29.07.2013 Views

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E shtunë, 2 qershor 2012 25

Fjalët e Botës

Është e qartë se,

herët ose vonë, do të

vije deri te pëlcitja.

MARIO MONTI,

Kryeministër italian, derisa,

në Samitin Ekonomik të

BE’së, në Bruksel, kritikon

mosveprimin e Gjermanisë,

duke e cilësuar atë si një

veprim joadekuat ndaj

krizës në Eurozonë.

E Atij i vjen keq dhe e pranon që

ky moment është një rast i mirë

që gjenerata tanishme dhe ato të

ardhmet të njihen me të vërtetën.

JAROMIR SOKOLOWSKI,

Përfaqësuesi i lartë i

Presidencës së Polonisë,

derisa sqaron se presidenti

Obama ka kërkuar falje për

lëshimin e bërë pak idiotë

më parë. Në fakt, presidenti

Obama theksoi se “nuk pati

kampe polake të vdekjes”,

dhe se kampet Auschwitz,

Belzec, Treblinku etj, ishin

ndërtuar nga regjimi nazist i

Gjermanisë.

Mësimi nga Libia

nuk është mësuar

Paddy Ashdoën

Times

Maskara e njerëzve të pafajshëm

në Siri është e tmerrshme, barbare,

tronditëse, shtazarake – cilido

term mund të përdoret. Siria sugjeron

se Perëndimi nuk ka mësuar

leksionin e Libisë.

Perëndimi do të duhej të

mësonte nga Libia se rregullimi i

gjërave nënkupton krijimin e koalicioneve

përtej rrethit komod të

klubit të Atlantikut.

Në vend që të qëndrojnë prapa

dhe të lënë vendet arabe dhe

fuqitë rajonale të udhëheqin

thirrjet për aksion, udhëheqësit

perëndimorë, nga Hillari Klinton

e deri të presidenti i ri, Fransua

Holland, nuk mund t’i rezistojnë

zemërimit moral.

Në vend se ta bëjnë më të

vështirë për Rusinë që të thotë

“jo” në Këshillin e Sigurimit, ata e

bëjnë edhe më të lehtë dhe anashkalojnë

rolin që do të mund të

luante Turqia si lider rajonal në

koalicionin për aksion – të cilin

Perëndimi mund ta mbështeste

lehtë, ndërsa Rusia do ta kishte

vështirë ta kundërshtonte.

Në botën e sotme, ndërhyrja

duhet parë më pak si ngjarje dhe

më shumë si proces – pikërisht si

ai që ka çuar në sukseset e Aung

San Su Kisë në Birmani.

Duke pasur parasysh nevojën e

ndalimit të Rusisë nga përdorimi

i vetos në Këshillin e Sigurimit,

përse udhëheqësit perëndimor

bërtasin nëpër megafona për

ndryshimin e regjimit?! Dihet se

Bashar al-Asadi është i vetmi mik

që i ka mbetur Rusisë në Lindjen

e Mesme.

Thirrjet për largimin e tij i

ndihmojnë ata të fshihen pas pak

rrobave që u kanë mbetur për të

mbuluar dinjitetin e tyre - se kjo

nuk është nxitur nga humanizmi,

por nga imperializmi mbretëror.

Sigurisht, çdo person me arsye

e di se Asadi duhet të shkojë. Duket

pothuajse e sigurt se misioni

i Ananit ka marrë fund. Andaj,

Perëndimi duhet të bëjë një hap

prapa dhe të lërë hapësirë për një

koalicion rajonal, të udhëhequr

ndoshta nga Turqia, që do të bënte

thirrje për aksionin e Këshillit

të Sigurimit. Dhe, ajo që do të

propozonte do të duhej të hartohej

fi llimisht jo rreth aksioneve

politike, por atyre humanitare –

duke hapur një korridor të sigurt

në Turqi apo duke dërguar një

mision ndihmash në qytetet e

rrethuara, me miratimin e Këshillit

të Sigurimit dhe të përbërë jo

nga vendet perëndimore, por ato

arabe dhe rajonale.

Veprimi që do të mund të sillte

fundin e befasishëm të tiranisë, sikurse

edhe në Bosnjë, është përtej

nesh. Është procesi i udhëhequr

Srebrenica e Sirisë

Wall Street Journal”

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të

Bashkuara të dielën ka dënuar

Qeverinë siriane për vrasjen e

108 personave në Houla – shumica

nga të cilët ishin gra dhe

fëmijë. Por, dënimi nuk ishte i

plotë. Ai do të duhej të përfshinte

edhe vetë Këshillin e Sigurimit, i

cili ka ofruar siguri diplomatike

dhe ka lejuar Qeverinë e Asadit të

vazhdojë vrasjet.

