29.07.2013 Views

VRASJE PER BERLLOK - Gazeta Express

VRASJE PER BERLLOK - Gazeta Express

VRASJE PER BERLLOK - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 8 mars 2012

Aleancë

e vështirë

Tali

Në rast se bien në pajtim për të krijuar koalicion ndërpartiak, atëherë

postet duhet të ndahen sipas përqindjes së votave të marra, sidomos

tashmë kur presidenti i vendit pritet të zgjidhet direkt

prej popullit, nuk mund të luhet me postin e kryeministrit..

Xifa

AAK:ja po sheh ëndrra me sy qel. Për fat të keq të Ramushit

dhe familjes së tij, e për të mirë të kundërshtarëve politikë

të tij, Rambo ende do të rrijë peng në Hagë.

James

As LDK-ës, as AAK-ës e as PDK-ës, me pas ky popull pak fytyrë, nuk do të kishte

votuar asnjërën prej këtyre. Këto partitë janë përgjegjëse kryesore për situatën

e krijuar në Kosovën e mbas luftës, që të tria janë të korruptuara dhe të pasuruara

në mënyra të ndryshme dhe ky popull shpresoj nuk do të mashtrohet

lehtë si në të kaluarën, se në fund të fundit vetë populli do t’i ndiejë pasojat.

Islami

Mendoj se Lutfi Haziri ka të drejtë, jo në çfarë pretendon ai por në atë se secili

po mendon në kafshatën e vet më të madhe, sepse për popull nuk po

mendon askush për shtet as fare hiq, sepse puna e shtetit po dihet veç tani

iu vuan themelet e një nënshteti me autonomi speciale nga vet "Luftëtarët

"siç e quajnë veten. Kishte me qenë mirë që secili nga këta liderë së pari

ta pastrojnë veten dhe ndërgjegjen e tyre para Zotit dhe popullit pastaj te

konkurrojnë për pushtet, por si duket edhe themelet e këtij pushteti janë të

vendosura me tradhti dhe hajni dhe prandaj edhe ashtu do të vazhdojë derisa

një ditë t’i vijë fundi këtyre maksarenjve dhe pushteti të kalojë në duart e

pastra të një gjenerate të re dhe pa pretendime por për të drejtuar shtetin.

Luli

Hala pa u bërë koalicion po shihet qartë se vetëm për interesa të veta

po këqyrin, po qysh partia më e vogël ta marrë postin kryesor e ajo

më e madhe të jetë zëvendëse, kjo askund nuk ndodh. edhe këto

dy parti ishin njëherë në qeveri të gjithë e dinë se çka pat vjedhur

deri me aeroplan privat u shëtitshin ministrat e asaj qeverie.

Maki

Për hir të realitetit politik në Kosovë do të ishte mirë që të bëhej një koalicion

mes këtyre dy partive se kanë shumë sende të përbashkëta si politike

ashtu edhe patriotike, duke fi lluar nga lideri i pavdekshëm Rugova dhe lideri

më me perspektivë për Kosovën Ramushi me meritat e tij edhe luftarake

edhe paqësore pa i harruar të gjitha viktimat qe u fl ijuan për Kosovë

prej komandant Adem Jasharin, e Zahir Pajazitin me respekt ndaj gjithë

të tjerëve pra shumë sende i lidhin këto dy parti dhe do të kishin fi tore të

sigurt ndaj partnerëve tjerë politikë të largohet kjo shtresë politike.

Rahoveci

Po si nuk po ju vjen turp të vendosni paralel Patriotin dhe Hero legjendarin I.

Rugova me krye kriminelin e dukagjinit i cili edhe sot e tanë ditën merr haraç

edhe tek varfanjakët edhe tek ata që nuk janë në gjendje dhëmbët me i

rregullu. Hyni ne Google dhe gjene se sasa pasuri ka vjedh ky hajn pas lufte.

