29.07.2013 Views

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E shtunë, 7 janar 2012

ndihmuar dikur Shqipëria fqinje

dhe si po ndihmon tani? Si e defi -

nojnë kosovarët zhvillimin e tyre

kombëtar, etnik dhe sovran? Dhe

a ka perspektivë për drejtuesit e

shtetit sot, të cilët Serbia i akuzon

për krime në kohën e luftës sa ishin

pjesëtarë të UÇK’së?

Ka qenë luftë dhe ajo nuk ka

përfunduar thjesht me hyrjen e

NATO’s dhe formimin e KFOR’it,

thotë Veseli.

“Në të vërtetë ka pasur krime

të tmerrshme - nga të dyja anët”,

i them unë.

Veseli më shikon në sy dhe

shton: Fëmijë që kanë parë se si

prindërit e tyre janë vrarë nga nacionalistët

serbë, të cilët deshën ta

pastronin Kosovën nga shqiptarët

etnikë, janë rritur dhe gjatë luftës i

Të shtëna me armë në Veri

Mitrovicë, 6 janar- Në Veri të

Mitrovicës, mbrëmë janë dëgjuar

të shtëna armësh që kanë

shqetësuar banorët shqiptarë

që jetojnë atje. Mësohet se

të shtënat kanë të bëjnë me

Krishtlindjet ortodokse, ndërsa

I VESELI

kishin kapur armët në dorë. Tani,

pas çlirimit, ata kanë mendjen e

tyre dhe kanë fi lluar ndërtimin e

strukturave shtetërore. Ka qenë

një luftë, luftë e ndyrë në shumë

fronte, thotë ish’Shefi i SHIK’ut.

“Çfarë do kishit bërë ju?” “Do të

kishit lejuar që të vriten dhe masakrohen

prindërit dhe fëmijët

tuaj?”, më pyet ai me një shikim

të zbutur.

“Po ka pasur krime, por kjo nuk

do të thotë se duhet tërë një komb

të fajësohet për këtë”, thotë Veseli.

“Ka qenë luftë, e megjithatë ne që

kemi luftuar për jetën tonë dhe

të familjeve tona, kemi pasur një

mision që duhet ta ndjekim seriozisht”.

I zë ngoje Telekomin e Kosovës

për të cilin shumë shpejt do të

forcat e sigurisë kanë shtuar

prezencën e tyre mbi urën

kryesore të lumit Ibër, raporton

RTK-ja. Po ashtu, të shtëna janë

dëgjuar edhe në komunat e

tjera në Veri, të banuara me

serbë.

FOTO: JETMIR IDRIZI

hapet një tender ndërkombëtar

i shitjes. Është e vërtetë, më

thotë Veseli. Në Kosovë për shumë

gjëra ende vendos misioni

EULEX, UNMIK’u dhe një mik

i gjithëfuqishëm amerikan: Ky

i fundit preferon që edhe Telekomi

të blihet nga turqit. “Do të

ishte mirë që për këtë të interesohej

edhe Telekomi gjerman. Ne

jemi të interesuar që të tërheqim

investues gjermanë në Kosovë”,

thotë ai.

E pyes edhe për pasuritë minerare

dhe minierën e kromit që

shtrihen midis Malishevës dhe

Llapçevës, e cila është aktivizuar

aktualisht nga një konsrocium

nën udhëheqjen gjermane. Kjo

është miniera më e madhe e këtij

elementi në gjithë Europën.

Është e vërtetë, thotë Veseli. Ai

përshëndet para së gjithësh traditën

e sipërmarrjes gjermane,

e cila ka synime të rrisë investimin

në Kosovë. Pastaj me një zë

të mendueshëm më thotë: “Ka

edhe shumë mundësi të tjera

të panumërta për investime në

sektorin e minierave dhe pasurive

minerale. Ne jemi të pasur me

qymyr. Më shumë se 70 për qind

e sipërfaqes në Fushën e Kosovës

është qymyr. Sidomos pas katastrofës

që ndodhi në centralin

atomik të Fokushimës në Japoni,

është shtuar shumë interesi për

shfrytëzimin e qymyrit. Por edhe

këtu, për fat të keq, në listat për

licenca janë renditur sipërmarrje

nga shtete të tjera, e jo nga Gjermania.

