29.07.2013 Views

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

01 - Ballina.indd - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E diel, 26 qershor 2011 3

Deri më tani thelbi i gjykimit të asaj çka ndodhi në garën

politike të Tiranës ka qenë ky: që një rezultat i ngushtë

(ai i 14 majit, që nxori Ramën fi tues me 10 vota) kërkon

shqyrtimin e çdo artifi ci që mund ta ndryshojë atë.

Gjilpëra e Ramës

e gjetur në kashtë

Andi Bushati

Gara për Bashkinë e Tiranës me sa duket do të përfundojë

sërish në dyert e drejtësisë. Pas mbarimit

të numërimit nga KQZ-ja të votave të hedhura në

kutitë e gabuara, socialistët, sipas të gjitha gjasave,

do të ankimojnë për të tretën herë në Kolegjin

Zgjedhor, duke rishtruar përpara opinionit pyetjen

nëse drejtësia mund të bëjë drejtësi.

Në rastin e parë, vendimi i Kolegjit ishte në përputhje

të plotë me dëshirat e Partisë Demokratike.

Ai u hartua kundër të gjitha dyshimeve që kishin

ngritur, jo vetëm shumë faktorë vendës, por edhe

personalitete të larta të BE-së dhe raporti paraprak

i OSBE –ODHIR-it.

Në rastin e dytë, ai nuk i kënaqi në maksimum

kërkesat e demokratëve, për të mbyllur me arrogancë

dhe shpejt e shpejt një betejë politike të

koklavitur. Por ai vetëm u mundua t’i japë një

kornizë disi më të pranueshme një përfundimi

gjithsesi të paracaktuar.

Dhe tani koha e këtij përfundimi ka ardhur. Me

gjithë kërkesën e re që pritet të bëjë opozita, atë për

pavlefshmëri të zgjedhjeve, (sepse sipas saj nuk

mund të jetë i pranueshëm një rezultat që ndahet

me një diferencë nga 10 deri në 100 vota dhe për

të nxjerrë atë janë gjendur në kuti mbi 350 fl etë

më shumë se njerëz që kanë votuar), pretendimet

e saj kanë pak gjasa të merren parasysh. Sado të

gjetura të mund të jenë argumentet e rij juridikë të

socialistëve, pak kush beson se drejtësia do të arrijë

të kundërshtojë një vendim që është paracaktuar

në tryezat e pushtetit politik. (...)

Këto ditë seancat e turpshme të procesit të

strërzgjatur të Gërdecit po na kujtojnë se për një

nga krimet më të mëdha të 20 viteve të fundit, nuk

ka në qelitë shqiptare asnjë njeri që vuan pasojat e

asaj ngjarjeje të tmerrshme. Viktimat më kot kërkojnë

të drejtën mes proceseve që shtyhen apo

mbyllen pa u hapur ende.

Një tjetër rast është ai i dënimit me 10 milionë

lekë i deputetes socialiste Ermonela Felaj, për

shpifje. Natyrisht kjo grua, që si shumë të singjashme

të saj në politikë, është mësuar të lexojë pa

u menduar letrat që serviren nga zyrat qendrore

të partisë, mund ta ketë kryer këtë akt për të cilin

është dënuar. Por problemi nuk është këtu. Problemi

është te dy standardet. Pak kohë më parë

drejtësia shqiptare e konsideroi të pafajshëm

Kryeministrin e vendit, që kishte sharë në mënyrë

monstruoze një grua. E konsideroi gjithashtu të

pafajshëm Sali Berishën në shpifjet e pabazuara

e të pa vërtetuara bërë ndaj bizneseve të mëdha.

Atëherë pyetja që shtrohet është: Pse fyerjet e Berishës

qenkan të pa ndëshkueshme dhe fyerjet e

një opozitareje u dënuakan? Pikërisht këtu vijmë

te problemi i dy standardeve. (...)