Ky nuk duhet liru kurrë. Nuk ka ndryshim nga Hashimi e Azem Syla dhe Ramadan

Avdiu e Xhavit Halit e kështu. Pra këto që po i shkruani i dëgjoj çdo ditë

nga goja e popullit, Ju të mediave po seleksiononi mendimet origjinale, po

publikoni atë çfarë ju ju sjell në hambarin tuej leverdi. Ky asht shkaktar i masakrës

së Pastaselit se bashku me Agim Thaçin e Qifl lakut. dhe ai Ahmet Isufi .

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

E premte, 9 mars 2012

Kush gënjen për

Skënderbeun?

Blendi Fevziu

Një festim entuziast i Bashkisë lokale me

rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lezhës

u kthye befas nga eveniment festiv, në një

debat politik. Shkaku qe i mjaftueshëm

për këtë. Presidenti deklaroi se Protokolli

i Shtetit i kish hequr të drejtën e fjalës. Ai

vendosi të mos marrë pjesë në ceremoni

dhe përtej kësaj, e bëri publik në Presidencë

fjalimin e përgatitur për t’u mbajtur

përballë varrit hipotetik të Skënderbeut në

qytetin veriperëndimor.

Deklarata e Presidentit, shqetësuese në

çdo vend të botës, hapi një debat publik

krejt normal. Por a u refuzua realisht fjala

e Presidentit dhe çfarë ndodhi me të.

Njoftimi i parë ishte se refuzimi i fjalës

kish ardhur nga Protokolli i Shtetit, për

t’i dhënë prioritet Kryeministrit në raport

me Presidentin. Një rivalitet historik ky që

është shfaqur edhe më herët, që nga viti

1997 deri sot (kujtoni debatet e Nanos me

Meidanin e Moisiun, apo të Majkos me Meidanin

deri për drejtimin e delegacioneve

dhe përfaqësimin e Shqipërisë në evenimente

ndërkombëtare). Një ditë më pas,

Protokolli i Shtetit sqaroi se nuk kish asnjë

lidhje me këtë ngjarje dhe se axhenda qe

përgatitur dhe zbatuar nga pritësit e evenimentit,

Bashkia e Lezhës. Ende një ditë

më pas, Bashkia e Lezhës e konfi rmoi këtë

gjë duke sqaruar se Presidenti qe i ftuar me

shkresën e këtij institucioni numër 668 të

datës 20 shkurt 2012. Në të njëjtën ditë që

qenë njoftuar edhe personat e tjerë të ftuar

në këtë eveniment në Shqipëri, Kosovë apo

Maqedoni. Kryetari i Bashkisë së Lezhës

deklaroi publikisht se ai nuk mori asnjë

përgjigje zyrtare nga Presidenca për këtë

ftesë. Siç shtoi, se mbi bazën e përgjigjeve

për pjesëmarrje, ndërtoi protokollin dhe

fjalimet e rastit. Kryebashkiaku i Lezhës,

Viktor Tusha, ka dalë publikisht. Ai ka cituar

edhe një shkresë. Presidenca nuk ka

publikuar ende asnjë letër ku të dëshmojë

se i është përgjigjur pozitivisht kësaj bashkie

dhe se Presidenti do të ishte aty atë ditë.

Vështirë të hysh në marrëdhëniet shkresore

mes Bashkisë dhe Presidencës, por një

gjë është e konfi rmuar, Protokolli i Shtetit,

që u atakua i pari, realisht s’kishte lidhje me

këtë histori. Siç nuk kishte dy javë më parë,

më 17 shkurt, kur në fi llim u akuzua se nuk

kish ftuar Presidentin në ceremoninë e

hapjes së selisë së Ambasadës së Kosovës

në Tiranë. Më pas doli, ashtu siç duhet të

jetë normalisht, që protokolli qe bërë nga

Ambasada e Kosovës dhe Presidenti qe ftuar

zyrtarisht. Edhe në këtë rast, Presidenca

e mohoi ftesën fi llimisht, më pas pranoi

se e kish marrë me gojë dhe në fund, kur

Ambasada posedonte fi rmën e Presidencës

që kish marrë në dorëzim ftesën, pranoi se

Presidenti kish qenë me grip.

