30.04.2013 Views

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

M3

Numër 6 Qershor 2010

Çmimi: 1 €

Maket M3: N. Skenderi

agazina

oderne e

ileniumit

2

Editorial

Redaksia

Kryeredaktore:

Zana Buçinca

Redaktorë

përgjegjës:

Arrita Rezniqi

Rina Hajdari

Disejni:

Zana Buçinca

Anëtarë të

redaksisë:

Nita Skenderi

Dina Spahiu

Flaka Sokoli

Modesta Imeri

Dina Hajrullahu

Donika Lila

Nita Këpuska

Kreshnik Deliu

Buena Aziri

Etnik Krasniqi

Shend Sylejmani

Luneta Sahiti

Artmir Azizi

Sukseset në jetë nuk arrihen lehtë, ato kërkojnë

vetëbesim, dëshirë, organizim. Aq më vështirë ato

arrihen kur je fëmijë. Por, rruga drejt suksesit është në

mendjen e çdo fëmije, ne ëndërrojnë të jemi të

suksesshëm dhe për këtë, rrugën duhet ta kemi të

hapur. Këto rrugë na i bëjnë më të lehta, ata që i duam

dhe na duan më së shumti; familja, shkolla dhe

mësimdhënësit.

Prindërit kanë zgjedhur një vatër dijeje për ne, një

vatër, në të cilën po vazhdojmë me suksese. Janë dijet e

reja që na përcjellin çdo ditë, janë shkathtësitë e reja që

po krijojmë. Këtë vit shkollor reflektojmë për sukseset e

arritura; janë botimet tona të Letrës Informative,

Revistës shkollore, është dokumentari i shkollës,

shfaqjet artistike, janë librat me tregime dhe ese,

shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta

ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

aktivitetet e ndryshme sportive. Janë një varg

aktivitetesh dhe një punë e palodhshme e

mësimdhënësve dhe e shkollës, që na mbështesin për t'i

kurorëzuar sukseset tona.

Po afrohet fundi i këtij viti shkollor dhe ne duam të

festojmë për këto suksese, të festojmë me shkollat tjera

elite ne botë, sepse ne jemi tashmë pjesë e kësaj

elite....

Festuam Ditën e Pavarësisë, festat e Marsit, Ditën e 28

Nëntorit, Ditën e Abetares, do të festojmë edhe ditën

tonë, Ditën e Fëmijëve në mbarë botën, 1 Qershorin, një

ditë unike për shkollën “Mileniumi i Tretë”.

Janë shokët tanë që i përgatisin skenografinë për këto

festa, pikat e bukura artistike që i shfaqin, jemi ne ata,

që në duart tuaja është edhe revista e radhës. Sukseset

tona nuk do të ndalen këtu, ato do të vazhdojnë

pambarim.

Përkrahës të denjë drejt rrugës së sukseseve janë

udhëzuesit më të mirë të jetës; prindërit,

mësimdhënësit dhe shkolla. Ne kemi ndërtuar një moto

dhe motoja jonë do të na përcjellë gjatë gjithë jetës: Ne

jemi e ardhmja e botës, jemi vetë bota!

Java e

Gjuhës Shqipe

“Kush jam unë? Një zog parajse? Ndonjëherë ndihem e ëmbël si një akullore

në dorën e një fëmije të varfër. E ndonjëherë ndihem si një copë paraje e

pavlerë në dorën e një egoisti të pasur”, janë këto pak fjalë të bukura, që

krijuesit letrarë, i kanë shprehur në esetë apo poezitë gjatë Javës së Gjuhës

shqipe.

Projekti Java e Gjuhës, organizuar nga arsimtarët e

Gjuhës shqipe, është mbajtur nga data 1-3 mars 2010.

Nxënësit gjatë gjithë javës kanë punuar, duke u veçuar

për rezultate të larta, duke i bërë të veçohen nga të tjerët

për bukurshkrim, drejtshkrim, recitim, krijime letrare,

analizë gramatikore dhe kritikë letrare.

Kjo javë për nxënësit ka qenë më e veçantë sesa të tjerat.

Duhet thënë se “Java e Gjuhës shqipe” i ka motivuar dhe

inkurajuar më shumë se kurrë ata që ta duan gjuhën

shqipe, ta shkruajnë e ta flasim drejt atë, të krijojnë poezi

dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e

një kombi dhe e kulturës së tij” është shprehur gjuhëtari

jonë i madh Eqrem Çabej.

Me këtë thënie të gjuhëtarit tonë nxënësit janë munduar

shumë për mënyrën e të shkruarit dhe tre në gjeneratë

janë zgjedhur më të mirët. Ndërkaq, përveç certifikatave

për nxënësit më të mirë, është shpërblyer edhe një grup i

nxënësve që kanë bërë të ndryshojnë shkrimin e tyre një

tjetër grup i nxënësve.

Si gjuhëtarë të vegjël, ata nuk kanë reshtur së analizuari

fjalë e fjali. Tashmë çdo fjalë që shohin të shkruar diku

apo dëgjojnë në televizor nxënësit e shohin me sy kritik.

Në orët e ushtrimeve, tabela e bardhë stërmbushet me

analizat morfo-sintaksore që ata bëjnë. Dhe pikërisht për

këtë janë certifikuar si më të mirët.

Në fund të javës në një orë letrare, fëmijët kanë shprehur

talentin e tyre me poezi, ese të ndryshme, krijime këto të

tyre, por jo vetëm këto. Ata, për nder të festave të Marsit

kanë përgatitur Gazetën e murit me plot punime të

ndryshme në hamera, të cilat punime janë ekspozuar në

muret e shkollës.

3

4

Intervistë me shkrimtarin Rexhep Hoxha

“Mësues, secili në profesionin e vet!”

M3: Si ishte jeta juaj fëmijërore dhe a keni ndonjë

ngjarje për të na treguar?

Rexhep Hoxha: Mua baba më ka lënë gjashtë

muajsh, jam rritur te gjyshja, ajo ka qenë shumë e

varfër.

Kur isha ri dajat nuk më linin të shkoja në shkollë,

ndërsa unë e kisha shumë dëshirë shkollën. Ata

kishin dëshirë të shkoja në zanat, por mua nuk më

pëlqenin zanatet. Isha edhe i familjes së hoxhëve.

Të gjithë i kam pasur hoxhë, nuk mësonim asgjë

Po, në shkollë kam qenë i shkëlqyeshëm. Rrethi im i

shokëve ka qenë i lagjes Gec, lagjja më e varfër në

Gjakovë, shokët e mi kanë qenë të gjithë sherra, po

unë kam qenë më i urti prej tyre, bile nganjëherë

vidhnim ndonjë mollë, ose pemë tjera.

Fëmijëria ime ka qenë jashtëzakonisht e varfër

me...travaje te jetës.

M3: Pse zgjodhët te bëheshit shkrimtar?

Rexhep Hoxha: Fillimisht shkrova një vjershë, e

lexoja Çajupin, Naimin...thashë a mund të shkruaj

edhe unë, unë mendoja që vjershën duhet ta botoja

me para, kur kryeredaktori i 'Pionerit' e lexoi

vjershën edhe deshën ta botonin. Unë e pyeta, sa

para duhet, e ai ia nisi të qeshte. Sillma edhe një

vjershë tjetër, pastaj shohim.

M3: A ka ndikuar familja në zgjedhjen e profesionit

dhe a ju kanë përkrahur sa duhet?

Rexhep Hoxha: Familja nuk më ka përkrahur për

shkollë, vetëm gjyshja e daja im kanë dashur

shumë, por s'ia kanë ditur vlerën shkollës, se ata

kishin dëshirë që unë të drejtohesha kah zanatet.

M3: Cilat janë disa nga aktivitet që kryeni gjatë

ditës?

Rexhep Hoxha: Nuk kam durim të lexoj tash, herë

herë shfletoj gazetat ditore, dal edhe me shokë

nganjëherë. E kam një shok te fëmijërisë dhe te

shkollës Ramiz Hoxhën, me të dal më shumë.

Shkrimtari me gruan dhe fëmijët

M3: Ju njohim si shkrimtar për fëmijë dhe të rritur.

Veprat si p.sh. “Verorja”, “Lugjet Verdha”, ”Mbi krahët

e fluturës”, “Lulëzo vendi im” a mund të na flisni më

shumë për këto personazhe?

Rexhep Hoxha: Qe p.sh. Verorja është një

personazh që ju përgjigjet anës morale te Kosovës me

te gjitha vuajtjet, peripecitë e virtytet. Kosova e

vuajtur, Kosova martire, Kosova e mrekullueshme për

shpirtrat e për jetën e njeriut. Jam inspiruar nga

letërsia popullore. Jeta shpirtërore dhe materiale janë

te lidhura ngushte me njëra-tjetrën.

Lugjet e Verdha ...Shpendi e kam ni djalë e ja kam

vënë emrin sipas djalit këtij personazhi. Ermira unë

kam menduar që s'ka emër Ermira, kom menduar qe

unë e shpika po në fakt kishte pasur emër Ermira. Kam

dashur të tregoj që besa nuk bën të thyhet.

M3: A jeni të kënaqur me interesimin e nxënësve për

lexim dhe çfarë rrugësh duhet që të ndjekin?

Rexhep Hoxha: Tash interneti në disa vende e

shohin edhe me sy tjetër, po është edhe televizori po

asgjë nuk mund të jetë ma i afërt se libri, shoku më i

ngushtë është libri. Ka edhe fëmijë që po botojnë libra,

i japin nga 500 euro, i botojnë me ja maru qefin fëmis,

duhet ditur se çfarë libri botohet, së pari gazeta e ka

grupin letrar, bëhen diskutime për krijimet e pastaj

mund të botohet libri. Libri i mirë që ju pëlqen p.sh

Verorja mos e lexoni një herë, por edhe më shumë se

gjërat harrohen dhe veprat e bukura lexohen disa

herë.

M3: Po të kishit mundësi te ktheni kohën prapa çfarë

do të donit të ndryshonit në jetën tuaj?

Rexhep Hoxha: Unë mësues. Për mua, edhe po të

vdisja e të ringjallesha, prapë do të bëhesha mësues,

pavarësisht se nuk paguhet mësuesi, ai është i

shenjtë, po mësues nuk është vetëm ai që e ka

diplomën edhe ai që është zanatli edhe ai është

mësues, secili në profesionin e vetë është mësues.

Loja, ushqim

shpirtëror për

fëmijën!

Dëshira e secilit, edhe e fëmijës më të vogël është të

jetë pjesë e rrethit shoqëror, të marrë pjesë aktivisht dhe

të veprojë pavarësisht. Fëmija nuk do që ta vështrojë

jetën në mënyrë pasive dhe këtë e bën përmes lojës.

Në lojë fëmija është i lirë, vrapon, kërcen, këndon,

gëzohet e argëtohet.

Kur bëjmë një aktivitet, nuk mjafton vetëm dijenia,

shkathtësia, përpikëria dhe durimi, por edhe fantazia

dhe krijueshmëria. Loja zhvillon të gjitha cilësitë dhe

aftësitë njerëzore, loja është ushqim shpirtëror për

fëmijën – dhurata më e çmueshme për të andaj edhe

aktivitetet kreative janë të domosdoshme për fëmijët.

Gjat vitit shkollor 2009/2010 u realizuan 10 punëtori

psikologjike në kuadër të projektit ”Aktivitetet kreative te

fëmijët”. Në këtë grup punues ishin pjesëmarrës

gjithsej 16 nxënës të klasave 1-4.

Qëllimi i projektit ishte që përmes aktiviteteve të

ndryshme, si p.sh. përmes lojës, dramës, vizatimit,

këngës, të ndihmohen fëmijët që:

• Të krijojnë stabilitetin emocional,

• Të zhvillojnë strategjinë për tejkalimin e gjendjeve të

pakëndshme psikike,

•Të përforcojnë besimin dhe vetëbesimin,

• Të pasurohen me njohuri të mira pozitive për veten

dhe për të tjerët.

Me këtë grup punues për dhjetë javë punuan mësueset:

Xhevahire (Halimi) Karanezi dhe Lirika Bërdynaj.

Punëtoria për

Matematikë

Bashkëpunimet e shkollës me njerëz të tjerë nga jashtë

shkollës janë të pranishme vazhdimisht.

Kësaj radhe me datë 12.3.2010, në shkollën tonë ishte i

pranishëm profesori i matematikës, Mustafë Kadriu.

Ky takim u zhvillua në formë të një “Punëtorie

matematike”, ku u diskutua për hartimin e Kornizës së

Vlerësimit të Standardeve të Nxënies për nivelin e parë

– klasën e pestë.

Meqenëse, shkolla jonë ka rezultuar gjithnjë e

suksesshme në testet kombëtare është kërkuar edhe

mendimi i mësimdhënësve tanë, në lidhje me

përmbajtjen programore të matematikës së klasës së

pestë.

Profesorin, Mustafë Kadriu e falënderojmë për besimin

që kishte të bashkëpunojë më ne dhe që mori në

konsideratë çdo mendim dhe sugjerim të

mësimdhënësve të shkollës tonë.

5

6 “Mileniumi i Tretë:

Partnere e së ardhmes”

Një rëndësi e veçantë nga udhëheqja e shkollës i

kushtohet pjesëmarrjes në programe të ndryshme

projektesh për të krijuar rrjete bashkëpunimi me

organizatat dhe shkollat jashtë vendit. Kështu,

para ca kohësh, Shkolla aplikoi në projektin

gjerman, i cili implementohet nga Goethe Instituti

me titull: “Shkollat: Partnere të së ardhmes”, dhe

pas observimeve e vlerësimeve që iu bënë shkollës

duke kaluar në faza të

n d r y s h m e e r d h i

informata, që shkolla

kishte fituar projektin

në rrjetin e shollave të

Kosovës.

