29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

20 ARTE

KRARA u prezantua në New Mexico

KRARA nga Kosova me bashkautorë Ilaz

Thaqi dhe Hubert Allen Jr. punuan së bashku

në temën “Arkeoastronomia e Kosovës

shkenca jonë e re dhe me e vjetra”, që u

prezantua në Universitetin New Mexico në

SHBA. Traditat moderne, të lidhura me te

kaluarën na kthejnë ne rrëfi met biblike – te

aventurat e Noas, ndërsa vrojtuesit e sotëm

Përmbyllet krejt ndryshe

Mbyllet edicioni i tretë i festivalit ambiental “Teatri ndryshe”. Një

mori shfaqjesh nga rajoni ia kishin mësyrë kësaj treve artistike.

Naser Shatrolli

Podujevë, 25 qershor –

Monodrama “Ditari i një të

çmenduri”, në regji të Robert

Simonovskit dhe në interpretim

të Zdravko Stojmirov nga Teatri

i Manastirit, ka provokuar tej

mase spektatorin dhe kritikën

teatrore.

Antonin Artou dhe fryma dadaiste

refl ektonte në modelin e

kësaj monodrame dhe të këtij

teatri. Shfaqja refl ektoi ide se teatri

është një gënjeshtër e bukur,

përderisa e vërteta mund të jetë

masturbim i rrejshëm në formë

njolle gazetareske. Pra, koncepti

ideor i shfaqjes prek sistemet e

së shkuarës qoftë nazizmin gjerman,

qoftë konceptin komunist,

socialist, apo kapitalist, të cilët

i vendos në vigun e teshave për

të dhënë llogari para rrezeve të

diellit. Drama po manifestohej

fuqishëm si përjetim tejet i

veçantë, përderisa aktori dhunën

reale po e ushtronte në lëkurën e

tij. Ai, me bajonetë, dhunshëm i

priste fl okët, pastaj, demonstroi

mushkri të gjalla për të gjallët

mbi kokën e tij, për të ngopur

me fakte trurin politik dhe historik.

Dhe fare në fund, ai me

qumësht të bardhë do të tentojë

që ta shpërlajë trupin, mendjen

dhe vuajtjet historike karshi

vuajtjeve të së tashmes. Kulmi i

së keqes do të ndodhë kur protagonisti

me zhiletë do ta vizatojë

yllin e Davidit në kërthizë,

për ta ndier peshën e dhembjes

historike në trupin e tij, për të

dhënë mesazh se e shkuara nuk

do të duhej përsëritur kurrë më

në trupin tonë. Trajtesa e njeriut

si qen kolibe, gjakderdhja, masturbimi

janë gjëra që ndodhin,

por kur ndodhin në teatër të

duken të tmerrshme. Regjisori

nuk ta fal as një minutë jetë të

bukur, përkundrazi, ai demonstron

barbari nëpërmjet aktorit

duke e shfrytëzuar Gogolin për

të përshfaqur idenë se jeta nuk

është aq e bukur siç interpretohet

në teatër. Fundja, jeta doli të

jetë masturbim, ndërsa njeriu

kafshatë qeni nëpër histori.

Trupa teatrore “Art nel producion”

me shfaqjen “Kush jam

unë” në regji të Ekrem Xanit dhe

në interpretim e autorësi të Naime

Azit rrëfeu një histori të një

aktoreje në rrethana çmendurie.

Ndërsa “Laokonti” i Kadaresë,

në regjisurë të Sokol Plakollit dhe

në interpretim të Selman Lokajt,

bëri që publiku të disiplinohet

nga një përjetim krejt origjinal

nga aspekti tematik, interpretativ,

ideor dhe konceptual.

Sonila Kapidani me dramën

e Haqifi Mulliqit “Për mua, atë

dhe të tretin” me aktorët Ledjon

Zoi, Petrit Neziri, Armela Demaj,

Qëndrim Rijani, u paraqitën në

teatrin ambiental të Batllavës.

Shfaqja kishte për ide, njeriun e

gjymtuar, të cilin e kishte shkelur

fati dhe fatkeqësia e tij në rrethana

të pa njohura.

“Loja martesore” e Eduard

Albie, e përkthyer nga Hareza

Basha në interpretim të Alfred

Trebickës dhe Violeta Banushit

dhe në regjisurë të Dasara Gjangollit,

u prezantua denjësisht.

Kjo shfaqje kishte për tematikë

jetën bashkëshortore.

Familja në albumin jetësor që

nga ritet e para të lojës së parë

martesore e deri tek dita e 1000të

dhe më shumë se kaq ishte në

spiralen dramaturgjike të kësaj

drame kaq unikale, me shumë

imagjinatë të besueshme në relacionin

burrë-grua.

Teatri i Tetovës me dramën e

Getoarbë Mulliqit dhe në regji

të Senad Abulit u paraqitën në

një ambient malor në natën e

fundit. Në një tavolinë rrëzë një

shelgu, një i verbër dhe një grua

lavire do të takohen për t’i pushuar

dhembjet historike të jetës

së tyre ‘fatmirësisht’ të keqe.

