29.07.2013 Views

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 1 qershor 2012

Punë

e vështirë

FEMIJET

I urojmë të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo nëpër botë: gëzuar

1 qershorin! ju realizofshin ëndrrat dhe dëshirat!

Topi

Me B.Regjepin të luftohet krimi a? E me H. Kuçin, me shefat e institucioneve me deputetë

të korruptuem dhe të lidhur me krimin deri n`fyt zor valla. E ti mbaj duart lidhur

sa te dush, mos na u lavdëro me udhërrëfyesin se ata ta dhanë këto për shkak se ti

duhesh tashti me ju nënshtru NIKOLIQIT boll e zhagite me Tadiqin. BE me Tadiqin apo

Nikoliqin kanë vendosur me fut SERBINE në BE e pastaj të këqyrum, ama duhet me e

pranu realitetin tani o BE o VERIUN. Serbët në vakt kanë thënë edhe BE edhe KOSOVEN.

E veriu ka me qenë alternativa e hyrjes së Serbisë në Be e neve na jetë udhërrëfyesi.

Ama këtë udhërrëfyes s’ka shansa se keni me i plotësu ju, është integrimi i minoriteve

drejtat e njeriut, liria e shtypit, veriu, krimi, korrupsioni aiiii sa puna është. Shansa

s’ka as deri me 2018 me u ba diçka me Kosovën,ne do mbesim fukara për mend.

Bici

Fundi i vitit 2014 s’është e mundur aspak mund të ndodhë vetëm si koncesion i Kosovës

në bisedime me Serbinë në të kundërtën heqja e vizave do të ndodhë diku kah viti 2020.

ALIBABA

Lufta kundër vetvetes mund me thanë se është lufte e pamundshme, virusi duhet te luftohet

me kundër virus, këta hajna duhet luftu vetveten për hajni ky është mision imposible ( e pa

mundur) edhe këtu kjo qeveri duhet të ikë dhe të vijë një qeveri e pastër në mënyrë që ta

luftojë korrupsionin, të bëjë konfi skimin e pasurisë te këtyre hajnave ekzistues dhe ti fut ne

burgje, kjo duhet te behet realitet e jo te mundohet te behet vetem sa per sy e faqe duke

burgosur diken per 5 euro. Duhet fi llohet prej qeveris se Kosovës, kuvendeve komunale e

deri te sherbyesit civil, dmth duhet ndrrohet komplet nji garnitur borgjezesh.

Driton

Shpresoj qe qeveria e Kosovës brenda dy apo tri viteve t’i plotësojë

kushtet që kosovarët te lëvizin lirshëm në Evropë.

James

Titulli i shkrimit: "PUNE E VESHTIRE"! Jo që është e vështirë po është e pa realizueshme!

Si kërkohet prej kesaj qeverije dhe prej shumices se deputeteve e sidomos prej kryeministrit

dhe dostave te ti te luftohet krimi i organizuar, korupcioni, krimi ekonomik

dhe fi nanciar kur dihet se vet keta qeveritaret jane kriminelet me te medhej te keti

shteti. Po pikerishte prej ketyre qeveritareve lindin te gjitha te zezat te keti shteti, keta

jane vet ata qe kane prodhue sistematikisht krim te organizuar dhe korupcion!

Kavaljeri

Lene krejt se nuk paska send prej kësaj pune Kosova kurrë nuk paska mundësi me

i heq vizat se këto kushte janë vetëvrasje për politikanët tanë askush nuk është aq

budallë me i lanë lukset e veta për viza të qytetarëve qeveritarët tanë dalin lirshëm

ata me familjet e tyre per popull kur asnjeher asnje parti nuk ka pas interes me

punuar por dihet per vete ,por edhe populli nuk eshte ne nivel sepse po duron aq

shum dhe ky popull nuk meriton ma shum bile duhet me e izoluar edhe ma shum

se ndoshta prej zullumit pelqet dikun. Faji është te populli jo te politikanet.

Djali

PeDekeja qeveris prej 2007, me pas pas vullnet dije e kryesorja GUXIMIN sot kjo

pune ish e kryme , nuk e kishim pas xhenet por një Kosovë s’kish jetu ne geto totale,

krim ekonomik skish pas besimi i qytetarëve në shtet ish kanë i madh...

Shefi k

Këta udhërrëfyesin e kanë marrë për Pakistan!

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Blerim Çoçaj

Në librin “Nëna Kosovë” i Vasfi Samim Visoka,

botuar pas vdekjes së autorit, zënë

fi ll përshtypjet, meditimet e autorit. Në

këtë libër shkrimet janë copëza letrare e

publicistike, në të shumtën e rasteve, të

hartuara në prozë poetike. Vepra hapet me

dedikimin e autorit “martirëve të motshëm

e të rinj”, me idealin-lajtmotiv “komb-atdhe”,

që e kanë frymëzuar atë të hedhë dritë

gjatë vizitës që i ka bërë Kosovës për herë

të parë në vitin 1938. I frymëzuar nga pesë

vizitat që ia bënë Kosovës, Visoka, duket

sikur e hyjnizon çdo gjë që sheh në Kosovë.

