29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E diel, 26 qershor 2011

12 vjeçarja nga Gjakova fi ton festivalin për fëmijë

Festivali i 49-të Mbarëkombëtar

i Këngës për Fëmijë, i mbajtur

për tre ditë me radhë në teatrin

“Migjeni” të qytetit të Shkodrës,

përfundoi duke nxjerrë fi tuese 12

vjeçaren nga Gjakova, Shpresarta

Sadriu.

Pas dy ditëve të para, ku u

interpretuan 34 këngë, nga 17

në secilën natë, në natën fi nale,

në skenë u ngjitën 21 këngët më

të zgjedhura, nga të cilat Juria e

Festivalit, e përbërë tërësisht nga

fëmijë, shpalli fi tues të çmimit të

parë këngën “Fjalë vetëm fj alë”,

me muzikë të Shpëtim Gashit,

tekst të Edona Krasniqit dhe të

interpretuar nga Shpresarta Sadriu.

Me çmim të dytë u nderuan

këngët “Motra jemi, shoqe jemi”,

me muzikë të Edmond Rrapit,

tekst të Lejdi Shqiponjës dhe të

interpretuar nga dueti Iva Latifi

dhe Sidorela Hasa, si dhe “S’ka

Tony Blair?

jo vetëm jetës së minatorit, por

gjithashtu të vet minierës, një

vend çnjerëzor i trishtimit të

shumë njerëzve, për përfitim

të disave”. Blair e ka përshkruar

romanin ‘Ivanhoe’ nga Sir Walter

Scott si vepër gjeniale dhe tregim

klasik i dashurisë që përqendrohet

në trekëndëshin e dashurisë

së Ivanhoe, princeshës saksone

Rowena dhe bukuroshes Rebecca.

“Lexojeni dhe shikojeni nëse,

sikurse unë, jeni i sigurt se ai nuk

do të duhej ta përfi llte traditën

dhe të arratisej me Rebecca-n”,

shkruan Blair.

Në përzgjedhjen ndoshta më

të çuditshme të tij ai ka përfshirë

‘Shoemaker of Dreams’ nga

Salvatore Ferragamo, autobiografi

në e një njeriu të fi ksuar në

krijimin e këpucës së përsosur.

Atij ia ka dhënë librin e veja e

Ferragamos dhe ai e përshkruan

atë si perlë.

“Tani, ajo çfarë di rreth modës

mund të shkruhet në takën e një

këpuce. Por di diçka nga motivimi,

vendosmëria dhe ambicia e

kufi zuar me obsesionin”.

Ai gjithashtu ka përzgjedhur

tre libra religjiozë: ‘Jesus was a

Jew’ nga Arnold G Fruchtenbaum,

‘The Crusades Through

Arab Eyes’ nga Amin Maalouf

dhe Jon Rothschild si dhe librin

‘Muhammad’ nga Martin Lings.

The Guardian

Përktheu: A. Beka

më përse”, me muzikë të Frederik

Ndocit, tekst të Alfred Çapalikut

dhe të interpretuar nga Niki Mjeda.

Me çmim të tretë, u vlerësuan

tri këngë, “Ti nuk rri po punon”, të

kënduar nga Livia Murataj, “Dita

e verës”, të kënduar nga Fjoralba

Prendi, si dhe “Lahem çupa çupa”,

të interpretuar nga Iljada Iljazi. Festivali,

në të cilin ishin pjesëmarrës

këngëtarë nga Shqipëria, si dhe

trevat shqiptare jashtë vendit, Kosova,

Maqedonia, Mali i Zi, u mbajt

nën përkujdesjen e Kryetares së

Kuvendit të Shqipërisë, Jozefi na

Topalli.

21

50 VJET ALBANOLOGJI

NE MUNIH

Një konferencë shkencore, që organizohet për të

katërtin vit radhazi, ka përkuar edhe me festimin

e këtij përvjetori. Dega e Albanologjisë në Munih

është e vetmja degë universitare jashtë hapësirës

kompakte shqipfolëse në perëndim të Ballkanit

që diplomon dhe promovon albanologë të rinj

në fushat që ngërthejnë përbërësit kryesorë të

kulturës etnike-gjuhësore shqiptare.

Shënohen plot 50 vjet nga themelimi

i degës së Albanologjisë në

Universitetin Ludwig-Maximilian

në Munih. Një konferencë shkencore

që organizohet për të katërtin

vit radhazi, ka përkuar edhe me

festimin e këtij përvjetori. Dega

e Albanologjisë në Munih është

e vetmja degë universitare jashtë

hapësirës kompakte shqipfolëse

në perëndim të Ballkanit që diplomon

dhe promovon albanologë

të rinj në fushat që ngërthejnë

përbërësit kryesore të kulturës etnike-gjuhësore

shqiptare: gjuhësi

e sotme dhe historike, dialektologji,

aspekte të kulturës materiale

dhe shpirtërore të bashkësisë

shqiptare në kohë dhe hapësirë,

letërsi dhe jetës zakonore, histori,

përvetësim i shqipes si gjuhë e folur

dhe e shkruar. Albanologjia në

Munih karakterizohet nga një bashkëpunim

intensiv me qendrat

simotra të kërkimit shkencor albanologjik

në universitete të tjera

të Evropës dhe SHBA-ve, bashkëpunim

që sendërtohet nëpërmjet

Rrjetit Ndërkombëtar të Albanologjisë

(INA) si edhe përmes programeve

afatgjata të shkëmbimit

ndërkombëtar mes studentëve

dhe docentëve në qendrat e

ndryshme universitare të Evropës.

Rezultat i këtij bashkëpunimi intensiv

është edhe tubimi shkencor

“50 vjet albanologji në Universitetin

Ludwig-Maximilian” që po

mbahet në Gut Schönwag të Bavarisë

nga 23 deri më 26 qershor

dhe ku marrin pjesë 30 studiues

dhe të interesuar të fushës nga

12 vende të ndryshme të Evropës

dhe të SHBA-ve. Në sesione të

veçanta shkencore diskutohen

aspekte të ndryshme të fushave

që mbulon vetë dega në programin

e vet universitar. Ky aktivitet

synon gjithashtu të fokusojë në

qendër të debatit shkencor-intelektual

edhe perspektivat e kërkimit

shkencor albanologjik në

Evropën Perëndimore në kohën

tonë e në të ardhmen, kur kërkohet

një angazhim më i madh i

politikës kulturore-shkencore në

vendet që mbulojnë hapësirën

kulturore shqiptare në Ballkan.

Gjatë prezantimit të aktivitetit

shkencor-universitar të degës

në këta 50 vjet, drejtuesi i degës

prof. dr. Bardhyl Demiraj do të

parashtrojë prirjen për një riorientim

strategjik në organizimin

e formimit shkencor-universitar

albanologjik në Perëndim si

edhe të nxjerrë në pah nevojën

e mbështetjes institucionale që

ende pritet prej kohësh të vijë prej

institucioneve qeveritare në vendet

e rajonit ballkanik. Shpresë në

këtë drejtim ishte prania në ditën

e hapjes solemne të tubimit e përfaqësuesve

të trupit diplomatik të

tri vendeve ballkanike, si ambasadori

i Republikës së Shqipërisë në

Gjermani: Valter Ibrahimi, ambasadori

i Republikës së Kosovës në

Gjermani, Vilson Mirdita, zv/ministri

i jashtëm i Kosovës Ibrahim

Gashi si edhe vetë Dr. Friedrich

Zeller, prefekti i rrethit Weilheim-

Wessobrunn, ku do të mbahet

edhe konferenca.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!