29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Do ta njohim

menjëherë

Kosovën.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Abdulmunim Ebul Futuh,

Njëri nga kandidatët për

president të Egjiptit dhe

Sekretari i përgjithshëm i

Unionit të Mjekëve Arabë, i bëri

këto komente gjatë një takimi

me Prof. Dr. Beqir Ismailin.

Pagesa të

jashtëligjshme.

AP

Auditori i Përgjithshëm,

në raportin e tij, sipas

të cilit këshilltarët e ish

presidentit Fatmir Sejdiu

kanë marrë paga që nuk

ishin konform buxhetit të

Repulikës së Kosovës.

Serbia t’i zgjidhë

problemet me

Kosovën, pastaj në BE.

Johannes Swoboda,

Eurodeputet dhe

kryetar i Grupit të

Social-Demokratëve në

Parlamentin Evropian,

në një debat me temën

“Evropa mes teje dhe

meje”, i cili u mbajt të

shtunën në Prishtinë.

Max: 25 °C

Min: 14 °C

Max: 22 °C

Min: 12 °C

Jo vetëm

që letërsia,

e cila po

krijohet sot

në Kosovë,

është e

gjallë dhe

dinamike,

por ajo pa

asnjë dyshim

mund të

krahasohet

me cilëndo

letërsi, që

krijohet në

vendet tjera

të botës.

E diel, 26 qershor 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Vladimir.Arsenic

A i lexoni shqiptarët?

Librat mund të jenë të rëndësishme në dy aspekte, ai

shoqëror dhe letraro-historik. Nuk është përjashtim që

ndonjë libër, pa marrë parasysh dobësitë e tekstit, është

bërë shumë i rëndësishëm, ngase ka prekur temat tabu

apo ka bërë ndonjë të keqe të papërmirësueshme. Është

e njohur deklarata e Kunderas se disa libra duhet të mbahen

në kafaz apo duhet t’i shpalosen vetëm një publiku

të zgjedhur, ngase mund të shkaktojnë dëm të madh.

Shembulli, për të cilin dëshiroj sot të them diç më

shumë, është tërësisht i kundër. Antologjia e letërsisë

së shqiptarëve të Kosovës, simbolikisht e quajtur “Nga

Prishtina, me dashuri” (Algoritmi i Medieve, 2011), ka

lindur si projekt i përbashkët i redaksisë Beton dhe

revistës letrare, MM, mund të jetë halë në sy vetëm për

letraret me të ndikuar nga qarqet nacionaliste dhe shoqërore,

para se gjithash për shkak se shemb dy mite të

ndërlidhura mes vete: se shqiptarët e Kosovës janë një

grumbull egërsirave analfabete që urrejnë serbët, por

edhe nëse, vërtetë janë të edukuar, ata kanë diç për të

thënë, respektivisht se letërsia atje krijohet në nivelin

fillestar të zhvillimit se se ndikohet dhe është e helmuar

nga miti romantik i lindjes së shtetit.

Në tekstet që janë përfshirë në antologji, pamja është

krejt tjetër. Më saktë, jo vetëm se letërsia që krijohet

sot në Kosovë është e gjallë dhe dinamike, por ajo pa

asnjë dyshim mund të krahasohet me cilëndo letërsi, që

krijohet në vendet tjera të botës. Nëse më pyetni mua,

disa prej autorëve, të përfaqësuar në antologji me qëndrimet

e tyre poetike dhe tekstet kualitative, në shumë

aspekte tejkalojnë pjesën më të madhe të krijimeve poetike,

prozën dhe ato të dramës, të cilat mund të lexohen

në gjuhën serbe, boshnjake dhe kroate.

Shqiptarët e Kosovës po që urrehen nga serbët dhe

plagë e kancerit për ambiciet neokolonialiste që mbretërojnë

këtu. Ata janë ajo që kanë qenë hebrenjtë për

gjermanët, indianët për pushtuesit e dy Amerikave dhe

afrikanët me ngjyrë për popullatën e bardhë të Afrikës

së Jugut. Ky fakt tradicionalisht nënvizohet në gjuhën,

në të cilën shqiptarët zakonisht janë “shqiptari” apo

arbanas-si instruksion për këtë shërben fjalori i Akademisë

së Shkencave të Serbisë (i cili ç’është e vërteta

nuk ka arritur deri te shkronja sh, por nën përcaktimin

“albanac” mund të gjinden të gjitha sinonimet, pa e nënvizuar

sinonimin negativ të kësaj fjale), si dhe në fjalorin

e Matica Srpska, në të cilën gjithashtu janë të përfshira

si sinonime fjalët albanac dhe shqiptari.

Krahas kësaj, nëse i hedhim sytë prodhimeve histografiko-letrare

nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, e

deri në ditët e sotme, ata paraqiten si krijesa me nivel

më të ulët racor.

Baballarët e ndryshëm të kombit serbë kanë ngjyrosur

pendët e tyre në na(r)cizmin e dallimeve të vogla dhe

duke vizatuar hartat kulturore dhe territoriale, kanë bërë

përpjekje që të mohojnë autencitetin e kulturës, e cila

ka jetuar dhe ka vazhduar në gjuhën shqipe në Kosovë.

