30.04.2013 Views

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Intervistë me gjuhëtarin Isa Bajçinca

Rrëfime nga jeta dhe profesioni

M3: Si ka qenë jeta juaj fëmijërore? Nëse

ju kujtohet ndonjë ngjarje mund të na

tregoni?

Isa Bajçinca: Nga fëmijëria, një ngjarje

të cilën do ta veçoja është fillimi i shkollës.

Shkoja në shkollë me vëllain tim 4 vjet e

gjysmë më të madh, ndërsa unë isha

vetëm 5 vjet e 8 muaj. Mësuesi më tha se

duhej të shkoja në shkollë, pasi që thoshte

se isha një nxënës i mrekullueshëm. Pra,

unë fillova shkollën pa i mbushur 6 vjet,

ndërsa të gjithë shokët e mi të klasës ishin

3-4 vjet më të mëdhenj se unë.

M3: Pse zgjodhët të bëheshit gjuhëtar?

Isa Bajçinca: Për profesionin tim të

tanishëm ka ndikuar në radhë të parë

letërsia që kam lexuar. Gjuha e pasur,

gjuha e ngritur, fjalë me kuptime të tjera

që nuk i dija unë, trajta fjalësh të cilat më

zgjonin kërshërinë nga kanë ardhur si janë

ndërtuar e të tjera. Kur isha nxënës në

shkollën normale, gramatika më tërhoqi

mjaft. Ndonëse kisha filluar ta studioja

gjuhën gjermane 1 vit në Shkup, për ca

shkaqe u detyrova të kthehesha dhe të

studioja gjuhën shqipe. Por, për këtë nuk

jam zhgënjyer dhe penduar fare.

M3: Cilat kanë qenë rrethanat në të cilat

keni studiuar dhe punuar?

Isa Bajçinca: Në shkollën normale

rrethanat ishin mjaft të mira, sepse të

gjithë gëzonim bursë. Kushte kishim, por

libra nuk kishim aso kohe sepse ishin të

botuar në Shqipëri dhe vinin shumë rrallë

nga atje. Nuk kemi pasur bibliotekë të

pasur, megjithatë ne shfrytëzonim gjithçka

që kishim. Kam pasur nderin e rrallë ta

kem në duar fjalorin e gjuhës shqipe, për

të cilin ka qenë koha që duhej të shkoja në

burg sepse gjuha shqipe nga regjimi i

atëhershëm nuk ka qenë shumë e

dëgjueshme.

M3: Sa jeni të kënaqur me përkushtimin

që kanë nxënësit ndaj gjuhës shqipe?

Isa Bajçinca: Të paktën në shkollën

fillore, gjuha shqipe është lëndë

strumbullare, pra lëndë kryesore të cilës i

kushtohet shumë rëndësi, por së cilës

duhet kushtuar edhe më shumë rëndësi.

Mësuesit jo gjithmonë, janë modeli i cili

duhet të ndiqet nga nxënësit.

M3: Po të tjerët, politikanët, mediat,

njerëzit sa punojnë qe ta ruajnë pastërtinë

e gjuhës?

Isa Bajçinca: Njerëzit duhet të kujdesen

shumë për gjuhën. Nuk mund të themi se

të gjithë njerëzit, të gjithë politikanët të

gjithë mësuesit i kushtojnë të njëjtin

kujdes gjuhës dhe komunikimit dhe të

shprehurit. Ka prej tyre që flasin gjuhën

bukur, dhe ka të tillë që nuk kujdesen

shumë për këtë. Çështja e kulturës së

gjuhës dhe ruajtjes së pastërtisë së saj

varet nga individi dhe përgjegjësia që ka

për këtë vlerë kombëtare.

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!