Ky projekt nënkupton

zgjerimin e aktiviteteve të shumta, si pjesëmarrja

e 3 nxënësve në kamp këtë vit, në Frankfurt të

Gjermanisë, trajnimi i 2 mësimdhënësve të gjuhës

gjermane këtë vit në Gjermani (për mësimdhënie

efektive), krijimi i 1 paraleleje të klasës së parë si

pilot ku do të mësohet edhe gjuha gjermane si

gjuhë e huaj, krijimi i rrjetit të bashkëpunimit në

mes të mësimdhënësve krahas 1000 shkollave

botërore, krijimi i

bashkëpunimit me

n j ë s h k o l l ë n ë

Gjermani, pajisja me

mjete të nevojshme

për të mësuarit e

gjuhës gjermane etj.

Së shpejti, do të

bëhet testimi i nxënësve të klasës së nëntë për

shkuarjen në Frankfurt, nga komisioni i përbërë

nga MASHT, Goethe Instituti, etj.

Projekte të ngjashme me këtë Shkolla ka realizuar

edhe më parë, mirëpo përfitimet për stafin dhe

nxënësit do të jenë të larta, nga ky rast. Na tha

drejtoresha e shkollës znj. Afrore Lila.

Klasa V-3 - Libri i Dijes, në kuadër të projektit

“Kosovision Contest”

Rritemi me fjalët

e gjyshërve

K l a s a I I – 3 , n ë

bashkëpunim me klasën

II – 1 të shkollës fillore:

“Elena Gjika”, botuan

librin: “Rritemi me fjalët e

gjyshërve”. Nisma për

këtë libër ishte nga

mësueset Lirika Bërdynaj

dhe Tringa Azizi, me

qëllim të bashkëpunimit

në mes të shkollës

jopublike: Mileniumi i

Tr e t ë d h e s h k o l l ë s

publike: Elena Gjika. Në këtë libër fëmijët kanë

shkruar për dashurinë që kanë ndaj gjyshërve.

E gjithë puna e fëmijëve është bërë në klasë.

Me këtë rast të dy klasat kanë vizituar edhe

Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, ku përveç librit

kanë dhuruar edhe një DVD e disa gjëra të

tjera.

Të ëndërrojmë së

bashku

Libri “Të ëndërrojmë së bashku”

është përmbledhje e poezive,

eseve dhe tregimeve më të mira

të nxënësve të klasës V – 1 të

shkollës “Mileniumi i Tretë”.

Ky libër është mjaft atraktiv, jo

vetëm nga shkrimet dhe

leximet, por edhe në faktin që

një grup fëmijësh e kanë

shkruar me shumë pasion dhe

dashuri.

Në brendi do të gjeni shkrime, temat e të cilave janë

nga më të ndryshmet, si dashuria, shoqëria,

mirësjellja, natyra; por edhe imagjinata dhe realiteti.

Është përpjekja jonë e parë! Vetëm sa e nisëm këtë

rrugë pafundësisht të thellë, por edhe të vlefshme.

Klasa V-2 - Këndi i lojërave, në kuadër të

projektit “Kosovision Contest”

Intervistë me gjuhëtarin Isa Bajçinca

Rrëfime nga jeta dhe profesioni

M3: Si ka qenë jeta juaj fëmijërore? Nëse

ju kujtohet ndonjë ngjarje mund të na

tregoni?

Isa Bajçinca: Nga fëmijëria, një ngjarje

të cilën do ta veçoja është fillimi i shkollës.

Shkoja në shkollë me vëllain tim 4 vjet e

gjysmë më të madh, ndërsa unë isha

vetëm 5 vjet e 8 muaj. Mësuesi më tha se

duhej të shkoja në shkollë, pasi që thoshte

se isha një nxënës i mrekullueshëm. Pra,

unë fillova shkollën pa i mbushur 6 vjet,

ndërsa të gjithë shokët e mi të klasës ishin

3-4 vjet më të mëdhenj se unë.

M3: Pse zgjodhët të bëheshit gjuhëtar?

Isa Bajçinca: Për profesionin tim të

tanishëm ka ndikuar në radhë të parë

letërsia që kam lexuar. Gjuha e pasur,

gjuha e ngritur, fjalë me kuptime të tjera

që nuk i dija unë, trajta fjalësh të cilat më

zgjonin kërshërinë nga kanë ardhur si janë

ndërtuar e të tjera. Kur isha nxënës në

shkollën normale, gramatika më tërhoqi

mjaft. Ndonëse kisha filluar ta studioja

gjuhën gjermane 1 vit në Shkup, për ca

shkaqe u detyrova të kthehesha dhe të

studioja gjuhën shqipe. Por, për këtë nuk

jam zhgënjyer dhe penduar fare.

M3: Cilat kanë qenë rrethanat në të cilat

keni studiuar dhe punuar?

Isa Bajçinca: Në shkollën normale

rrethanat ishin mjaft të mira, sepse të

gjithë gëzonim bursë. Kushte kishim, por

libra nuk kishim aso kohe sepse ishin të

botuar në Shqipëri dhe vinin shumë rrallë

nga atje. Nuk kemi pasur bibliotekë të

pasur, megjithatë ne shfrytëzonim gjithçka

që kishim. Kam pasur nderin e rrallë ta

kem në duar fjalorin e gjuhës shqipe, për

të cilin ka qenë koha që duhej të shkoja në

burg sepse gjuha shqipe nga regjimi i

atëhershëm nuk ka qenë shumë e

dëgjueshme.

M3: Sa jeni të kënaqur me përkushtimin

që kanë nxënësit ndaj gjuhës shqipe?

Isa Bajçinca: Të paktën në shkollën

fillore, gjuha shqipe është lëndë

strumbullare, pra lëndë kryesore të cilës i

kushtohet shumë rëndësi, por së cilës

duhet kushtuar edhe më shumë rëndësi.

Mësuesit jo gjithmonë, janë modeli i cili

duhet të ndiqet nga nxënësit.

M3: Po të tjerët, politikanët, mediat,

njerëzit sa punojnë qe ta ruajnë pastërtinë

e gjuhës?

Isa Bajçinca: Njerëzit duhet të kujdesen

shumë për gjuhën. Nuk mund të themi se

të gjithë njerëzit, të gjithë politikanët të

gjithë mësuesit i kushtojnë të njëjtin

kujdes gjuhës dhe komunikimit dhe të

shprehurit. Ka prej tyre që flasin gjuhën

bukur, dhe ka të tillë që nuk kujdesen

shumë për këtë. Çështja e kulturës së

gjuhës dhe ruajtjes së pastërtisë së saj

varet nga individi dhe përgjegjësia që ka

për këtë vlerë kombëtare.

7

8 Parlamenti i Shkollës, një parlament

funksional

Për hir të zhvillimit më të mirë të aktiviteteve, edhe në

shkollën tonë funksionon Parlamenti i të rinjve të

shkollës.

Qysh në fillim të vitit u bë zgjedhja e anëtarëve dhe

kryesisë, të cilën e udhëheq nxënësi i klasës së dhjetë,

Kreshnik Deliu.

Anëtarët e këtij parlamenti janë përfaqësuesit e klasave

të të gjitha gjeneratave, të cilët në emër të klasës bëjnë

kërkesa dhe shprehin mendimet e tyre.

Mbledhjet e Parlamentit mbahen çdo muaj dhe

ndonjëherë edhe më shpesh varësisht nga kërkesat.

Parlamenti arriti të organizojë aktivitete të shumta ndër

të cilat do t'i përmendim vetëm disa:

1. Strukturimi i organeve funksionale të kuvendit

Që parlamenti të jetë sa më funksional është menduar që

të ketë përfaqësues të çdo klase nga çdo gjeneratë me ç'

rast janë krijuar shumë mundësi për organizime të

ndryshme. Anëtarët e parlamentit u angazhuan

vazhdimisht, ndërsa të pa interesuarit krijuan hapësirë

për të tjerët që kishin vullnet dhe energji për punë.

2. Mbajta e seancave me rregull

Në kuadër të përpjekjes tonë për të qenë sa më afër

problemeve dhe zgjidhjes së tyre, mbledhjet mbahen

rregullisht.

3. Krijimi i Komitetit për Avancimin e Mësimdhënies

Mësimdhënia sa më e mirë është objektivi themelor i

shkollës tonë dhe për këtë arsye parlamenti në

bashkëpunim me stafin e shkollës krijuan komitetin që do

të ketë për qëllim realizimin e atyre objektivave.

4. Organizimi i ndihmave humanitare (2 raste)

Krahas angazhimeve të shumta në shkollë, iniciativa e

parlamentit dhe shpirti human i nxënësve tonë arritën të

gëzojnë disa njerëz tek të cilët është e vështirë të gjesh

buzëqeshjen.

5. Prezantimi dhe shikimi i filmit, bashkëpunim me KKK –

në.

Me qëllim të krijimit të shprehive të mira tek nxënësit,

parlamenti organizoi një prezantim në bashkëpunim me

Kryqin e Kuq të Kosovës. Ky prezantim njoftoi nxënësit

mbi aktivitetet e Kryqit të Kuq Botëror, atij të Kosovës

dhe në përgjithësi mbi humanitetin.

6. Mbajtja e projektit në bashkëpunim me KKK – në,

gjatë javës së projekteve

Sëmundjet dhe të pa priturat e rrezikshme me siguri

do të qëndrojnë larg nxënësve të shkollës tonë të cilët

u trajnuan dhe u përgatitën mirë se si t'i bëjnë ballë

çdo të keqeje në jetë. Prandaj, edhe këtu ja vlen të

shprehim mirënjohjen tonë për anëtarët e pa

lodhshëm të Kryqit të Kuq të Kosovës, të cilët për një

javë të tërë na krijuan mundësinë të zgjerojmë

njohuritë mbi gjërat që nuk mund t'i mësojmë gjatë

proceseve mësimore.

7. Kërkesa dhe shqyrtimi mbi uniformat shkollore

Përveç të drejtave të barabarta në shkollë, është

menduar që edhe paraqitja e jashtme të jetë afërsisht

e njëjtë, për këtë arsye viti tjetër do të jetë vit me një

ngjyrë të përbashkët – uniformë. Parlamenti ishte

vendi ku shpreheshin idetë dhe debatohej për stilin

dhe pëlqimin e veshjeve nga nxënësit.

8. Mbrëmja shoqërore

Pas një gjysmëvjetori shumë të suksesshëm dhe me

shumë angazhime, ne morëm përsipër organizimin e

një aktiviteti relaksues jashtëmësimor. Kjo ishte një

mbrëmje e bukur ku të gjithë, perfshirë nxënësit dhe

mësimdhënësit së bashku, kaluan shumë bukur dhe u

argëtuan pa masë në një atmosferë festive.

9. Kërkesa për organizimin e ekskursionit

Me qëllim të organizmit të një aktiviteti

jashtëmësimor, shkolla organizon ekskursione për

nxënësit e klasave të nënta dhe të pesta. Por, me këtë

rast klasat e dhjeta dhe ato të teta, bënë një kërkesë

me shkrim e cila u aprovua dhe në këtë muaj këto

gjenerata do të udhëtojnë drejt Shqipërisë,

përkatësisht Maqedonisë. Të gjitha kërkesat dhe

debatet fillestare, por edhe të mëtutjeshme u zhvilluan

në seancat parlamentare.

10. Shqyrtimi i problemeve eventuale të nxënësve

Në çdo seancë pas shqyrtimit të pikave të ditës,

merreshin në konsideratë edhe çdo kërkesë shtesë e

nxënësve përfaqësues. Prandaj, asnjëherë nxënësit

nuk mbetën pa u sqaruar në lidhje me ato që ata donin.

Çdo aktivitet u realizua me sukses duke pasur

parasysh angazhimin e madh të anëtarëve dhe

mbështetjen e fuqishme të stafit të shkollës.

Shpresojmë se edhe vitet e tjera Parlamenti do të

vazhdojë me arritje të tilla, e madje edhe më efikase.

Ne jetojmë në një botë të mbushur plot me pamje aq të bukura, të cilat janë të papërshkrueshme me

fjalë. Secili prej nesh, me siguri ëndërron që ndonjëherë në jetën e tij, ta vizitojë ndonjërën prej këtyre

mrekullive natyrore. Jetesa në qytete moderne, ka ndikuar që ne t'i anashkalojmë bukuritë e Nënës

Natyrë. Prandaj, ne kemi zgjedhur disa nga vendet më të bukura, që ekzistojnë në botën tonë dhe t'jua

bëjmë të mundur që sado pak të kënaqeni me bukuritë e këtij planeti të mrekullueshëm.

Bukuri magjepsëse!

Taj Mahal, Indi

Taj Mahal në Indi është njëra prej shtatë mrekullive të botës dhe njëri prej

tempujve të varrimit më madhështor që ka bota, e cila është konstruktuar

nga perandori Shah Jahan. Këtë mrekulli ia dedikoi gruas së tij më të

dashur, Mumtaz Mahal. E ndërtuar në Agra, Taj Mahal është e ndërtuar e

tëra me mermer të bardhë, që e bën këtë mrekulli të arkitekturës simbol të

dashurisë.Siç na tregon historia, perandori u pikëllua shumë kur e humbi

gruan e tij të tretë, Mumtaz Mahal. U nevojitën me mijëra punëtorë,

arkitektë dhe përafërsisht njëzet vjet për ta ndërtuar. Aq ishte dëshira e

madhe e perandorit, për të ndërtuar një simbol dashurie ndaj gruas, saqë

shumë punëtorë u detyruan të vinin nga skaje të ndryshme të

Perandorisë. Gurë të çmueshëm, gjenden brenda, në çdo kënd të Taj

Mahal-it. Më vonë ky vend u bë strehë edhe për trupin e perandorit, të cilin

e vendosën afër trupit të së shoqes.

Ky është një atraksion i madh turistik, i cili tërheq rreth dy milionë turistë

çdo vit.

Bora Bora – French Polynesi

Machu Picchu, Peru

Emri Bora Bora ngjall imazhe të një parajse mitike. Kjo perlë e

Pacifikut, është një nga grupi i ishujve Leeward, dhe është ishulli

më në veri. Bukuria e lagunës është e papërshkrueshme. Vendi

njihet si një nga vendet e rralla ku mund të gjesh MANTA RAYS.

