29.07.2013 Views

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E SHTUNË, 7 JANAR 2012 SKEMA PROGRAMORE

Faqe 23

VETULLA IA NDREQ BUKURINE E SYRIT

Shumë vajza dëshirojnë që

sytë e tyre të rregullohen

bukur dhe kështu t’i japin

formë më të bukur fytyrës

së tyre. Por, ekspertët

vlerësojnë se duhet më

shumë kujdes në mënyrën

se si rregullohen vetullat.

Që shikimi mund të godasë me efi kasitet, nuk është i

mjaftueshëm vetëm make-upi, por është e rëndësishme

të kujdeseni në mënyrë natyrale për vetullat.

Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë ekspertë, të cilët paguhen

me shifra marramendëse nga Vipat, të cilët kanë

për detyrë të ridizejnojnë dhe të mbajnë modelin e paprishur

të vetullave.

Forma e duhur

Fillimisht duhet të merrni një shkop apo një laps të

thjeshtë.

Për të piketuar pikën e fi llimit të vetullës, shkopi duhet

të pozicionohet vertikalisht nga ana e hundës, në të

majtë dhe në të djathtë, derisa të takohet me pjesën e

brendshme të vetullës.

Për të piketuar pikën më të lartë të harkut të vetullës

dhe për t’i dhënë shikimit një pamje të ëmbël, duhet të

poziciononi shkopin, gjithmonë vertikalisht me drejtim

nga jashtë syrit.

Gabimet më të shpeshta

Shpesh janë shumë larg ose shumë afër midis tyre. Për

të verifi kuar nëse distanca është e duhura, duhet të shihni

hapësirën midis cepave dhe të respektoni të njëjtën

distancë edhe midis dy vetullave.

Mos harroni se nuk duhen eliminuar jo më shumë se

dy rreshta me qime në pjesën e brendshme të vetullës,

ndërsa nga jashtë saj asnjë të tillë.

Moda e momentit

Tendencat e prezantuara nga ekspertët e modës dhe të

make-upit synojnë për vetulla të mbushura dhe të trasha,

të cilat ngjasojnë me modelin e viteve ‘80. Kështu që është

më mirë të kurseni dorën sa më shumë që të mundeni kur

merrni piskatoren në dorë, pasi rritja e qimeve të vetullave

është shumë e ngadaltë. (Femina)

PLANETI PIKTORESK TOKA E GAZIT MAJKELL XHEKSON:

JETA E NJE IKONE

Ata janë disa prej vrasësve më të mëdhenj të

botës. Forma dhe madhësia e trupit të tyre, është

shumë herë më e vogël sesa rreziku që ata paraqesin.

Një ndalesë në Brazil, Indi, Vietnam, Australi,

Meksikë, Arizonë... Për t’ju prezantuar dhe për

të njohur nga afër, vrasësit që në të shumtën e

rasteve, i injorojmë... Peshku Kandiru, milingonat e

zjarrta, merimanga akrobate , tufat e piranjave dhe

shumë e shumë vrasës të tjerë... Si ti dallojmë, si

të mbrohemi? Pse paraqesin rrezikshmëri të lartë

dhe masat urgjente në rast se sulmohemi....

Çdo të hënë në ora 20:00 në Explorer Natyrë.

Amerika e Veriut përshkruhet si një oqean gazi

natyror... Kjo pasuri nëntokësore konsiderohet si

një motor për ekonominë... Por ekspertet e mjedisit

e shohin si një kërcënim me përmasa dramatike

shfrytëzimin e gazit... Cilat janë metodat që

përdoren sot për marrjen e lëngut të djegshëm?

Sa e mbrojnë apo shkatërrojnë ato mjedisin?

Çfarë do të thotë që SHBA dhe vendet e tjera të

zhvilluara ta bëjnë gazin natyror, karburantin e së

ardhmes?

Çdo të mërkurë ora 21:00 në Explorer Shkencë.

TV

TIP

Zbuloni historinë e mbretit të muzikës pop, të

rrëfyer prej njerëzve që e njihnin më mirë. Intervista

ekskluzive nga Katherine Jackson, David Gest,

Tito Jackson, Rebbie Jackson, Smokey Robinson,

Dionne Warwick dhe shumë të tjerë...

Çdo të shtunë ora 22:00 në Explorer Histori.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!