30.04.2013 Views

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KARRIERA 7 OPINION

PRILL 2012

Pesë vite të arta koreograf profesionist në Star Akademi

Vetëm 20 sekonda performancë në një shkollë kërcimi në Gjermani veçojnë dhe përcaktojnë fatin e Tan Bramës në botën e kërcimit

Tan Brama, kërcimtari dhe koreografi i mirënjohur i

rrymave break dance, hip-hop, i bërë i njohur falë

profesionalizmit në botën e spektaklit. Fitues i një sërë

çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, emër dhe figurë

e lakuar në mediat dhe spektaklet shqiptare. Pesë vite të

“arta”siç i quan vetë ai, koreograf në spektaklin “Star

Akademi”, ku producentia e njohur Zana Çela i besoi

proçesin e mësimdhënies për konkurentët, antarë jurie

në shumë spektakle të zhvilluara. Specializuar në një

master dy vjeçar në Gjermani ku vetëm 20 sekonda

performancë e sollën këtu ku është sot. Këto dhe shumë

të tjera detaje na i tregon vetë personazhi ynë në një

intervistë për gazetën “Karriera”.

Sa i hershëm është pasioni

juaj për kërcimin, gjithashtu

kur keni filluar të

angazhoheni dhe të bëheni

pjesë e tij?

Unë e kam filluar kërcimin që

në vitin 1994. Prologu nisi

nëpër diskotekat e kohës për

arsye se nuk ka pasur një

numër televizionesh si sot. Kur

e pashë që kërkesat ishin të

shumta, që do të thotë se, kur

kërcenim në disko të tjerët na

duartrokisnin dhe ky është një

lloj vlerësimi. Stërvitesha

vazhdimisht në shtëpi, më pas

krijova grupin e parë “The

Boys Of Snep”. Që atëherë

morëm një famë dhe u kthyem

në një grup kërcimi që rinia na

mbështeste. Të ardhurat

financiare të asaj kohe, ishin

zero. Pavarësisht kësaj ne

ishim të motivuar, me veshje të

sajuara dilnim nëpër festa ku

mblidheshin dhe të gjitha grupet

e tjera të Tiranës ku edhe ata

të rinj. Që këtu filluam të

njiheshim më shumë, por problem

ishte se nuk kishte shumë

televizione, i vetmi në atë kohë

ishte TVSH. Pas këtyre

tentativave thashë po e bëjmë

edhe një këngë. Ka qenë kënga

e parë e Street Boys, e

përkthyem në shqip atë këng,

më pas në mënyrë më

profesionale bëmë edhe 12

këngë të tjera. Në atë kohë

rivali ynë ishte një grup me

emrin Fan Kings, bënim sfida

si ato filmat që shohim sot Step

Up etj. Bënim Majkëllin, dikush

kërcente solo dikush me grupin

dhe çfarë fitonim?! Vetëm

gjëra simbolike, një shishe

shampanjë, një aparat por

përtej këtyre çmimeve ishte

kënaqësia që ne merrnim nga

vlerësimi. Disko Agimi ka qenë

dikur vendi ku kërcenim shumë,

aty filluam morëm dhe famën

e parë, më pas për herë të parë

dolëm në TVSH, me albumin

tonë, më pas dolën një sërë

televizionesh lokale që ishin plus

për ne.

Break Dance, hip-hop janë

rryma kërcimi të cilat në

vendin tonë nuk kanë qenë

shumë të njohura edhe për

vetë kohën. Aktualisht çfarë

aspironi ju ?

Unë si kërcimtar e kam nisur

me break danc. Së bashku me

grupin tim po shohnim Take

That grupin e njohur të kërcimit

në vitet 1994, aty më ra në dorë

një kasetë e tyre dhe u thoja

shokëve të mi: “S’ka mundësi,

kjo është bërë me kompjutër!

Po pra, thonin edhe ata.” Më

pas thashë pse mos ta provojmë

dhe ne një herë?! I ndiqnim

“Nxënës tani do të

shohim performancën e

një shokut tonë që ka

ardhur për herë të

parë, nga Shqipëria

dhe do kërcejë për ne”.

Më pas duartrokitje

dhe një emocion i pa

përshkrueshëm që më

përfshiu. I thashë

këngën që doja të

kërceja normalisht një

nga të Snep, fillova të

performoja në skenë

por vetëm për 20

sekonda, ku ai tha:”

rregullisht gjatë performancave

të tyre. Prej aty thashë, do e

mësoj këtë kërcim. Kështu nisa

rrugën për break dance dhe

vazhdova deri në vitin 1999. Kjo

është aspirata ime. Duke parë

hit paredin në TVSH dhe Take

That.

Ju keni bërë një master në

Gjermani, çfarë detajesh të

tjera mund të na thoni lidhur

me biografinë tuaj kualifikuese?

Specializimin e kam bërë në

vitin 2001 pasi ika në Greqi si

gjithë të tjerët për të jetuar atje.

Aty kishte shume kërcimtarë të

break dance, më pëlqenin si

performonin por nuk ishin

shumë të njohur. Si gjithë të

tjerët, shkova në vendin e

quajtur “plati” aty mblidheshin

emigrantët që kërkonin punë.