Një tjetër gjë që e veçon këtë ishull nga të tjerat, janë shtëpitë e

ndërtuara mbi ujë.

9

Machu Picchu në Peru, që do të thotë “Majë e Vjetër”, është njëri prej

vendeve antike më enigmatike në botë. Duke u bazuar në legjendën, Machu

Picchu vite më parë është konsideruar si një vend i shenjtë. Meritat e

ndërtimit të këtij qyteti të jashtëzakonshëm, iu takojnë njerëzve të Inkës, të

cilat ndërtuan shumë struktura të gurit dhe e transformuan vendin në një

vepër arti.

Këto gërmadha, janë të përbërë nga banja, tempuj, pallate dhe rreth 150

shtëpi, të gjitha këto shumë mirë të ruajtura. Këto struktura granite, disa prej

tyre peshojnë rreth 50 tonë, janë aq bukur të gdhendura saqë janë asgjë më

pak sesa vepra gjeniale të arkitekturës. Janë zbuluar në 1911, nga një

arkeolog. Bukuria e jashtëzakonshme e këtij vendi tërheq miliona turistë në

vit.

Syri I Kaltër

Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës

midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një pikë shumë piktoreske ku nga

një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë.

Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit. Është

burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë

malit të gjerë. Është shpallur monument natyre. Forma e tij është ovale e

ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i

kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe arrin deri në 45 m thellësi.

Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe

është shkarkim kryesor i malit të gjerë. Është burim me ujëra të freskëta

dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të

përhershëm.

10

Përse u ngjajmë prindërve

tanë?

Dikush është më i gjatë, tjetri më i shkurtër, dikush ka flokë të bardhë e dikush të zinj,

dikush ka sy të gjelbër e tjetri të kaltër.

Këto tipare bëjnë që njerëzit të veçohen dhe njëkohësisht edhe të jenë të ngjashëm me të

tjerët.

Shumë më parë në literaturë u përdor emri gjen dhe më tutje vazhduan studimet dhe

kërkimet të cilat dëshmuan edhe për shumë fakte të tjera që mund t'i lexoni në vazhdim.

Në trupin tonë ka deri në njëqind trilion qeliza. Pothuajse secila prej tyre përmban një grup

udhëzimesh që i tregojnë qelizës si të rritet dhe çfarë të bëjë. Këto udhëzime quhen gjene.

Gjenet përbëhen nga një lëndë kimike e quajtur ADN (acidi dezoksiribonukleik), i cili ruhet

brenda çdo qelize, në një zonë që quhet bërthamë.

ADN – ja krijon fije të gjata dhe të holla, që shpesh përdridhen dhe formojnë një formë “X”

që quhen kromozome.

ADN – ja përmban katër lëndë kimike: adeninën (A), citozinën (C), guaninën (G) dhe

timinën (T), të cilat mund të japin në përgjithësi 64 kombinime.

Nukleotidet (njësitë e vogla të përbëra nga një molekulë e madhe) përbëhen nga dy vargje

të përdredhura që ndërmjet tyre formojnë një lloj të shtëpizës të përdredhur të kërmillit,

kjo strukturë quhet heliksi i dyfishtë, që u zbulua në vitin 1953 nga James Watson dhe

Fransis Kriku.

ADN

Kombinimet e ndryshme të lëndëve kimike, janë

ato që quhen kod gjenetik.

Informacionet gjenetike gjenden brenda në ADN

dhe që të mund të sintetizohen proteinat, ADN

formon një bazë që është përgjegjës për bartjen e

urdhrave. Bartësi është ARN-t (bartësi i acideve

ribonuklenike), ajo është makromolekulë gjatore

që bart informacion në ADN – në e kopjuar. Kur

arrin te ribozomi fiksohet në të dhe fillon të

formojë proteina.

Kjo është ajo që e bën më interesante jetën tonë

dhe mbi të gjitha nga të tjerët na dallon. Kjo është

ajo që na bën tu përngjajmë prindërve tanë.

Flasim dhe shkruajmë gjermanisht

11

Gjuha gjermane është gjuhë e përhapur në tërë botën.

Në vendet si: Gjermani, Zvicër, Austri, Lihtenshtajn, Belgjikë, Luksemburg, etj. është gjuhë zyrtare, që zë më tepër se 120

milionë folës vendës e mbi 80 milionë jo vendës, në mesin e të cilëve bëjmë pjesë edhe ne nxënësit e shkollës “Mileniumi i

Tretë”.

Interesante për këtë gjuhë janë ndryshimet që ka pësuar gjatë viteve duke u ndarë kështu në 3 periudha: Gjermanishtja e

Vjetër (750 – 1050), e Mesme (1050 – 1500) dhe Moderne (1500 – ende sot).

Ka disa dallime të theksuara në këto periudha, ku shihet se në kohën e Gjermanishtes së Vjetër dialektet lokale vëreheshin

thjesht në shkrim përderisa nuk ekzistonte një gjuhë standarde. Në periudhën e mesme filloi të përdorej një gjuhë relativisht

uniforme dhe mbi të gjitha zëvendësonte gjuhën latine në shkrimet zyrtare.

Kurse, gjatë shekullit XVIII disa shkrimtarë të shquar gjermanë i dhanë Gjermanishtes Standarde formën e përgjithshme që

ka sot.

Prej asaj kohe të vetmet ndryshime në të folurën dhe të shkruarën e gjermanishtes janë dallimet dialektore në bazë të

vendeve ku flitet, si p.sh. Gjermani, Zvicër, Austri etj.

Megjithatë, krahas gjithë këtyre ndryshimeve gjuha gjermane sërish mbetet e veçantë në vete. Këtë e themi jo vetëm nga

ajo se si një gjuhë arriti ta ruajë trajtën e vet pa marrë parasysh ndryshimet e shumta në vite, por duke ditur se gjuha

gjermane njihet për simbolet e shumta unike që përdoren në shkrimin e saj.

Këto simbole janë pjesë e pandashme dhe pa të cilat askush nuk do mund të shkruante thjesht asgjë, madje edhe për

vendet ku nuk ka nevojë për shkrim si sportet, p.sh. Fußball.

Von Tag zu Tag reifen wir

Jeden Morgen reife ich mit 1000 Sachen, die sich in

meinem Kopf drehen.

Zweifel... Ich habe keine Ahnung?! Keine Ahnung, wer

ich bin und was ich machen soll.

Ich weiâ nicht was mich in die Zukufnt erwartet. Aber

das weiâ doch niemand. Also wie sollen wir uns für die

Zukunft vorbereiten, wenn wir keine Idee haben über

was von uns verlangt wird? Aber vielleicht ist das der

Grund, weil wir versuchen uns für alles vorzubereiten.

Das Leben ist schwer aber wir sind geboren um es zu

leben. Da gibt es viele Wege um es zu leben aber es ist

unsere Wahl. Eine sehr schwierige Wahl, aber trozdem

eine, die jeder treffen muss und treffen sollte. Da

müssen viele Leute in diesem Zustand gewesen sein,

ich weiâ nicht wie sie es schaffen konnten. Ich weiâ

nicht... deshalb habe ich noch nicht meinen Weg

gewählt, aber eins weiâ ich, das Leben kann sehr

schwer sein, deshalb versuche ich jeden Tag zu nutzen

um etwas Neues zu machen, und mich weiter

auszubilden.

Schritt für Schritt reifen wir, aber ist das genug? Wird

meine Anstrengung genug sein? Wenn ich heute die

richtige Wahl treffe wird es später leichter sein, aber

sollte ich an meinen Verstand glauben oder sollte ich

meinem Herz vertrauen?

Wie immer es sei, jetzt muss ich aufstehen, denn heute

ist ein neuer Tag und ich muss meine Note in Deutsch,

bei Lehrerin Vjosa nämlich, verbessern.

Kreshnik Deliu

Wie wichtig ist Sport für mich?

Für mich ist Sport lebenswichtig. Ich meine, er ist

lebenswichtig für uns alle. Er ist wichtig für unsere

Gesundheit. Menschen können nicht ohne physische

Aktivität leben, wir brauchen es.

In Amerika ist das Leben sehr schwer und es hat ein sehr

schnelles Tempo. Die Menschen haben keine freie Zeit, also

haben sie sich untergekriegt und haben nur “Fast-Food”

gegessen und keinen Sport getrieben. Jetzt können wir die

Ergebnisse sehen: fette, dicke, kranke Menschen.

Eigentlich in meinem Fall ist es anders. Ich bin ein sehr

sportlicher Typ, aber mein Bein haltet mich fest, ich habe es

zwei Mal gebrochen und das verbittet mir jede Menge

verschiedene Sports. Aber ich lass mich nicht unterkriegen.

Den Sport ist ein Teil von mir. Ohne ihn kann ich nicht leben.

Also was immer es kosten soll, ich treibe Sport. Ich spiele

jede menge Sports so wie Reiten, Tennis, Volleyball,

Handball, Fußball, Basketball, Federball, Polo, Kricket,

Snowboarden und viele andere Sports und ich bin gut in

allen. Aber ich muss immer sehr vorsichtig sein.

Über alles liebe ich Ski laufen und schwimmen. Die beiden

sind meine Schätze die ich gegen nichts tauschen würde.

Den Gefühl, den man hat, wenn man den weichen pulver

Schnee unter seinen Beinen fühlen kann und über ihn rutsch

oder wenn man den See bricht und teilt, das ist

unwiederholbar. Es ist so als ob du schwebst, als ob du im

Himmel fliegst. Darum höre ich nicht auf.

Ich habe in ein paar Wettbewerben teilgennomen an beiden

Sporten. Aber es macht viel mehr Spaß wenn man frei und für

sich selbst das macht. Und Spaß ist der einzige Grund,

warum ich das mache. Deshalb können mich keine Wellen

und keine Hügel stopen, kein See und kein Berg kann mich

halten, wenn ich Sport treibe, denn eigentlich Sport sollte

man spielen und es sollte Spaß machen. Und glaubt mir,

wenn ich das sage:

Wenn man Spaß hat, ist der Himmel kein limit.

Modesta Imeri

12

Zbulimi, mjet shkatërrimi

Simboli i armëve kimike

apo mbrojtjeje?!

Armët gjithnjë janë shkatërrimtare dhe

shkaktare të shumë krizave e luftërave

në mbarë botën. Por, ka edhe diçka që

vlen gjithmonë dhe që tanimë është bërë

një thënie e përhapur kudo dhe për këdo:

“Dituria, është arma e të mençurit” dhe

me anë të kësaj ka ardhur deri te zhvillimi

i teknologjisë apo në përgjithësi te

zhvillimi i jetës së njerëzve.

Ndër to vlen të përmenden elementet

kimike apo më saktësisht klori.

Një armë kimike është substancë kimike

e përgatitur për të paaftësuar, dëmtuar,

ose për të vrarë njerëz. Të thuash më

thjesht, një armë kimike mbështetet në

efektet fiziologjike të një substance,

ashtu që të arrijë qëllimin e saj në këtë

rast si një armë.

Edhe pse disa armë kimike mund të

përdoren për të vrarë një numër të madh

njerëzish (d.m.th. si armë të shkatërrimit

në masë), armë të tjera janë projektuar

që të dëmtojnë apo terrorizojnë njerëzit.

Për shkak të efekteve me potencial të

tmerrshëm, armët kimike janë

shqetësim i madh, sepse ato janë më të

lira dhe më të lehta për prodhimin se sa

armët bërthamore ose biologjike.

Përdorimi i klorit për qëllime luftarake gjatë

Luftës së Parë Botërore nga gjermanët.

Një ndër rastet e para që u përdor

ndonjëherë një armë kimike ishte gjatë

Luftës së Parë Botërore, ku gazi i klorit është

përdorur si një armë kimike, e lëshuar në re

masive nga ana e ushtrisë gjermane, ashtu

që të shkaktojë dëme në mushkëri.

Ishte pikërisht gjermani Fritz Haber ai që

arriti të mendonte një gjë të tillë – të vinte në

përdorim klorin në atë mënyrë. Është

supozuar se roli i Haber në përdorimin e

klorit si një armë vdekjeprurëse në fillim u bë

për gruan e tij, Klara Immer Wahr (për

vetëvrasje), megjithatë u përdor në luftë.

Masa më e mirë mbrojtëse, që ju mund të

keni kundër armëve kimike është që të

edukoheni rreth tyre.

Klori mund të reagojë me ujë në mukozën e

mushkërive për të formuar acid klorhidrik,

një ngacmues i cili mund të jetë

vdekjeprurës.

Dëmet e bëra nga gazi i klorit mund të

parandalohen me një maskë të gazit, ose

metoda të tjera të filtrimit, që e bën rastin e

përgjithshëm të vdekjes nga gazi i klorit

shumë më të ulët.

Prandaj, pa marrë parasysh mençurinë dhe

idetë e realizueshme gjithnjë duhet të

mendohen të dy anët e medaljes sepse

shpesh ndodh që edhe gjërat e mira të

keqpërdoren dhe të përfundojnë keq.

Ngjarjet që ndryshuan botën

Historia e njerëzimit është e mbushur me ngjarje që kanë tundur të ardhmen e botës. Nganjëherë as vetë njerëzit nuk e

kuptojnë rolin e disa ngjarjeve, por me kalimin e kohës shohin ndikimin që ka pasur. Është shumë e lehtë të gjenden këto

ngjarje pasi që ato ishin hapat drejt zhvillimit tonë.

Por ta mendojmë edhe një herë me kujdes dhe ta imagjinojmë historinë nëse këto ngjarje nuk kishin ndodhur, atëherë

njerëzimin do të qëndronte në gjendje parahistorike. Po sikur njerëzit nuk do të kishin mësuar të përdornin zjarrin?

Natyrisht që gjithsecila prej tyre ka pasur anët pozitive dhe negative por siç do ta shihni çdo ngjarje ka ndryshuar drejtimin e

botës duke shtuar diçka në përparimin e njerëzimit dhe duke dhënë kontribut për të ardhmen tonë.

