28 Sport redaktor: Valdet Hasani e-mail: valdet.hasani@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78 Lëndohet Ronaldo Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk ka stërvitur fare të mërkurën, pas lëndimit që kishte pësuar në përballje me Barcelonën. Sipas ueb faqes zyrtare të klubit, mesfushori portugez ka pësuar lëndim në nyjën e këmbës së djathtë, pas të cilit janë paraparë tretmane fizioterapeutike. Në orët e ardhshme pritet të dihet më shumë rreth këtij lëndimi, por prania e tij në përballjen e së shtunës në La Liga kundër Valencias është vënë në dyshim. Trezeguet nuk lëviz në janar David Trezeguet po luan mirë në Spanjë me ekipin Hercules. Për këtë, interesim për ish futbollistin e Juventusit kanë shfaqur ekipet italiane, Inter, Milan e Fiorentina. Mirëpo, futbollisti francez nuk e ka ndërmend të lëvizë në janar. “David po mendon vetëm për Hercules në këtë moment. Po kalon një rini të dytë në Alicante, është në formë të mirë, pasi u largua nga Juventusi. Mund ta përjashtoj mundësinë e largimit të tij në janar, pasi ka vendosur të rrijë këtu. Ai është person serioz”, deklaroi për calciomercato. it menaxheri i futbollistit, Antonio Caliendo. Barcelona, vështirë të mposhtet Barcelona e Pep Guardiolas i ka mahnitur të gjithë, por edhe Francesco Tottin. Kapiteni i Romës e ka shikuar ‘El Clasicon’ dhe ka mbetur i entuziazmuar nga loja e Messit dhe shokëve të tij. “Janë të pamposhtur. Iniesta e Xavi e bëjnë skuadrën që të këndojë. Barcelona do ta fitojë La Ligan”, u shpreh ish përfaqësuesi italian për televizionin Roma Channel. Veterani italian e ka mbrojtur trajnerin Jose Mourinho, i cili ishte qendër e kritikave. “Nëse do të luanin tri skuadra kundër katalunasve, do të humbnin. Janë të papërshkruar. Kanë vrapuar më pak se kundërshtari, por kanë bërë që topi të vrapojë. Është skuadra më e fortë e të gjitha kohëve”, tha Totti. Elano përforcon Santosin Në fund të fundit, zemra nuk mund të komandohet. Pas pesë vjetësh nëpër Evropë, mesfushori Elano Ralph Blumer është larguar nga Galatasaray, për t’u rikthyer në atdhe. Përfaqësuesi brazilian, i cili te gjiganti turk kaloi më pak se një vit e gjysmë, ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me klubin brazilian. Mesfushori ofanziv kishte zbarkuar në Evropë në vitin 2004, kur iu bashkua ekipit ukrainas Shakhtar Donetsk. Pastaj ai luajti në Manchester City dy sezone, para se të përfundonte në Turqi. Për 29 vjeçarin bëhet fjalë për një rikthim në Santos, ku edhe e kishte nisur karrierën. Diego: mirë që ika nga Juventus Kurrfarë nostalgjie. Mesfushori brazilian i Wolfsburg, Diego, nuk është pishman që është larguar nga Juventus gjatë verës që shkoi. “Nëse do të duhej ta bëja, do ta merrja të njëjtin vendim edhe 10 mijë herë. Wolfsburg A ka një skuadër mjaft të mirë, me lojtarë të shquar individualisht dhe nuk e meritojmë të qëndrojmë në pozitën e 13-të. Na mungon vetëm ekuilibri dhe koncentrimi”, u shpreh futbollisti brazilian. drian Nikçi ka shfaqur një lojë mjaft të mirë në fi toren bindëse të Zurich, 0:3, fundjavën që shkoi ndaj St. Gal- len. Futbollisti kosovar luajti në vend të të lënduarit Dusan Djuric dhe kontribuoi në fi toren e skuadrës së tij. Ky trepikësh e ngrit Zurichun në pozitën e tretë, me pikë të njëjta me kryesuesin Luzern dhe kampionin aktual, Basel, 29, në kampionatin zviceran AXPO Super League. Pas kësaj ndeshjeje, mesfushorit kosovar i janë rritur apetitet për të luajtur rregullisht, pasi ai e ndien veten të rëndësishëm për klu- bin zviceran. Për dallim nga