29.07.2013 Views

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E shtunë, 7 janar 2012

“Asgjë nuk do të jetë si më parë”, shpalli Sarkozy në

Toulon. Megjithëse shumë larg të qenit frymëzuese

e një vizioni për të ardhmen, prapë është më mirë se

Godoja me “nuk mund të bëhet asgjë”.

A do të bjerë Franca

sërish në dashuri?

Peter Beaumont

The Observer

Një vit pasi Nicolas Sarkozy ‘pushtoi’ Pallatin Élysée

në vitin 2007, komediani François-Xavier Gelin vuri

në skenë një pjesë stand up në teatrin Nesle të Parisit.

E titulloi En attendant Sarko, duke bërë ironi

me titullin e pjesës Duke pritur Godonë të Samuel

Beckett-it, personazhet kryesore të të cilit besojnë

se shpëtimi do t’u vijë kur të shfaqet Godoja.

Shakaja ishte e mprehtë. Sado e vështirë të duket

tani, për ata që votuan për Sarkozy-në, ai simbolizonte

pikërisht atë, një ‘shpëtimtar’ që kishte

ardhur nga jashtë elitës së vjetër e të korruptuar

politike me premtimin për ta ringritur Francën.

Duke fi tuar mandatin më të gjerë popullor që

nga viti 1958, Sarkozy mori më shumë se gjysmën

e votave të grave, ndërkohë që siguroi edhe shumë

vota nga klasa punëtore e Veriut, e cila nuk kishte

votuar për një president të djathtë që nga Charles

de Gaulle në vitin 1965.

Por kjo i përket së kaluarës.

Tani kur i kanë mbetur edhe pesë muaj, Sarkozy

vihet sërish përballë francezëve për një mandat

tjetër. Në një kohë kur popullariteti i tij është në

mjerim, ato zgjedhje të largëta të fi tuara nga De

Gaulle kundër François Mitterand duken të mbushura

me paralele historike.

Ajo fushatë e 1965-ës, ashtu si e tanishmja,

ndodhte brenda teatrit të dramës europiane-në

kohën e ‘karrigeve bosh’, të quajtur kështu për

shkak të bojkotit francez ndaj institucioneve

të Brukselit, të cilat ishin për zgjerimin e fuqive

mbikombëtare kundër një Parisi këmbëngulës për

të arritur një marrëveshje që mbronte fermerët

vendas. Derikur një president francez u largua nga

takimet-jo një kryeministër britanik-dhe Franca

e përjashtoi veten nga dhoma e lartë europiane.

Pas katër vitesh të një presidence shumë të kritikuar,

në të cilën Sarkozy ka vuajtur për të bërë

ndonjë gjë për së mbari, përqafi mi i papritur dhe

popullor i një degolizmi bolshevik në shërbim të

republikës-kombinuar me origjinalitetin e fëmijës

së parë të Presidentit në tetor dhe vazhdimin e teatrit

Carla Bruni-Sarkozy-dëshmuan një kthesë

të shkurtër ku u fi tua një pjesë e popullaritetit të

humbur.

Ai ia arriti kësaj duke iu rikthyer një pozicioni të

njohur, mbështetur te ambicia gjermane për një

union më të ngushtë, ndërkohë që sulmoheshin

britanikët. Kjo përfshinte injorimin e David Cameron-it

në samitin e eurozonës në Bruksel dhe

më vonë kritikën ndaj tij, sipas së cilës ai po sillej

si fëmijë kryeneç.

Nëse kjo është një strategji që ka funksionuar

përkohësisht, pyetja është nëse mjafton për të

marrë mbështetës nga rivali socialist Francois Hollande,

i cili do ta dërrmojë Sarkozy-në në një raund

të dytë, sipas anketimeve të opinionit. Që nga

shfryrja e numrit të mbështetësve, pak pasi mori

detyrën, pjesërisht për shkak të shijeve të tij për

pushime të shtrenjta me miq pasunarë, ai i është

gëzuar vetëm dunave të vogla në popullaritetin

gjithnjë në rënie. Njëra kur mbështeti ndërhyrjen

në Libi, diktatorin e së cilës e kishte pritur më parë.

Ashtu si në parodinë disi sureale të komedianit,

presidenca e Sarkozy-së-i mbiquajturi presidenti

Bling-Bling- nganjëherë është dukur sa pjesë e teatrit

absurd; sa një telenovelë vëmendjetërheqëse

dhe sa politikë serioze.

Ndërsa paraardhësit e Sarkoyz-së, përfshirë Chirac-un

dhe Mitterand-in, iu dhanë marrëdhënieve

jashtëmartesore, ato kryesisht mbetën private. Në

të kundërt, vështirësitë martesore dhe lidhjet e Sarkozy-së

janë luajtur para syve të të gjithëve. Ndarja

e tij me Cecilia-n, e cila thuhet se qëndroi me të

vetëm sa për të rritur shanset elektorale, u pasuan

nga një romancë fl uturake me ish-supermodelen

dhe këngëtaren Carla Bruni, një lidhje që nuk u ka

rezistuar thashethemeve.

Sarkozy është kritikuar për vulgaritetin ndaj parave,

për aferat e tij me të pasurit e të famshmit, dhe

për një ambicie të tepruar për pushtet.

Ndoshta Gelin kishte të drejtë në titullimin e

parodisë së tij. Pasi shpesh-ashtu si Godoja që

nuk vjen-ajo që Sarko ka ofruar, ashtu siç vëren

Vladimiri i Bekett-it, është “asgjë përfundimtare”.

Marrëveshja për politika buxhetore më të ashpra

brenda Europës është nën trysni si nga Hollande

ashtu dhe nga liderja e së djathtës ekstreme Marine

Le Pen. Një problem i dytë ka të bëjë me atë se,

pavarësisht popullariteti të shkurtër që fi toi pas

samitit të Brukselit, më shumë se gjysma e elektoratit

francez mbeten, ironikisht, kundërshtarë

të kompaktësisë fi skale të negociuar nga Sarkozy.

Megjithëse nuk pritet që ai të shpallë zyrtarisht

vendimin e tij për të rikandiduar deri në muajt e

parë të këtij viti, një fjalim i mbajtur në Toulon në

dhjetor u pa si goditja e tij e parë kundër Hollande.

Qasja e Sarkozy-së është ripaketimi i mesazhit që

përdori në vitin 2007-fajësimi i modelit të vjetruar

shoqëror të Francës dhe javës 35-orëshe të punës

për ngecjen në vend.

Kjo kërkon bindjen e Francës që të votojë për

masat shtrënguese ekonomike, ndërkohë që

pat premtuar se vendi do të jetë më i pasur nën

udhëheqjen e tij. Të votojnë në favor të të qenit

më të varfër. Dhe t’i besojnë udhëheqjes së tij, të

cilën kanë fi lluar ta shohin me dyshim. “Asgjë nuk

do të jetë si më parë”, shpalli Sarkozy në Toulon.

Megjithëse shumë larg të qenit frymëzuese e një

vizioni për të ardhmen, prapë është më mirë se

Godoja me “nuk mund të bëhet asgjë”.

Samsung

Galaxy S II,

vetëm në

IPKO!

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!