Në rastin e Lezhës, shtypi nuk i shkoi

historisë deri në fund. Ose së paku

nuk e nguci Presidencën të publikonte

shkresën ku Presidenti pranonte zyrtarisht

pjesëmarrjen e tij. Më shumë ai u mor

me faktin nëse ishte kjo një gjë e mirë apo

e keqe për Shqipërinë. Pa dyshim që ishte

një gjë e keqe dhe madje më shumë

se sa e kanë komentuar shumë gazetarë.

Ata që janë në dijeni të zhvillimeve informale

në Tiranë e dinë se Presidenti qe

ankuar më herët te përfaqësues të Trupit

Diplomatik duke kërkuar ndërmjetësimin

e tyre për të qenë atje. Dhe për të qenë “i

garantuar”. Përtej gjesteve të qaravitjes te

ndërkombëtarët, që nuk i shkojnë asnjë

politikani shqiptar, i çdo rangu dhe force

politike qoftë, historia duket pa sens. Më

shumë se sa një histori protokolli, ajo ngjan

një histori fushate elektorale. Që nuk ka

lidhje me Presidentin, por me partinë e re

të zotit Topi, që pritet të lindë.

PD u shpreh se Presidenti u tremb nga

një organizim i mundshëm kundër tij.

E para, Presidenti është një figurë tejet

e rëndësishme dhe serioze e një vendi,

Shqipëria përfshirë. Presidenti nuk mund

të ketë frikë se një individ apo një grup

mund të fërshëllejnë apo bërtasin ndërsa

ai fl et. E dyta, dyshoj që dikush do t’ia bënte

këtë Presidentit. E treta, jam i bindur që në

një rast të tillë, ai që lartohet është Presidenti,

dhe jo ata që fërshëllejnë përballë

tij. E fundit, s’ka asnjë autoritet në vend

që mund të pengojë fjalën e Presidentit në

momentin që ai ndodhet në një eveniment,

përfshi atë në Lezhë.

Historia e Lezhës ngjan çuditërisht me

atë të tri viteve më parë. Në janar të vitit

2009, sipas WikiLiks-it, Presidenti Topi i

kishte deklaruar ambasadorit amerikan

Uidhers se ai nuk mund ta kthente ligjin e

lustracionit sepse kishte informacione që

do të godisnin dritaret e Presidencës dhe

rreth saj do mblidhnin militantë. Kjo ngjan

akoma më pa sens. Presidenti i merr vendimet

në bazë të interesit të vendit dhe në

përputhje me Kushtetutën. Ai nuk vendos

ta bëjë diçka në varësi të faktit nëse do ta

duartrokasin apo do ta gjuajnë me gurë.

Ai vendos se cili parim është i drejtë për

vendin, merr një vendim dhe i qëndron

atij. Presidenti është numri një i shtetit për

kohë të mirë dhe të keqe, jo thjesht për të

qenë objekt adhurimi.

Ajo që është shqetësuese në këtë rast

është përdorimi i Presidencës për fushatë

politike. Topi është President i vendit dhe

ai duhet t’i kryejë të gjitha funksionet e tij.

Ai s’duhet të trembet të jetë në krah të atyre

që e duan apo nuk e duan dhe aq më pak

mund të përdorë autoritetin e Presidentit

për të penalizuar një bashki të vogël, që ka

qenë tejet korrekte me të. Që e ka ftuar me

letër për të marrë pjesë në gëzimin e saj

dhe që ende ai s’ka botuar një shkresë ku të

dëshmojë se i është përgjigjur pozitivisht.

Presidenca e Topit mbaron në korrik 2012

dhe pas kësaj ai ka të gjitha mundësitë dhe

të drejtat të ndërtojë parti, ta fuqizojë atë,

ta kthejë në një makinë politike e, pse jo,

të kryejë misionin kryesor, atë të nxjerrjes

së të djathtës në opozitë. Kjo është betejë

politike, është një gjest i ndershëm dhe ai

vendos vetë të ardhmen e tij. Por përdorimi

i Presidencës për PR partiak nuk është

një gjest fi snik dhe, mbi të gjitha, është një

gjest që në Shqipëri nuk përdoret më që

prej 28 nëntorit 1998, kur Kushtetuta e re

e Shqipërisë hyri në fuqi!

(Panorama)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!