30.04.2013 Views

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KARRIERA 9 PROFIL

PRILL 2012

Fjala e Ambasadorit të OSBE, Eugen Volfarth

Problemet që vijnë nga

liria zgjidhen me liri

Eugen Volfarth

Media konsiderohet si pushteti

i katërt në demokracitë

moderne. Ajo funksionon si

“qen roje” për të mirën e

publikut përkundrejt legjislativit,

ekzekutivit dhe gjyqësorit. Media

e shkruar dhe elektronike,

si dhe interneti, shihen si burime

të mundshme informacioni

mundësisht të vërtetë, faktik, të

saktë dhe të paanshëm. Në

demokracitë kushtetuese ende

në tranzicion, roli i medias merr

një rëndësi edhe më të madhe,

pasi gazetat, radiot dhe

televizionet duhet të shërbejnë

edhe si edukues të publikut.

Nëpërmjet masmedias,

qytetarët mësojnë jo vetëm se

si funksionojnë mekanizmat

qeveritarë por edhe se çfarë

pushteti kanë ata si zgjedhës

dhe taksapagues për të ndikuar

në mënyrën sesi qeverisen. Ajo

çfarë masmedia raporton mund

të ketë rëndësi dytësore në

krahasim me mënyrën sesi

raportohet. Media duhet të jetë

e lirë nga çdo ndërhyrje politike

apo ekonomike për të informuar

publikun.

Gazetarët dhe redaktorët kanë

për detyrë të jenë besnikë ndaj

përgjegjësive të tyre profesionale,

duke respektuar rreptësisht

parimet e saktësisë,

objektivitetit dhe korrektesës

kohore. Dikush mund të

justifikohet me mendimin se

zhvillimi i shpejtë i informacionit

dhe teknologjisë së komunikimit

ndihmon në shpërndarjen e

informacionit te një audiencë

edhe më të gjerë. Ne tani

ndodhemi në një udhëkryq, ku

përparimet teknologjike po

përdoren për të shkelur parimet

bazë të etikës së medias,

përfshirë edhe parimin e

shenjtërisë së jetës private. Një

shembull është hetimi ende në

proçes në Mbretërinë e

Bashkuar të gazetës tashmë jo

më në qarkullim, News of the

World, vetëm se lejoi dhe

inkurajoi gazetarët e vet të

përgjonin biseda private në

celular. Imazhi i profesionit të

gazetarisë është dëmtuar mjaft

rëndë si pasojë e praktikës të

quajtur zakonisht “përgjim

telefonash”.

Zhvillimet e ditëve moderne në

teknologjinë e informatikës dhe

komunikimit përbëjnë një rrezik

të madh për të drejtat e individit

për t’u informuar duke

përdorur mjetet e masmedias.

Spamet ose emailet e

padëshiruara, janë një tjetër

formë rreziku. Lehtësia dhe

kostoja e ulët e përdorimit të

internetit si një platformë

informimi ka lejuar përhapjen e

të gjithë llojeve të informacionit

në Internet. Ndërsa një pjesë e

mirë e informacionit të

disponueshëm i ndihmon

njerëzit të zgjerojnë horizontet

e dijeve të tyre, ka raste kur

informacioni nuk është

shkencor apo i saktë. Kjo është

një arsye tjetër për të cilën si

konsumatorë të lajmeve ne

kemi nevojë më shumë se kurrë

për një media të lirë, të pavarur

dhe gjithashtu të përgjegjshme,

jo vetëm që të na informojë, por

edhe që të na ndihmojë të

dallojmë të drejtën nga e

gabuara.

