30.04.2013 Views

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

Një përvojë ndërkombëtare marrëdhënieje universitare - Albanian ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KARRIERA PRILL 2012 HISTORI E MEDIAS

Josef Pulitzer, gazetari që shkruajti historinë

Josef Pulitzer

Kur përmëndet emri Pulitzer

shumë kujt i shkon ndërmend

çmimi prestigjoz që u jepet

gazetarëve më kurajoz. Ky

çmim është ‘maja e ajsbergut’

për çdo gazetarë dhe shkrimtar.

Mund të themi se është Oscari

i gazetarisë. Po sa njohuri keni

mbi njeriun, emri i të cilit është

gdhëndur në trofeun e këtij

çmimi.

Josef Pulitzer u lind në Maok

të Hungarisë në 10 Prill 1847.

Ai ishte djali i një tregtari të

pasur drithërash me origjinë

hebraike dhe një nëne

gjermane e cila ishte katolike e

devotshme. Shkollimin e kreu

në Budapest, ku për shkak të

pasurisë së babait, u arsimua

në shkolla private dhe me

kujdestarë të shumtë. Pulitzer

kishte një etje për aventurë dhe

sapo mbushi shtatëmbëdhjetë

vjeç ai vendosi të listohej në

ushtrinë austriake të Legjionit

për të huajt të Napoleonit me

shërbim në meksikë. Kjo nuk

ndodhi pasi ai vuante nga një

shëndet i dobët dhe shikim jo

të mirë, diçka që e mundoj gjatë

gjithë jetës së tij.

Gjithsesi ëndrra për tu listuar

si ushtar ju realizua kur ai ishte

në Hamburg të Gjermanisë.

Pulitzer pati mundësinë të zinte

vendin e një rekruti në ushtrinë

e Shteteve të Bashkuara të

Amerikës, gjë që lejohej për të

huajt vetëm për shkak të luftës

civile në Amerikë në ato kohë.

Ai qendroj pothuajse për një vit

i listuar në Kavalerinë e

Linkolnit. Pulitzer nuk e dinte

anglishten, ai komunikonte

rrjedhshëm gjermanishten dhe

frengjishten. Mbas përfundimit

të luftës civile ai u nis drejt

qytetit të Sain Louis ku për të

fituar bukën e gojës bëri punë

të rastësishme si kamarier,

mbajtës valizhesh, karrocier

kuajsh. Puna e përditshme nuk

ia ndali etjen për dije Josef

Pulitzerit. Ai ndërkohë nëpër

biblotekat e qytetit studionte

zellshëm anglishten dhe

juridikun. Fillimi i karrierës

gazetareske për Pulitzerin ishte

diçka spontane dhe një tekë e

fatit. Pulitzer ndodhej në një

biblotekë ku po ndiqte me

vëmëndje një ndeshje shahu

midis dy klientëve. Pulitzer gjatë

ndeshjes i kritikonte levizjet e

lojtarëve në mënyrë tërheqëse

dhe të spikatur, gjë që i tërhoqi

vemendjen loajtarëve. Dy

lojtarët ishin botues të gazetës

ditore në gjermanisht Westliche

Post. Ata i ofruan një vend

pune Pulitzerit në gazetën e

tyre.

Katër vjet më vonë Pulitzer

kishte fituar shumë famë midis

gazetarëve si një djalosh i zoti i

cili ishte i ngarkuar të

kontrollonte interesat e gazetës

dhe mardhëniet me pronarët e

saj. Në njëzet e pesë vjetorin e

tij, Pulitzer u bë botues dhe pas

pak kohësh karriera e tij mori

hov në 1878, kur ai u bë pronar

i gazetës St. Louis Post - Dispatch.

Ky hap do të sillte

shumë ndryshime në jetën e tij.

Po në këtë vit ai u martua me

Kate Davis, një femër e shquar

e Washingtonit. Martesa dhe

kthimi në pronar të një gazete

nuk ishin të vetmet ndryshime

që pati Pulitzer. Ai tashmë ishte

kthyer në një shtetas amerikan

dhe i diplomuar për një anglishte

që ai e fliste jashzakonisht mirë.