Përdorimi I zjarrit

Ne përgatisim ushqimin duke përdorur zjarrin, ngrohim shtëpitë fal zjarrit dhe ai

përdoret në shumë sfera të industrisë. Zjarri luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë

sepse konsiderohet si një ndër elementet më të forta të natyrës.

Njerëzit parahistorikë ishin shumë primitivë dhe ishin të frikësuar nga gjithçka duke

përfshirë edhe shiun e borën, sepse ata nuk mund ta kuptonin fuqinë e tyre. Ata ishin

të frikësuar edhe nga zjarri dhe mendonin se ishte zemërimi i zotave.

Zjarri ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve, saqë ata kanë krijuar

shumë mite dhe legjenda për njërin nga hapat më të mëdhenj të historisë së

njerëzimit.

Prometheu sakrifikoi veten që t'iu jepte njerëzve zjarrin, që të mbijetonin dhe për atë

Zeusi e ndëshkoi duke e lidhur në mal.

Edhe në ditët e sotme zjarri është aq i rëndësishëm dhe ne nuk ka asnjë

zëvendësues për të.

Zbulimi i internetit

Fluturimi në gjithësi

13

Më 4 tetor 1957, gjithë njerëzimi u bë dëshmitar i fluturimeve të satelitëve artificialë të Tokës

për në gjithësi. Më pas, 50 objekte ishin dërguar në gjithësi deri sa ishin siguruar që ta

dërgonin edhe njeriun e parë.

Para fluturimit të një njeriu gjithçka ishte menduar me kujdes dhe praktikuar. Si shkencëtarë,

si astronaut përgatiteshin për fluturimin, i cili do të ndërronte dimensionin e botës.

Më në fund më 1 prill 1961, ishte po ajo kohë ku do ta bënin hapin e parë të madh të zhvillimit

të teknologjisë, shkencës dhe kulturës. Gagarin Yuri ishte ai, i cili bëri këtë fluturim të mundur

dhe hyri në historinë tonë si njeriu i parë në gjithësi. Ai u kthye shëndoshë e mirë në tokë dhe

ishte personi, i cili e shikoi planetin tonë nga një perspektivë tjetër.

A keni menduar ndonjëherë rëndësinë e internetit në jetën tonë?

Së pari, interneti është mënyra më e mirë për tu zbavitur. Ka informacione për çdo sferë

në çfarëdo teme. Miliona njerëz nuk mund t'i paramendojnë mësimet, punën, vikendet,

jetën pa internet.

Ka shumë e shumë faqe të internetit dhe programe falë njerëzve që kanë pasur

mundësinë t'i plotësojnë kushtet e nevojshme për punë pa pasur as edhe nevojë të dalin

nga dhoma.

Interneti e lehtëson jetën tonë dhe me të vërtetë ka ndryshuar botën dukë rritur kualitetin

e jetës.

Fotografia

Zbulimi i fotografisë e bëri që një moment i jetës të ndalet dhe të mbahet jo vetëm në

memorie po edhe në fletë si fotografi. Transmetimi i imazhit ishte një mrekulli. Dhe

menjëherë ky zbulim tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve sepse dukej e çuditshme

dhe jo e zakonshme të bëheshin foto të njëjta të objekteve, njerëzve dhe rrethit ku

jetonin.

Fotografia na dha mundësinë që të mbajmë kujtime dhe t'i ndajmë ato me të tjerët.

Po sikur të mos kishte fotografi atëherë asnjë revistë nuk do të kishte foto. Moda,

kinematografia, shtypi do të “vuanin” shumë.

14

Lulja shëruese

Na ishte njëherë një fëmijë me emrin Agon. Babai i tij pinte shumë duhan dhe një ditë u sëmur

rëndë. Agoni me nënën e tij shkuan në bjeshkë për të gjetur një lule shëruese. Ata e morën lulen

shëruese dhe ia sollën babait. Babai u shërua nga ajo lule dhe prej asaj dite nuk pinte më duhan.

Agoni tani luan me babanë e tij futboll dhe është shumë i lumtur.

Vajza zemërmirë

Tigri dhe luani

Ars poetica

Fresk Sylhasi Kl. I – 1

Na ishte njëherë një vajzë që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare aksidentalisht i kishin vdekur

prindërit. Vajza mbeti jetime dhe mendonte si të mbijetonte. Ajo e zgjedhi një rrugë të mirë, të

kultivonte lule dhe pastaj t'i shiste ato. Vajza fitoi shumë para dhe me ato para shkoi të ndihmonte

fëmijët jetim. Ajo ishte shumë e gëzuar dhe kishte një dëshirë që të luante me delfinët dhe me miqtë

e saj. Natën pa ëndërr me delfinët. Në mëngjes hapi dritaren dhe zogjtë i thanë:

-Shko dhe luaj me delfinët por mos harro t'i marrësh fëmijët jetim.

Vajza mori fëmijët jetim dhe shkoi të luante me delfinët. Ata u kënaqën shumë. Ajo ishte shumë e

lumtur që kishte zënë shumë miq dhe jetoi e lumtur përgjithmonë.

Na ishte njëherë një tigër që ndihej shumë i vetmuar. Një ditë ai u takua me një luan dhe i tha:

– A do që të bëhemi miq?

Luani pranoi me kënaqësi dhe ata u bënë miq.

Pas një viti ata e kapën një antilopë dhe e ndanë së bashku. Pas disa orësh ata u zgjuan dhe u

takuan mu në të njëjtin vend ku e kishin kapur antilopën para një kohe të gjatë dhe që të dy të ngopur

dhe të pushuar luajtën dhe u kënaqën shumë gjatë.

Pas një loje të mrekullueshme ata i dhanë besën njëri-tjetrit që do të ishin miq përgjithmonë.

Dentisti

Kur të dhemb dhëmbi

Ti mos mendo

Por te dentisti

Menjëherë shko.

Të tregon çfarë ke

Si një lepur i bardhë

Nëse nuk ke frikë

Dhembjen e ke të butë.

Butësia e tij

Të ndihmon

Si flokë bore

Të shëron.

Pasi e hapë gojën

Shpërblimi vjen

Brenda ka një furçë

Tani i lanë dhëmbët ditë e

natë

Për shëndet të fortë.

Lekë Zeqiri Kl. II – 3

Dallëndyshja

Koha e ngrohtë na përshëndeti

Dallëndyshe ty ku të gjeti

Në fole a mbi çati

A je gatitur për shëti.

Kur do të kthehesh nuk e di

Dikush të pret me dashuri

Siç të prita unë këtë vit

Por shpejt ike s'e kam pritë.

Dallëndyshe krahëgjerë

Mos harro kthehu n'pranverë

Me duar hapur do të më gjesh

Folenë gati do ta kesh.

Rilind Ramushi Kl. IV – 3

Dea Mulaj Kl. III – 2

Mirian – Gegë Shala Kl. III – 2

Mësuesja

Mësuesja ime e dashur

Sa shumë të dua ty

Ti na mësove

Që 1 + 1 bëjnë dy.

Sa shumë gjëra na mësove

Zhurmën tonë e durove

Kujtoj klasën e të parit kat

Nuk do ta harroj as ditë e

as natë.

Ah moj klasë e gjashtë

Moj klasë e paharruar

Ti na e heq mësuesen

Sa e patëm në duar.

Redita Limani Kl. IV – 3

Atdheu im

Ku kemi lerë,

Atje ku kemi nderë

Ku kemi lerë,

Atje ku ka vlerë.

Nderin tonë nuk e prishim!

Vlerën tonë e madhërojmë!

Vendin tonë e gëzojmë

dhe e adhurojmë.

Atje ku luftoi

Adem Jashari,

atje ku u mund

armiku e tradhtari.

Atdhe të kam

e atdhe më je!

Kurrë nuk të harroj

Çdo herë të kujtoj!

Era Rugova Kl. IV – 2

Ndihmoni jetimët!

Në jetë ka shumë të mira, por nganjëherë nuk na presin vetëm të mira. Njerëzit që

nuk e kanë jetën e lehtë janë të varfërit, invalidët dhe jetimët. Të varfërit mund të

mbledhin të holla ndërsa invalidët mund të kenë njerëz që t’i kurojnë, ndërsa jetimët

nuk kanë askënd, ata nuk kanë prindër dhe vdesin lehtë. Aulona kur mësoi për jetimët

vendosi të bënte emision për të ndihmuar ata duke ju gjetur prindër të mirë ose t’i

mundësonte ushqime, rroba dhe një jetë më të mirë. Brenda pak ditësh Aulona nisi të

ndihmonte jetimët. Sa më shumë jetim që gjente aq më shum i ndhmonte. Jetimëve,

u mundua duke u gjetur prindër. Mbeti një djalë i vogël që nuk e birësonte askush, ai

quhej Bon. Aulona vendosi ta birësonte. Në fund Boni u bë si nëna e tij dhe u

ndihmonte njerëzve me nevoja të veçanta.

Porosi: Ndihmoni atyre që kanë nevojë!!!

Mësuesit

Që sa vjet jam me Ju

Duhet ta pranoj

Ishit aq të mirë

Sa s'di me kë t'ju krahasoj.

Tani që jam rritur

Fillova ta kuptoj

Puna juaj është shumë e lodhshme

Prandaj shumë e çmoj.

Fjalët e tua të ëmbla

Më dhanë gjithnjë guxim

Më bëjnë të ndihem i fortë

Me plot vetëbesim.

Dhe një ditë kur të rritem

Do të punoj shumë

Do t'ju tregoj të gjithëve

Sa punëtor jam unë!

Dhe nëse ju shoh ndokund

Do të vij t'ju përqafoj

Do të them: “Mësues jam Eni!”

Që kurrë nuk ju harroj.

Andi

Aulona Mulaj IV-1

Andit i pëlqejnë shumë pesat e mësueses, por ai i merr shumë rrallë ato. Në klasë nuk

kujdeset që të shkruajë bukur. Detyrat e shtëpisë i punon duke u ngutur e nganjëherë i

harron fare. Një ditë mësuesja e pyeti Andin se si e kalon ai kohën në shtëpi. Andi i tha:

Unë luaj dy orë në kompjuter dhe pastaj edhe dy orë të tjera shikoj televizor. Mësuesja i

tha se ato orë që i ke të lira duhet t'i shfrytëzosh për detyra. Kompjuteri mund t'i dëmtojë

sytë e televizori mund të të marrë shumë kohë. Andi e kuptoi gabimin e tij dhe filloi të

kalojë më shumë kohë me detyrat dhe mësimet e tij. Kështu u bë nxënës i dalluar në

klasë. Në kompjuter dhe në televizor, ai shfrytëzoi vetëm gjysmë ore në ditë. Të gjithë e

lavdëruan Andin për sukseset e tij.

Jon Karanezi kl. I/1

Pastërtia

Pastërtia me të pistin,

Janë armiq.

Nuk rrinë bashkë

me njëri-tjetrin hiq.

Nuk kanë në mes vete

Asgjë të njëjtë,

Prandaj do të mbeten

Armiq t'vërtetë.

Ensar Kurshumliu Kl. II-3

Festat

Nënën time

Nënën time shumë e dua

Se kujdeset fort për mua

Më ushqen

E më pastron

Me fjalë të ëmbla

Në shkollë më dërgon.

Uranik Brahimi kl.I/3

15

Kam menduar se pse i dua festat.

Se kam pushim? Kam menduar edhe për këtë.

Por i dua më shumë sepse ato më kujtojnë diçka!

Viti i Ri më kujton se sa e lumtur është familja ime,

ndërsa 8 Marsi më kujton se sa shumë e dua nënën

time.

Dita e Pavarësisë më kujton sa e shtrenjtë dhe e

vlefshme është liria dhe sa shumë dashuri duhet të

kemi për vendin tonë.

Yll Cahani Kl.II – 2

16

Dentisti

Është i mirë,

Na ndihmon

Çdo dhembje të dhembit

Na e lehtëson.

Sa më shumë pemë dhe perime

Kjo tha dentisti

Është këshilla ime.

Shumë faleminderit

Dentist i dashur

Këtë këshillë

Do e respektoj.

Kur kam shëndet

Të mirë

Më mirë

Do të jetoj.

Lir Hoxhaj

Kl. II-3

Pranvera

Erdh pranvera plot gëzim,

Lulet çelin n'kopshtin tim.

Erdh pranvera plot gëzim,

Zemra më gufon në gjoksin tim.

Zogjtë cicërojnë,

E në valle na ftojnë.

Ejani të gjithë së bashku,

këngës t'ia thojmë.

Sara Imeri-Aliaj

Kl. III-1

Ars poetica

Përmbytja

Xhoni ishte një djalë i prapë,

Një natë u pi u bë tapë,

Pastaj Xhoni në shtëpi shkoi,

Dhe ujin të rridhte e harroi.

Kur në mëngjes ai ish zgjuar,

Pa se ora i kishte notuar,

Xhoni ish bërë vonë për në punë,

Dhe shtëpia i ishte bërë lumë.

Vjersha i ka veç dy strofa,

Se e vogël ish katastrofa.

Vijon Baraku

Kl. III-3

Poezia për nënën

Gëzohem shumë

Që kam mësuar

Të gjitha shkronjat

Për t’i shkruar e lexuar

Pasi i mësova

Për nënën time

Poezinë e shkrova

Është poezia ime e parë

Dhe mendoj

Që nënës time t`ia kushtoj.

Elmedina Zhdrella

Kl. I-3

Dentisti

Dentisti im

Është i mirë,

Ma heq dhëmbin

Si është më mirë.

Kur ma heq dhëmbin

Fare nuk e ndjej,

Sepse dentisti im

Është dorëlehtë.

Pastaj kur shkoj

Një dhuratë ma dhuron,

Aty brenda është një

brushë

Që dhëmbët m'i pastron.

Jon Jetullahu

Kl. II-3

Vëllai im

Vëllai im quhet Auro,

Çdo gjë që ai bën,

Mua më gëzon.

Kur ai buzëqesh,

Mua më bën të lumtur.

Ai është shumë trim dhe

guximtar,

Kur të rritet ndoshta do të

bëhet shkrimtar.