Gazetarët duhet të jenë të

çliruar nga frika dhe nga

lakmia. Dikush mund ta kuptojë

heshtjen e një gazetari që heton

korrupsionin, nëse ai gazetar

vihet nën presion apo

kërcënohet nga punëdhënësi i

tij apo nga persona që kanë

biznese me ndikim apo pozita

politike. Është detyrë e shtetit

të përgatisë dhe të krijojë

kushtet që media të raportojë

lirisht, përfshirë edhe sigurimin

që kontratat e duhura të

punësimit do të zbatohen nga

pronarët e mediave. Shteti nuk

duhet të përpiqet që të rregullojë

përmbajtjen editoriale nën

maskën e rregullimit të biznesit,

pasi problemet që lindin nga liria

e medias mund të zgjidhen

vetëm përmes një lirie edhe më

të madhe të medias.

Prezenca e Shqipërisë ka

mbështetur median shqiptare

përmes asistencës institucionale

dhe praktike në nivele

të ndryshme, ashtu siç bëmë

kur iu bashkuam hartimit të

Kodit Etik të Medias, në vitin

2006. Shqyrtimi i fundit i

strategjisë së Qeverisë për

dixhitalizimin, mbështetja për

krijimin e organit vetërregullues

“Klubi i Medias Shqiptare”, si

edhe kontributi në diskutimin e

projektligjit për median e

transmetuar janë vetëm disa

shembuj të iniciativave që

Prezenca ka ndërmarrë gjatë

muajve të fundit. Prezenca e

OSBE-së do të vazhdojë të

kontribuojë për zhvillimin e medias

së lirë, të pavarur dhe të

përgjegjshme në Shqipëri për sa

kohë që të jetë e nevojshme.

Fjalët e huaja po “pushtojnë”

shqipen standarte

“Këto fjalë janë si viruset në

kompjuter që fillimisht futen

me rradhë në këtë të fundit

dhe se një ditë mblidhen aq

shumë saqë e nxjerrin jashtë

funksionit”

U deshën disa kongrese

drejtshkrimore për të përtcaktuar

formën standarte të

gjuhës shqipe. Por ky standartizim

ka disa vite që po

‘’sulmohet’’ nga fjalë të huaja.

Fjalë të ndryshme në gjuhën

angleze, fraceze, turke etj, po

gjejnë përdorim të gjerë në vend

dhe po modifikojnë standarten

e gjuhës sonë. Në këtë rast

përjashtojmë fjalët si kompjuter,

flash apo maus pasi mungojnë

emërtimet në gjuhën tonë. Por

ekziston një kategori fjalësh që

edhe pse kanë versionet në

gjuhën shqipe vazhdojnë të

përdoren në gjuhët përkatëse.

Ne sot jetojmë nën efektin e

globalizimit dhe nuk është

vetëm gjuha jonë që po

përballet me një situatë të tillë

pasi edhe shumë gjuhë të tjera

evropiane janë të përfshira nga

kjo vorbull fjalësh ‘’emigrante’’.

Por siç thotë një fjalë e urtë

“nëse do të shfarosësh një

komb, mjafton t’i sulmosh

gjuhën që flet’’. Dikush mund

të thotë se janë vetëm disa fjalë

që po përdoren në vend të

fjalëve shqipe dhe se nuk

përbëjnë ndonjë kërcënim siç

thotë fjala e urtë. Pra, përse

duhet të përdorim fjalë të huaja

përderisa ekzistojnë fjalë

përkatëse në gjuhën shqipe. Në

këtë vorbull fjalësh, siç e quajta

më sipër është infektuar dhe

përfshirë pa dashje dhe Media.

“Live” ose ‘’jemi këtu live’’ ka

disa vite që ka hyrë në modë

në mediat vizive gjatë

transmetimeve të stand up-eve

ose aktiviteteve të ndryshme. E

para, këtë fjalë ‘’live’’ vetëm

ajo pjesë e popullsisë që flet

sadopak anglisht e kupton se

cdo të thotë, ndërsa pjesa tjetër

e popullsisë që nuk di anglisht,

nuk ka sesi ta kuptojë këtë fjalë.

E dyta, përse duhet të përdoret

patjetër kjo fjalë përderisa

ekziston fjala përkatëse në

shqip që është: drejtpërdrejtë.

