29.07.2013 Views

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E shtunë, 2 qershor 2012

Jankulovska s’i ndërron fj alët

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë,

Gordana Jankulovska,

deklaron se nuk e tërheq asnjë

fj alë nga ajo që tha për operacionin

“Monstrum”, gjatë të cilit

u arrestuan dhjetëra shqiptarë,

të cilët u akuzuan si vrasës dhe

islamistë radikalë.

Pozicionin e saj Jankulovska

e qartësoi në Parlamentin

e Maqedonisë, me rastin e

pyetjeve të deputetëve për rastin

e vrasjes së pesëfi shtë dhe

operacionin “Monstrum”.

“Qëndroj pas çdo fj ale që e

kam thënë. Pra, që MPB ka

KU MBETI ANNET?

Policitë e Bosnje e Hercegovinës (BeH), Gjermanisë dhe Austrisë po hetojnë bashkërisht

rastin e gjermanes 19-vjeçare, Bettina Sieger, e cila në BeH u mbajt e robëruar dhe u

keqtrajtua për vite me radhë. Të tri policitë tani po kërkojnë edhe motrën e saj Annet, të

cilën nëna e saj ua “shiti boshnjakëve”. Ajo është zhdukur pa gjurmë tash e dy vjet.

Pasi që Christine Sieger u bë

gruaja e dytë e serbit të Bosnjës,

Milenko Marinkovic, tri vajzat e

saj ua ofroi për martesë vëllezërve

dhe kushërinjve të tij, në

mënyrë që ata t’i fi tonin “letrat”

për Gjermani. Këtë e dëshmoi

edhe vëllai i madh i Bettina’s,

37-vjeçari Hans.

“Të gjitha motrat e mia tashmë

kanë fëmijë me boshnjakë. Nëna

që nga fi llimi e dinte se ata burra

i dhunonin vajzat e saj”.

E SIGURT, NË

HOLANDË?

Portali boshnjak Bportal.ba

shkruan se Annet ishte martuar

për vëllain e Milenko’s, Nenad,

dhe se çifti ishte ndarë para dy

viteve. Që nga ajo kohë për fatin

e saj në nuk dihet gjë. Në deklaratën

e dhënë për policinë,

Christine Stieger pohoi se herën

e fundit Annet’an e kishte parë

para dy vitesh. Njësoj sikurse

edhe për Bettina’n, edhe për

Annet Christina tha se “është

e retarduar dhe e ngecur në

zhvillim”.

Për keqtrajtimin e vajzës

dëshmon edhe një i njohur i

Marinko’s.

“Edhe ajo iu ishte nënshtruar

lloj-lloj keqtrajtimeve psikofi zike,

nga të gjithë anëtarët e familjes

me të cilët kontaktonte. Që

prej dy viteve askush nuk di se

çfarë ndodhi me të”, theksoj ai.

Supozohet se nga keqpërdorimet

e Nenad’it Annet shpëtoi

falë vëllait të tij, Miko, i cili jeton

në Austri. Thuhet se ai e kishte

“vendosur diku në të sigurt, në

Holandë”. Policia po mundohet

t’i vërtetojë këto pohime.

E RRAHËN KEQ, KUR

E ZUNË NË FSHATIN

FQINJ

Ndryshe, që presje Slavojka

dhe Milenko Marinkovic

ndodhen në paraburgim, fqinjët

e tyre nuk pushojnë së

treguari rrëfi me të tmerrshme

për keqtrajtimin e 19-vjeçares

Bettina.

“Ma sytë i mi e kam parë

derisa po e detyronin të lidhte

një qenë të rrezikshëm, të cilit

s’guxonte t’i afrohej kush. Ajo

po kacafytej me qenin, e ata

po qeshnin. Qeni e kafshonte

nëpër duar. Varrët ia lidhën me

një leckë, por askush s’u lodh që

ta çonte te mjeku”, tregoi Samir

Vokic për Bportal.ba.

