29.07.2013 Views

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

IKNI ME 2015 - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E shtunë, 2 qershor 2012

Nuk po mund të besoj kur në portale po e shoh foton e

Bardh Hamzajt, të përcjellë me moton se ka ndërruar jetë.

Ajo foto, të nderuar lexues dhe të nderuar miq të Bardhit,

do të ishte e udhës të ishte një foto e kolumneve të tij, foto e

intervistave të tij, e librave të tij. Assesi foto e mortit të tij.

Lamtumirë, Komandant!

Berat Buzhala

Bardh Hamzaj! Edhe emri, e edhe mbiemri i tij

ishin epikë. I lindur në Gllogjan. Gjithashtu një

fshat madhështor i historisë më të re të Kosovës,

që i rrinte jashtëzakonisht mirë personalitetit dhe

karakterit të mikut dhe mësuesit tim të parë të

gazetarisë.

Gjëja e fundit që do të më kishte shkuar nëpër

mend të enjten e kaluar ishte fakti se Bardh Hamzaj

do të ndërronte jetë nga një sulm në zemër. Jo pse

këto gjëra nuk ndodhin, jo pse vdekja është e parashikueshme,

jo pse zemra e tij ishte e shëndoshë,

përkundrazi, por sepse pikërisht atë ditë Bardhi

po më këshillonte mua, po më gjente kontaktet e

mjekëve se si ta trajtoja babain tim që kishte pasur

një sulm në zemër.

“Komandant, tash masi paska kalu mirë gjatë

operacionit, masi i paska qit stendat, mos ta nin

se ka me jetu qaq sa t’ ka vetë qejf”, ishte porosia

e Bardhit në mbrëmjen e te enjtes, pasi i tregova

për babain tim. Bardhi vetë i kishte vënë stendat,

ndonëse në moshë jashtëzakonisht të re, nëse

nuk gaboj diku në vitin 2003, kur ai ishte edhe më

tutje në moshën 40 vjeçare. Dhe për këtë vazhdimisht

i ishte mirënjohës doktorit Tefi k Bekteshi,

për të cilin thoshte se e ka shpëtuar.

Por, ja qe pas nëntë vitesh, ato stenda, për të

cilët ai po më fl iste mua, e lëshuan pikërisht Bardhin

dhe nuk qe e thënë të jetojë më gjatë - e

assesi jo aq gjatë sa ai uronte që të jetojë babai

im. U pikëllova kur më treguan dhe që të jam deri

në fund i sinqert më ju, nuk po mund të besoj kur

në portale po e shoh foton e Bardhit, të përcjellë

me moton se ka ndërruar jetë. Ajo foto, të nderuar

lexues dhe të nderuar miq të Bardhit, do të ishte

e udhës të ishte një foto e kolumneve të tij, foto

e intervistave të tij, e librave të tij. Assesi foto e

mortit të tij.

Nuk janë këto fjalë që po i them vetëm për

faktin se Bardh Hamzaj ka vdekur. Do ta urreja

shkrimin tim dhe veten time nëse vetëm njëri

prej atyre që e lexon do ta ketë përshtypjen se

po shkruaj për hatër të një njeriu që ka vdekur,

apo të një mikut tim.

» Autori është

Deputet i PDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Qe po provoj t’ju bind pse nuk është kështu dhe

pse Bardhi e meriton një përkujtim nacional, e jo

vetëm personal.

Bardhin - ose Komandanti, siç kishte dëshirë të

thirreshim reciprokisht - për herë të parë e kam

njohur kur ky ishte redaktor i rubrikës së politikës

në gazetën Zëri, kurse unë isha praktikant në këtë

gazetë. Po fl as për janarin e vitit 2000, kurse Zëri

ditor sapo kishte nisur të botohej, e unë sapo kisha

nisur jo të njoftohesha me gazetarinë, por të njoftohesha

së pari me kompjuterin si mjet i punës.

Kam punuar edhe në disa gazeta tjera pas Zërit,

e më vonë e kam udhëhequr edhe vetë një gazetë

ditore, mirëpo asnjëherë nuk më ka ndodhur që

ta gjëja një Kryeredaktor çfarë kishte qenë Bardhi

për mua. Jashtëzakonisht sharmant, tepër i kujdesshëm

- edhe atëherë kam menduar e edhe tash

mendoj se ka qenë më shumë sesa duhet - dhe mbi

të gjitha i guximshëm, korrekt dhe profesionist i

punës së vet.

Madje, më vonë i kam thënë, dhe po e them edhe

tash, pas vdekjes së tij, se edhe kur më ka përjashtuar

mua nga puna në gazetën ku ai më vonë ishte

bërë Kryeredaktor, ka pasur të drejtë.

Bardhi kishte udhëhequr gazetën Zëri në kohën

kur gazetat nuk e kanë pasur rolin që e kanë tash. Po

fl as për kohën kur qytetet dhe rajonet ishin të ndara

në pashallëqe. E, Bardhi, për dallim nga konkurrenca

mediale e asaj kohe, unë si një gazetar krejtësisht

periferik, e kam vërejtur se më shumë kujdesej që të

mos e destabilizonte situatën politike në vend sesa

të shiste pak më shumë kopje të gazetës. Bardhi e

mundonte zemrën e tij - e kjo gjë u pa më së miri

dje në plazhin e Durrësit - duke u përpjekur më të

gjitha mundësitë që kishte që të ishte zëri i arsyes.

Vitet e fundit të jetës së tij, kur e ndërpreu komplet

aktivitetin medial, sa herë jam takuar më ka

thënë “Komandant kam p’shtu që jam hjek prej gazetave.

Nuk e kisha pas ditë çka isha kon tuj vuajt

aty”.

Vuajtjet tuaja, Komandant, morën fund plotësisht.

Unë jam i bindur që shpirti yt po prehet i qetë.

Nëse çdo njeri prej nesh e ka së paku një mision

në këtë jetë, atëherë ti të jesh i sigurt - e edhe më

të afërmit e tu - se misionin jetësor e ke përmbushur.

Ti, Komandant, i kë vënë bazat e gazetarisë së

pasluftës në Kosovë. Ti, Komandant, na ke mësuar

se si duhet të merren dy burime në gazetari. Ti na

ke mësuar gazetarinë.

Lamtumirë, Komandant!

Twitter përmes

SMS-it, FALAS!

Është FALAS nga IPKO!

Twitter është falas me IPKO.

Dërgoni SMS në 16161 me

dhe cicëroni pa pagesë.

Informohu. Të gjithë janë në Twitter.

Posto cicërima nga telefoni mobil,

është krejtësisht FALAS.

Është lehtë dhe argëtuese.

Online në Twitter me SMS!

Bashkohuni në rrethin social me

mbi 500 milion përdorues.

Dërgoni dhe pranoni cicërimat

në Twitter, me SMS nga IPKO.

www.twitter.com/devices

16161

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!