Ndoshta do të bëhet mjek,

Ndoshta inxhinier.

Por unë do t'ia propozoja,

Të bëhet futboller.

Erion Rexhepi

Kl. III-3

Mësuesja

Mësuesja ime është shumë e mirë,

Edhe na me të jemi shumë të lirë.

Ajo na mëson, na këshillon,

Kur gabojmë na përmirëson.

Prej mësueses e kemi mësuar se ç'është

dituria,

Ajo na mëson se ç'është shoqëria.

Ajo vetë është dashuria,

E ne jemi ardhmëria.

Do të doja edhe shumë fjalë

Të shkruaja për mësuesen time

Dhe të gjitha do të jenë

Lëvdata e falendërime.

Doni Blakaj

Kl. III-3

Shtatë Marsi

Këtë ditë u hap shkolla e parë,

u gëzuan shumë fëmijët shqiptarë.

Tani në shkollë do të shkojmë,

shkronjat e arta do t'i mësojmë.

Edhe unë në shkollë po shkoj,

Mësuesen e dua dhe e dëgjoj.

Shtatë Marsin dua t'i uroj,

lulen më të bukur t'ia dhuroj.

Rit Alija

Kl. II-1

Familja ime

Shumë e ngrohtë edhe

kur ftohtë është,

Si yje ndritshëm vezullojnë,

Kur unë kam nevojë.

Kurrë e vetmja nuk jam,

Pranë juve gjithmonë ju kam.

Në hidhërime e gëzime,

Do t'ju dua juve zemra ime.

Ju më përkrahni gjithmonë,

Ju më edukuat,

Ju jeni shpresa ime,

Ju jeni krenaria ime!

Dea Kabashi

Kl. III-3

Pranvera

Nënës

Nënë fjala më të ëmbël

S`ka bota

E para fjalë

Që thotë foshnja

Zemër e ëmbël

Plot dashuri

Nëna ime je ti.

Ridon Ramushi

Kl. I-3

17

Na ishte njëherë një bilbil i vogël që donte të mos

ishte më dimër, por të ishte pranverë.

Ai gjithmonë lutej që të vinte pranvera por lutjet e

tij nuk dëgjoheshin. Një ditë ai u nis për të kërkuar

pranverën. Ai kaloi malet, lumenjtë, qytetet por

nuk e gjeti dot pranverën. I dëshpëruar u kthye në

shtëpi. Në mëngjes kur u zgjua e shikoi që i gjithë

vendi ishte mbuluar me ngjyrë të gjelbërt. Nga ajo

ditë ai u gëzua shumë për ardhjen e pranverës dhe

filloi t’i jetonte ditët shumë i lumtur.

Finesa Peja

Kl. II-1

18

Në mënyrë që ta mbroni veten nga

sëmundjet e ndryshme dhe të jeni sa

më të shëndetshëm ju duhet:

Këshilla

1. Të bëni gjumë të mirë dhe të

rehatshëm,

për

2. Ta mbani pastërtinë për veten

dhe rrethin tuaj,

3. Të ushqeheni me ushqime të

shëndetshme,

4. Të merreni me aktivitete të

ndryshme.

shëndetin

1.

Një studimi i realizuar nga Universiteti i Varvickut, pohon se kohëzgjatja e gjumit është e lidhur drejtpërdrejtë me

rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Duke analizuar rreth 16 studime mbi gjumin, ekspertët pranë këtij universiteti konkluduan se kohëzgjatja ideale e gjumit

është ndërmjet 6 dhe 8 orë (brenda 24 orëve). Sipas rezultateve të botuara në revistën Sleep, personat që flenë më pak se

gjashtë orë, kanë për 12% rrezik që të vdesin në moshë 25-vjeçare. Ndërkohë ata që flenë më shumë se nëntë orë kanë për

30% rrezik që të vdesin në moshë të re.

2.

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave.

Në rastin kur ju hidhni qoftë edhe vetëm një copë të vogël letre atëherë ajo do të ndikojë që papastërtia në atë pjesë të

rritet.

Prandaj, gjithnjë duhet të jeni të kujdeshëm dhe duhet t'i zgjedhni vendet ku duhet hudhur mbeturinat.

Është gjëja më normale që t'ju themi se si fillim ju duhet që vetë të jeni të pastër që të kërkoni dhe ta mbani pastaj

patërtinë e ambientit që ju rrethon.

3.

Që shëndeti juaj të jetë i rregullt ju duhet të ushqeheni me ushqime që përmbajnë sa më shumë vitamina.

Një studim amerikan ka treguar se konsumimi i rregullt i produkteve arrore (arra, bajame, lajthi), zvogëlon nivelin e

kolesterolit në gjak.

Ato janë shumë të shëndetshme, ndërsa konsumimi ditor i 67 gramësh lajthi ose arra, zvogëlon nivelin e kolesterolit në

organizëm për 7.4%.

Edhe më herët është thënë se produktet arrore janë ushqim i pazëvendësueshëm, ndërsa tashmë kjo është vërtetuar edhe

shkencërisht. Por dobia nga to vjen vetëm atëherë kur përdoren pa asnjë shtesë (si edhe pa sheqer apo kripë).

Ky ishte një kuriozitet interesant sepse tanimë është bërë rutinë dhe dihet këshilla e përjetshme: pemët dhe perimet,

ushqimi kryesor.

4.

Çka mendoni a do të ishte më mirë sikur të qëndronit gjithë ditën pranë kompjuterit apo televizorit, apo të merreshit me

aktivitete?

Gjithsesi, edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme prapë se prapë organizmit i nevojiten aktivitetet. Prandaj, në vend

se të qëndroni ulur gjithë ditën më mirë është të merreni me ndonjë sport ose aktivitet tjetër.

Sekreti prapa Magjisë !

“Kur diçka tejkalon aftësinë tuaj për

të kuptuar se si funksionon, ajo

shndërrohet në magji” Designer

V.P. Jony Ive

Apple vazhdon të ketë sukses në ruajtjen e sekretit

mbi mënyrën se si funksionon IPad, andaj ju ose

mund të shkatërroni një IPad për të parë se si punon

ose mund të lexoni këtë artikull.

Një pajisje e re me pamjen e një xhami të vetëm

dhe vetëm kaq, brenda ngërthen një teknologji që

i mundëson të ofrojë performancë të

shkëlqyeshme për sërf në internet, shfletimin e

fotove, organizimin e E-mail-ave, shikim e filmash

me një supershpejtësi dhe bateri prej 10 orësh.

Ndoshta kjo është arsyeja se pse brenda vetëm dy

muajsh Apple arriti të shiste 1,000,000 IPad(e).

Ndoshta nga që çmimi që kësaj radhe fillon vetëm

prej 499$. Ndoshta sepse, IPad ofron më shumë se

kaq.

Apple krijoi një çip special për IPad, A4 i cili i

mundëson të gjitha këto. Çip ky, i cili dyshohet të

ketë një bërthamë ARM e cila punon shumë ngadalë

mirëpo të cilën vetëm Apple e shndërroi në një super

bërthamë duke i ofruar kushtet e përshtatshme.

IPad nuk mund të kryej shumë shërbime në të

njëjtën kohë, por ka shkëmbyer multitask për

performancë.

19

i a u

P d është kët !

Performancë dy herë më të shpejtë se IPhone 3Gs.

Duke u mbështetur nga një bateri e veçantë, e cila

është shkrirë në tërë sipërfaqen e pajises, gjë që i

mundëson qarkullim më të mirë dhe një jetëgjatësi

të pabesueshme, ARM funksionon duke u ftohur nga

vetë bateria.

Apple dekualifikoi konkurrencën e lexuesve të tjerë

të e-book, duke përdorur një ekran LED që përveç

multitouch përmban edhe IPS që lejon përdoruesit

të shikojnë një pamje fenomenale HD nga çdo

këndvështrim. IPad nuk ka lart dhe poshtë, mbarë

dhe mbrapsht.

“Nuk ka nevojë që ne t'i përshtatemi IPad, ai i

përshtatet përdoruesit.” Jony Ive

IPhone dhe IPod revolucionarizuan botën me

ndihmën e App Store dhe ITunes store. Por përveç

këtyre të dyjave IPadit i është shoqëruar një SDK i ri

(që formon aplikacione posaçërisht për të) por jo

vetëm kaq, EBook Store me libra që shtohen çdo ditë

që në IPad ofrojnë eksperiencën më të shkëlqyer të

leximit.

Më lart u treguan vetëm specifikat elementare sepse

IPad ofron një sistem me aq shumë mundësi

përdorimi për të cilat do të duhej të mbanim ligjërata

të mërzitshme ose thjesht që të kuptoni se pse ne i

referohemi me termin magjik provoni të mbani në

dorë një të tillë dhe…

Apple edhe një herë zgjoi konkurrentët e vet nga

gjumi duke krijuar diçka që askush tjetër nuk mundi

ta bënte.

20

Logjiko!

Katër meshkuj duan të kalojnë urën. Që të gjithë

fillojnë nga e njëjta anë. Është natë dhe ata kanë

vetëm një elektrik dore. Më së shumti dy meshkuj

mund ta kalojnë urën në të njëjtën kohë dhe grupi që

kalon (1 ose 2 veta) duhet të ketë një elektrik dore

me vete. Elektriku i dorës duhet të kalohet me radhë,

jo të hidhet. Secili mashkull ec me shpejtësi të

ndryshme. Një grup duhet të ecë me shpejtësinë e

mashkullit më ta ngadaltë. Mashkullit të parë i

nevojitet 1 minutë për ta kaluar urën, të dytit i

nevojiten 2 minuta, të tretit 5 minuta dhe të katërtit

10 minuta. P.sh nëse mashkulli i parë kalon urën me

mashkullin e tretë, atyre së bashku iu nevojitet 5

minuta.

Si mund të katër meshkujt ta kalojnë urën për 17

minuta?

ZGJIDHJE:

Mashkulli i parë dhe i dyti kalojnë urën bashkë. Kjo

zgjat 2 minuta.

Mashkulli i parë kthehet me elektrik dore. Kjo zgjat 1

minutë.

Mashkulli i tretë dhe i katërti kalojnë urën bashkë. Kjo

zgjat 10 minuta.

Mashkulli i dytë kthehet me elektrik dore. Kjo zgjat 2

minuta.

Mashkulli i parë dhe i dytë kalojnë rrugën. Kjo zgjat 2

minuta.

Totali: 2+1+10+2+2=17

Një djalë dhe një vajzë po flasin.

“Unë jam djalë”- tha fëmija me flokë

ngjyrë të zezë.

“Unë jam vajzë”- tha fëmija me flokë

ngjyrë të bardhë.

Të paktën njëri nga të dy po gënjen.

Kush është djali e kush vajza?

ZGJIDHJE:

Që të dy po gënjejnë. Vajza është fëmija

me flokë ngjyrë të zezë, kurse djali fëmija

me flokë të bardhë.

Nëse vetëm njëri po gënjen, atëherë do të

ishin dy vajza ose dy djem.

Një njeri punon në katin e 10. Çdo

ditë pas punës ai e përdor

ashensorin për të zbritur në katin

e parë. Por, çdo ditë ai e përdor

ashensorin për të hipur në katin e

shtatë e jo në të dhjetin. Pse?

ZGJIDHJE:

Sepse ai është shumë i shkurtër.

Pesë pjesët e mëposhtme duhet të

bëhen bashkë dhe të krijojnë një

katror.

Si është e mundur kjo?

Zgjidhje:

Një burrë hyn në një lokal dhe i kërkon

banakieres një gotë ujë. Por, banakierja në

vend të ujit merr një armë dhe ia drejton

burrit nga koka.Burri i thotë faleminderit dhe

del jashtë. Pse?

ZGJIDHJE:

Burrin e kishte zënë lemza.

Këshilla për bukurinë

Si gjithnjë bëheni gati për të dalë dhe papritmas në hundë, mu në mes të saj

paraqitet një shenjë në mes, ose ju prishet modeli i flokëve. Nuk paraqesin këto fare

problem, me këshillat tona së shpejti do të shkëlqeni.

1. Lëkura problematike. Lëkurë e

ngrehur, lehtë skuqet dhe bëhet e thatë,

sa më parë do ta largoni atë që këtë

lëkurë e ngarkon dhe e irriton dhe më së

miri këtë do ta bëni me qumësht për

fytyrë, pas kësaj fytyrën do ta lyeni me

Ph krem neutral që qetëson lëkurën dhe

e rrit elasticitetin e saj natyral.

2. Rrethi i hundës. Edhe përballë

pastrimit ditor në poret e hundës

vazhdimisht mblidhet yndyra dhe

papastërtia, këto e ngarkojnë hundën

dhe rrethin e saj duke krijuar pika të

zeza. Si ndihmë e parë do t'ju shërbejnë

'flasterët' për fytyrë të cilët lidhin

papastërtinë rreth hunde dhe e hedhin

jashtë.

3. Lëkura e lodhur. Nëse fytyra juaj

është e thatë, për një moment mbyllni

sytë dhe spërkateni me ujë të vakët.

Kur të mbërrini në shtëpi merrni gjysmë

litre ujë të vluar, e vendosni në një enë

mesatare, hidhini disa qese çaj

kamomil, vendosni një peshqir mbi

kokë dhe mbi enë qëndroni 10 min. Pas

kësaj lëkura do të duket më e

përmirësuar.

Britanikët, populli

me stilin më të keq

Sipas të dhënave të një ankete të

realizuar në Evropë, të rrallë janë

britanikët që dinë të vishen mirë. Në

fakt, ata janë emëruar si populli me

stilin më të keq në Kontinentin e Vjetër.

Madje edhe gjermanët, të cilët shpesh

janë identifikuar si jo kreativë, janë

renditur më mirë se britanikët.

44% e të anketuarve në hulumtimin e

realizuar nga faqja e Microsoftit, Ciao,

kanë thënë se më keq sa i përket stilit

dhe modës, duken britanikët.