Gjatë tetë viteve të qëndrimit

në fshatin Karavlasi, vajza

gjermane kurrë nuk e vizitoi

mjekun, nuk shkoi kurrë në shkollë,

dhe nuk u pajis me asnjë

dokument. Qëndrimi i saj në

BeH, siç u konfi rmua zyrtarisht

nga policia, nuk u lajmërua

asnjëherë.

“Njëherë provoi të ikte, por

e zunë në fshatin fqinj, dhe e

rrahën brutalisht” para se ta

kthenin prapa, tregoi Vokic.

zhvilluar hetime voluminoze

dhe serioze, duke shfrytëzuar

të gjitha mekanizmat që

mundësohen me ligj, dhe se

janë ngritur kallëzimet penale

kundër personave të dyshuar”,

theksoi Jankulovska.

Kjo nënkupton që Jankulovska

BOTA 15

vazhdon të mbajë qëndrimin

se personat e arrestuar që

ende po mbahen në paraburgim

- përfshirë këtu edhe disa

femra - janë vrasës, dhe se janë

pjesë e një grupi të organizuar

që në prapavijë kanë islamin

radikal.

Arsyet e paqarta të Kadaresë

Ismail Kadare i është përgjigjur

negativisht propozimit të studentëve

të Shkodrës, që të jetë

kandidat për postin e presidentit

të Shqipërisë.

Tiranë, 1 qershor — Në letrën

drejtuar Këshillit Studentor, dhe

të botuar në ‘Gazetën Shqiptare’,

Kadare nënvizon se, ndoshta,

mospranimi për të qenë kandidat

presidencial do të ndihmojë në

normalizimin dhe evropianizimin

e Shqipërisë.

LETRA E KADARESË

Së pari ju kërkoj ndjesë për

vonesën e përgjigjes për letrën

që më keni dërguar më 26 maj

2012. Dëshira për të vonuar një

përgjigje zhgënjyese ka qenë

arsyeja, jo fort e përligjur, ndoshta,

për një gjë të tillë.

Në të vërtetë letra juaj më

dha një besim dhe kënaqësi të

veçantë. Për fjalët tuaja fi snike,

për vlerësimin e shkrimtarit, e

nëpërmjet tij të artit, e sidomos

për shqetësimin tuaj të bukur

për vendin ku jetoni e për kombin

të cilit i përkisni.

Kur studentët e një kohe

shqetësohen seriozisht për

fatet e komunitetit, kjo është

shenjë e sigurt se gjendja e

shëndetshme, ajo që aq gjatë

ka munguar, nuk do të vonojë.

Ju keni të drejtë të zhgënjeheni

me qëndrimin tim mospranues.

Ka gjasë që një ditë unë

vetë të them, ashtu si ju, se në

përpjekjen për t’i dhënë një

ndihmë vendit tim, nuk arrita

dot dhe u mposhta. Ndërkaq,

nuk përjashtohet e kundërta,

që me mospranimin tim, kam

ndihmuar ndoshta në atë që ju,

e bashkë me ju gjithë të tjerët, e

ëndërrojnë me padurim: Përparimin,

Normalizimin dhe evropianizimin

e Shqipërisë.

I frikësohen Shqipërisë së Madhe

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandr

Konuzin, deklaroi në Beograd

se Moska është shumë e shqetësuar

për shkak të ekzistimit të

projektit për krijimin e “Shqipërisë

së Madhe’.

Beograd, 1 qershor — Sipas

mediave serbe Konuzin theksoi

se,: “Ky është një projekt tejet i

rrezikshëm për gjithë Evropën

Juglindore, dhe i cili do të ishte

një projekt pa precedencë”. Ambasadori

rus po ashtu nënvizoi se,

Rusia do t’i kundërvihet fuqishëm

tentimit për realizimin e projektit

të “Shqipërisë së Madhe”.

Gjatë një tribune kushtuar

raporteve ndërmjet Rusisë dhe

Serbisë, ambasadori Konuzin

deklaroi se, ai i mbështet të gjitha

përpjekjet për pajtimin e popujve

të ish-Jugosllavisë, dhe se konsideron

se Serbia po udhëheq një

politikë të balancuar në këtë kontekst.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!