Pra, “jemi këtu drejtpërdrejtë

nga…..’’ po që ka kuptim. Por

edhe gjatë kronikave të

ndryshme ose më saktë gjatë

edicioneve informative media të

ndryshme po ‘’promovojnë’’ pa

dashje një shqipe të përzier.

“Policia ka sekuestruar njw

“shotgun”, ka rritje të

performancws së Policisë,

mazhoranca votoi…, bien

remitancat e emigran-twve,

kasti i aktorëve, filmi është

nominuar për festivalin e

…..,vranësirat do të gjenerojnë

shira etj., janw disa nga shumë

fjalë jo të përshtatshme dhe të

pakuptu-eshme për një pjesë të

mirë të audiencws. Këto janë

vetëm një pjesë e vogël e atyre

fjalëve që nuk e kanë vendin në

shqipen tonë dhe që media po i

pwrdor me dashje apo pa

dashje. Por duhet theksuar se

media i drejtohet një mase të

gjerë të papërcaktuar dhe

informacionin duhet ta japë

njësoj dhe të kuptueshëm për

të gjithë pasi dihet që niveli

kulturor dhe arsimor në popullsi

është i ndryshëm. Si shembull

për këtë gjë mund të marrim

‘’The NewYork Times ‘’

gazetën prestigjoze amerikane

tani së fundmi në formë

elektronike e cila në cdo artikull

ose lajm që kjo e fundit boton

ka një shkrim ose gjuhë që

kuptohet si nga një person që

ka arsim të ulët ashtu edhe nga

një person me arsim të lartë, pra

i kuptueshëm për të gjitha

nivelet arsimore. Edhe politika

nuk qëndron prapa përsa i

përket këtij fenomeni.

Kushtetuta e Republikës së

Shqipësirë, me një nen të

posacëm merr nën mbrojtje

trashëgiminë kulturore dhe

gjuhën kombëtare. Me pak

fjalë, pwrcakton qartë vlerën e

gjuhës sonë dhe si duhet të

mbrohet ajo. Por duket se ky

nen nuk është i njohur nga

politikanët tanë pasi vetë këto

të fundit janë të përfshirë nga

vorbulla e fjalëve të huaja.

Emërtime të tilla si “Ministrinë

e Inovacionit, Ministria e

Shanseve të Barabarta” apo

komisioni i ….. janë pak të

cuditshme për një shqipe të

pastër. Gjithashtu edhe në

deklarata për shtyp apo

komente të ndryshme vihet re

një mani e politikanëve tanë për

të përdorur sa më shumë fjalë

të huaja .

Pra, cfarë do të ndodhë në të

ardhmen me gjuhën tonë, një

ndër gjuhët më të vjetra në

Ballkan? A është për tu

shqetësuar që këto fjalë të huaja

një ditë mund të futen në fjalorin

e shqipes duke shuar fjalët e

kësaj të fundit? Dikush mund

të thotë se këto prurje fjalësh

janë të natyrës sipërfaqësore,

hyjnë dhe dalin së bashku me

modat e ndryshme dhe stilet e

paraqitjes mediatike, por fjalët

vetë nuk depërtojnë deri në

gjuhë. Natyrisht, që kjo nuk

është si moda e rrobave,

parfumeve apo syzeve etj, që

normalisht ndryshojnë me

kalimin e kohës. Por bëhet fjalë

për një nga vlerat themelore

identifikuese të një populli që

është gjuha dhe se këto fjalë të

reja mund të mbeten në një të

ardhme në fjalorin tonë. Pra, ky

fenomen duhet trajtuar ashtu

sic duhet nga gjuhëtarët tanë,

politika dhe mediat duke hapur

diskutime dhe debate të shumta

për të arritur në një plan veprimi

konkret.

Alket Skura

Student i Vitit të III

Shkenca Komunikimi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!