Duket se fi rmat gjermane

janë të dezinformuara qëllimisht

nga konkurrentët për kushtet

e investimeve në Kosovë. Edhe

për termocentralin e ri interesimi

kryesor është nga turqit, të

ndjekur pastaj nga një fi rmë indoneziane”.

Veseli më shikon në sy dhe

më thotë me një gjermanishte të

qartë: “Para së gjithash ushtarakët

evropianë na shpëtuan nga gjenocidi

serb. Por ekonomia e vendit,

në kundërshtim me interesat

tona, po u shitet vendeve jashtë

kontinentit europian. Kështu

kemi përshtypjen se po shitemi

dhe ne. Qëndrimi ynë është se

Kosova është një vend i destinuar

për investime europiane dhe

jo që pasuritë tona të shkojnë në

Azi. Ani pse ne jemi 90 për qind

myslimanë, ne nuk kemi ambicie

islamike apo radikale - jemi

myslimanë pragmatikë”.

Ndërsa fl et, Vesli rrudh krahët:

“E çka të bëjmë?” thotë. Nuk është

se aktron. Por sidoqoftë, në sytë

e tij duket një shkëndijë shprese:

“Gjasat tona janë të mësojmë

biznesin. Ndoshta është shansi

i vetëm. Duhet ta mësojmë biznesin,

ta mësojmë shpejt. Kjo

vlen për politikë, ekonomi por

edhe për format e tjera të strukturave

në shoqëri. Sot në jetën e

biznesit në Kosovë fl itet turqisht,

e ne duam të fl asim gjermanisht.

Duam që në Kosovë të kemi Institutin

Gëte. Fondacionin Fridrich

Ebert tashmë e kemi këtu, por ne

duam edhe institutet e tjera kulturore

dhe arsimore gjermane t’i

kemi në Kosovë. Donacionet dhe

investimet e deritashme gjermane

janë shumë bujare dhe të dimensionuara

me vend, por ato

nuk mjaftojnë. Ne duam investime

që në vendin tonë të krijojmë

vende të reja të punës dhe të kemi

punëdhënës që kanë shprehi, disiplinë

dhe kulturë europerëndimore,

ose më e mirë gjermane”.

Veseli më fl et edhe për imazhin

e keq që qëllimisht po shpërndahet

në Europë dhe Gjermani

kundër kosovarëve.

“A nuk ju duket e turpshme

mënyra se si në Gjermani po

bëhet një propagandë kundër

kosovarëve, ku po përhapet frika

ndaj liberalizimit të vizave për

më pak se dy milionë njerëz, në

vend se opinioni të informohej

për mundësitë e investimeve gjermane

në Kosovë? A nuk është e

ulët propaganda se si Kosova gjoja

është shndërruar në eksportuese

të kriminalitetit? Është një fyerje e

madhe për këtë komb të përvuajtur,

por më shumë është gabim të

thuhet kjo, sepse kriminaliteti me

viza e pa viza gjen rrugën e vet.

Kriminelët kanë qenë në Gjermani

shumë kohë para se Kosova të

bëhej e pavarur. Liberalizimi i

vizave ndërkaq do të sjellë këmbim

kulturash, mendimin e lirë

dhe zhvillimin e miqësisë. Por kjo

heshtet nga propaganda, sepse

edhe në Gjermani ka forca që

duan të pengojnë prosperitetin e

ekonomisë gjermane në Ballkan”.

Veseli fl et edhe për “krenarinë

e një identiteti demokratik kosovar”

dhe me kënaqësi e përsërit

mesazhin e tij kryesor: “Gjenerata

e jonë ka një mision. Ne duhet

t’ia dalim që njerëzit në Europë

të njohin identitetin kosovar në

kuptimin më pozitiv të fjalës,

sepse ky është identiteti ynë europian.

