30.04.2013 Views

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

14

Lulja shëruese

Na ishte njëherë një fëmijë me emrin Agon. Babai i tij pinte shumë duhan dhe një ditë u sëmur

rëndë. Agoni me nënën e tij shkuan në bjeshkë për të gjetur një lule shëruese. Ata e morën lulen

shëruese dhe ia sollën babait. Babai u shërua nga ajo lule dhe prej asaj dite nuk pinte më duhan.

Agoni tani luan me babanë e tij futboll dhe është shumë i lumtur.

Vajza zemërmirë

Tigri dhe luani

Ars poetica

Fresk Sylhasi Kl. I – 1

Na ishte njëherë një vajzë që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare aksidentalisht i kishin vdekur

prindërit. Vajza mbeti jetime dhe mendonte si të mbijetonte. Ajo e zgjedhi një rrugë të mirë, të

kultivonte lule dhe pastaj t'i shiste ato. Vajza fitoi shumë para dhe me ato para shkoi të ndihmonte

fëmijët jetim. Ajo ishte shumë e gëzuar dhe kishte një dëshirë që të luante me delfinët dhe me miqtë

e saj. Natën pa ëndërr me delfinët. Në mëngjes hapi dritaren dhe zogjtë i thanë:

-Shko dhe luaj me delfinët por mos harro t'i marrësh fëmijët jetim.

Vajza mori fëmijët jetim dhe shkoi të luante me delfinët. Ata u kënaqën shumë. Ajo ishte shumë e

lumtur që kishte zënë shumë miq dhe jetoi e lumtur përgjithmonë.

Na ishte njëherë një tigër që ndihej shumë i vetmuar. Një ditë ai u takua me një luan dhe i tha:

– A do që të bëhemi miq?

Luani pranoi me kënaqësi dhe ata u bënë miq.

Pas një viti ata e kapën një antilopë dhe e ndanë së bashku. Pas disa orësh ata u zgjuan dhe u

takuan mu në të njëjtin vend ku e kishin kapur antilopën para një kohe të gjatë dhe që të dy të ngopur

dhe të pushuar luajtën dhe u kënaqën shumë gjatë.

Pas një loje të mrekullueshme ata i dhanë besën njëri-tjetrit që do të ishin miq përgjithmonë.

Dentisti

Kur të dhemb dhëmbi

Ti mos mendo

Por te dentisti

Menjëherë shko.

Të tregon çfarë ke

Si një lepur i bardhë

Nëse nuk ke frikë

Dhembjen e ke të butë.

Butësia e tij

Të ndihmon

Si flokë bore

Të shëron.

Pasi e hapë gojën

Shpërblimi vjen

Brenda ka një furçë

Tani i lanë dhëmbët ditë e

natë

Për shëndet të fortë.

Lekë Zeqiri Kl. II – 3

Dallëndyshja

Koha e ngrohtë na përshëndeti

Dallëndyshe ty ku të gjeti

Në fole a mbi çati

A je gatitur për shëti.

Kur do të kthehesh nuk e di

Dikush të pret me dashuri

Siç të prita unë këtë vit

Por shpejt ike s'e kam pritë.

Dallëndyshe krahëgjerë

Mos harro kthehu n'pranverë

Me duar hapur do të më gjesh

Folenë gati do ta kesh.

Rilind Ramushi Kl. IV – 3

Dea Mulaj Kl. III – 2

Mirian – Gegë Shala Kl. III – 2

Mësuesja

Mësuesja ime e dashur

Sa shumë të dua ty

Ti na mësove

Që 1 + 1 bëjnë dy.

Sa shumë gjëra na mësove

Zhurmën tonë e durove

Kujtoj klasën e të parit kat

Nuk do ta harroj as ditë e

as natë.

Ah moj klasë e gjashtë

Moj klasë e paharruar

Ti na e heq mësuesen

Sa e patëm në duar.

Redita Limani Kl. IV – 3

Atdheu im

Ku kemi lerë,

Atje ku kemi nderë

Ku kemi lerë,

Atje ku ka vlerë.

Nderin tonë nuk e prishim!

Vlerën tonë e madhërojmë!

Vendin tonë e gëzojmë

dhe e adhurojmë.

Atje ku luftoi

Adem Jashari,

atje ku u mund

armiku e tradhtari.

Atdhe të kam

e atdhe më je!

Kurrë nuk të harroj

Çdo herë të kujtoj!

Era Rugova Kl. IV – 2

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!