Daily Mail njofton se vendin e dytë (si

populli me stilin më të keq) e kanë zënë

gjermanët me 33% të votave, ndërsa

pas tyre janë plasuar spanjollët (15%),

francezët (6%) dhe italianët (3%).

21

22

Remember Me

Bota e filmit

Një dramë e bukur romantike, e cila është e përqendruar në dy të dashuruar të rinj.

Tyler, prindërit e të cilit u ndanë në prag të vetëvrasjes së vëllait të tij dhe Ally e cila e

jeton çdo ditë me kujtimin e vdekjes së nënës së saj.

Një ngjarje prekëse, e bukur por që duke u nisur nga rrethanat se si u takuan këta të

dy mund t'i çojë edhe në një ndarje.

Robin Hood

The Last Song

Një romantike shumë prekëse dhe me histori familjare. Ajo që lidhet me dashurinë e

parë, mundësitë e dyta dhe momentet e veçanta në jetë.

Mbi të gjitha diçka që tregon se si të përbashkëtat dhe shpirti muzikor arrijnë të

bashkojnë edhe një familje të ndarë. Ky film është i bazuar në novelën e autorit Nicholas

Sparks me po të njëjtin emër.

Një dramë e ndërthurur me shumë pjesë interesante dhe me shumë aksion, është ky

filmi i fundit i regjisorit Ridley Scott. Këtu tregohet historia e një shigjetari të ushtrisë së

Richard Coeur de Lion që lufton kundër pushtuesit Norman dhe bëhet heroi legjendar i

njohur si Robin Hood.

Valentine's Day

The Iron Man 2

Suksesi i pjesës së parë të filimit i shtyu producentët që të bëjnë një vazhdim i cili

rezultoi po ashtu me mjaft sukses.

Një film me zhanër aksion, triller dhe fantashkencë tregon për miliarderin Toni Stark i

cili duhet të luftojë me çështjet vdekjeprurëse që përfshijnë qeverinë, miqtë dhe

armiqtë e tij. E gjithë kjo ndodh për shkak të identitetit të tij të dyfishtë si Toni Stark dhe

superheroi i quajtur Iron Man.

Më shumë se një histori dashurie, një lëmsh romantik dhe me shumë pjesë

qesharake, pikërisht i tillë është ky film.

E gjithë historia sillet rreth disa të dashuruarish në vetëm një ditë – Ditën e Shën

Valentinit, ku disa nga ta e presin me gëzim, disa e presin vetëm, disa e urrejnë

këtë ditë e disa në këtë ditë zhgënjehen.

Alice in Wonderland

Një film aventurist i përshtatshëm për gjithë familjen. Historia e filmit ka të bëjë me

Alisën, një vajzë 19 – vjeçare që kthehet në “Botën e Çudirave” në fëmijërinë e saj

dhe kështu e kupton fatin e saj të vërtetë. E kupton se për çka në të vërtetë është e

destinuar - t'i japë fund mbretërimit të Mbretëreshës së Kuqe të terrorit.

Pop, Rap apo Rock?

E pranoni apo jo, muzika na ndjek çdo ditë, duke thurur bukurinë e saj dhe emocionet

nëpërmjet mendimeve tona. Muzika i jep shpirt universit, krah mendjes, fluturim

imagjinatës dhe magjepsje, e ndriçim jetës. Muzika është art i të menduarit me tinguj.

Nëse jeni të interesuar në vlerësimin e muzikës, artistë dhe performues të ndryshëm, ne

shpresojmë që ju të kaloni pak kohë duke lexuar këtë artikull për të gjitha moshat dhe

shijet e muzikës.

Pop

Një ndër artistet më të dëgjuara

dhe më me famë e këtij viti është

Beyoncé.

Në Grammy Awards 2010,

Beyonce fitoi 6 shpërblime duke

përfshirë këngën e vitit dhe

këngët më të mira pop, të dyja

për Single Ladies (Put a Ring On

it)

Në Mars të 2010, kënga e Lady

Gaga Telephone, në bashkëpunim

me Beyonce ishte numër një në

Britani të Madhe.

10 këngët më të dëgjuara pop

të këtij viti janë:

1. Lady Gaga- Bad Romance

2. Christina Aguilera- Not myself

tonight

3. I.Y.A.Z - Replay

4. Beyonce – Telephone (ft Lady

Gaga)

5. Rihanna- Rude Boy

6. B.o.B - Nothin' On You( ft.

Bruno Mars)

7. Drake – Forever

8. One Republic – All the right

moves

9. Timbaland – Carry out ( ft

Timberlake)

10. Jay Sean - Down (ft Lil

Wayne)

Rap

Një artist që ndryshoi lojën dhe

famëmadh i padepërtueshëm,

Lil Wayne. Filloi karrierën si një i

mitur duke shpërndarë hip hop

– por gjatë pjekurisë dhe

shpikjes së muzikës së tij ai fitoi

miliona. Një album ishte aq

mahnitës, saqë e bëri atë që të

ishte “reperi më i mirë i gjallë”

që ia vlen të konsiderohet.

Lil Wayne u zgjodh si këngëtari

më i mirë në zhanrin hip-hop.

Albumi i tij Carter III u zgjodh

albumi më i mirë rep dhe kënga

më e mirë rep Lollypop.

10 këngët më të dëgjuara hip

hop dhe r&b të këtij viti janë:

1. Lil Wayne – Forever (ft Kanye

West & Eminem)

2. Ludacris- My chick Bad (ft Nicki

Minaj)

3. Young Jeezy – Lose my mind (ft

Plies)

4. Dj Khaled – All I do is win (ft T-

Pain, Ludacris, Snoop dogg & Rick

Ross)

5. T.I – I'm Back

6. Ludacris – How Low

7. Jay-z - On to the next one (ft

Swizz Beatz)

8. 50 Cent – Do you think about

me

9. The Game – Big Money

10. Birdman – 4 my town ( ft

Drake & Lil Wayne)

Rock

23

Një ndër grupet më me

influencë është Green Day.

Edhe pse muzika e tyre nuk

ishte shumë kreative ata sollën

tingullin e punkut të 70-tave,

gjeneratë më e re me albumin

Dookie. Me këtë album ata

shitën mbi dhjetë milion kopje.

Në Grammy Awards Green Day

fituan shpërblimin për albumin

më të mirë rok, i cili ishte 21st

Century. Ky është shpërblimi i

katërt i tyre.

10 këngët më të dëgjuara

rock të këtij viti janë:

1. Green Day – Last of the

American girls

2. We the Kings – We'll be a

dream

3. Amy LaVere – Killing him

4. Tokio Hotel – Strange (ft

Kerli)

5. Godsmack – The Oracle

6. Gorillaz – Stylo

7. The Killers – Mr. Brightside

8. The Enemy – Your not alone

9. Mystery Jets – two doors

down

10. Pixies – Here come your

man

24

“Harry Potter”e J.K.Rowling një huazim perfekt nga bestseller-i “The Lord of the Rings” i

J.R.R.Tolkien-it

“Harry Potter” si “Mbreti i unazave”

Vepra shumëvëllimshme “Harry Potter”, nuk është asgjë tjetër, veçse një

reflektim i zbehtë i veprës madhështore “The Lord of the Rings”, për të

mos thënë “një mbindërtim i egër”; një huazim i pamëshirshëm tematik

dhe tekstual

Shkruan: Zana Buçinca

“Harry Potter” roman epik

Seria e librave “Harry Potter” ka thyer kufijtë e rekordeve të

shitjes, duke hyrë në listën e librave më të lexuar të të gjitha

kohërave, gjithsej i shitur në 44 milion kopje. Fillimisht, në

qershor të vitit 1997 u botua libri i parë i kësaj serie “Harry

Potter dhe Guri Filozofal”, e pas tij edhe 6 librat pasues, deri

tek libri i shtatë dhe i fundit “Harry Potter dhe Dhuratat e

Vdekjes”, i cili u botua në korrik të vitit 2007.

Rrëfimi për djaloshin jetim, Harry, është thurur në shtatë

romane, të cilat e përbëjnë serinë e librave “Harry Potter”.

Për nga forma kompozicionale, “Harry Potter” është roman

epik, i ndarë në kapituj. Narratori në këtë roman

pozicionohet si narrator i gjithëdijshëm duke rrëfyer

kryesisht për bëmat e Harryt. Protagonistët kryesorë të

ngjarjes janë: Harry, Roni, Herimiona, Urtimori, e shumë të

tjerë. Ndërsa, antagonistët janë po ashtu të shumtë duke

filluar me Lordin Fluronvdekje, Hamortët, Drakon-in e të

tjerë. Pitoni, që deri në librin e fundit mendohet të jetë

antagonist në fund kuptohet se ishte njëri ndër

protagonistët kryesorë që mundësuan shuarjen e

Fluronvdekjes. Fshehtësi të tilla, të shumta që janë të

pranishme në secilin prej librave të “Harry Potter”it, bëjnë të

pamundur që libri të mos lexohet me një frymë, gjithashtu të

shpërfaqet diskursi mistik. Dialogët në mes të

personazheve janë të shumtë dhe përbëjnë pjesën më të

madhe të romanit, i cili ka më shumë karakter rrëfyes sesa

përshkrues. Vendi në të cilin zhvillohet e tërë kjo 'dramë'

është Anglia. Ndërsa, koha është kryesisht objektive, por

kur hyn në lojë Kohëkthyesi i Hermionës, atëherë ajo

shndërrohet në kohë subjektive.

Gjithçka në këtë vepër ka të bëjë me fantastiken, gjë që e

mundëson përdorimin e diskursit fantastik dhe atë mitik.

Alegoria, e përdorur më së shumti në fjalët e Urtimorit dhe

figura të ndryshme stilistike sfidojnë lexuesin, të cilin e

bëjnë të reflektojë rreth zgjidhjes së misterit, i cili në fund

zgjidhet në mënyrë krejtësisht ndryshe nga hipotezat tona.

Mesazhet që mund të nxirren nga vepra janë të shumta

dhe ndryshojnë nga secili vëllim, por mesazhi i cili përcillet

që nga “Harry Potter” dhe Guri Filozofal deri tek “Harry

Potter dhe Dhuratat e Vdekjes” është: Dashuria

gjithmonë ngadhënjen mbi të keqen dhe urrejtjen.

Si fabul vepra bën fjalë mbi jetimin “Harry Potter”. Harryt i

kishin vdekur prindërit dhe ishte rritur nga xhaxhai dhe

tezja e tij. Në ditëlindjen e 11 Harry kupton se ishte

magjistar. Kështu shkon në Hoguorts, shkollë e magjisë.

Secili nga librat e serisë paraqet një vit të Harryt në

Hoguorts. Por, në secilin libër para tij shfaqen sfida të reja

për shkatërrimin e magjistarit më të fuqishëm dhe më të

tmerrshëm të të gjitha kohërave, Lordit Fluronvdekje,

qëllim të cilin e arrin në librin e fundit.

“The Lord of the Rings” burim i intertekstualitetit

Por, a është e mundur që autorja e librave “Harry Potter”,

librave më të famshëm për fëmijë, J.K.Rowling të ketë

“huazuar” elemente nga një tjetër libër bestseller?

Ngjashmëria në mes “Harry Potter” dhe “The Lord of the

Rings” është tejet e hetueshme. “The Lord of the Rings” i

J.R.R.Tolkien, i botuar në vitin 1954 është, po ashtu njëri

ndër librat që ka arritur majat e lexueshmërisë, me 150

milion kopje të shitura. Përkundër faktit se është shkruar

gjysmë shekulli më parë, “The Lord of the Rings” vazhdon

të jetë libri i cili kryeson në listën e librave imagjinativ të

letërsisë për të rritur. Pafundësia e imagjinatës së autorit

të këtij libri është burim i pashtershëm, nga i cili çdo autor i

veprave të tilla shuan etjen e tij.

Sikur ta krahasojmë “Harry Potter”-in me “The Lord of the

Rings” do të vijmë në përfundim se J.K.Rowling jo vetëm

se “ka shuar etjen”, por më shumë se kaq në “burimin e

imagjinatës” së autorit të madh J.R.R.Tolkien e ka

shfrytëzuar skajshmërisht.

Për të parë këtë “intertekstualitet”, le ta analizojmë pjesën

fabulare të veprës “The Lord of the Rings”.

Jeta e Frodo Baginsit, jetimit të rritur nga xhaxhai i tij Bilbo,

merr kthesë pikërisht në ditëlindjen e tij të 33-të (e cila

ishte ditëlindja e 111 e Bilbo-s gjithashtu). Atij i ngarkohet

unaza, që i përkiste magjistarit më të ligë Sauronit. Frodo

duhet ta shpie atë unazë të ligë deri tek vendi ku edhe

është krijuar në Mordor, pasi që ai është vendi i vetëm ku

mund të asgjësohet. Unaza e tërheq Frodo-n të bëhet i

ligë dhe t'i vë në vend urdhrat e Sauronit. Libri tregon për

shoqërinë e unazës, shoqëria me Frodon në krye që ka

për detyrë ta shkatërrojë unazën dhe për pengesat që

shfaqen gjatë rrugës së tyre për në Mordor. Frodoja,

Semi, Gandalfi, Aragorni, Legolasi dhe shumë të tjerë

janë protagonistët e kësaj ngjarje. Antagonistët, janë

gjithashtu të shumtë, si: Sauroni, Kalorësit e zinj,

Sarumani etj.

“Harry Potter” përballë “The Lord of the Rings”

Libri “The Lord of the Rings” përmban elemente të shumta

fantastike dhe imagjinative, të cilat e kanë nxitur, me ose

pa dashje edhe vetë autoren e “Harry Potter”it të marrë aq

shumë nga kjo kryevepër e mrekullueshme. Të

krahasojmë së bashku në njëzet pika të përbashkëta, e që

janë tejet të hetueshme nga secili lexues vëmendshëm:

1. Personazhi kryesor, Harry Potter ishte jetim. Pas

vdekjes së prindërve, ai ishte rritur nga xhaxhai dhe tezja

e tij. Frodo Bagins, personazhi kryesor i “The Lord of the

Rings”, gjithashtu ishte jetim dhe pas vdekjes së prindërve

ishte rritur po ashtu nga xhaxhai i tij, Bilbo Bagins.

