29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 25 qershor 2011

Vështirë për

njohje

Besa (Prishtinë)

Ministri Hoxhaj është shumë dinamik, ka ide të qarta. Vizitat në vendet Evropiane

e kanë ndryshuar mendimin për Kosovën, ngase ministri Hoxhaj përfaqëson

më së miri popullin e Kosovës. Njeri i butë, inteligjence, që do paqe, që e do popullin

e vet. Ky duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës ose kryeministër.

Mufaili (Austri)

Nuk mundemi më të presim njohje, kur zonja Edita Tahiri, me qeverinë e zotëri Thaçit e

hoqi emrin e shtetit nga republika në krahinë të Serbisë, shkurt e shqip tash na kthyen

mbrapa po të njëjtat të drejta që i kishim në kohen e Titos, veriun e mban prapë Serbia.

Wak (Prishtinë)

Nuk pajtohem se z.Hoxhaj është njeriu i duhur për këtë pozitë. Unë besoj se ai do të

dështojë për shkak se politika e jashtme nuk është sikur kur ishte ministër i arsimit

"për me ndërtu shkolla". Tash duhen njohjet, e z.Hoxhaj nuk do të arrijë t'i sigurojë...

Vesa (Prishtinë)

E lexova intervistën, perfekt. Janë sqaruar shumë gjëra dhe më vjen mirë

që z.Hoxhaj ka qenë direkt dhe mjaft i saktë në atë që ka thënë..

Express, 25 qershor 2011

Shkeljet Presidenciale

CIA (Prishtinë)

Pajtohem me Benin. Këto shkrime janë si në kohen e zgjedhjeve në LDK, për faktin

se udhëheqësia e tanishme LDK ka bërë shantazh jashtëzakonisht të madh

kundër prof. dr Sejdiut duke investuar si në media për të shkruar në dëm të

një njeriu absolutisht të pafajshëm. Gjithashtu është bërë edhe një kampanjë

edhe nëpërmes web faqeve të gazetave të ndryshme për të shkruar komente

duke shtyrë të rinjtë të bëjnë komente po ashtu në dëm të Profesorit.

Beni (Prishtinë)

Po çuditem me disa komentues, po me duket se nuk e kanë kuptuar artikullin. Një

gjë duhet pasur parasysh, nuk është detyrë e presidentit, nuk merret me çështjen e

shpenzimeve apo prokurimeve. Atë detyrë e ka administrata si dhe zyra e prokurimit.

Prandaj të mos konsiderohet Presidenti si me qenë drejtor i zyrës apo shef sektori.

Ky shkrim për mendimin tim ka një qellim tjetër, të eliminohet Fatmir Sejdiu nga

skena politike me arsyetimin se dikush është ka e sheh si një pengesë për realizimin

e qëllimeve të veta dhe të klanit të tij. Kjo që po e them është shumë vërtetë.

Emini (Prishtinë)

Po dalin fj alët e HAVIER SOLANES kur pat thënë në RTK se çka kemi investuar

ne në Kosove askund në botë s’kemi bërë e askund nuk shihen e tash

po shihen të gjithë milionerë se vella për shtet nuk ua ndien këtyre...

Dardani (Lucern)

Të gjithë po na dalin hajna...

Msuesi (Prishtinë)

Të gjitha çka ishin shkruar ne këtë raport janë më pak në para se një darkë

e shtruar nga Kryeministri mësueseve për t’ua hëngër 2 (dy ) rroga.

Tekahyki (Lypjan)

Pse a mos menduat që Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë kënduar

Kuron a? Që të dytë kanë qenë: njëri shkelës e tjetri puçist.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Halil Ibrahimi

Ditën e premte Policia e Kosovës e

ka krijuar precedentin më të pështirë

në historinë e policive moderne duke

ushtruar dhunë dhe sharje banale

kundrejt besimtarëve shqiptarë myslimanë

ndërsa politika kosovare njashtu

qe dymbëdhjetë vite vazhdon të

ushtrojë mashtrimin dhe dhunën më

të errët psikike kundrejt të njëjtëve.

Përderisa politika vazale kosovare, pa

marrë parasysh cilës parti i takon, e ka

gojën plotë me Europë, civilizim dhe

Perëndim, duke e përdorur policinë

kundër besimtarëve paqësorë ka vepruar

si milicia e egër e Mubarakut,

Gadafi t dhe bandave të kohës së gjenocidit

Ruandez.

Ka dy dekada të tëra që nga rënia e

pushtetit komunist dhe dymbëdhjetë

vite të tëra që nga çlirimi i deklaruar

i Kosovës nga pushtuesi serb, qysh

se shqiptarët myslimanë në Kosovë

trajtohen sikur të ishin të ardhur nga

skuta më e errët e ndonjë planeti tjetër

e jo ata që edhe luftuan, skalitën historinë,

kulturën dhe kontribuuan

për çlirimin e vendit. Gjatë tërë kësaj

kohe shqiptarët myslimanë kanë

heshtur, edhe pse pa të drejtë, duke

qenë pala e vetme e cila e ka ushtruar

tolerancën e folur fetare në Kosovë.

