29.07.2013 Views

LETRA E FUNDIT - Gazeta Express

LETRA E FUNDIT - Gazeta Express

LETRA E FUNDIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

28

Sport

redaktor: Valdet Hasani

e-mail: valdet.hasani@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Lëndohet Ronaldo

Ylli i Real Madridit, Cristiano

Ronaldo nuk ka stërvitur

fare të mërkurën, pas

lëndimit që kishte pësuar

në përballje me Barcelonën.

Sipas ueb faqes zyrtare të

klubit, mesfushori portugez

ka pësuar lëndim në nyjën

e këmbës së djathtë, pas të cilit janë paraparë

tretmane fizioterapeutike. Në orët e ardhshme

pritet të dihet më shumë rreth këtij lëndimi,

por prania e tij në përballjen e së shtunës në La

Liga kundër Valencias është vënë në dyshim.

Trezeguet nuk lëviz në janar

David Trezeguet po luan mirë

në Spanjë me ekipin Hercules.

Për këtë, interesim për ish

futbollistin e Juventusit kanë

shfaqur ekipet italiane, Inter,

Milan e Fiorentina. Mirëpo,

futbollisti francez nuk e ka

ndërmend të lëvizë në janar.

“David po mendon vetëm për Hercules në këtë

moment. Po kalon një rini të dytë në Alicante,

është në formë të mirë, pasi u largua nga Juventusi.

Mund ta përjashtoj mundësinë e largimit

të tij në janar, pasi ka vendosur të rrijë këtu. Ai

është person serioz”, deklaroi për calciomercato.

it menaxheri i futbollistit, Antonio Caliendo.

Barcelona, vështirë të mposhtet

Barcelona e Pep Guardiolas

i ka mahnitur të gjithë,

por edhe Francesco Tottin.

Kapiteni i Romës e ka shikuar

‘El Clasicon’ dhe ka mbetur

i entuziazmuar nga loja e

Messit dhe shokëve të tij.

“Janë të pamposhtur. Iniesta

e Xavi e bëjnë skuadrën që të këndojë. Barcelona

do ta fitojë La Ligan”, u shpreh ish përfaqësuesi

italian për televizionin Roma Channel. Veterani

italian e ka mbrojtur trajnerin Jose Mourinho, i

cili ishte qendër e kritikave. “Nëse do të luanin tri

skuadra kundër katalunasve, do të humbnin. Janë

të papërshkruar. Kanë vrapuar më pak se kundërshtari,

por kanë bërë që topi të vrapojë. Është

skuadra më e fortë e të gjitha kohëve”, tha Totti.

Elano përforcon Santosin

Në fund të fundit, zemra nuk

mund të komandohet. Pas

pesë vjetësh nëpër Evropë,

mesfushori Elano Ralph

Blumer është larguar nga

Galatasaray, për t’u rikthyer

në atdhe. Përfaqësuesi

brazilian, i cili te gjiganti turk

kaloi më pak se një vit e gjysmë, ka nënshkruar

kontratë për tri vjet e gjysmë me klubin brazilian.

Mesfushori ofanziv kishte zbarkuar në Evropë

në vitin 2004, kur iu bashkua ekipit ukrainas

Shakhtar Donetsk. Pastaj ai luajti në Manchester

City dy sezone, para se të përfundonte në

Turqi. Për 29 vjeçarin bëhet fjalë për një rikthim

në Santos, ku edhe e kishte nisur karrierën.

Diego: mirë që ika nga Juventus

Kurrfarë nostalgjie. Mesfushori

brazilian i Wolfsburg, Diego, nuk

është pishman që është larguar

nga Juventus gjatë verës që

shkoi. “Nëse do të duhej ta bëja,

do ta merrja të njëjtin vendim

edhe 10 mijë herë. Wolfsburg

A

ka një skuadër mjaft të mirë,

me lojtarë të shquar individualisht

dhe nuk e meritojmë të

qëndrojmë në pozitën e 13-të.

Na mungon vetëm ekuilibri dhe

koncentrimi”, u shpreh futbollisti

brazilian.

drian Nikçi ka shfaqur një lojë mjaft

të mirë në fi toren bindëse të Zurich,

0:3, fundjavën që shkoi ndaj St. Gal-

len. Futbollisti kosovar luajti në vend të

të lënduarit Dusan Djuric dhe kontribuoi

në fi toren e skuadrës së tij.

