29.07.2013 Views

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët tona

Të gatshëm për të përdorur

nivelin proporcional të

forcës minimale00.

MOTI PRISHTINË

Sot

KFOR,

Përmes një komunikate për

shtyp, ku ka konfirmuar edhe

plagosjen e 2 ushtarëve

gjatë operacionit të largimit

të barrikadës nga sulmi i

dhunshëm i serbëve lokalë ndaj

ushtarëve të KFOR-it.

Do ta konfi skojmë

pasurinë e

paligjshme!

Serbia bind

FIFA-n për

Kosovën.

MD,

Ministria e Drejtësisë ka thënë

se ky Projektligj është hartuar

duke u bazuar në dispozitat

kushtetuese dhe ligjore në

Republikën e Kosovës, në pajtim

të plotë me legjislacionin e

Bashkimit Evropian, si dhe me

praktikat e Gjykatës Evropiane

për të Drejtat e Njeriut dhe

duke marr parasysh të gjitha

komentet dhe rekomandimet e

secilit anëtar të grupit punues

dhe ekspertëve të angazhuar

për këtë projektligj.

MEDIAT SERBE,

Kosova nuk do të mund

të luajë miqësore me

përfaqësueset ndërkombëtare

dhe as nuk do të njihet nga

UEFA apo FIFA në një të

ardhme të afërme – ky ishte

vendimi i përbashkët i arritur

pas një takimi nga krerët e

UEFA-s, FIFA-s dhe Federatës

Serbe të Futbollit (FSS).

Max: 25 °C

Min: 14 °C

Nesër

Max: 27 °C

Min: 14 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Rona dëshmoi

se në mesin

tonë, brenda

këtij ambienti

të degraduar

vlerash, mund të

gjenden të tillë

që të përballojnë

konkurrenca

edhe përtej

lagjeve tona.

E shtunë, 2 qershor 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Bardh.Frangu

@gazetaexpress.com

Shqipja e Ronës

dhe A-ja e Pacollit

Lajmit për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim

vizash i parapriu lajmi për renditjen ndër pesë

këngëtarët më të mirë të Rona Nishliut në Eurospng.

Sigurisht që në çdo garë rëndësi kanë tri vendet

e para, por shkaku i kompleksit të vlerës së ulët

që shfaqim ngado, vendi i pestë na doli të ishte me

shkëlqim më të madh se i pari! Po kjo pak ka rëndësi,

sikundër që pak është e rëndësishme pritja e saj nga

dy kryeministrat e dy shteteve të shqiptarëve dhe

torta e presidentes për Ronën, përkatësisht shoqërimi

i saj nga Labi në një eveniment të organizuar në

kryeqendrën kosovare për këtë sukses padyshim të

madh.

Po përse mund të themi se në një mënyrë Rona

na u bë udhërrëfyese për integrime evropiane, në

këtë rast të liberalizimit të vizave, këtij procesi kaq

të rëndësishëm për shtetin e ri të Kosovës dhe për

qytetarët e tij të mbetur në geto? Në të vërtetë Rona

në këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane na

prezantoi në emër të shtetit të Shqipërisë, e cila ka

kohë që, pas shumë peripecive të shfaqura si pengesa

brendapërbrenda faktorit politik shqiptar, ka fi tuar

liberalizimin e vizave dhe momentalisht po përballet

me pengesat e forta, gjithashtu të brendshme, për

marrjen e statusit të vendit kandidat, përkatësisht për

të avancuar integrimet në Unionin Evropian. Kështu

në një mënyrë këngëtarja Rona Nishliu prezantoi

gjithë shqiptarët në Evropë.

Pavarësisht përfaqësimit formal, Rona në Eurosong

prezantoi një ngjarje kulturore nga Kosova, përkatësisht

një krijim muzikor të ndërtuar në Prishtinë,

madje edhe me nuancat më të vogla të prezantimit.

Këtë gjë e vërejtën dhe e vunë në pah shumë medie

evropiane, duke ndikuar në këtë mënyrë që për pak

të ndërrohet imazhi i keq, i ndërtuar kohëve të fundit

nga të bëmat tona nëpër Evropë dhe botë. Në këtë

mënyrë Rona bëri shumë duke ndërtuar dhe shpërndarë

një imazh me kuptim vlere për shqiptarët dhe

kosovarët në përgjithësi. Udhërrëfyesi evropian i saj

dëshmoi se Rona është një vajzë pa komplekse inferioriteti

dhe një këngëtare e kultivuar, e cila njeh

mirë sistemin e vlerave, prandaj për në Baku shkoi të

këndojë shqip, mbase të shfaq një baladë shqipe, e

cila nuk ka pasur si të mos refl ektojë edhe mbi çështje

tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët e Kosovës, gjë të

cilën e vunë në pah edhe mediet e shumta evropiane.