Pikërisht këtë gjë vërteton edhe një tjetër proces,

i mbajtur këto ditë në Gjykatën e Tiranës. Ai

nxori fajtor dhe dënoi me 1 vit burg një ditëzi plot

halle, pronarin e një Mercedesi 240, H. Troksin, i

cili më 21 Janar kishte gërvishtur me makinën e tij

» Autori është

derën e zezë të Kryeministrisë. Natyrisht që rasti i

këtij burri 50-vjecar mund të përbëjë një kundërvajtje

penale. Natyrisht, me gjithë pretendimet

e tij me zë të mekur, në proces, se Mercedesin ia

kishin rrëmbyer, ai mund të jetë gjetur fajtor. Por

kur mendon më gjerë, se, sipas gjykatave tona, ai

është fajtori i vetëm i deritanishëm për 21 Janarin,

kjo është një ironi therëse. Ne nuk kemi ende asnjë

të dënuar për katër vrasje, por tashmë kemi një të

dënuar për dëmtimin e një dere objekti.

Këto raste të përmendura i takojnë vetëm kronikave

të dhjetë ditëve të fundit, por po t’ua mbivësh

ato dhjetëra të tjerave, kur drejtësia shqiptare ka

favorizuar më të fortin dhe ka ndëshkuar viktimën,

pasqyra bëhet edhe më e plotë. (…)

Për të kuptuar sesa larg jemi, është mirë të sillet

një shembull nga ShBA. Kur policia e Nju-Jorkut

çoi me pranga në duar së sallën e gjykatës një nga

njerëzit më të fuqishëm të fi nancave botërore,

njeriun që kishte një plan për shërimin e krizës

greke dhe që shihej nga sondazhet si Presidenti

i ardhshëm i Francës, e gjithë bota u shokua.

Ish-drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Domenik

Stros-Kan, akuzohej se kish përdhunuar një kameriere

hoteli. Dhe një pjesë e mirë e komenteve

të opinionistëve që e njohin sistemin e drejtësisë

të përtej Atlantikut, bashkoheshin në një pikë, në

atë se sa vështirë do ta kishte ky burrë i fuqishëm

që të dilte i pafajshëm. Sepse në thelb, thoshin

ata, për drejtësinë e SHBA-ve, klisheja e njeriut të

pasur, të pushtetshëm dhe të bardhë, që akuzohet,

nuk mund të fi tojë lehtësisht mbi klishenë e një

akuzueseje të varfër, me ngjyrë dhe emigrante.

Pra, në thelb ata nënvizonin një “padrejtësi” që

është në thelbin e vendosjes së drejtësisë, mbrojtjen

e më të dobëtit, më të pafuqishmit atij që ka

më pak mjete për t’i dalë zot vetes.

Për t’u rikthyer te zgjedhjet, a nuk kanë vepruar

në të njëjtën mënyrë gjykatat shqiptare kur i rrëmbenin

opozitës (atëherë asaj demokrate) mandatet

e vitit 2001 në tavolinë? A nuk kanë vepruar kështu

sa herë që vullneti i pushtetit ka qenë i qartë për

t’i dhunuar ato? (…)

Nuk ka rëndësi nëse, në gjykimin e ardhshëm

në Kolegj, debati ligjor do të jetë ky apo një tjetër.

Rëndësi ka pikëpyetja se a do arrijë drejtësia jonë

të mos aplikojë, si gjithnjë, sistemin e dy standardeve?

Deri më tani thelbi i gjykimit të asaj çka ndodhi

në garën politike të Tiranës ka qenë ky: që një

rezultat i ngushtë (ai i 14 majit, që nxori Ramën

fi tues me 10 vota) kërkon shqyrtimin e çdo artifi ci

që mund ta ndryshojë atë. Çdokush që mund të

pretendonte të gjente gjilpërën në kashtë, duhej

dëgjuar dhe duhej respektuar, sepse rezultati ishte

lehtësisht i këmbyeshëm. Instalimi i këtij parimi e

nxori liderin e opozitës humbës me 95 vota. Tani i

takon atij të kërkojë një artifi c. I takon atij të gjejë

gjilpërën në mullarët e kutive, me mbi 350 vota

që s’dihet se nga vijnë. A do të merret parasysh kjo

kërkesë? A do përdoret edhe në këtë rast i njëjti

standard? Pak kush beson se po. Sepse në gjykatat

tona vazhdon të funksionojë e njëjta peshore. Jo

ajo e argumenteve ligjore. Jo ajo e standardeve të

njëjta. Por ajo e krahasimit mes të fuqishmit ose

jo. Mes atij që është në pushtet dhe atij që është

në opozitë.

Publicist nga Tirana. Teksti është marrë me shkurtime nga Mapo.al

Mirëserdhët

në botën HD!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!