Ne jemi në shtëpinë tonë

në Europë”.

Ish-shefi n e shërbimit të fshehtë,

Kadri Veselin e pyes edhe për

një gjë tjetër: a ekziston më rreziku

që një dhunë e re të inspirohej

nga kosovarët në Ballkan?

“Ky rrezik nuk ekziston më. Ne

vetë kemi vuajtur një kohë të gjatë

nga dhuna dhe duam të çlirohemi

nga kjo traumë dhe jemi në rrugë

të mirë ta bëjmë këtë”.

“Ne kemi humbur një gjeneratë

në luftë “më thotë Veseli derisa

dalim nga restoranti dhe më jep

dorën për t’u përshëndetur. “Këto

kohëra tani i takojnë së shkuarës

– Na ndihmoni ju lutem përmes

informimit të drejtë që ato kohëra

të mos kthehen më kurrë!”, më

thotë në ndarje.

POLITIKË

Na duhen gjermanët

GT: A keni miq në këtë rrugëtim

tuajin? Sa po ndihmon Shqipëria?

dëshiroj të di unë.

Veseli: Po, kemi miq. Të vërtetë

dhe të shpifur (të rremë). Unë jam

shqiptar dhe jam krenar për këtë.

Por shtetësia ime tani është kosovare.

Edhe për këtë jam krenar. Tani,

ajo çfarë duhet bërë dhe mbetet për

t’u bërë përpara, duhet ta bëjmë si

kosovarë.

GT: Çfarë është kjo që duhet të

bëni?

Veseli: Ne nuk guxojmë ta mashtrojmë

veten. Serbia ka humbur luftën

kundër NATO’s, por vazhdon të sillet

sikur është fi tuese. Serbia nuk do të

pendohet kurrë për krimet e veta të

kryera. Bashkësia ndërkombëtare

duhet t’ia tregojë dhëmbët asaj,

ndryshe zjarri nuk do të shuhet

asnjëherë nga Serbia”.

GT: Me cilat prioritete?

Veseli: Prioritet është pavarësimi

në të gjitha fushat jetësore: duam

të zhvillojmë ekonominë dhe të

përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve

tanë. Shtetet europiane që

duan të na ndihmojnë në këtë rrugë

janë të mirëseardhura dhe ne do të

respektojmë “Rules of Law” që na i

kanë defi nuar.

A ka kontakte me ekonominë

gjermane?

GT: Po, por ato nuk mjaftojnë. Porsheja,

Mercedesi dhe fi rmat e tjera të

mëdha ende nuk janë në Kosovë,

ndonëse ne kemi më shumë mundësi

t’u ofrojmë atyre, se sa vendet e

tjera. Këtë mundësi e kanë kuptuar

turqit. Aktualisht turqit po blejnë

gjithçka që shitet në Kosovë. Kjo

para së gjithash është një përparësi

e madhe për ekonominë turke, por

jo edhe për ambiciet tona për një të

ardhme europiane të përbashkët.

Në këtë drejtim kjo më shumë na

dëmton.

GT: Në cilat lëmi po përfi ton Turqia?

Veseli: Aeroporti, Energjetika dhe

Telekomi duket se pakthyeshëm

do të blihen nga turqit. Personalisht

konsideroj se është shumë

e pakëndshme që ne si një vend

europian t’i nënshtrohemi dhe të

biem nën ndikimin kaq të madh

turk. Para njëqind vitesh, ne mezi

kishim dalë nga tirania 500’vjeçare

osmane. Zhvillimet aktuale në këtë

drejtim sjellin me vete rrezikun e një

vetëvrasjeje për ne. Një vazhdimësi

e tillë do të bllokonte të drejtën e

kosovarëve të vendosin për resurset

e tyre kombëtare.

7

(Marrë nga RTK. Përktheu nga

gjermanishtja, Fadil Gashi).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!