30.04.2013 Views

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

Shkarko këtu... - Mileniumi i Tretë

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

26

Afrika e Jugut 2010

Historiku i Kampionatit Botëror të Futbollit

Pas suksesit të futbollit në Olimpiadë, FIFA në krye me

presidentin e atëhershëm Jules Rimet menduan krijimin e një

tjetër gare futbollistike. Në këtë mënyrë, u organizua edhe

Kampionati i parë Botëror i cili u mbajt në Uruguaj, në vitin

1930.

Përkundër mungesës së profesionalizmit Kampionati Botëror u

zhvillua me sukses deri në fund ku fitoi Uruguaji që në finale

mposhti Argjentinën me rezultat 4 me 2.

Që nga viti 1930, organizimet vazhduan çdo 4 vjet, me

përjashtim të viteve 1942 dhe 1946 kohë kjo kur zhvillohej

Lufta e Dytë Botërore.

Edhe në ditët e sotme në Kampionatin Botëror marrin pjesë 32

ekipe nga gjithsej 204 sa konkurojnë.

Gjer tani janë mbajtur gjithsej 18 kampionate ku më i

suksesshmi rezulton Brazili me gjithsej 5 kampionate të

fituara, më pas radhitet Italia që ka 4, pastaj Gjermania me 3,

Argjentina dhe Uruguaji kanë nga 2 dhe Anglia e Franca nga 1.

Kampionati Botëror “Afrika e Jugut 2010”

Sivjet, Kampionati Botëror organizohet për herë të parë në Afrikën e Jugut e cila ishte në garë me 4 vende

të tjera Egjiptin, Marokun dhe Libinë si bashkë organizatore me Tunizinë.

Edhe pse kishte polemika të shumta rreth organizimit të Kampionatit në këtë vend, gjithçka shkoi si duhet

dhe ky Kampionati Botëror fillon me datë 11 qershor dhe do të zgjasë plot një muaj, përkatësisht finalja

pritet të mbahet me datë 11 korrik, në stadiumin Johannesburg.

Ekipet janë të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe, të cilët rezultuan të suksesshëm gjatë fazës së

eleminimeve pasiqë të gjithë kanë bërë rrugë të gjatë dhe sfiduese që të arrijnë këtu, përveç ekipit

nikoqir, Afrikës së Jugut që hyri direkt në garë, në grupin e parë.

Lojërat pritet të zhvillohen në 10 stadiume të Afrikës së Jugut, disa nga të cilat të ndërtuara tani e të tjerat

thjesht të restauruara.

Favoritë në këtë kampionat cilësohen, kampioni evropian Spanja, kampioni botëror në fuqi Italia, por

gjithashtu edhe ekipe tjera si Brazili, Argjentina apo edhe Anglia e cila nën drejtimin e italianit Fabio

Capello po arrin shumë suksese.

Logoja e Kampionatit tashmë është caktuar, poashtu edhe maskota dhe topi që quhen Zakumi,

përkatësisht Jabulani. Kurse, trofeu nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!