Kështu me fare pak para, por me një mund tepër të

madh, Rona bëri më shumë se ata që derdhën miliona

për të afi rmuar shtetin e ri të Kosovës. Rona

dëshmoi se në mesin tonë, brenda këtij ambienti

të degraduar vlerash, mund të gjenden të tillë që të

përballojnë konkurrenca edhe përtej lagjeve tona.

Rona, duke kënduar në gjuhën e nënës së saj, na

bëri me dije se në Evropë mund të futemi së pari

duke respektuar veten, përkatësisht identitetin tonë

kulturorë dhe pastaj duke pranuar konkurrencën me

të tjerët, si mundësi e vetme për të ndërtuar sistem

vlerash të qëndrueshme. Duke përcjell prononcimet

e saj për medie si dhe debatet e organizuara me të

dhe për të, nuk ke si të mos veçosh faktin se Rona,

si evropiane e pranueshme tashmë, na dëshmoi se

gjëja më e rëndësishme e të qenit pjesë e Evropës

është njohja dhe pranimi i standardeve që karakterizojnë

organizimin dhe jetën e gjithëmbarshme

në këtë familje të madhe, e cila në aspektin kulturor

shërben si model për gjithë pjesët tjera të botës së

civilizuar.

Tek dëgjoja Ronën duke folur dhe duke përfi llur me

përpikëri rregullat e standardit të shqipes letrare, nuk

kisha si të mos ndjehesha mirë si një krijues që fjalën

e ka të vetmin material ndërtimi. Rona dëshmonte

se të respektosh rregulla dhe standarde të vendosura

për interes publik është dëshmia më e mirë e dijes

dhe kulturës së një individi. Më në fund nuk është

thënë kot se gjuha është qenia ku banon individi.

Rona ndjehej shumë mirë në gjuhën e saj të lidhur

fort me standardin e shqipes letrare. Tjetër gjë është

ajo se si janë ndier ata që e kanë dëgjuar, përkatësisht

ushtria e madhe masakruese jo vetëm e standardit

por e shqipes në përgjithësi. Imagjinoni në këtë rast

komunikimin e Ronës me Labin dhe të gjitha i keni

të qarta fort!

Nuk është thënë kot se modestia është gardëroba

më e mirë në trupin e njeriut. Unë këtë gardërobë e

kam parë në trupin e saj dhe fuqishëm e kam ndier.

Rona në këtë mënyrë ka ndërtuar dëshminë se

standardet janë pjesë e kulturës me të cilën duhet

të bashkëjetojmë brenda familjes evropiane. E po

ta kundrojmë Ronën si model, shtrohet pyetja se ku

qëndrojmë ne me përvetësimin e këtyre standardeve

dhe shumë të tjerëve, që në proces të liberalizimit

dhe të integrimeve na shtrohen edhe si kusht? Do

të thoshim se qëndrojmë shumë larg, tepër larg,

kurrkund!

Shembull për këtë mjafton të merret një faksimile,

ku zëvendëskryeministri i parë i Republikës së

Kosovës, Behxhet Pacolli nënshkruhet me dorën e

vet. Shkronjën e parë të emrit e nis me P-në e madhe

të shtypit. E vazhdon me A-në e madhe të shtypit,

për të kaluar me shkronja të vogla të shkrimit, në

fund për ta përfunduar me T-në e madhe të shtypit!

Shënojeni emrin e zëvendëskryeministrit sipas këtij

udhërrëfyesi dhe shihni si duket, për ta kuptuar më

mirë se si do të duket udhërrëfyesi për liberalizim

vizash! Zëvendëskryeministri ynë nuk e kupton se

edhe alfabeti, njësoj si gjuha, është standard që i

obligon të gjithë për ta respektuar. Këto standarde

janë vlera të larta nacionale që kërkojnë edhe mbrojtjen

shtetërore. Po nëse këtë e shohim në kuadër të

përpjekjeve për integrime evropiane, më së miri do

të ishte t’i referohemi një vargu të këngës së Ronës:

“Koha më për ne s’ka kohë”. Dhe po ta kundrojmë

kohën si faktor objektiv, ne vërtet jemi vonuar së

tepërmi, por kundruar nga aspekti i demagogjisë

politike, koha si faktor subjektiv mund të manipulohet

si të duam.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!