29.07.2013 Views

LETRA E FUNDIT - Gazeta Express

LETRA E FUNDIT - Gazeta Express

LETRA E FUNDIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E enjte, 2 dhjetor 2010 15

Bota

redaktor: Arsim Buxhovi

e-mail: arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Gaddafi kritikon BE-në

Dokumentet e fundit të

zbuluara nga Wikileaks

tregojnë se Britania, Rusia

dhe Shtetet e Bashkuara

kanë shprehur shqetësime në

lidhje me sigurinë e armëve

bërthamore të Pakistanit.

Diplomatët amerikanë dhe

britanikë kanë shprehur

frikën se materiali bërthamor

nga Pakistani mund të bie

në duar të gabuara. Vitin e

kaluar, ambasadorja amerikane

në Islamabad, Anne

Patterson, thuhet të ketë

thënë se shqetësim kryesor

Sharoni vrasës?

Producenti holandez, Xhorxh Sluizer

deklaroi se ka qenë dëshmitar

okular i vrasjes së dy fëmijëve palestinezë

nga ish-kryeministri izraelit,

Ariel Sharon.

Duke treguar këtë ngjarje rrëqethëse,

producenti Sluizer u shpreh: “Në

vitin 1982, në kampet Sabra dhe

Shatilla kam parë me sytë e mi se si

Sharon, duke shkrepur armën e tij,

vrau dy fëmijë palestinezë, njëri 2

dhe tjetri 3-vjeçar.”

Xhorxh Sluizer mori pjesë në Festivalin

Ndërkombëtar të fi lmit dokumentar

të zhvilluar në kryeqytetin

e Holandës, Amsterdam, me dokumentarin

“Atdheu”, në të cilin flet

për dhimbjen dhe vuajtjet e popullit

palestinez. Në fi lmin dokumentar ai

paraqet dhe një ngjarje tragjike në

Sabra dhe Shatilla.

Ja si u shpreh Sluizer në intervistën

e dhënë për televizionin Al-Xhazira:

“Gjatë kohës kur isha në kampin Sabra

dhe Shatilla, shkova te Sharon

i shoqëruar nga dy ushtarë, për të

kërkuar leje për ushtrimin e profesionit

të gazetarit. Rreth nesh nuk

kishte njeri, vetëm ca fëmijë të moshës

dy tre vjeçare. Këtu kam parë

me sytë e mi se si Sharon qëlloi me

armë fëmijën e parë dhe rrëzimin

e tij përdhe. Pastaj u drejtua nga

fëmija i dytë, krejt i qetë, qëlloi dhe

mbi të. Gjithçka ndodhi para syve të

mi. Sharon me gjakftohtësinë e tij të

frikshme nuk u bezdis fare nga fakti

i pasqyrimit të kësaj ngjarjeje në sytë

e gjithë botës”.

Putin paralajmëron Perëndimin

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin,

tha se Rusia do të dislokojë armë

bërthamore dhe “forca goditëse” nëse

përjashtohet nga sistemi i mburojës

raketore të Perëndimit.

Në një intervistë për rrjetin CNN,

Putin tha se kërcënimi raketor kundër

Evropës duhet të adresohet bashkëris-

ht, duke iu referuar marrëveshjes së

arritur në samitin e NATO-s për bashkëpunim

në fushën e mbrojtjes raketore.

Por, ai tha se propozimet e Rusisë

janë hedhur poshtë, ndërsa përgjatë

kufi jve të saj janë paraqitur kërcënime

të reja. Më herët, presidenti rus,

Interpoli kërkon Assangen

Themeluesi i platformës së internetit

Wikileaks, Julian Assange, tani

është kërkuar edhe me një urdhër

arresti ndërkombëtar. Prokurori i

Përgjithshëm suedez kishte lëshuar

në mes të nëntorit një urdhër arresti

kundër australianit 39 vjeçar. Ai akuzohet

për përdhunim dhe ngacmim

seksual ndaj dy grave. Assange i ka

mohuar akuzat dhe foli për një fushatë

të shërbimit sekret amerikan

kundër tij dhe platformës Wikileaks.

Ai tashmë është fshehur prej shumë

kohësh. Pas zbulimeve më të fundit

të Wikileaks, qeveria amerikane ka

fi lluar të mbrojë më mirë dokumentet

e saj. Ministria e Jashtme amerikane

hoqi të dhënat e saj për dërgesat diplomatike

nga një rrjet kompjuterik i

ushtrisë. Kështu tekstet e besueshme

mund t’i kenë në duar më pak punonjës.

Platforma e internetit kishte

publikuar ditën e diel më shumë se

250.000 dokumente tepër delikate nga

diplomatët e Shteteve të Bashkuara në

gjithë botën.