Fillova të kërceja. Dikush mu

afrua dhe tha “uauu…nga je ti”,

pas tabusë që ishte krijuar për

shqiptarët u detyrova të pohoja

se jam rus. Ai vazhdoi dhe tha,

“E kam një shok rus, nesër do

flasim me të”. Vazhdova të

kërceja aty, më pëlqyen shumë,

gjithçka që ndodhte aty ja thoja

një shokut tim që jetonte në

Gjermani, Ernest Duka

(STINE). Ai, si unë, ishte

larguar nga Shqipëria mbas

shkrirjes së grupit. Nesti më

tha:” Tan, lëre Greqinë dhe eja

në Gjermani!” Ashtu bëra,

shkova njëherë në Shqipëri ku

duhet të prisja shokun tim. Por

para se të vinte Nesti në TV

Klan organizohej një spektakël,

“Porta e Fatit”. Mora pjesë në

të, ku kishte edhe grupe të tjera,

aty morëm vendin e parë për

kërcimin Break Dance. E lashë

përsëri Shqipërinë dhe

udhëtova për në Gjermani. Aty

mu dha mundësia të takoja

idhujt e mi të cilët i kisha parë

vetëm në MTV. Nesti më çoi

në një palestër ku bënte edhe

specializimin ose masterin vetë,

nga ku më prezantoi shefin e

shkollës. E mbaj mend si tani,

kur shkova atje, të tjerët po

stërviteshin dhe Nesti i

drejtohet shefit dhe i thotë, “ky

është ai djali që të kam folur”,

ai?- tha ai. U drejtua nga salla

dhe foli: “Nxënës tani do të

shohim performancën e një

shokut tonë që ka ardhur për

herë të parë, nga Shqipëria dhe

do kërcejë për ne”. Më pas

duartrokitje dhe një emocion i

pa përshkrueshëm që më

përfshiu. I thashë këngën që

doja të kërceja normalisht një

nga të Snep, fillova të

performoja në skenë por vetëm

për 20 sekonda, ku ai tha:”Më

pëlqen shumë stili, mjafton”,

mu drejtua dhe më tha: “Ti do

qëndrosh këtu.”. Më pas, m’i

siguroi të gjitha edhe çështjen

e lejes së qëndrimit. Në vitin

2002, palestra kishte më shumë

nevojë për kërcimtarë meshkuj,

më hoqi të gjitha shpenzimet,

fitova bursë, por mund të

përdorja dhe palestrën kur të

doja. E gjitha kjo ishte ëndrra

ime, të cilën doja ta ktheja në

krijimtari, të mësoja të krijoja

lëvizjet, të hipja në skenë të

mësoja një fëmijë si të

kërcente, se si të ndërtoj një

koreografi për një videoklip dhe

shumë elementë të tjerë, të

cilët nuk do i kisha mësuar po

të rrija në Shqipëri.

Gjatë karrierës suaj a jeni

bërë pjesë e konkurseve për

kërcim break dance dhe hiphop,

qofshin ato kombëtare

apo ndërkombëtare dhe cilat

janë çmimet e fituara?

Kam marrë pjesë në Gjermani

në paso due për hip-hop me

shokun tim Nesti, ku aty kemi

marrë vendin e 7 në gjithë

vendin. Më pas shoku im Nesti

shkëputet nga Gjermania dhe i

futet botës së muzikës në

Shqipëri. Përsëri vazhdova me

një shokun tim gjerman dhe në

vitin 2003 morëm vendin e 5të

në 64 Duo, kurse Solo mora

vendin e 8-të, ku vlen të

përmëndet konkurenca e fortë.

Shkëputem nga Gjermania dhe

vij në Shqipëri, fill mbas ardhjes

mora pjesë në një spektakël që

zhvillohej në Top Channel,

“Polpozishën” quhej, nga ku

morëm vendin e parë nga të

gjitha grupet e tjera konkurente.

Kisha mbledhur disa djem të

rinj pasi grupi i parë u shpërbë.

Në një konkurs që zhvillohej në

Greqi morëm vendin e 7 në

gjithë Ballkanin.

Tanimë ju jeni profesionist,

përveç koreografive të

shumta me çfarë tjetër

merreni për momentin?

Unë jam i çmendur për

kërcimin, e bëj me gishta edhe

kur fle, ndërsa dita ime nis herët,

çohem dhe kërcej pak minuta

përpara pasqyrës. Zhvilloj një

sërë kursesh kërcimi për

fëmijë, këtë e bëj në tre

palestra këtu në Tiranë. Të

rregjistruar kam shumë fëmijë

të moshave të ndryshme të

cilëve u jap leksione mësimi hiphop

duke filluar nga ai më i

thjeshti dhe deri tek ai që

performojmë në skenë me

grupin. Por nuk mbaron me

kaq, shkoj dhe në Vlorë, jap dhe

aty kurse kërcimi në një shkollë

private njëherë në dy javë.

Bramatan vetëquheshit

dikur, a keni nostalgji t’i

riktheheni edhe njëherë këtij

emri?

Bramatan jo. Pse… sepse me

këtë emër bëra një këngë në

vitin 2004, “Bulevard” quhej, u

bë I njohur sepse realizuam

edhe një videoklip, kur filloi të

transmetohej, filluan të më

thërrisnin të gjithë “rramadan,

rramadan”, ore jo ashtu por

bramatan, emri im mbrapsht.

Kur një ditë më thërriti edhe

shefi im I shkollës rramadan

dhe aty thashë nuk do e kem

më këtë emër dhe e hoqa.

Përveç kërcimit a keni ju një

pasion tjetër?

Pasioni im është të bëhem

stilist, më jepet shumë dore, pasi

edhe veshjet e grupit deri diku

I krijoj vetë. Por më shumë më

pëlqen të qep me dorë, e bëj

shumë mirë atë, bëj shumë

ndryshime të rrobave, I shtoj

diçka, një ngjyrë tjetër, stil etj.

Intervistoi Olsi Çala

Student i Viti te III

Shkenca Komunikimi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!