2. E gjithë ngjarja fillon pikërisht në ditëlindjen e 11 të

Harry-t dhe në ditëlindjen e 33 të Frodos. A u duket e

rastësishme ditëlindja?!!

3. Si Harry-t, ashtu edhe Frodo-s iu ngarkohet një detyrë

jo e lehtë për moshën që kanë. Frodo, edhe pse 33 vjeç,

njihet si i mitur në mesin e hobitëve që jetonin nga një

shekull. Edhe nga pamja fizike, këta dy personazhe kanë

ngjashmëri.

4. Gjithashtu, gjatë aventurave, pranë tyre gjenden

gjithmonë shokët e tyre besnikë. Roni, shoku i ngushtë i

Harryt dhe Semi shërbëtori besnik i Frodo-s. Si Semi,

ashtu edhe Roni, nuk lakmojnë në lavdinë e shokut të tyre,

të cilët gjithmonë janë në qendër të vëmendjes.

5. Simboli i urtësisë dhe i së pamposhturës tek “Harry

Potter” është Urtimori, një plak, me flokë dhe mjekër të

bardhë, i cili i njeh fshehtësitë e botës. Ndërsa, tek “The

Lord of the Rings”, ky plak i gjithëdijshëm, flokë e mjekër

bardhë është Gandalfi, i cili, po ashtu është një magjistar i

dashur nga të gjithë.

6. Qëllimi i të dy protagonistëve kryesorë është që ta

mposhtin magjistarin më të ligë të të gjitha kohërave. Tek

Harry, Fluronvdekja, ndërsa tek “The Lord of the Rings”,

Sauroni.

7. Të dy këta antagonistë janë të etur për pushtet, të etur

për të mbizotëruar në botë.

8. Për t'u bërë i pavdekshëm Fluronvdekja e ka ndarë

shpirtin e tij në shtatë horkurusë, të cilat janë gjëra të

vlefshme. Njëri prej horkurusëve është pikërisht një

unazë. Ai që i mban këta horkurusë afër, udhëhiqet nga e

keqja. Këta horkurusë mund të shkatërrohen vetëm në

mënyrë specifike. Po kështu, edhe Sauroni pushtetin e ka

vendosur në një unazë, që po të asgjësohet do të

shkatërrohet edhe ai.

9. Gjithashtu, edhe kush e mban unazën udhëhiqet drejt

së ligës, prandaj shkatërrimi i unazës mund të bëhet

vetëm në një mënyrë, mu ashtu siç bëhet edhe shkatërrimi

i horkurusëve.

10. Ashtu siç është Manteli i padukshmërisë te Harry, që

të bën të padukshëm, po ashtu edhe unaza tek “The Lord

of the Rings” po të vihet në gisht të bën të padukshëm.

11. Kalorësit e zinj tek “The Lord of the Rings” janë

shndërruar në Marrosës tek “Harry Potter”. Këto janë

krijesa që mbajnë mantele të zeza me kapuçë dhe nuk

shohin, por udhëhiqen nga shqisa e nuhatjes.

12. Shpata e Grifartit tek Harry, që paraqet shpatën e

pamposhtur tek “The Lord of the Rings” është shpata e

Isildurit.

13. Ashtu siç e ka rolin Shoqëria e Unazës për ta

shkatërruar Sauronin, ashtu e ka rolin edhe Urdhri i

Feniksit që ta shpëtojë botën nga Fluronvdekja.

14. Zogu, i cili shpëton Gandalfin shndërrohet në Feniks

tek “Harry Potter”i dhe shpëton Urtimorin gjithashtu.

15. Një krijesë tjetër që luan rolin e njëjtë si tek “The Lord

of the Rings”- Gollum-i, ashtu edhe tek “Harry Potter”

është Kriçeri. Këto janë krijesa të vogla, të liga e të pista

që shumë herë arrijnë t'u shkaktojnë dëme

protagonistëve.

16. Merimanga gjigante me të cilën luftojnë Frodo dhe

Sem, tek Harry merr emrin Aragog dhe me të luftojnë, po

ashtu edhe Harry me Ronin.

Gandalf (The Lord of the Rings) dhe Urtimori (Harry

Potter)

17. Katanatë gjigantë tek “Harry”, janë njerëzit e

stërmëdhenj (trolls) tek “The Lord of the Rings”.

18. Edhe pse të mitur, si Harry ashtu edhe Frodo kanë

ndikim të madh në mundjen e antagonistëve kryesorë të

veprave.

19. Në natën e Hallouinit Harry, Roni dhe Hermiona

luftojnë një përbindësh, mu ashtu siç e luftojnë një

përbindësh të ngjashëm edhe Shoqëria e unazës.

20. Siç e reflekton pasqyra e dëshirave, tek “Harry”

njeriun ashtu siç ka dëshirë të jetë, tek “The Lord of the

Rings” këtë rol e ka uji, i cili e shfaq fundin e zemrës së

njeriut.

Përfundimisht, pa hyrë në detaje si në emra të shumtë

indentikë të cilët janë përdorur si te “The Lord of the

Rings”, ashtu edhe te “Harry Potter”, ‘huazimi’ i këtij të

fundit, mbi të parin është më se i qartë. Prandaj, “Harry

Potter”, nuk është asgjë tjetër veçse reflektim i veprës

madhështore “The Lord of the Rings”, për të mos thënë

“një mbindërtim i egër”, një huazim i pamëshirshëm

tematik dhe ideor.

25

26

Afrika e Jugut 2010

Historiku i Kampionatit Botëror të Futbollit

Pas suksesit të futbollit në Olimpiadë, FIFA në krye me

presidentin e atëhershëm Jules Rimet menduan krijimin e një

tjetër gare futbollistike. Në këtë mënyrë, u organizua edhe

Kampionati i parë Botëror i cili u mbajt në Uruguaj, në vitin

1930.

Përkundër mungesës së profesionalizmit Kampionati Botëror u

zhvillua me sukses deri në fund ku fitoi Uruguaji që në finale

mposhti Argjentinën me rezultat 4 me 2.

Që nga viti 1930, organizimet vazhduan çdo 4 vjet, me

përjashtim të viteve 1942 dhe 1946 kohë kjo kur zhvillohej

Lufta e Dytë Botërore.

Edhe në ditët e sotme në Kampionatin Botëror marrin pjesë 32

ekipe nga gjithsej 204 sa konkurojnë.

Gjer tani janë mbajtur gjithsej 18 kampionate ku më i

suksesshmi rezulton Brazili me gjithsej 5 kampionate të

fituara, më pas radhitet Italia që ka 4, pastaj Gjermania me 3,

Argjentina dhe Uruguaji kanë nga 2 dhe Anglia e Franca nga 1.

Kampionati Botëror “Afrika e Jugut 2010”

Sivjet, Kampionati Botëror organizohet për herë të parë në Afrikën e Jugut e cila ishte në garë me 4 vende

të tjera Egjiptin, Marokun dhe Libinë si bashkë organizatore me Tunizinë.

Edhe pse kishte polemika të shumta rreth organizimit të Kampionatit në këtë vend, gjithçka shkoi si duhet

dhe ky Kampionati Botëror fillon me datë 11 qershor dhe do të zgjasë plot një muaj, përkatësisht finalja

pritet të mbahet me datë 11 korrik, në stadiumin Johannesburg.

Ekipet janë të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe, të cilët rezultuan të suksesshëm gjatë fazës së

eleminimeve pasiqë të gjithë kanë bërë rrugë të gjatë dhe sfiduese që të arrijnë këtu, përveç ekipit

nikoqir, Afrikës së Jugut që hyri direkt në garë, në grupin e parë.

Lojërat pritet të zhvillohen në 10 stadiume të Afrikës së Jugut, disa nga të cilat të ndërtuara tani e të tjerat

thjesht të restauruara.

Favoritë në këtë kampionat cilësohen, kampioni evropian Spanja, kampioni botëror në fuqi Italia, por

gjithashtu edhe ekipe tjera si Brazili, Argjentina apo edhe Anglia e cila nën drejtimin e italianit Fabio

Capello po arrin shumë suksese.

Logoja e Kampionatit tashmë është caktuar, poashtu edhe maskota dhe topi që quhen Zakumi,

përkatësisht Jabulani. Kurse, trofeu nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.

Futbolli është sport i përhapur në çdo vend të botës dhe gëzon shikueshmëri të madhe edhe nga ne nxënësit e

shkollës “Mileniumi i Tretë”.

Ligat e ndryshme futbollistike janë pikat që i bashkojnë dhe i bëjnë të ndryshëm nxënësit. Ka shumë nxënës që janë

tifozë të shumë ekipeve të ndryshme.

Që të mësojmë diçka më shumë, ne kërkuam nga disa prej tifozëve të flaktë që t'i përgjigjen pyetjeve tona:

1. Cili është ekipi juaj i preferuar?

2. Çfarë mendoni se e veçon këtë ekip nga ekipet tjera?

3. Nëse do t'ju vinte rasti ta takonit njërin nga lojtarët e këtij ekipi, cili do të ishte ai?

4. Që kur jeni adhurues të këtij ekipi?

5. Keni qenë ndonjëherë në ndonjë lojë të ekipit tuaj të preferuar?

6. A mendoni se ndonjëherë do të jeni adhurues të ndonjë ekipi tjetër?

Barça?! Man. utd?! Inter?! Chelsea?! Liverpool?!

Real Madrid?!

Don Rozhaja

Genc Baruti

And Spahiu

1. Barcelona.

2. Njihet si ekipi, që luan lojën më

të bukur.

3. Do të kisha shumë dëshirë ta

takoja Lionel Messi-n.

4. Ka 5 vjet që unë jam adhurues i

flaktë i këtij ekipi.

5. Për fat të keq, jo. Por, do të

kisha shumë dëshirë.

6. Jo, asnjëherë, sepse Barcelona

është dhe do të mbetet në zemrën

time.

1. Ekipi im i preferuar është

Manchester United.

2. Luan pastër, kanë frymë vërtet

s p o r t i v e p ë r k ë t ë g j ë k a

simpatizues të shumtë.

3. Wayne Rooney

4. Që nga viti 2002

5. Jo, por kam shumë dëshirë që ta

shoh një lojë.

6. Jo.

1. Ekipi im i preferuar është Real

Madridi.

2. Sepse këtë ekip e ka

kurorëzuar mbreti i Spanjës dhe

është ekipi më i trofeshëm në

botë.

3. Unë do ta takoja C. Ronaldon

ose Benzeman.

4. Që nga viti 2004, kur isha 9

vjeç.

5. Jo, por në të ardhmen do të jem

i pranishëm në ndonjë lojë të Real

Madridit

6. Jo, sepse Real Madridin e kam

pasur në zemër që prej kur isha

fëmijë.

1. Interi

2. Strategjia e Mourinhos dhe

lojtarët kyò si psh: Sneijder, Milito

, C e s a r , Z a n n e t t i d h e

Cambiasso.

3. Wesley Sneijder

4. Që nga mosha 5 vjeçare.

5. Jo, por do të doja t’i shikoja

ndonjëherë.

6. Jo, do t'i qëndroj besnik Interit.

Levik Rashiti

Arrita Rezniqi

1. Ekipi im i preferuar është F.C.

Liverpool.

2. Këtë ekip e veçon shpirti

luftarak, besimi i lojtarëve dhe në

përgjithësi lidhja në mes të

lojtarëve e tifozëve. Është një

ekip i cili pa marrë parasysh

rezultateve asnjëherë nuk

dorëzohet.

3. Është normale që do të

dëshiroja t'i takoja të gjithë

mirëpo, në veçanti do të doja ta

takoja kapitenin legjendar,

anglezin Steven Gerrard.

4. Futbollin e kam ndjekur që e

vogël dhe kam qenë tifoze e një

ekipi tjetër. Por, Liverpoolin e

simpatizoj që kur kam filluar ta

kuptoj filozofinë e futbollit si

sport.

5. Fatkeqësisht jo. Por, besoj se

në një të ardhme jo shumë të

largët do të shkoj ta shikoj edhe

ndonjë lojë të ekipit të Liverpool

– it dhe jam shumë e sigurtë se

atmosfera me tifozët e tjerë do të

jetë e mrekullueshme.

6. Thashë edhe më herët se para

Liverpool – it kam mbështetur

një tjetër ekip, por tani kam

kuptuar se jo gjithçka në futboll

ka të bëjë me fitore prandaj, jam

shumë e sigurtë se gjithmonë do

t'i mbetem besnike këtij ekipi.

Lekë Berisha

27

1. Unë jam tifoz i flakët i Chelsea

Football Club.

2. Përpos historisë së tyre të pasur

me kupa, si 4 herë kampionë të

Anglisë, 6 herë fitues të FA Cup, 4

herë fitues të League Cup dhe dy

herë fitues të UEFA Cup Winners'

Cup, ata gjithashtu njihen si ekipi i

parë që luajti me numra në dresët e

tyre, si ekipi i parë që përdori

aeroplan për të udhëtuar në një

ndeshje kombëtare, ekipi me fitoren

më të lartë me golaverazh në

Evropë 21-0 kundër Jeunesse

Hautcharage dhe ekipi i fundit që

fitoi në stadiumin e vjetër Wembley

dhe i para që fitoi në stadiumin e ri

Wembley.

3. Mendoj se më së shumti do të

doja ta takoja kapitenin John Terry.

Ai është legjenda e këtij klubi,

kapiteni më i suksesshëm i të gjitha

kohërave në Chelsea dhe ka qenë

lojtar i Chelsea-t që kur i kishte 12

vjet.

4. Chelsea ka filluar të më pëlqejë

që nga viti 2003, por më me dëshirë

lojërat e këtij ekipi i kam përcjellë

prej sezonit 2006/07, që kur i shikoj

të gjitha ndeshjet e tyre.

