. Te tillë raste

janë ekstreme, këta njerëz janë

të çmendur dhe nuk kuptojnë se

çdo të thotë filozofi. Sepse ajo

është më tepër se kaq, ajo është

vetë jeta, ajo është forma më e

shkëlqyer dhe më e lartë e

kullimit të shpirtit. Gjithsekush

është pak filozof, në mënyrën

e tij dhe të gjithë kemi filozofitë

tona të jetesës!

Erjon Braja

Student i vitit të III

Shkenca komunikimi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!