Falë Rusisë dhe Kinës, Këshilli i

Sigurimit nuk ka arritur të vendosë

sanksione serioze kundër Sirisë,

e aq më pak të miratojë masa

për të ndihmuar opozitën me

më shumë se 6,000 të vrarë. Kjo

është mjaft keq. Në muajin prill,

Kombet e Bashkuara kanë nxitur

regjimin me misionin e tyre për të

dërguar Kofi Ananin në Damask,

si të dërguar special për paqe.

Zoti Anan, i cili si sekretar i

përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

është i stërvitur në mënyrë

të përkryer për të akomoduar diktatorët,

ka ndërmjetësuar armëpushimin,

për të cilin ka thënë se

Siria e Bashar al-Asadit është

zotuar se do t’i përmbahet.

Ashtu siç edhe ishte parashikuar

në mase të madhe, armëpushimi

i zotit Anan pati sukses vetëm

në blerjen e kohës për regjimin e

Asadit, për të shtypur bastionet

e rebelëve në Homs dhe gjetkë,

si dhe për të kryer masakrën në

Houla. Të hënën, zoti Anan bëri

një tjetër udhëtim drejt Damaskut

dhe u shpreh “i tronditur nga incidenti

tragjik në Houla”.

Ai po ashtu i bëri thirrje “çdo

individi me armë” që të çarmatoset

dhe të ndalojë vrasjet. Por,

OKB-ja është bashkëpunëtore në

vrasjet e Houlas ashtu siç ishte kur

paqeruajtësit holandezë nuk bënë

asgjë derisa serbët masakruan

mijëra boshnjakë në Srebrenicë,

më 1995.

Administrata e Obamës

nënshkroi misionin e Ananit si

një justifikim për të mos organizuar

koalicion jashtë OKB-së,

për të ndërhyrë në Siri. Bill Klintoni

përfundimisht u turpërua për

misionin e OKB-së në Bosnjë, në

vitet 1990. Por, qëllimi kryesor i

Obamës duket të jetë kapërcimi i

zgjedhjeve pa pasur nevojë të përdorë

forcën ushtarake amerikane.

Në fundjavë, ndihmësit e

Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur

se strategjia e tyre e re është të

marrin me të mirë rusët, që këta të

fundit të ndihmojnë në largimin

e Asadit, por duke ruajtur pjesën

më të madhe të regjimit.

Nuk është e qartë përse rusët

do të vendosnin heqjen dorë nga

klienti i tyre i fundit në Lindjen e

Mesme. Aq më pak është e qartë

se si një regjim i ardhshëm në Damask,

i cili, sipas të gjitha gjasave

do të drejtohej nga alavitët, do të

rehatonte opozitën me shumicë

sunite.

Trupi gjykues erdhi në përfundim se,

Nzabonimana nxiti vrasjet e tutsive.

Gjithashtu, Nzabonimana u gjet fajtor edhe

për pjesëmarrje në dy marrëveshje të ndara

për vrasjen e tutsive

KUMTESA E TRIBUNALIT

Penal Ndërkombëtar për

Ruandën (ICTR), përmes

së cilës ish-ministri i

Rinisë u shpall fajtor për

rolin e tij në vrasjet e fisit

tutsi në Ruandë; Callixte

Nzabonimana u dënua me

burg të përjetshëm.

nga rajoni dhe jo perëndimi që do

të çonte atje.

E vërteta është se në ditët e

sotme, qëllimet e mira të Perëndimit

dhe shqetësimet e mëdha

të tij nuk janë të mjaftueshme.

Duhet qenë më të zgjuar. Të pafajshmit

në Houla kanë paguar

çmimin e bllokimit të OKB-së, e

cila, po të luante ndryshe, ata nuk

do të vriteshin.

Autori është

ish-përfaqësues i lartë i komunitetit

ndërkombëtare

në Bosnjë.

Për shumë muaj është thënë se

Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi

nuk mund të ndërhyjnë

në Siri, sepse një gjë e tillë do të

çonte në luftë civile, sepse trazirat

mund të përhapen në rajon

dhe nuk dihet se kush mund ta

zëvendësojë Asadin.

Por, lufta civile gjithsesi po

shpërthen, kaosi është përhapur

në Liban dhe gjërat e

përgjakshme do ta bëjnë Sirinë

të rrëshqasë në një kaos që fuqizon

elementet radikale të të dyja

anëve.

Në Libi, të paktën, zoti Obama

ka udhëhequr më mirë. Në Siri, ai

po ndjek Kombet e Bashkuara që

janë bërë bashkëfajtor me Bashar

al-Asadin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!