Getoarba me këtë dramë ngjitet

për herë të parë në skenë si

dramaturge. Ajo vërehej se kishte

emocione. Çmimi më i madh për

të ishte paraqitja e saj para një

audience të kultivuar për teatër.

Finalja e festivalit teatror

rezultoi me një përmbyllje të

dëshmuar se kjo ngjarje ka marr

hapat e saj inventiv. Edhe çmimet

dorëzoheshin me këtë epitet

etimologjik.

Shfaqjet nga Bullgaria dhe Tirana

dolën të parat e festivalit,

Zdravko Stojmirov dhe Selman

Lokaj u shpallën aktorët e festivalit,

Elmaze Nura regjisorja e

festivalit, skena ndryshe shkoi

në Pejë, ndërsa talentja e re u

shpall Getoarbë Mulliqi. Çmimi

për kontribut artistik iu dha

Ismet Azemit nga Qendra e Kulturës

në Podujevë.

(autori është dramaturg,

skenarist dhe publicist)

të lindjes së diellit, nga Maja e Lybetenit na

përkujtojnë përpjekjet e para të njerëzve për

të njohur fenomenet astronomike.

Ceremonia e cila çdo vit zhvillohet ne Majën

e Lybetenit, ku njerëzit pas një nate me ‘’Grill

Party’’, herët në mëngjes me 2 maj, nga maja

më e lartë 2496 metra e Maleve te Sharrit,

vështrojnë Lindjen e Diellit.

E diel, 26 qershor 2011

Hubert Allen Jr, tha se reagimet e

pjesëmarrësve nga kontinenti i Amerikës u

shoqëruan me debat për interesin shkencor

në Kosovë, për studimin e fenomeneve

astronomike që shënon edhe një fakt për

përpjekjet njerëzore nga kohë shumë të

vjetra, për të njohur gjithësinë dhe krijimin

e saj.

Çka lexon

Ish kryeministri britanik

përzgjedhë nëntë librat

e tij më të dashur. Në

mesin e tyre, ndër

më të preferuarit,

janë edhe biografi a

e revolucionarit rus

Leon Trotsky si dhe tri

vëllimet e ‘The Lord of

the Ring’.

Ish kryeministri britanik Tony Blair

është adhurues i magjistarëve,

profetëve religjiozë, të dëbuarve

politikë, bazuar në një listë të

nëntë librave të parapëlqyer të tij.

Duke përzgjedhur librat e tij të

Ishullit të Shkretëtirës, arkitekti i

Laburistëve të rinj përzgjedhë, disi

në mënyrë bizare, librin tre vëllimesh

të Isaac Deutscher, biografi

në simpatike të revolucionarit

rus Leon Trotsky, njeriun që përfundimisht

ka vdekur nga rivali i

tij politik dhe metodik, Stalini.

Ai gjithashtu ka përzgjedhur trilogjinë

e Tolkien, ‘The Lord of the

Rings’, plus biografi të e Jezusit dhe

Muhamedit në listën e tij të leximeve

më të dashura në një artikull

në ‘We Love This Book’, revista e re

simotër e ‘Bookseller’.

Ai ka thënë se ka qenë i joshur

nga ‘Treasure Island’ (Ishulli i

thesarit) i autorit Robert Louis

Stevenson, libër ky të cilin ai së

fundmi është duke e lexuar bashkë

me birin e tij Leo.

Blair ka thënë se është i joshur

edhe nga dilemat morale të errëta

të paraqitura nga personazhet në

‘The Lord of the Rings’.

“Ka fatin e magjistarëve që

bëhen kolaboracionistë, njerëz

të mirë që bien nga lavdia dhe

ata që në një mënyrë janë të shpenguar.

Për shkallëzimin dhe

madhështinë e shpikjes, detajet

e botës imagjinare të krijuar nga

Tolkien dhe temat e pasura dhe

të thella të së mirës dhe së keqes,

asgjë nuk krahasohet me të”.

Ish kryeministri e pranon se

përzgjedhja e tij për librin e Deutscher,

biografinë e Trotskyt,

mund të duket si tepricë e dhënë

e politikës së tij, por thotë se ky

ka qenë libri i parë politik që ka

lexuar dhe ai që e ka nxitur të interesohet

për politikë.

“Trockizmi dhe lufta e tij me të

majtën zyrtare të stilit sovjetik e

ka defi nuar politikën studentore

në vitet e gjashtëdhjeta dhe sh-

tatëdhjeta dhe askush që ka jetuar

nëpër atë periudhë nuk mund ta

harrojë”.

Trotsky, thotë ai, është tërhequr

nga instinktet që më shumë kanë

qenë morale sesa shkencore.

Ai gjithashtu e ka përzgjedhur

librin ‘Germinal’ të autorit francez

Emile Zola, duke thënë se e ka

lexuar atë në origjinal për ta përvetësuar

frëngjishten. Ai shkruan:

“Ajo që e bën librin të mrekullueshëm

është përshkrimi i gjallë i

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!