29.07.2013 Views

VRASJE PER BERLLOK - Gazeta Express

VRASJE PER BERLLOK - Gazeta Express

VRASJE PER BERLLOK - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E premte, 9 mars 2012

SHBA-ja nuk mund t’i lejojë vetës që lejojë Iranin që të sigurojë armë

bërthamore. Por tani, nën kryesimin e Barack Obamës, është ky

pikërisht kursi në të cilin jemi.

Si president, unë do të lëvizja Amerikën në një drejtim tjetër. Rubrika

e përgjithshme e politikës sime të jashtme, do të ishte e njëjta si ajo e

Ronald Reaganit: më saktësisht, “paqe me ndihmën e forcës”.

Si do të veproja

ndaj Iranit

Mitt Romney

Washington Post

Duke filluar që nga 4 nëntori i vitit 1979, me

dhjetëra diplomatë u mbajtën peng për 444 ditë

nga revolucionarët islamikë në Iran, përderisa

presidenti jo-efektiv i SHBA-së, Jimmy Carter, po

zemërohej në Shtëpinë e Bardhë. Duke kandiduar

kundër Carterit për president një vit më vonë, Ronald

Reagan e bëri tejet të qartë se iranianët do të

paguajnë një çmim tejet të lartë, për vazhdimin e

sjelljeve të tyre kriminale. Më 20 janar të vitit 1981,

në momentin kur Reafani dha betimin si president,

Irani liroi pengjet. Iranianët e kuptuan fare mirë

se Reagan ishte serioz dhe e kishte ndërmend që

fjalët t’i shndërrojë në vepra, në mënyrën që Jimmy

Carteri nuk ishte i gatshëm ta bëjë kurrë.

Amerika dhe bota sot po përballen me një situatë

të ngjashme; vetëm se sot në lojë janë shumë

më tepër gjëra. Të njëjtin fanatikë islamikë, të cilët

morën peng diplomatët tonë, sot po vrapojnë që

të prodhojnë bombën bërthamore Barack Obama,

presidenti më jo-efektiv i SHBA-së, që nga

koha e Jimmy Carterit, e ka cilësuar një epilog të

këtillë si të papranueshëm, por retorika e tij nuk po

shoqërohet me politikë efektive. Përderisa Obama

po zemërohet në Shtëpinë e Bardhë, iranianët janë

duke bërë përparim të shpejtë në përpjekjet për

të siguruar armët më shkatërruese në historinë

e botës.

Graviteti i këtyre zhvillimeve nuk mund të zmadhohet.

Për tri dekada, Ajatollahët që qeverisin Iranin

kanë sponzoruar terrorizmin në botë. Nëse

kemi mësuar ndonjë gjë nga 11 shtatori i vitit 2001,

atëherë kjo është se terrorizmi në epokën bërthamore

ka mundësi që të shkaktojë ankth dhe tmerr

në përmasa masive.

Aq më tepër, udhëheqësit e Iranit po bëjnë haptazi

thirrje për zhdukjen e shtetit të Izraelit. Nëse

sigurojnë mjetet, për të zbatuar këtë synim jonjerëzor,

atëherë Lindja e Mesme brenda natës do

të shndërrohet në një bombë të kurdisur. Rreziqet

për Izraelin, për aleatët tanë tjerë dhe për forcat

tona në rajon, do të bëhen të paimagjinueshme.

SHBA-ja nuk mund t’i lejojë vetës që lejojë Iranin

që të sigurojë armë bërthamore. Por tani, nën kryesimin

e Barack Obamës, është ky pikërisht kursi

në të cilin jemi.

Si president, unë do të lëvizja Amerikën në një

drejtim tjetër.

Rubrika e përgjithshme e politikës sime të jashtme,

do të ishte e njëjta si ajo e Ronald Reaga-

» Autori është

nit: më saktësisht, “paqe me ndihmën e forcës”.

Sikur edhe Reagani, unë kam paraqitur një plan

gjithëpërfshirës, për të rikthyer fuqinë e SHBA-së

dhe për të pajisur ushtarët tonë me armët për të

cilat kanë nevojë, për të mbijetuar në konfl ikt.

Duke e ngritur nivelin tonë vjetor në fushën e

ndërtimit të anijeve nga 9 në 15, unë synoi që të

rikthejmë pozitën tonë, në mënyrë që fl ota jonë të

jetë një fuqi e pasfi dueshme në det. Pikërisht ashtu

siç synoi Reagani të mbrojë SHBA-në nga armët e

sovjetëve, me Iniciativën Strategjike për Mbrojtje,

unë do të angazhohem për sistemin e mbrojtjes me

raketa balistike, për t’u siguruar se raketat e Iranit

dhe të Koresë së Veriut nuk do të na rrezikojnë as

ne, e as aleatët tanë.

Sa i përket Iranit në veçanti, unë do të ndërmarrë

të gjitha masat e nevojshme, për të kontrolluar

regjimin e ligë të Ajatollahëve.

Përderisa Irani të mos heq dorë nga programi i

vet për armë bërthamore, unë do të angazhohem

për ashpërsimin gjithnjë e më të madh të sanksioneve,

duke bashkëvepruar me shtetet tjera nëse

mundemi, por edhe duke vepruar vetëm, nëse do

të jemi të detyruar. Unë do të fl as në emër të demokracisë

në Iran dhe do të mbështesë disidentët

iranianë, të cilët po luftojnë për lirinë e tyre. Do

të bëjë të qartë se angazhimi i Amerikës për sigurinë

dhe mbijetesën e Izraelit është absolut. Do

t’i demonstrojë përkushtimin tonë gjithë botës,

duke e shndërruar Jerusalemin në destinacionin

e udhëtimit tim të parë jashtë vendit.

Ajo që është me rëndësi, unë diplomacinë time

do ta ndërlidhë me opsionin ushtarak, që do të

bindë Ajatollahët që të heqin dorë nga ambiciet e

tyre bërthamore. Vetëm pasi që të kuptojnë se në

fund të rrugës nuk do të gjejnë armë bërthamore,

por gërmadha, vetëm atëherë do të ketë mundësi

për zgjidhje paqësore.

Plani im parasheh rivendosjen e pranisë së

rregullt të aeroplan bartësve në Mesdhe dhe Gjirin

Persik në mënyrë simultane. Plani gjithashtu

përfshin shtimin e asistencës ushtarake për Izraelin

dhe koordinimin e përmirësuar me aleatët tanë

në rajon.

Nuk mund t’i lejojmë vetës që të presim më

gjatë dhe assesi nuk mund t’i lejojmë vetës që të

kalojmë edhe katër vite të administratës Obama.

Deri atëherë, do të jetë tejet vonë. Nëse iranianëve

ju lejohet që të sigurojnë bombën, pasojat do të

jenë të pakontrollueshme dhe të tmerrshme.

Plani im i politikës së jashtme për t’iu shmangur

katastrofës është i thjeshtë: ose Ajatollahët do të

marrin porosinë, ose do të marrin një leksion të

dhimbshëm në lidhje me domethënien e vendosmërisë

së Amerikës.

kandidat i republikanëve për President të SHBA-së.

BIG

BROTHER 5

ËSHTË

KËTU!

Big Brother 5 për tërë

edicionin ju kushton vetëm 7€,

për të gjithë abonuesit e

TV Digjital IPKO.

Për më shumë informata

vizitoni dyqanet e IPKO-së.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!