Ky trepikësh e ngrit Zurichun në pozitën

e tretë, me pikë të njëjta me kryesuesin

Luzern dhe kampionin aktual,

Basel, 29, në kampionatin zviceran

AXPO Super League. Pas kësaj ndeshjeje,

mesfushorit kosovar i janë rritur

apetitet për të luajtur rregullisht, pasi ai

e ndien veten të rëndësishëm për klu-

bin zviceran. Për dallim nga futbollisti

tjetër shqiptarë, Admir Mehmedi, 21

vjeçar, nuk është titullar i padiskutueshëm

te Zurich. “Gjithmonë jap gjithçka

nga vetja kur luaj, duke shpresuar që

të jem në gjendje ta luaj një rol kyç te

skuadra”, deklaroi fi llimisht futbollisti

pejan për ueb faqen football.ch.

Edhe pse goli i dytë u shënua në emër

të Alexandre Alphonse, tërë punën

e kreu Nikçi. Zurich nuk ka pësuar

humbje që nga 25 shtatori. Ky ekip e ka

marrë këtë sezon seriozisht, pasi synon

që ta përsërisë suksesin e vitit 2009, kur

E enjte, 2 dhjetor 2010

Juninho dëshiron Lyonin

I intervistuar nga France Football,

mesfushori brazilian Juninho

Pernambucano, aktualisht lojtar i

ekipit nga Katari, Al-Gharrafa, ka

thënë se do të dëshironte që në

të ardhmen të rikthehej në ekipin

ku bëri nam. “Do më pëlqente,

por jo si futbollist. Jam gati 36

vjeç dhe e shoh veten më shumë

si një element mbështetës të shtabit

teknik. Këtë klub e mbaj në

zemër gjithmonë”, tha 35 vjeçari

i cili ka kontratë me Al-Gharrafa

deri në qershor të vitit 2012.

NDIHET I RENDESISHEM

Adrian Nikçi ndihet futbollist i rëndësishëm i Zurichut. Futbollisti kosovar mendon se

meriton të luajë vazhdimisht, për ta pasur një rol kyç për skuadrën. 21 vjeçari beson

se Zurich posedon cilësi për t’u shpallur kampion i Zvicrës këtë sezon.

Prishtina shkelë Mitrovicën

Sigal Prishtina dhe Bambi kanë shënuar

fi tore bindëse në përballjet e tyre

të së mërkurës, në kuadër të xhiros së

nëntë të Superligës së basketbollit.

Bardhekaltrit e kanë shkatërruar Mitrovicën,

duke e mposhtur me mbi 100

pikë dallim, 160:51, derisa ekipi tjetër

mitrovicas, Bambi, ishte i sigurt ndaj

Kosovës, të cilën e mundi me rezultat

87:72. Ndërsa, të enjten (sonte) në Pejë

zhvillohet derbi i kësaj xhiroje, ku Peja

përballet me rivalin e vjetër, Trepçën.

Kurse, takimi mes Bashkimit dhe Kolegjit

EuroSport do të zhvillohet në një

datë tjetër.

u shpall kampion i Zvicrës.

“Objektivi ynë është i qartë, ne

dëshirojmë ta rifi tojmë titullin. Kemi

një skuadër me një mbrojtje që jep garanci

dhe kishim një nismë të rëndësishme

e të sigurt të sezonit”, vazhdoi

Nikçi. Fillimisht, objektiv i Zurich është

që ta përfundojë sezonin vjeshtor në

krye, kur kanë mbetur edhe dy xhiro

deri te përfundimi i tij, e pastaj të luftojë

edhe për vetë titullin e kampionit të

shtetit helvetik. Dy ndeshjet e fundit të

Zurich për këtë vit do të jenë ndaj Thun

dhe kryesuesit Luzern.

SUPERLIGA – REZULTATET

S. Prishtina – Mitrovica 160:51

Bambi – Kosova 87:72

E enjte

Peja – Trepça 18:00

Bashkimi – K. Eurosport (u shty)

TABELA ND PI

1. S. Prishtina 9 17

2. Bambi 8 15

3. Peja 8 14

4. Trepça 8 13

5. Kosova 9 11

6. K. Eurosport 7 10

7. Bashkimi 8 10

8. Mitrovica 9 9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!