30.04.2013 Views

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ne jetojmë në një botë të mbushur plot me pamje aq të bukura, të cilat janë të papërshkrueshme me

fjalë. Secili prej nesh, me siguri ëndërron që ndonjëherë në jetën e tij, ta vizitojë ndonjërën prej këtyre

mrekullive natyrore. Jetesa në qytete moderne, ka ndikuar që ne t'i anashkalojmë bukuritë e Nënës

Natyrë. Prandaj, ne kemi zgjedhur disa nga vendet më të bukura, që ekzistojnë në botën tonë dhe t'jua

bëjmë të mundur që sado pak të kënaqeni me bukuritë e këtij planeti të mrekullueshëm.

Bukuri magjepsëse!

Taj Mahal, Indi

Taj Mahal në Indi është njëra prej shtatë mrekullive të botës dhe njëri prej

tempujve të varrimit më madhështor që ka bota, e cila është konstruktuar

nga perandori Shah Jahan. Këtë mrekulli ia dedikoi gruas së tij më të

dashur, Mumtaz Mahal. E ndërtuar në Agra, Taj Mahal është e ndërtuar e

tëra me mermer të bardhë, që e bën këtë mrekulli të arkitekturës simbol të

dashurisë.Siç na tregon historia, perandori u pikëllua shumë kur e humbi

gruan e tij të tretë, Mumtaz Mahal. U nevojitën me mijëra punëtorë,

arkitektë dhe përafërsisht njëzet vjet për ta ndërtuar. Aq ishte dëshira e

madhe e perandorit, për të ndërtuar një simbol dashurie ndaj gruas, saqë

shumë punëtorë u detyruan të vinin nga skaje të ndryshme të

Perandorisë. Gurë të çmueshëm, gjenden brenda, në çdo kënd të Taj

Mahal-it. Më vonë ky vend u bë strehë edhe për trupin e perandorit, të cilin

e vendosën afër trupit të së shoqes.

Ky është një atraksion i madh turistik, i cili tërheq rreth dy milionë turistë

çdo vit.

Bora Bora – French Polynesi

Machu Picchu, Peru

Emri Bora Bora ngjall imazhe të një parajse mitike. Kjo perlë e

Pacifikut, është një nga grupi i ishujve Leeward, dhe është ishulli

më në veri. Bukuria e lagunës është e papërshkrueshme. Vendi

njihet si një nga vendet e rralla ku mund të gjesh MANTA RAYS.

Një tjetër gjë që e veçon këtë ishull nga të tjerat, janë shtëpitë e

ndërtuara mbi ujë.

9

Machu Picchu në Peru, që do të thotë “Majë e Vjetër”, është njëri prej

vendeve antike më enigmatike në botë. Duke u bazuar në legjendën, Machu

Picchu vite më parë është konsideruar si një vend i shenjtë. Meritat e

ndërtimit të këtij qyteti të jashtëzakonshëm, iu takojnë njerëzve të Inkës, të

cilat ndërtuan shumë struktura të gurit dhe e transformuan vendin në një

vepër arti.

Këto gërmadha, janë të përbërë nga banja, tempuj, pallate dhe rreth 150

shtëpi, të gjitha këto shumë mirë të ruajtura. Këto struktura granite, disa prej

tyre peshojnë rreth 50 tonë, janë aq bukur të gdhendura saqë janë asgjë më

pak sesa vepra gjeniale të arkitekturës. Janë zbuluar në 1911, nga një

arkeolog. Bukuria e jashtëzakonshme e këtij vendi tërheq miliona turistë në

vit.

Syri I Kaltër

Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës

midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një pikë shumë piktoreske ku nga

një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë.

Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit. Është

burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë

malit të gjerë. Është shpallur monument natyre. Forma e tij është ovale e

ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i

kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe arrin deri në 45 m thellësi.

Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe

është shkarkim kryesor i malit të gjerë. Është burim me ujëra të freskëta

dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të

përhershëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!