5. Kam qenë t'i shikoj gjithsej 7

ndeshje të Chelsea-t, kundër

Everton 1-1, kundër Manchester

United 2-1, kundër Arsenal 1-2,

kundër Atletico Madrid 4-0, kundër

Blackburn Rovers 5-0, kundër West

Ham United 4-1 dhe kundër Inter

Milan 0-1.

6. S'ka mundësi! Siç thonë tifozët e

Chelsea: “Chelsea 'till I die!”

(Chelsea deri në vdekje!)

28 Astrologji

Historia e Astrologjisë përfshin një hapësirë të madhe të

historisë njerëzore dhe të shumë kulturave. Besimi në një

lidhje midis kozmosit dhe çështjeve tokësore ka luajtur

gjithashtu një rol të rëndësishëm në historinë njerëzore.

Ka tri degë kryesore të astrologjisë: astrologjia

perëndimore, astrologjia indiane, dhe astrologjia kineze

apo e Azisë Lindore. Studimi i astrologjisë perëndimore

dhe besimi në atë, si pjesë e astronomisë, është gjetur së

pari në një formë të zhvilluar midis Babilonasëve të

lashtë, pastaj nëpërmjet Babilonasëve u përhap në

vende të tjera.

Pjesërisht në zhvillimin e mëtejshëm të pikëpamjeve të

shpalosura në Babiloni, por kryesisht nën ndikimin grek,

u vërejt një lidhje me shumë shkenca të njohura si:

botanikë, kimi, zoologji, mineralogji, anatomi dhe

mjekësi. Ngjyrat, metalet, gurët, bimët dhe kafshët, janë

të lidhura me një nga planetët dhe të vendosura nën

sundimin e tyre. Nga ky proces i kombinuar, tërë fusha e

shkencave natyrore është përkthyer në gjuhën e

astrologjisë me qëllim që të shohim nga të gjitha

fenomenet, shenjat treguese të asaj që do të ndodh në të

Demi

(21 Prill – 21 Maj)

Forcat: I mëshirshëm, I

besueshëm, i fortë (si

fizikisht ashtu edhe

emocionalisht)

Dobësitë: Kokëfortë, i

ndjeshëm, agresiv, nuk

pëlqen ndryshimet

Simboli: Demi

Planeti që vendos: Venera

Cilësia: I caktuar

Elementi: Toka

Dita me fat: E mërkurë

Ngjyra me fat: Ngjyra të

vajit

Gurët me fat: Safiri

Lulet me fat: Margarita

Binjakët

(22 Maj – 21 Qershor)

Forcat: I qeshur, i mirë në

komunikim, kureshtar,

fleksibil

Dobësitë: Vetjak, nervoz,

personalitet konfuz, të

papërpiktë në orar

Simboli: Binjakët

Planeti që vendos: Merkuri

Cilësia: I paqëndrueshëm

Elementi: Ajri

Dita me fat: E premte

Ngjyra me fat: E verdhë, e

kaltër

Gurët me fat: Akuamarina,

Agati

Lulet me fat: Zambakët

Dashi

(21 Mars – 20 Prill)

Forcat: Aventurist, energjik,

trim, i sigurt

Dobësitë: Egoist, nevrik,

impulsiv, I padurueshëm

Simboli: Dashi

Planeti që vendos: Marsi

Cilësia: Kryesues

Elementi: Zjarri

Dita me fat: E martë

Ngjyra me fat: E kuqe e

mbyllur dhe ngjyra të tjera

të mbyllura

Gurët me fat: Rubini

Lulet me fat: Barbarozat

Gaforja

(22 Qershor – 23 Korrik)

Forcat: I adaptueshëm,

besnik, i lidhur me familjen

Dobësitë: Me humor të

ndryshueshëm, i ndjeshëm,

emocional, i pavendosur

Simboli: Gaforrja

Planeti që vendos: Hëna

Cilësia: Kryesues

Elementi: Uji

Dita me fat: E hëna

Ngjyra me fat: E gjelbër,

ngjyrë krem, e bardhë

Gurët me fat: Perla

Lulet me fat: Margarita

Luani

(24 Korrik–23 Gusht)

Forcat: Zemërgjerë,

energjik, optimist, i

sinqertë

Dobësitë: Xheloz,

shumë zotërues,

egoist, dominant

Simboli: Luani

Planeti që vendos:

Dielli

Cilësia: I caktuar

Elementi: Zjarri

Dita me fat: E diela

Ngjyra me fat: Ngjyrë

ari, e verdhë, e

portokalltë

Gurët me fat:

Diamanti, Rubini

Lulet me fat:

Kumakët

Shigjetari

(23 Nëntor–21 Dhjetor)

Forcat: I sinqertë,

zemërbardhë,

intelektual, i mirë në

komunikim

Dobësitë: I

ndryshueshëm, nervoz

Simboli: Shigjetari

Planeti që vendos:

Jupiteri

Cilësia: I

paqëndrueshëm

Elementi: Zjarri

Dita me fat: E enjte

Ngjyra me fat:

Bezhë, bronz, e kaltër,

indigo, e vjollcë, e

kuqe

Gurët me fat: Bruzi

Lulet me fat: Karafilat

rozë

Virgjëresha

(24 Gusht–23 Shtator)

Forcat: Perfeksionist,

praktik, i sinqertë, i

duruar, vetiniciativ

Dobësitë: Shumë

kritik, nervoz

Simboli: Virgjëresha

Planeti që vendos:

Merkuri

Cilësia: I

paqëndrueshëm

Elementi: Toka

Dita me fat: E

mërkurë

Ngjyra me fat: E

verdhë, e kaltër

Gurët me fat:

Akuamarina

Lulet me fat:

Zambakët

Bricjapi

(22 Dhjetor–20 Janar)

Forcat: Punëtor, i

sinqertë, i

përgjegjshëm, i

vendosur

Dobësitë: Kokëfortë,

nuk mund të pranojë

autoritet, humor të keq

Simboli: Bricjapi

Planeti që vendos:

Saturni

Cilësia: Kryesues

Elementi: Toka

Dita me fat: E shtuna

Ngjyra me fat: E

zezë, ngjyrat e tokës,

e portokalltë, indigo

Gurët me fat: Granati

Lulet me fat:

Manushaqet

trengjyrëshe

Peshorja

(24 Shtator–23 Tetor)

Forcat: I durueshëm, i

shoqërueshëm, i

dashur, gazmor

Dobësitë: I

pavendosur, i

shkujdesur, emocional,

i ndjeshëm

Simboli: Peshorja

Planeti që vendos:

Venera

Cilësia: Kryesues

Elementi: Ajri

Dita me fat: E premte

Ngjyra me fat: rozë,

e kaltër

Gurët me fat: Safiri

Lulet me fat:

Zambakët

Ujori

(21 Janar–19 Shkurt)

Forcat: I

shoqërueshëm,

inteligjent, praktik

Dobësitë: I

paparashikueshëm, i

paepur, nuk i pëlqen

angazhimet

Simboli: Ujori

Planeti që vendos:

Urani

Cilësia: I vendosur

Elementi: Ajri

Dita me fat: E shtuna

Ngjyra me fat:

Akuamarinë, bruz

Gurët me fat:

Akuamarina

Lulet me fat: Orkide

29

Akrepi

(24 Tetor–22 Nëntor)

Forcat: Besnik, i

pasionuar, karizmatik, i

durueshëm

Dobësitë: Xheloz,

kokëfortë, sensitiv,

egoist

Simboli: Akrepi

Planeti që vendos:

Plutoni

Cilësia: I caktuar

Elementi: Uji

Dita me fat: E martë

Ngjyra me fat: E

zezë, e kuqe, ngjyrë

gështenje

Gurët me fat: Topazi

Lulet me fat:

Lulemustakët

Peshqit

(20 Shkurt–20 Mars)

Forcat: Intuitiv, i

painteresuar në gjëra

materiale, kujtesë të

mprehtë

Dobësitë: Emocional, i

trishtuar, ndryshim

disponimi, I paepur

Simboli: Peshku

Planeti që vendos:

Neptuni

Cilësia: I

paqëndrueshëm

Elementi: Uji

Dita me fat: E enjte

Ngjyra me fat: E

gjelbër, e vjollcë,

ngjyrë jargavani,

argjend

Gurët me fat:

Ametisti

Lulet me fat:

Zambakët, orkidet,

30 Kuriozitete

Gjyshja 89 vjeçare pozon për kalendar

Christiane Luckardt me 89 vitet që ka nuk është fare e kompleksuar

që të zhvishet para fotoaparatit, edhe nëse fotografitë e saj i shikon i

tërë planeti.

Kjo gjyshe nga Gjermania është fotografuar lakuriq për kalendarin e

saj me komentin “Kam dashur t'ju befasoj të gjithëve”.

Mamaja më e shkurtër se i biri 14-muajsh

Martohen si Shrek dhe Fiona

Ajo është nëna më e vogël e Britanisë së Madhe, me 93 centimetra

gjatësi. Është aq e vogël, sa që i biri i saj Aidan, edhe pse vetëm 14

muajsh, është më i gjatë se ajo.

Amanda Moore, 25-vjeçarja nga Hinkley (zonë afër Coventry), vuan

nga një sëmundje e rrallë rritjeje që i ka ndaluar rritjen fizike që në një

moshë të vogël.

Festivali i sharjeve

Çdo vit, të rinjtë nga dy fshatra të Nepalit ruajnë sharjet më të mira gjatë

“Festivalit dhjetëditor të sharjeve” që arriti kulmin të dielën.

Të rinjtë nga dy fshatra fqinje të Parsawa dhe Laxmipur shajnë njëritjetrin,

fqinjët, fshatrat ose kalimtarët e rastit – e më pas qeshen.

Ata mblidhen nëpër parqe dhe vende tjera mbledhin grumbull të kashtës

dhe nisin sharjet.

Sikur edhe shumë femra, Tracey Williams, e kishte pasur martesën nga ëndrrat.

Por, për dallim nga shumica e femrave, martesa e saj kishte përfshirë ngjyrosjen e

trupit me ngjyrën e gjelbër dhe shndërrimi në personazh nga filmat vizatimor.

33-vjeçarja adhuruesja e serialit të animuar “Shrek” dhe bashkëshorti i saj, Viv

Williams i shprehën betimet e tyre për martesë të maskuar në personazhet nga filmi

i animuar, “Shrek dhe princesha Fiona”.

Burri që vodhi bankën 2 herë për 24 orë

Një shtetas gjerman ka vjedhur të njëjtën bankë në qytetin e

Hamburgut për plot dy herë në 24 orë, vetëm një javë pasi ishte

lëshuar për të njëjtin krim.

Një zëdhënës i policisë së Hamburgut ka deklaruar se 50-vjeçari hyri

në një arkë kursimi në qendër të qytetit dhe pasi nxori pistoletën, u

tha punonjësve duke bërtitur: “Isha këtu dje, por dua paratë edhe

sot!”.

Kinë: Krijohet parku botëror nga çokollata

Me mijëra adhurues të çokollatës u rreshtuan për të hyrë në atraksionin e

ri dhe thjeshtë më të ëmbël e tërheqës turistik në kryeqytetin e Kinës,

Pekin. Bëhet fjalë për Parkun botëror të çokollatës.

Në të gjenden me qindra atraksione interesante të çokollatës si kopja e

Murit të Madh kinez, ushtarët në terakotë të çokollatës dhe shumë gjëra

të tjera të shijshme. Ka vend edhe për një BMV të çokollatës për të cilin u

shpenzuan tre ton çokollatë. Turmat e njerëzve u grumbulluan që në

mëngjes.

Vitrina e librit

Twilight Saga –

Stephenie Meyer

Katër libra të mrekullueshëm.

Libra që të lënë pa gjumë dhe të

kënaqin shumë.

Kjo seri librash i takon zhanrit

fantazi dhe romancë dhe ka të

njëjtët protagonistë në të

katërta pjesët. Janë libra që me

të vërtetë ia vlen t'i lexoni.

Aksidenti –

Ismail Kadare

Një roman tërësisht ndryshe

nga librat tjerë të këtij autori.

Kjo vepër është e shkëputur nga

periudha komuniste por vjen si e

paraqitur sot. Ajo që mbetet të

kuptohet është nëse ai ka

paraqitur një hisori dashurie, një

tjetër histori vrasjeje apo edhe

ndonjë tjetër histori që i mbulon

të dyja këto së bashku. Lexojeni

dhe do ta kuptoni.

The Lost Symbol –

Dan Brown

Një vepër fantastike, që

llogaritet si vazhdim i dy

pjesëve tjera, përkatësisht

librave “ The Da Vinci Code”

dhe librit tjetër “Angels and

Demons”. Është një libër i

shkencës, artit, letërsisë dhe

përditshmërisë. Një libër i

mrekullueshëm me fakte të

padëgjuara më parë.

Big Girl –

Danielle Steel

Një vepër jubile e autores

Danielle Steel, duke marrë

parasysh se është vepra e 80 – të

e saj. Këtu flitet për një vajzë të

zakonshme bionde, me sy të

kaltër, e cila ka probleme me

familjen e saj. Ajo mendon se

është zhgënjim për familjen deri

sa peripecitë e saj fillojnë kur ajo

largohet nga familja. Historia ka

ngjarje të tjera të futura e shumë

interesante.

The Last Song –

Nicholas Sparks

31

Një novelë e suksesshme, e

shndërruar edhe në film me po

të njëjtin titull. Një vepër

interesante, emocionuese dhe

shumë familjare. Një vepër me

zhanër romancë dhe tragjedi

dhe mbi të gjitha muzika

shërben si lidhje në mes të

familjes së ndarë.

The Associate –

John Grisham

Është një vepër e bukur, e

mistershme dhe me tipare të

trillerit e cila e mbush veprën me

fakte e ngjarje ligjore, kriminale

e m a d j e e d h e f l e t p ë r

përditshmërinë. Nga ky libër

mësohet se si nuk bën që t'i

besojmë gjithkujt dhe se si duhet

t'i dalim zot vetvetes edhe në

ditët më të vështira, prandaj

lexojeni që të mësoni më tepër

rreth jetës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!