futbollisti tjetër shqiptarë, Admir Mehmedi, 21 vjeçar, nuk është titullar i padiskutueshëm te Zurich. “Gjithmonë jap gjithçka nga vetja kur luaj, duke shpresuar që të jem në gjendje ta luaj një rol kyç te skuadra”, deklaroi fi llimisht futbollisti pejan për ueb faqen football.ch. Edhe pse goli i dytë u shënua në emër të Alexandre Alphonse, tërë punën e kreu Nikçi. Zurich nuk ka pësuar humbje që nga 25 shtatori. Ky ekip e ka marrë këtë sezon seriozisht, pasi synon që ta përsërisë suksesin e vitit 2009, kur E enjte, 2 dhjetor 2010 Juninho dëshiron Lyonin I intervistuar nga France Football, mesfushori brazilian Juninho Pernambucano, aktualisht lojtar i ekipit nga Katari, Al-Gharrafa, ka thënë se do të dëshironte që në të ardhmen të rikthehej në ekipin ku bëri nam. “Do më pëlqente, por jo si futbollist. Jam gati 36 vjeç dhe e shoh veten më shumë si një element mbështetës të shtabit teknik. Këtë klub e mbaj në zemër gjithmonë”, tha 35 vjeçari i cili ka kontratë me Al-Gharrafa deri në qershor të vitit 2012. NDIHET I RENDESISHEM Adrian Nikçi ndihet futbollist i rëndësishëm i Zurichut. Futbollisti kosovar mendon se meriton të luajë vazhdimisht, për ta pasur një rol kyç për skuadrën. 21 vjeçari beson se Zurich posedon cilësi për t’u shpallur kampion i Zvicrës këtë sezon. Prishtina shkelë Mitrovicën Sigal Prishtina dhe Bambi kanë shënuar fi tore bindëse në përballjet e tyre të së mërkurës, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së basketbollit. Bardhekaltrit e kanë shkatërruar Mitrovicën, duke e mposhtur me mbi 100 pikë dallim, 160:51, derisa ekipi tjetër mitrovicas, Bambi, ishte i sigurt ndaj Kosovës, të cilën e mundi me rezultat 87:72. Ndërsa, të enjten (sonte) në Pejë zhvillohet derbi i kësaj xhiroje, ku Peja përballet me rivalin e vjetër, Trepçën. Kurse, takimi mes Bashkimit dhe Kolegjit EuroSport do të zhvillohet në një datë tjetër. u shpall kampion i Zvicrës. “Objektivi ynë është i qartë, ne dëshirojmë ta rifi tojmë titullin. Kemi një skuadër me një mbrojtje që jep garanci dhe kishim një nismë të rëndësishme e të sigurt të sezonit”, vazhdoi Nikçi. Fillimisht, objektiv i Zurich është që ta përfundojë sezonin vjeshtor në krye, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri te përfundimi i tij, e pastaj të luftojë edhe për vetë titullin e kampionit të shtetit helvetik. Dy ndeshjet e fundit të Zurich për këtë vit do të jenë ndaj Thun dhe kryesuesit Luzern. SUPERLIGA – REZULTATET S. Prishtina – Mitrovica 160:51 Bambi – Kosova 87:72 E enjte Peja – Trepça 18:00 Bashkimi – K. Eurosport (u shty) TABELA ND PI 1. S. Prishtina 9 17 2. Bambi 8 15 3. Peja 8 14 4. Trepça 8 13 5. Kosova 9 11 6. K. Eurosport 7 10 7. Bashkimi 8 10 8. Mitrovica 9 9
E enjte, 2 dhjetor 2010 MARKETING 29
- Page 1 and 2: FOTO: PETRIT RRAHMANI NACIONALE: RR
- Page 3 and 4: E enjte, 2 dhjetor 2010 Destini pol
- Page 5 and 6: Zgjedhjet Rubrikë speciale për zg
- Page 7 and 8: Lirita Halili lirita.halili@gazetae
- Page 9 and 10: E enjte, 2 dhjetor 2010 | 9 Akuza F
- Page 11 and 12: E enjte, 2 dhjetor 2010 NACIONALE 1
- Page 13 and 14: E enjte, 2 dhjetor 2010 PARTIA E PE
- Page 15 and 16: E enjte, 2 dhjetor 2010 15 Bota red
- Page 17 and 18: E enjte, 2 dhjetor 2010 MARKETING 1
- Page 19 and 20: PETRIT SELIMI60 E enjte, 2 dhjetor
- Page 21 and 22: E enjte, 2 dhjetor 2010 arté Redak
- Page 23 and 24: E enjte, 2 dhjetor 2010 Operator Si
- Page 25 and 26: E enjte, 2 dhjetor 2010 REPUBLIKA E
- Page 27: PALUAJTSHMËRI SHITJE E enjte, 2 dh
- Page 31 and 32: E enjte, 2 dhjetor 2010 SPORT 31 Do