Para se të drejtonte St. Louis

Post - Dispatch, Josef Pulitzer

njihej në qytet për kostumet e

tij elegante dhe frekuentimet e

tij me bashkshorten e re të

mbrëmjeve festive. Por këtë

mënyrë jetese ai e braktisi sapo

u bë pronar i gazetës.

Gjatë detyrës së tij në St. Louis

Dispatch ai shquhej për punën

e tij të palodhshme. Sipas James

Wyman Barrett, redaktori i

fundit i qytetit në gazetën The

New York Worl, “ ... Ai

punonte në tryezën e tij nga

mëngjesi herët deri në mesnatë

ose edhe më vonë, duke u

interesuar për çdo detaj të

gazetës...”.

Pulitzer u terhiqte vemendjen

qytetarëve dhe u apelonte që

gazetën që ai drejtonte ata ta

shihnin si të tyren. Ai botonte

artikuj hetimore dhe editorialë

që sulmonin korrupsionin

qeveritarë, abuzimet me taksat

etj. Këto shkrime e tërhoqën

vemendjen e publikut. Gjë që

ngriti tirazhin e shitjës së

gazetës. Pulitzer do të paguante

një çmim të lartë për gjithë

punën e lodhshme dhe të

pandalshme që i kushtonte

gazetës. Shëndeti i tij u

përkeqësua dhe bashkë me

gruan e tij u nisën për pushime

në Europë nga urdhërat që i

dha doktori i tij. Gjatë udhëtimit

të tij ai njohu financierin Jay

Gould dhe me anë të tij

ndërmjetësoj blerjen e gazetës

The New York World, e cila në

ato kohë ishtë në gjendje të

vështirë ekonomike. Edhe pse

me shëndet të lig, Pulitzer nuk

e la prapa gazetën e sapo blerë.

Ai përdori të njejtën taktikë tek

The New York World sikur

kishte përdorur te Post – Dispatch.

Kolonat e gazetës i

mbushi me demaskimet e

korrupsionit publik dhe atë

privat dhe ishte i pari që solli

ilustrimet e gjera. Madje gazeta

e tij The New York World pati

një ndikim të madh duke i

kërkuar qytetarëve të New

York-ut të mbështesnin

ndërtimin e një monumenti në

një ishull në hyrje të qytetit gjë

që bëri të mundur ardhjen nga

Franca të Statujës së Lirisë.

Teknika e tij funksionoj më së

miri për afro dhjetë vjet, gjë që

e çoj tirazhin e The World në

gjashtëqind mijë kopje, duke ja

kaluar çdo gazete tjetër në

vend. Fama dhe rritja e

gazetës së tij nuk kaluan pa u

vëne re dhe beteja për tirazhe

preku dhe atë kur botuesi i

gazetës The Sun, Çarls Anderson

Dana, i friksuar nga shitjet

kolosale të gazetës së Pulitzerit,

nisi ta sulmojë atë personalisht

duke e akuzuar atë se ishte një

hebre i cili kishte dënuar racën

e vet. Dana gjeti mbështetje

edhe nga komuniteti hebre i

New Yorkut. Me një shëndet

që i ishte rënduar shumë dhe

me një shikim që po i dobësohej

dita – ditës, Josef Pulitzer në

vitin 1890, në moshën dyzet e

tre vjeçare, u tërhoq nga

drejtimi i The World. Tashmë

plotësisht i verbër pulitzer u vu

në kërkim të mjekimeve në

mënyrë frenetike. Por ai

dështoj në gjetjen e ndonjë kure

Çmimi Pulitzer i cili ndahet çdo vit për gaztarinë

2000 - Sang-Hun Choe,

Charles J. Hanley dhe

Martha Mendoza: Associated

Press

2001 – David Willman:

Los Angeles Times

2002 - Sari Horwitz, Scott

Higham and Sarah Cohen:

The Washington Post

2003 - Clifford J. Levy:

The New York Times

2004 - Michael D. Sallah,

Mitch Weiss and Joe

Mahr: The Blade, Toledo

Ohioh

2005 - Nigel Jaquiss:

Willamette Week, Portland,

Oregon

2006 - Susan Schmidt,

James V. Grimaldi and R.