Ndoshta goditja e parë e madhe subversive dhe letrare

ndaj projekteve të ndryshme ksenofobie të Cosicit,

Selenicit, Beckovicit, Kaporit dhe “letrarëve” dhe

“intelektualëve” në kulturën e këtushme ka qenë libri i

Vladimir Arsenijevicit, Meksiko, ditarit luftarak, në të cilin

ai në mënyrë tronditëse ka thyer mitin dominues për

shqiptarët me portretin e Xhevdet Bajrës, poetit kosovar,

vargjet e të cilit e hapin antologjinë “Nga Prishtina, me

dashuri”.

Libri i sivjetmë shfaqet në kulturën serbe në momentet

kur Kosova de fakto është e humbur, por “fjala më e

shtrenjtë serbe” (për shprehjen e së cilës “poeti” nuk

ka paguar me gjakun e tij, por është larë disa herë në

gjakun e të tjerëve), ende shërben si monetë, për të larë

hesapet në dialogun me Evropën.

Koha e afrimit dhe njohjes më në fund mes dy kulturave

ka kaluar që moti, nëse ka mundur të paramendohet

ndonjëherë se letërsia ka mund të shpëtojë jetët e

njerëzve.

Megjithatë, kurrë nuk është vonë. Natyrisht, nuk duhet

të besohet në mrekulli se ky libër do të ndryshojë diç të

madhe, por vetë ekzistenca e tij është një investim në

ardhmëri, në veçanti për fakton se është shoqëruar me

një motër binjake, që quhet “Nga Beogradi, me dashuri”.

Dhe në fund të merrem edhe me tekstet. Antologjia

është e ndarë në tri pjesë, të cilat përfaqësojnë panoramën

e ngjarjeve në tri trajtat e letërsisë. Çdo segment

shoqërohet me një tekst të mirë hyrës, i cili e harton

situatën në poezi, prozë dhe dramë. Duket se pjesa poetike

e antologjisë është më kualitetin më të madh, por

as pjesa e prozës dhe dramës nuk mbesin shumë prapa.

Shikuar nga pikëpamja poetike, ky libër vërtetë është

shumë larg nga ajo që mund të cilësohet si zgjim

romantik, ngase pjesa më e madhe e autorëve janë të

vetëdijshëm-ngase e kanë ndier fare mirë në lëkurën

e tyre-se rrëfimi i narrativeve të mëdha në mënyrë të

pashmangshme do të ketë pasoja të përgjakshme. Ajo

nuk flet kryesisht vetëm për fajësinë e të tjerëve, edhe

pse ka tekste në të cilat në mënyrë eksplicite pasqyrohen

krimet që kanë kryer policët, ushtarët dhe paramilitarët

serbë kundër popullatës shqiptare. Kjo natyrisht se nuk

befason aspak, duke pasur parasysh madhësinë dhe

afërsinë kohore me këtë traumë. Poezia, proza dhe

drama në Kosovë, krahas historisë më të re, është e

preokupuar edhe me jetën e përditshme, respektivisht

realitetin dinamik, në të cilin jetojnë autorët.

Të mos gënjehemi, Kosova është një vend i ri, por

edhe vend i të rinjve, kështu që tekstet, të cilat flasin

për momentin bashkëkohor, janë të shpejta dhe precizë.

Dominon ndjenja se koha është përshpejtuar dhe se

nuk ka kohë për t’u ndalur, pa marrë parasysh faktin se

teksti letrar nënkupton edhe bartjen e asaj që ka kaluar.

Kualiteti i teksteve, të cilat gjenden në antologjinë “Nga

Prishtina, me dashuri”, është i pakontestueshëm. Megjithatë,

ajo që është gjëja më e rëndësishme tek këto libra,

është pranimi i tyre në kulturën, të cilës i janë kushtuar.

Frikësohem se ajo do të zhvendoset në plan të dytë,

nëse bazohemi në zërat që vijnë nga mediet. Arsyet për

këtë duhet të kërkohen si në faktin se rregulli simbolik,

në të cilën shqiptarët ende quhen “shqiptari” edhe më

tutje është tejet i gjallë, e gjithashtu edhe në faktin se

antologjinë e ka përgatitur katërshja e Betonit, djelmoshat

të cilët për shkak të luftës së tyre kundër modelit

dominues kulturor ende janë në pamëshirën e pikërisht

asaj pjese të opinionit, e cila duhet të rishqyrtojë qasjen

e saj ndaj Kosovës.

Pasi që titulli i antologjisë është parafrazë e fantazisë

së Bondit nga koha e Luftës së Ftohtë, ka ardhur koha

të përkujtojmë se koha e ndarjes së botës në blloqe ka

përfunduar në vitin 1989 dhe se duhet të ecim përpara.

Të përdorim qëndrimin e Sreten Ugricicit, se njerëzit në

Ballkan janë të ngjashëm dhe mbi këtë duhet të krijojmë

lidhje-letrare dhe miqësore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!