30.04.2013 Views

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Java e

Gjuhës Shqipe

“Kush jam unë? Një zog parajse? Ndonjëherë ndihem e ëmbël si një akullore

në dorën e një fëmije të varfër. E ndonjëherë ndihem si një copë paraje e

pavlerë në dorën e një egoisti të pasur”, janë këto pak fjalë të bukura, që

krijuesit letrarë, i kanë shprehur në esetë apo poezitë gjatë Javës së Gjuhës

shqipe.

Projekti Java e Gjuhës, organizuar nga arsimtarët e

Gjuhës shqipe, është mbajtur nga data 1-3 mars 2010.

Nxënësit gjatë gjithë javës kanë punuar, duke u veçuar

për rezultate të larta, duke i bërë të veçohen nga të tjerët

për bukurshkrim, drejtshkrim, recitim, krijime letrare,

analizë gramatikore dhe kritikë letrare.

Kjo javë për nxënësit ka qenë më e veçantë sesa të tjerat.

Duhet thënë se “Java e Gjuhës shqipe” i ka motivuar dhe

inkurajuar më shumë se kurrë ata që ta duan gjuhën

shqipe, ta shkruajnë e ta flasim drejt atë, të krijojnë poezi

dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e

një kombi dhe e kulturës së tij” është shprehur gjuhëtari

jonë i madh Eqrem Çabej.

Me këtë thënie të gjuhëtarit tonë nxënësit janë munduar

shumë për mënyrën e të shkruarit dhe tre në gjeneratë

janë zgjedhur më të mirët. Ndërkaq, përveç certifikatave

për nxënësit më të mirë, është shpërblyer edhe një grup i

nxënësve që kanë bërë të ndryshojnë shkrimin e tyre një

tjetër grup i nxënësve.

Si gjuhëtarë të vegjël, ata nuk kanë reshtur së analizuari

fjalë e fjali. Tashmë çdo fjalë që shohin të shkruar diku

apo dëgjojnë në televizor nxënësit e shohin me sy kritik.

Në orët e ushtrimeve, tabela e bardhë stërmbushet me

analizat morfo-sintaksore që ata bëjnë. Dhe pikërisht për

këtë janë certifikuar si më të mirët.

Në fund të javës në një orë letrare, fëmijët kanë shprehur

talentin e tyre me poezi, ese të ndryshme, krijime këto të

tyre, por jo vetëm këto. Ata, për nder të festave të Marsit

kanë përgatitur Gazetën e murit me plot punime të

ndryshme në hamera, të cilat punime janë ekspozuar në

muret e shkollës.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!