Shqiptarët myslimanë e kanë dhënë

provimin më të madh duke punuar

për të mirën e vendit në kohën kur politika

dhe secili institucion i okupuar

nga njerëzit që vuajnë nga kompleksi

i inferioritetit kanë tentuar që çfarëdo

elementi i identitetit të tyre të fshihet

si me formatim nga historia, kultura,

letërsia dhe jeta e përditshme e qytetarit

të Kosovës. E drejta më elementare

për të pasur një xhami e cila do

t’i akomodonte besimtarët shqiptarë

është refuzuar në vazhdimësi nga të

gjitha partitë politike dhe nga të gjitha

institucionet shtetërore në Kosovë.

Shqiptarët kanë vazhduar që të falen

në borë, vapë, baltë e shi në kohën që

kërkesa e tyre jo vetëm që ka hasur në

vesh të shurdhër por siç duket edhe

është marrë me tallje nga ata që do

të duhej të përfaqësonin interesat e

popullit.

Për të qenë turpi më i madh politika

dhe policia e Kosovës nxjerr para

medieve palaço të cilët nuk e kanë

për marre as për fytyrë nëse rrejnë në

E diel, 26 qershor 2011

Policia dhe

politika e turpit

kundër xhamisë

Përderisa politika vazale kosovare, pa marrë

parasysh cilës parti i takon, e ka gojën plotë me

Europë, civilizim dhe Perëndim, duke e përdorur

policinë kundër besimtarëve paqësorë ka vepruar

si milicia e egër e Mubarakut, Gadafi t dhe

bandave të kohës së gjenocidit Ruandez.

mënyrën më të paskrupullt. Rexhep

Sijarina në emër të Policisë së Kosovës

në TV Klan Kosova deklaron se kanë

kontaktuar me Bashkësinë Islame të

Kosovës dhe se të njëjtët në një farë

mënyre ia paskan dhënë të drejtën

që t’i dhunojnë besimtarët paqësorë

gjatë Namazit të Xhumasë. Siç duket

kësaj radhe rrena dhe paturpësia e

politikës dhe Policisë Kosovare e ka

mbërritur kulmin sa që kjo deklaratë

intriguese e përfaqësuesit të policisë

e detyroi Myftiun e Kosovës që të

telefonojë direkt gjatë emisionit dhe

ta demantojë atë. Për të qenë marrja

dhe palaçëria më e madhe z. Sijarina

këmbëngulë që megjithatë ai ka kontaktuar

me dikë nga Bashkësia Islame.

Dhe tash a ka qenë ky dikush, ndonjë

pastrues, kontabilist apo murator që

punon për Bashkësinë Islame pak paska

rëndësi. Sikur Bashkësia Islame

nuk ka Zëdhënës, Kryetar dhe njerëz

adekuat për t’u prononcuar. Kjo i bie

sikur për të marrë pëlqimin për t’ia

martuar motrën apo vajzën z. Sijarina

të kërkohet leje nga djali pesëvjeçar i

hallës së tij, kryesorja ai është nga familja

e z. Sijarina. Edhe kësaj i thonë

polici. Me këtë përfundimisht na bindni

se jo më kot qarkullojnë anekdota

nga më të ndryshmet për juve. Nëpër

Prishtinë qarkullojnë të thëna se Policia

e Kosovës me një rast në formularin

e deklaratës një të dyshimti në

rubrikën e profesionit ia ka shkruar

HAJN, ndërsa në një rast tjetër ka

nxjerrë urdhër për të arrestuar një të

vdekur edhe pse vetë e ka deklaruar

si të tillë, dhe duke e parë shown e z.

Sijarina në Klan Kosova nuk kam si të

mos bindem se këto raste njëmend

kanë ndodhur dhe nuk janë vetëm

thashetheme. Gjynah për gjithë ata

djem dhe vajza të ndershme që janë

bërë pjesë e një policie të politikës së

tillë.

Dita e premte vërtetoi përfundimisht

se kundrejt injorancës së politikës

dhe Policisë Kosovare duhet filluar

betejën përfundimtare qysh sot. Të

tillët në zgjedhjet e ardhshme duhet

fshikulluar ashtu siç e meritojnë më

së miri. Sepse policia dhe politika e

Kosovës ditën e premte përfundimisht

e ka arrestuar vetveten brenda kafazit

të qyqarisë, rrenës, injorancës dhe

dhunës duke i ofenduar qytetarët e vet

të cilët i kanë zgjedhur e votuar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!