Autori në këtë libër Kosovën e quan

“Tempull Kombëtar”, por edhe një “fole

të shkatërruar të një bilbili lajkatar”. Ai,

përfytyron, përjeton emocioni në çdo fakt

që shënon,në çdo episod që përshkruan

duke derdhur ndjenjat e tij delikate, botën

e madhe e shpirtin e gjerë. Qanë e këndon

së bashku me Kosovën,me banorët e saj,ku

siç shprehet në këtë tokë e ndien se “valon

një fuqi e magjiplotë ”. Vetëdija e intelektualit

shqiptar pa paragjykime, humanizmi

qytetar, ndjehet në çdo shkrim, në ngjarje

në episodet e imtësitë jetësore të përshkruara

në një dritë reale e të vërtet. Këto vlera

autori Samim Visoka i shpalos në librin “

Nëna Kosovë”, përmes meditimeve fi lozofi

ke. Humanizmi që autori e quan “stil të

veprës”, përcillet me ndjenjat,mendjet,në

zemrat dhe në arsyen e njerëzve,të lexuesve

me ndjesi të poetit e publicistit,

shkrimtari e mëmëdhetar. Lexuesi i këtij

libri e ndjen vetën bashkudhëtar i autorit,

ku në mënyrë përshkruese ofrohet, bota

kosovare e kohës. Visoka,mjeshtërisht në

këtë libër kalon nga vizatimi letrar e skica

publicistike në retorikë e patetikë, në

mendimin e drejtpërdrejtës e në qëndrimin

sy me sy ndaj realitetit të kohës. Në

këtë libër lexuesi gjen edhe përshkrimin

e natyrës,të njerëzve e të bëmave të tyre,

por edhe mendimin-sentencë a konkluzion.

Në pesë reportazhet e përmbledhura

në librin “Nëna Kosovë”, autori jep edhe

një tërësi mendimesh të okupimit të Kosovës

nga Serbia dhe gjendjen e rëndë

të banorëve të këtij vendi. Ai me anë të

këtyre shkrimeve informon qytetarët e

Shqipërisë, se Kosova ka luftuar dhe lufton

pa reshtur për të drejtën e vete, duke e

mbrojtur atë edhe me gjak. E këto të drejta

autori tregon se i kanë rrënjët thellë,në

trojet etnike, përkatësisht në “tokat që na

mbeten nga prindit e stërgjyshërit tanë”.

Prandaj,me botimin e këtij libri Visoka,

dëshironte të vinte “një gurë në bashkimin

e Mëmëdheut”. Ai tregon se Kosova

E shtunë, 2 qershor 2012

Kosova

Tempull

kombëtar

ka luftuar dhe lufton për të drejtë;e ka

mbrojtur atë me gjak,po e mbron me urtësi

, burrëri, por edhe me gjak. E këto të drejta

zënë fi ll te trojet etnike;të liria e individit,

e njeriut qytetar të shoqërisë evropiane.

Duke shkruar për këto të drejta , autori i

kësaj vepre thotë botërisht:”Çdo njeri duhet

ta dijë se ne nuk duam asnjë Shqipëri

të madhe,por duam vetëm një Shqipëri të

vërtet”.Kosovën autori e lartëson dhe krahason

me “Virgjëreshë të tempujve”, pa

një njollë dhe si fuqi tokësore. Ndonëse,

nuk pretendon t’i kalonte caqet e reportazheve

humane, përsëri autori në librin

“Nëna Kosovë” ravijëzon ide themelore të

natyrës politike , ekonomike e shoqërore.

Dënon egoizmin e kolonializmin e sunduesve

serbë në Kosovë. Autori i drejtohet

atëbotë bashkëkohësit shqiptar:”Nuk duhet

të mbetesh në mesë të Evropës, si një

elemente i huaj, i braktisur dhe i hedhur

në një anë”, ashtu si vërtet mbetem. Sikur

e parandien e parashikonte miopin politik

që e la Shqipërinë jashtë Kosovës. Për nga

mjeshtëria e njeriut të penës shkrimet të

konceptuar me vete si prozë publicistike,

qoftë edhe reportazhe letrare në këtë libër

i kalojnë shumë caqet e llojit dhe të gjinisë.

Me një individualitet të dukshëm,stili

i Visokës në librin “Nëna Kosovë” është i

shkathët e dinamik, me një ndërthurje të

elementeve më të qenësishëm , të mjeteve

letrare dhe artistike me ato publicistike. Po

ashtu në pesë reportazhet të mbledhura

në këtë libër edhe pse me nëntituj që

kanë një bosht ideor, prapë se prapë janë

të një tërësie mendimesh në vargëzim të

natyrshëm që na japin botën e Kosovës,

autori informon për vizitat dhe rrugëtimet

nëpër fshatrat e qytetet e Kosovës, për

male e kodra për gjendjen ekonomike dhe

për problemet që i shqetësojnë vëllezërit e

motrat kosovarë.

Figura dhe figurshmëria,përfituar në

mënyrë krijuese me elemente të letërsisë

publicistike dhe artistike, janë mjetet

shprehëse kryesore në copëzat e emërtuar

nga autori reportazhe , në të vërtet proza

publicistike a letrare, meditative a fi lozofi -

ke. Përgjithësisht “Nëna Kosovë”, karakterizohet

nga një fi gurshmëri me rrënjë në

tokë, që buron nga thellësia e ndjenjave të

holla të krijuesit nga vetëdija kombëtare.

Autori në këtë vepër bisedon shtruar si me

lexuesin , ashtu edhe me tipat shoqërore

që përshkruan. Ai sikur edhe kuvendon

edhe me malet, lumenjtë fushat, tokën e

diellin. Pasi mbaron së lexuari librin, lexuesit

i mbet në mendje tipat shoqëror, të cilat

autori i ka zgjedhur dhe karakterizuar me

realizëm e krijimtari.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!