Dmitri Medvedev, paralajmëroi për

një garë të re armatimi, në rast se Rusia

dhe NATO nuk arrijnë të bien dakord

lidhur me planet e përbashkëta

të mbrojtjes raketore.

Këtë deklaratë presidenti rus e bëri

gjatë fjalimit të përvitshëm në parlament,

drejtuar kombit rus.

nuk ishte se militantët mund

të vjedhin një bombë, por se

ndonjë punëtor bërthamor

mund të vjedhë material të

mjaftueshëm për të ndërtuar

një pajisje të papërpunuar

bërthamore. Një zëdhënës i

qeverisë pakistaneze tha se

Lufta e

SHBA-së

frika të tilla ishin të pabaza.

Grumbulli më i fundit i mesazheve

të fshehta diplomatike

të publikuara nga Wikileaks

zbulon frikën e vërtetë të

diplomatëve perëndimorë

mbi arsenalin bërthamor të

Pakistanit.

George Bush

kundër Sidës

Në fi llim të mandatit tim të parë u bë e qartë se shumica e

Afrikës së nën-Saharasë ishte në prag të katastrofës. Në disa

vende, ndoshta një e katërta e popullsisë ishte e infektuar me

HIV. Përgjigjja jonë fi lloi me një përpjekje për të reduktuar

transmetimin e virusit nga nëna te fëmija, që është aspekti

më i mjerë dhe më i parandaluar i krizës.

Gjatë presidencës, shpeshherë të detyruar të

fokusohemi në çështjet e sigurisë kombëtare, lufta

kundër sëmundjes globale shihej disa herë si anomali

apo përjashtim. Nuk ishte kështu. Amerika ka bërë

kontribut të drejtpërdrejtë në progresin dhe shpresën e

vendeve të tjera.

Shumica e problemeve botërore, rrjetet terroriste,

bandat kriminale, sindikatat e drogës, sëmundjet pandemike,

janë jo më shumë se gjysmë dite udhëtimi me

aeroplan larg Shteteve të Bashkuara.

Këto sfida synojnë të lëshojnë rrënjë në zonat e

pashpresa dhe të pakontrolluara. Kjo nuk nënkupton se

promovimi i shëndetësisë dhe zhvillimit është zëvendësim

për përballjen me kërcënimet e menjëhershme.

Kjo nënkupton se asnjë strategji e sigurisë nuk është

komplete në plan afatgjatë, pa promovuar shëndetësinë

globale, lirinë politike dhe progresin ekonomik.

Në fillim të mandatit tim të parë u bë e qartë se

shumica e Afrikës së nën-Saharasë ishte në prag të

katastrofës. Në disa vende, ndoshta një e katërta e

popullsisë ishte e infektuar me HIV.

Sëmundja ishte e përhapur në mesin e mësuesve,

infermiereve, punonjësve të fabrikave, shërbyesve

civilë, njerëzve që e bëjnë shoqërinë të ecë. Barnat për

sëmundjen ekzistonin dhe po u binte çmimi, por ato

vështirë se mund të gjendeshin në Afrikë.

Vende të tëra jetonin nën hijen e vdekjes, duke e

pasur të vështirë që të përgatiten për të ardhmen.

Përgjigjja jonë filloi me një përpjekje për të reduktuar

transmetimin e virusit nga nëna te fëmija, që është

aspekti më i mjerë dhe më i parandaluar i krizës.

Në vitin 2002, Amerika ndihmoi të themelohet

Fondi Global për Luftimin e AIDS-it, Tuberkulozit dhe

Malaries, për të inkurajuar veprimin e bashkërenduar

ndërmjet shteteve.

Në vitin 2003 e shpalla Planin Presidencial të Emergjencës

për Ndihma të AIDS-it (PEPFAR), një program

ambicioz bilateral për t’u ballafaquar me shpejtësinë

më të keqe të përhapjes së pandemisë.

Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë, liderë të

vendeve afrikane dhe aktivistë të tjerë, si Bono, u bënë

partnerë me administratën time në këtë sipërmarrje

të madhe.

Në të gjitha këto përpjekje, shqetësimi im ishin rezultatet.

Isha sinqerisht dyshues ndaj disa programeve që

ishin bërë më parë. Në këtë krizë na duheshin jo vetëm

më shumë resurse, por edhe t’i përdornim ndryshe.

Në këtë Ditë Botërore të AIDS-it, ne ende shpresojmë

për një vaksinë të AIDS-it. Ndërkohë, janë miliona

njerëz që nuk duhet të braktisen.

Jam i lumtur që ndodhem jashtë biznesit të politikës.

Por, unë mund të jap disa këshilla miqësore

për anëtarët e Kongresit, të rinj e të vjetër. Lufta e

vazhdueshme globale kundër AIDS-it është diçka për

të cilën Amerika do të kujtohet. Dhe, kurrë nuk do t’ju

vijë keq për pjesën që bëtë.

(Washington Post)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!