Jeffrey Smith: The Washington

Post

për shikimin e tij dhe njëzet vitet

e tjra ai do i kalonte brenda

jahtit të tij Liria gjatë pushimeve.

Edhe përse pulitzer ishte

një mogul i gazetarisë ai gjatë

kohë krizash dhe luftërash dinte

të bashkëpunonte me gazetat

rivale, siç bëri në 1898 kur

Kubanët u rebeluan kundër

zotërinjëve të tyre Spanjoll.

Pulitzer u bashkua me një rival

të vjetër William Hearst dhe

bashkë u përpoqën të sillnin

vemendjen e dhunës spanjolle

ndaj kubanezëve. Ishte kjo

dyshe që bëri thirrje për luftë

kur spanjollët mbyten një anije

luftarake amerikane e cila u

fundos në gjirin e Havanës.

Kongresi e pranoj këtë thirrje

dhe i shpalli luftë Spanjes. Pas

katë muajsh luftë Pulitzer u

12

tërhoq nga ajo çka njihej

tashmë si gazetaria e verdhë.

Gazetaria e verdhë e Pulitzerit

dhe e The World ndikoj shumë

në ligjeslacionin amerikan. Ai

me kurajo tallej nëpërmjet

artikujve kundrejt praktikave

koruptive të bizneseve dhe të

qeverisë. Madje në vitin 1909

gazeta The World botoi

materiale mbi një pagesë të

rreme prej dyzetë milion

dollarësh nga SHBA për një

kompani franceze të kanalit të

Panamasë. Qeveria federale e

sulmojë gazetën dhe Josef

Pulitzerin për shpifje ndaj

presidentit amerikan Theodor

Roosevelt dhe bankierit J.P.

Morgan. Pulitzer i qëndroj i

palevizur investigimit të tijë dhe

Gjykatat vendosen në favor të

tij ku aikishte korrur një tjetër

fitore për lirinë e fjalës. Viti

1911 do ishte viti i fundit i Josef

Pulitzerit. Ai vdiq në Jahtin e

tij. Por kjo nuk do ishte fundi i

emrit të tij pasi në 1912, një vit

pas vdekjes së tij, u themelua

shkolla Columbia e Gazetarisë

“ Columbia School of Journalism”.

Çmimi i parë Pulitzer u

nda në vitin 1917 në mbikqyrjen

e një bordi këshillues ku ai

kishte besuar mandatin e tij.

Mbas gati njëqind e pesëdhjetë

vitesh emri i Josef Pulitzer

vazhdon të bëj jehonë nëpër

veprat e gazetarëve. Nqs ai do

ishte gjallë sot, do të ishte

krenar mbi faktin se shumica e

çmimeve të tij u dorëzohen

gazetarëve dhe shkrimeve që

godasin aferat e korruptuara të

politikanëve dhe bizneseve.

Çmimi Pulitzer është aspirata

e çdo gazetari, jeta e J. Pulitzer

është shembulli dhe bazamenti

ku çdo gazetarë sot hedh

themelet e veta në këtë fushë

që është në mbrojtje të lirisë dhe

barazisë.

Kelvin Nikolli,

Student i vitit te III

Shkenca komunikimi

Fituesit e “Pulitzer” për investigim, gjatë 10 vjetëve

2007 - Brett Blackledge:

The Birmingham (AL) News

2008 – Stafi i : Chicago Tribune

2009 - David Barstow: The

New York Times

2010 - Barbara Laker and

Wendy Ruderman: Philadelphia

Daily News

2011 - Paige St. John:

Sarasota Herald – Tribune

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!